HYRJA E PËRKTHYESIT



Kisha marrë detyrën e Imamit në xhaminë e Brukselit. Pas stabilizimit të plotë fillova menjëherë ta përkthej këtë libër që ia kisha kushtëzuar vetes derisa isha student në Kairo. Fillova ta nxjerr përkthimin në dorëshkrim duke filluar më 20 korrik 1990 dhe e përfundova pjesën e parë më 12 shtator 1990. Menjëherë fillova edhe pjesën e dytë, të po këtij libri, e kështu me radhë. Duke punuar vazhdimisht në punët e imamit dhe njëkohësisht të përkthimit të këtij libri, pas një viti mu dha rasti të filloj punë në Shqipëri.
Jetën time e kam ndërtuar në bazë të përgjegjësisë sime më të madhe, aty ku mund të kontribuoj më tepër. Gjykova se është më e rëndësishme ta ndihmojmë Shqipërinë dhe pa mëdyshje shkova atje. Në Shqipëri qëndrova tetë vjet. Në fillim isha koor-dinator i katër shoqatave arabe, pas dy vjetëve mora përsipër sektorin e bonjakëve pranë Komitetit të Botës Islamike deri në vitin 1996. Duke parë se situata në Kosovë po keqësohet vazhdimisht, hapa një Fondacion bamirës në Tiranë të cilin e emërova “Kosova”. Ky fondacion e dha kontributin e vet modest gjatë luftës në Kosovë.
Tani mund të them se angazhimi im në Shqipëri dhe problemet më elementare të jetës në Shqipëri, nuk më dhanë as edhe një mundësi të vetme ta rishkruaj këtë përkthim. Vërtetë këtij libri i kam hyrë në hak dhe shfytëzoj rastin të falënderoj All-llahun i Cili më mundësoi që këtu në Kosovë ta rishkruaj në kompjuter dhe ta dorëzoj në shtypshkronjë. Kisha ndërmend të filloj posa erdha këtu, mirëpo, problemet rreth shfrytëzimit të rrjetit të rrymës në Kosovën e pas luftës, më penguan disa herë dhe tani më në fund ia dola ta rishkruaj.
Imam el Sharavi, All-llahu e mëshiroftë, ishte një dijetar i pa shembullt në botën islame. Ai ishte shërbyes i madh i muslimanëve. Ligjeratat e tij ishin për të gjitha shtresat. Atë e kuptonin të gjithë, si dijetarët ashtu edhe njerëzit më të thjeshtë. Ai vazhdimisht ligjëronte nëpër xhamitë e Kairos dhe ishte i afërt me të gjithë. Meqë ishte shumë i kërkuar në mbarë shoqërinë islame ai nuk kishte shumë kohë të merrej me shkrime. Shumë nga librat e tij janë shfrytëzuar për xhirime televizive, sepse stili i tij është shumë komunikativ me të gjithë.
Unë zgjodha ta përkthej këtë libër për të vetmën arsye, sepse ky libër u mundëson muslimanëve të këtushëm që ta kuptojnë Kur’anin më mirë e më lehtë, si dhe t’i japë kurajo intelegjencisë shqiptare, për ta kuptuar Kur’anin. Ata nuk i kishin njohuritë elementare të fesë dhe vështirë e kishin ta kuptonin Kur’anin të përkthyer në gjuhën shqipe, ngase, aty ka shumë gabime në përkthim. Jam munduar që t’ia lehtësoj lexuesit tonë edhe më tepër këtë libër duke futur disa fusnota dhe duke e treguar num-rin e sureve dhe ajetin e temave për të cilat flet Kur’ani.

Lus All-llahun të më mundësojë që t’i përkthej sa më parë edhe pjesët e mbetura të këtij libri.
Maj 2001 Prishtinë,
Muhamed Jusufi-Kajolli