KUR’ANI DHE LIGJET E NATYRËS
Mrekullitë e Kur’anit janë të shumta, e ato do të zbulohen. Ato nuk zbulohen pa e lexuar Kur’anin me vëmendje të madhe, dhe mrekullitë e tij do të zbulohen me kalimin e kohës. Këto mrekulli japin të kuptosh se kemi të bëjmë me një libër shumë preciz. Sulmeve të orientalistëve që i drejtohen Kur’ani Kerimit, kinse aty ka kundërthënie, jemi detyruar t’iu përgjigjemi, duke vërejtur se më pas, Kur’ani është kuptuar në masë edhe më mirë. Në një nga pjesët e këtij libri, folëm rreth retorikës së Kur’anit e pastaj sqaruam “kundërthëniet” në Kur’anin e Madh¬ëruar. Tani do të flasim rreth disa shpifjeve që janë munduar t’a njollosin atë.
Pas humbjes drastike të orientalistëve në të ashtuquajtura kundërthënie, ata u munduan ta sulmojnë Kur’anin, në një formë tjetër me gjoja përplasjen e Kur’anit me realitet e natyrës. Pas hulumtimit të bërë, sipas tyre, konkluduan se në Kur’an ka disa përplasje me fenomenet e gjithësisë. Kjo ishte një shpifje e llojit të tyre. Kur’ani kurrë nuk mund të ndeshet me realitetin natyror.
Nuk ndodhë të ndeshet, sepse ai që e tha është vetë Krijuesi i natyrës. Duke u bazuar në këtë, themi se nuk është e mundur që njeriu të jetë më i ditur se Ai, i cili e krijoi këtë natyrë. Motivi i tyre është shumë i qartë. Ata mundohen ta njollosin Kur’anin dhe të fusin në të të pa qena, si edhe shpifje të ndryshme. Por, në këtë pjesë të librit, polemika jonë me ta, ka për qëllim që të sqarojë atë që pohojnë ata.
Para se të futemi në temë, duhet të jetë e qartë për të gjithë se Kur’ani i Madhëruar është libër universal. Ai vazhdimisht jep risi për çdo gjeneratë dhe kjo e bën ate të Madhëruar. Sikur mos të ishte Kur’ani libër universal që sjell risi të vazhdueshme, atij për një kohë të shkurtër do ti humbej vlera. Shihet qartë se Kur’ani është i pa shterrur,ushqen çdo gjeneratë aq sa ajo gjeneratë është në gjendje të marrë prej tij. Kështu e ushqen çdo gjeneratë duke ia dhënë ate që nuk ia dha gjeneratës së më parme.
Sikur mos të ishte Kur’ani libër universal që sjell risi të vazhdue-shme, atij për një kohë të shkurtër do ti humbej vlera.
|
Tani po kuptojmë se pse Muhammedi s.a.v.s. nuk i shpjegoi të gjitha ajetet, por, vetëm ato që kishin të bëjnë me urdhëresat, “bëje këtë ose mos e bëj këtë”, pra ato gjërat të cilat kishin karakter të shpëtimit ose të ndëshkimit. Ndërkaq nuk u shpjeguan ajetet që kishin të bëjnë me zbulimet e kohës së ardhshme. Duket qartë, se ato nuk u shpjeguan, sepse në atë kohë, njerëzit nuk ishin në gjendje që shkencëtarisht të kuptonin ajetet Kur’anore dhe realitetin e universit. Kur’ani jep aq, sa mundet ta kuptojë ai që e lexon, dhe të kënaqet me kuptim e tij. Shkuan vite ose shekuj të tërë derisa u kuptuan disa të dhëna të Kur’anit.
|