DITURIA NJERËZORE

Dituria njerëzore sfidohet me dy gjëra:

A.Dituria materialiste e cila i nënshtrohet plotësisht eksperimenteve. Këtu nuk futet dhuntia e njeriut. Kjo është një shkencë e cila mbështetet vetëm në materie. Kjo dituri mund të kontrollohet me analiza dhe bazohet në eksperimente, dhe në të nuk ka dhunti të njeriut. Edhe kjo është një dije të cilën ia shpalli All-llahu logjikës njerzore. Dhe kërkoi nga ai që të mundohet në të. All-llahu ju premtoi atyre të cilët hulumtojnë dhe bëjnë eksperimente, se do tu mundësojë zbulimin e ajeteve93 të All-llahut.
B.Dituria tjetër, është ajo dituri që futen idetë. E kundërta e të parës, këtu nuk ka laboratorë. Këtu nuk mund të kemi eksperimente. Kjo dituri bazohet në teoritë filozofike dhe politike. Çdo gjë nuk mund të hyj në laboratorë. Në këtë dituri hyjnë mendime të ndryshme, dhe ka gërshetime, dhe këto gërshetime do të vazhdojnë deri në ditën e kataklizmës, ngase kjo dituri nuk bazohet në materializëm të plotë por në të, futen idetë njerëzore.

Të parët vazhdojnë të arrijnë qëllimet e tyre. Nëse arrijnë në një qëllim të caktuar, prej këtyre ka dobi mbarë njerëzimi. Dijetari i cili vazhdon të veprojë në laboratorin e tij, për të zbuluar ndonjë risi, ai punon ditë e natë derisa të arrijë në atë zbulim. Kur ai zbulon, ka dobi mbarë njerëzimi. P.sh. Zbulimi i elekricitetit, zbulimi i radios, i televizionit, telefonit e të tjera. Këto janë vepra të cilat janë hulumtuar dhe studijuar nga shumë njerëz, dhe kur ata arritën në rezultate, përfitoi mbarë njerëzimi.
Të dytët janë ata të cilët mbështeten në ide. Këtu përfiton vetëm ai i cili merret me to, kurse të tjerët e ndiejnë atë. Ai e fut shkencën sipas idesë së tij, dhe e bazon në, atë të cilën e parapëlqen vetë. Pra, ideologët e teorive filozofike ose politike nuk ndiejnë ashtu siç e ndien nënshtruesi, pasuesi ose zbatuesi i atyre ideve.