FOSHNJA E EPRUVETËS

Para se të përfundojmë me këtë diskutim, e shoh të arsyeshme të flas rreth të vërtetës shkencore, por kjo nuk është realitet shkencorë. Disa njerëz thonë se tani shkencëtarët kanë arritur të përcaktojnë llojin e embrionit e të thonë se fetusi është mashull ose femër. Disa shkojnë aq larg saqë thonë se shkenca do ta krijojë foshnjen në epruvetë. Kjo është në kundërshtim me ato pesë sekretet. “…dhe Ai e di se ç’ka në mitra …”57
Ne u themi atyre që mbështeten në këto pohime. Kush ju ka thënë se fjala ç’ka ka në mitër nënkupton vetëm të qenurit mashkull ose femër. Fjala ç’ka ka kuptimin e karakterit të njeriut të ardhshëm, nëse do të jet fatlum ose fatkeq, i gjatë ose i shkurtër, i bardhë ose i zi, jeta ,furnizimi, exheli, emri çdo gjë për krijesën që do të vijë në këtë botë. All-llahu e informoi Zekerijanë për fëmiun e tij para mbarsimit. E lajmëroi për emrin e foshjes së tij, ishte një emër që nuk i emronin fëmijët më parë dhe e lajmëroi për ardhmërinë e tij të më vonshme i cili do të jetë zotni, i ndershëm, lajmëtar dhe prej të mirëve. Çdo gjë ndodhi para se ky fëmijë të jetë në mitër të gruas së Zekirjasë. Kjo ndodhi derisa ai ishte në mihrab të faltores ku ai po lutej për fëmij.
I Lartëmadhëruari thotë:
“Aty e luti Zekerijahu Zotin e tij, i tha: O Zoti im, falmë prej Vetes Tënde pasardhës të mirë, vërtetë Ti dëgjon lutjet (e lutësit)! E thirrën melaiket, përderisa ai lutej në këmbë në mihrab, vërtetë All-llahu të përgëzon me Jahjanë i cili do të verifikohet me fjalën prej All-llahut dhe do të jetë zotëri i dëlirë dhe një profet prej të drejtëve. Ai tha: O Zot im, si do të kem unë fëmijë kur jamë i shtyrë në moshë madje edhe gruaja ime është shterpe? Ai (All-llahu) tha, ashtu All-llahu bën çfarë të do”.58
Sihariqi i erdhi për pasardhësin e tij duke mos qenë gjallë ai fare, as edhe në mitër të nënës së tij. Por çka është edhe më e çuditshme, Zekirjahu nuk besonte edhe vetë sepse ishte i moshuar dhe gruan e kishte shterpe. Pas të gjitha atyre pengesave për të patur fëmijë më pare, ai përgëzohet me fëmij bile, iu përcaktua edhe emri. Ai është Jahja, do të jetë i dëlirë, i dërguar e bamirës. Ky ishte një shpjegim rreth fjalës ç’ka e si munden që disa ta shpjegojnë dhe zëvendësojnë këtë fjalë vetëm me të qenurit mashkull ose femër.
Fjala “ç’ka”, përmban çdo gjë para se fëmija të lind, ku do të vdesë, ardhmërinë e tij, me cilën do të martohet, me çka do të furnizohet, do të jetë fatlum ose fatzi, i gjatë ose i shkurtër dhe çdo gjë që do t’i ndodhë atij. Fjala “ç’ka”, përmban çdo shkronjë të jetës së tij të cilën do ta përjetojë. Si do të jetojë dhe ku do të migrojë. Pra dituria e All-llahut të Lartësuar rreth fjalës “ç’ka”, është dituri e pa kufi e si mund që dikush ta përkufizojë në të qenurit e foshjes mashull ose femër, përderisa All-llahu nuk e ka përcaktuar, por tha: ç’ka në mitra .
Vërtetësia rreth mashkullores dhe femrores nuk është vërtetësi shkencore ngaqë gruaja nuk e di çka do të lindë, mashkull ose femër. Ndodh nganjëherë të thotë do të lindi mashkull ose nganjëherë thotë do të lindi femër, kjo nuk do të thotë se e gjeti fshehtësinë. Nganjëherë thotë se do të lindi mashkull dhe ashtu ndodhë, ndodhë të thotë do të lindi femër dhe ashtu ndodhë. Kjo nuk do të thotë se e dinte dhe e kishe parashikuar. Çdo parashikim përmban në vehte 50 % të realitetit. Aty shanset janë 50% mashkull dhe 50%femër. Sikur të kishte mbi 20 lloje të gjinive njerzore atëherë do të thonim se vërtetë po e qëllojnë ate që e parashikojnë në mënyrë shkencore. Parashikimi ose përdallimi shpeshherë ndodh të dihet edhe nga njerëz të pa shkollë fare. Grave shtatëzana shpeshherë u thonë se do të lindni mashkull dhe vërtetë ashtu ndodhë. Kjo a nënkupton se vërtetë e ka ditur ç’ka në mitër. Është një çështje që qëllohet nga shumë por, disa të tjerë pas analizave të tyre shkencore thonë se u zbulua një nga pesë fshehtësirat e Zotit, kjo nuk është aspak e vërtetë. Fjala ç’ka në mitër ka përmbajtje shumë më kuptimgjërë se dituria njerëzore që prej ditëve të sotme e deri në Ditën e Gjykimit.
Tani të shkoqisim ate të foshjes së epruvetës. Është një pikë shumë e diskutuar kohëve të fundit. Kur dëshiron të krijosh diçka e në veçanti njeriun së pari duhet të grumbullosh materialin e pataj ta konstrukosh ate. Nëse e mer materialin ose organin e gatshëm të cilë ne dhuroi All-llahu atëherë këtij nuk i thuhet fëmijë i epruvetës. More prej krijimit të All-llahut nga mashkulli pastaj sajove një rrugë tjetër për ta plotësuar dëshirën e All-llahut në ate të cilën e ka krijuar All-llahu tek femra. Kështu nuk është bërë asnjë e veçantë sepse është ndaluar vetëm procesi i shtatzanisë. U zgjodh një rrugë tjetër me materien e gjallë dhe mitrën e femrës dhe foshnja u zhvillua po me të krijuarat e All-llahut të Lartësuar. Si mund të thuhet se kjo është foshje artificiale ose e epruvetës?! Nuk ke krijuar asgjë, All-llahu të ka mundësuar të shërosh sterilët me ate që Ai ka krijuar për të vazhduar jeta njerzore, ti kështu nuk ke krijuar asgjë. Nëse vërtetë ke mudësi të krijosh njeriun artificial atëherë së pari formo materien ose spermën e gjallë. E unë them se kjo nuk mund të bëhet dhe çdo tentim për këtë do të jetë dështim.
Kemi theksuar shumë herë se Kur’ani nuk është Libër shkencorë i cili zbulon disa nga krijesat e tija në gjithësi por, Kur’ani ka zbritur si sfidues. Ai përderisa është mrekulli në vete përban sfida. Kur’ani sfidoi arabët në lëminë e retorikës por, islami është fe universale. Ai edhe pse sfidoi popujt e kohës së zbritjes ai vazhdon t’i sfidojë të gjitha gjeneratat që pasuan dhe do të pasojnë, përndryshe nuk do të quhej mrekulli e vazhdueshme.
Kur’ani është në gjendje të zbulojë enigmat e sekreteve botërore. Ai zbuloi enigmat në të kaluarën dhe, tani po zbulon enigmat. Ky do të shpalosë sekretet në të ardhmen si dhe zbulojë enigmat e vet qenies njerzore. Ai zbuloi enigmat e gjërave të cilat nuk ishin të njohura gjer në ditët tona. Kur’ani vazhdon të sfidojë dhe askush nuk i përballet kësaj sfide dhe për këto sfida do të flasim në pjesën tjetër.