Mrekullitë e Kur'anit/I thanë magjistarë dhe shpifës

I THANË MAGJISTARË DHE SHPIFËS

Arritëm që deri tani të flasim vetëm për kushtin e parë të retorikës, përshkrimi me fjalë i vet situatës ose gjendjes. Kur’ani shkruan në të gjitha dispozitat ose kushtet e retorikës, sepse ai i paranjeh të gjitha pozitat ose stilet e njeriut duke i patur parasysh gjendjet e tyre. Me përfshirjen e të gjitha pozicionimeve të njeriut, fjala kishte ndikim edhe tek mohuesit e All-llahut. Ky ndikim, tek të gjithë ata që e dëgjonin dhe e kuptonin, është mrekulli. Megjithatë i thonin magjistar, po i bën magji popullit me të folur. Çfarëdo njeriu të ishte, nuk do të kishte mundur t’i përshkruante ashtu të gjitha gjendjet e ndodhive me përpikmëri të plotë. Është njëlloj sikur ta marrim shkrimtarin më të mirë të retorikës, dhe të kërkojmë nga ai të shkruajnë një kaside, pastaj, t’ia prezentojë masës atë përshkrim të gjendjes dhe ndodhinë, dhe ajo t’i kënaqë të gjithë, dijetarët, mbretërit, punëtorët, shërbëtorët etj. Ose ndonjë kaside që do ta lavdëronte mbretin, e të njejtën kaside t’ia citojë shërbëtorit të tij, ku citimi i tij do të kënaqte si mbretin ashtu edhe shërbetorin. Në Kur’an gjenden citate të cilat përshkruajnë dijetarin dhe jodijetarin, padronin dhe punëtorin, qeveritarin dhe jo qeveritarin. Kjo ndodhë në Kur’an sepse është mrekulli, por ja që njerëzit i thonin magjistar. U themi, le të na sjellin një magji të tillë e ta shohim atë që ka ndikuar magjia, se si do të reagojë me magjistarin. Nëse supozojmë se Muhammedi s.a.v.s. ishte magjistar, ai ndikoi në një numër të personave, atëherë si nuk ndikoi tek të tjerët, por vetëm në një grup si dhe pse e luftonin ate më pas. Mohimi i tyre i vazhdueshëm dhe sulmi ndaj besimtarëve ishte argument i mjaftueshëm për ta, se ai nuk ishte magjistar. Po sikur të ishte magjistar, do të ndikonte tek të gjithë. Ai nuk do të ishte i suksesshëm në një grup e do të mos kishte sukses tek të tjerët.
Kur vërejtën se nuk kanë argumente të forta kundër kësaj thënie, e ndërruan mendimin dhe i thanë se është trillues, shpifës. U themi në momentin kur e kuptuan se ishte trillues ose shpifës pse nuk e përdornin të njejtën armë kundër tij, duke qenë se ju or mohues jeni më të shkathët për intriga dhe shpifje. Muhammedi s.a.v.s. nuk kishte dhunti në oratori sepse ai nuk dinte shkrim dhe lexim e as nuk e njihte letërsinë fare, ai ishte analfabet dhe si të shkruante poezi, kurse ata ishin mjeshtër të letërsisë dhe retorikës. Ata ishin në dijeni të plotë se Muhammedi më parë nuk kishte shkruar ose cituar donjë poezi kurse në anën tjetër shumë nga ata ishin shumë të njohur në poezi, ata kishin dituri që nuk e kishte Muhammedi s.a.v.s. atëherë si mund ai t’ju bëjë shpifje duke qenë se ai u bë letrari më i mirë!? Pra, shpifni edhe ju si ai, përdorni të gjitha forcat së bashku dhe bëjeni që ai të heshtë. Por dëshira e All llahut ishte që atyre t’ua mbyllë gojën me këtë mrekulli duke ju thënë:
“Dhe nuk është fjalë e ndonjë poeti, mirëpo pak janë ata që e besojnë. Dhe nuk është fjalë e ndonjë fallxhiu mirëpo pak nga ju do të përkujtoni“
Citimi i Kur’anit është shumë i qartë në krahasim me poezitë, secili njeri e kupton atë, por, duke qenë ju se i thoni atij poezi vërtetoni mohimin tuaj ndaj All-llahut. Ju jeni ata që e njihni shumë mirë poezinë dhe jeni të bindur se Kur’ani nuk është poezi dhe kur ju e injoroni Kur’anin nuk e injoroni nga injoranca juaj, por atë e bëni ngase doni ta mohoni ekzistencën e All-llahut, dhe nuk doni ta besoni ate. Pastaj, thënia e All-llahut:“…dhe nuk është fjalë e ndonjë fallxhiu”, këtu All-llahu e ka përdorur shprehjen përkujtoni. Thënja e tyre, “ai është fallxhi”, nënkupton se ai përdorë fjalë me rimë. Ai edhe do të ishte ngatëruar, sepse fallxhiu nuk do të ishte në gjendje t’i përshkruajë të gjitha detajet me një precizitet kaq të lartë, si dhe nuk do të kishte mrekulli. Sikur të ishte i tillë, Kur’ani do të humbte vlerën e tij gjatë kohës dhe do të harronte ate që e kishte thënë dikur para disa vitesh, dhe do të citonte fjalë të kundërta me ato të mëhershmet. Për këtë shkak, All-llahu iu përgjigj atyre me thënjen: “përkujtoni” që është edhe dallim në mes gojëtarit dhe poezisë. E para presupozon mrekullinë në vet brendinë e qenies njerëore, kurse e dyta presupozon, se koha e gjatë, bën që edhe fallxhiu të harojë atë që ka thënë. Njëkohësisht, vetë qenia njerëzore është krijesë që harron pas një kohe, prandaj është përdorur thënja – përkujtoni, e nuk e ka përdorur thënjen po mohoni ose pabesimtarë. Është përdorur në gjendjen e parë, e ajo ishte thënia poezi, sepse poezia i ka regullat e veta të njohura.
Të shohim tani një nga mrekullitë tjera. Kur të citohet ndonjë nga fjalitë e një gojtari, pastaj dëgjojmë ndonjë shkrimtar i cili par¬aqet strofa nga poezitë e tij, do t’a ndiesh veten nganjëherë se shkr¬i¬mtari ose cituesi po kalon nga gojtaria në poezi. Ti do të kalosh nga natyra e vet fjalës në fjalë të tjera kështu që e lë poezinë dhe kthehesh në gojtari, gjithashtu do ta kuptosh se ke kaluar nga një fjalë në tjetrën. Të shohim tani thënien e ibn Zejdunit, i cili konsiderohej nga më të mirët e asaj kohe.
Që me ditën e nesërme, çdo përfundim ka librin e vet, lavdia është për All-llahun për shumë mundësitë e shumta të Tij, nga i Cili nuk jep llogari për veprat e Tij.
Nëse çdo vepër quhet një
Veprat e Tija dalëngadalë do të bëhen njëmijë . Këtu do të gjejmë se gjatë fjalimit është kaluar nga gojtaria në poezi me një harmoni të rrallë por megjithate shifet dallimi. Le të shohim tani një citim të fjalëve të All-llahut:
“Vërtetë, besimtarët e devotshëm do të janë nëpër xhennete me (përplot) fontana. (Do t’u thuhet) hyni në to paqësisht duke qenë të sigurt. Dhe, Ne e eleminuam nga zemrat e tyre çfarëdo keqbërje e (kështu ata do të bëhen) vëllezër, (të gëzueshëm do të rrinë) ballë për pallë njëri– tjetrit nëpër fronet e xhennetit. Aty nuk do t’i prekë lodhja dhe kurrë nuk do të dalin prej aty (xhennetit).(O pejgamber) njoftoi robërit e Mi se vërtetë Unë jam mëkatëfalës dhe Mëshirues. Dhe vërtetë (njoftoi) se edhe ndëshkimi Im është i dhembshëm. Dhe njoftoi rreth musafirëve të Ibrahimit. Kur ata hynë tek ai e i thanë: Selam (e përshëndetën), iu tha: (Ibrahimi), ne nga ju kemi frikë”.10
Gjatë citimit të këtyrë ajeteve nuk e ndjen veten se ke kaluar nga gojëtaria në poezi si dhe anasjelltas pa e ditur atë, por ti kalove nga gojtaria në një gjë të sistemuar, pastaj nga ajo e sistemuara në gojtari (Sikur të lexohet Kur’ani në arabishtet do ta ndiesh këtë vërejtje, kjo nuk mund të hetohet në përkthim, shënim i përkthysit). Por pa asnjë dyshim, këtë nuk do të mund askush ta thotë kur të citohet fjalia: Njohtoi robërit e Mi se vërtetë Unë jam mëkatëfalës dhe Mëshirues, dhe vërtetë (njoftoi) se ndëshkimi Im është i dhembshëm.
Shohim veprime të cilat kërkojnë të jenë subjekte te veprave. Disa vargje nga poezia, dhe pas gjithë kësaj unë nuk e ndjeva të kisha kaluar nga gojëtaria në poezi, kurse unë kalova pastaj nga fjala e sistemuar në ate fjalë të gojëtarisë.
(Jusufit) Ajo i tha: dil para tyre (grave)! Dhe kur ato e panë, e madhëruan atë (bukuria e tij i mahniti). Ato i prenë duart dhe thanë: “All-llahut i qofshim falë” çfarë njeriu qenka! Vërtetë ky nuk është tjetër, veçse një engjëll fisnik. Ajo u tha: Ja pra, ky është ai për të cilin më qortuat mua. Unë veç e detyrova atë (për ta shfrytëzuar në marrëdhënie seksuale) por ai u ruajt dhe nuk gaboi. Po sikur të mos e bën ate që unë do ta urdhëroi …”11
Thënia e All-llahut xh.sh. Ja pra, ky është ai për të cilin më qortuat (në gramatikën arabe) është vepër e kërkuar për subjekt, A mos e ndjeve veten që kalove në oratori? Po ashtu edhe thënia e All-llahut xh.sh. “Dhe kush dëshiron le të besojë si dhe kush dë¬shiron le të mos besojë” janë subjekte, si dhe thënia e All llahut xh.sh. “Dhe All-llahu cilin të dëshirojë e udhëzon në rrugë të vërtetë”. Në të gjitha këto ajete nuk e ndien veten se ke kaluar nga poezia në oratori, sepse këtu nuk kemi fjali të cilat na befasojnë. Kur’ani pra, është një regull i veçantë më vehte, i cili rrjedhë nga All-llahu i Lartësuar, nuk mund t’i thuash oratori, as po¬ezi, e as rimë. Retorika e Kur’anit bazohet në vet ngjarjen e cila përshkruhet nga të gjitha pozicionet. Retorika e tij është në transformimin e fjalisë, nga poezia në oratori, dhe anasjelltas, duke mos e ndier atë transformim. Retorika e tij është pikërisht aty në lëvizjen e njerëzimit. Rretorika e tij është pikërisht aty, sepse All-llahu ftoi dhe i sfidoi të gjithë maestrot e retorikës, dhe jo vetëm maestrot e qenies njerzore, por edhe të atyre të qenies së xhinëve duke ju thënë që ta përshkruajnë si të Tijën qoftë edhe një sure (kaptinë) të vetme. Pasi që u munduan një kohë shumë të gjatë dhe nuk ia arritën ta bëjnë, kjo nuk i ndaloi që të mos jenë kundërshtarë edhe më tutje. Ata nuk ia dolën sepse ftesa dhe sfida e All-llahut ishte shumë larg tyre, dhe ata nuk qenë në gjendje ta bëjnë atë. Nuk ju ngeli gjë tjetër por vetëm ta fyejnë, dhe ta përbuzin ate. Kur’ani na tregon se si i thonin atij (Muhammedit s.a.v.s.).
“E thanë: Përse nuk i zbriti ky Kur’an një njeriu të madh prej dy qyteteve të mëdha?” Këtu aludonin për Persinë. Xhelozia dhe mllefi që mbizotëronte tek ata i bënte që mos të përballen me Kur’anin dhe tërthorazi thonin, si është e mundur që këto vargje kaq të bukura t’i zbresin Muhammedit s.a.v.s. Për shkak të xhelozisë dhe mllefit ndaj tij, ata mohonin të vërtetën, dhe vazhdonin të qëndronin në idhujtari.
Na është e qartë se ata që jetojnë në idhujtari, dëshirojnë që sa më gjatë të vazhdojnë drejtimin e tyre, sepse jeta e tillë i bënte të fortë, dhe i bënte të kënaqur. Prandaj preferonin këtë lloj jete, dhe luteshin që sa më shumë të zgjasë për të mos e prishur qetësinë edhe pse e dinin se rruga e tij, ishte rruga e vërtetë. Por ja që mbrendia e tyre bënte pyetje që dilnin nga ata. Kështu thotë All llahu për ta “…O All-llah, nëse ky (Kur’ani) është i vërtetë, dhe është prej Teje, atëherë lësho nga qielli gurë mbi ne…”

Ajo çka u intereson atyre, nuk është ajo se ata e mohojnë të vërtetën dhe realen, por brengosëse për ta është fama të cilën e kishin fituar nga idhujtaria (jo e vërteta).

Pra, irealiteti ishte ajo që i bënte ata krenar. Sikur të ndodhte që instiktet ta orientonin kah e vërteta, ai nuk do të preferonte, nuk do të kënaqej me këtë. Ai kërkon nga All-llahu që t’iu lëshojë gurë nga qielli. Pra, edhe nëse bindet me realitetin, ai nuk do ta përqafojë atë, ai do të vazhdojë ta urrejë atë Kur’an. Nëse do të ndryshojë në mentalitet, ai mendon se do ta hu¬m¬b¬ase famën ose forcën. Kjo e shtyn dhe e detyron atë që të vazhdojë si më parë, i kënaqur me irealen, sepse irealja i mundëson atij të jetë zotëri. Vazhdon All-llahu të na tregojë se ç’thonë mohuesit:
“Dhe ata thonë: Vërtetë, nëse e ndjekim këtë të vër¬t¬e¬t¬ën së bashku me ty, ne do të rrëmbehemi nga vendi ynë …”
Ajo çka u intereson atyre, nuk është ajo se ata e mohojnë të vërtetën dhe realen, por brengosëse për ta është fama të cilën e kishin fituar nga idhujtaria (jo e vërteta). Po e pranuam, atëherë do të pasojnë migrimet dhe rrëmbimet nga vendi ynë. Dështimi i tyre nga ftesa, dhe sfida që ua bëri Kur’ani atyre, bëri që mos ta pranojnë atë nga inati.