DASHURIA DHE MIRËSIA
Të shohim tani thënien e All-llahut të Lartësuar :
“Ti s’do të gjesh popull, i cili e beson All-llahun dhe Ditën e Fundit, që t’i dojë ata, të cilët e kundërshtojnë All-llahun dhe Pe-jgamberin e Tij, po sikur ata të ishin edhe etërit e tyre, ose bijtë e tyre …“29
Pastaj, në një ajet tjetër thotë:
“Dhe nëse ata (prindërit e tu) grinden me ty që të më përshkruash Mua shok, për të cilën ti s’ke dije, atëherë mos i re-spekto ata, mirëpo sillu mirë me ta (prindërit) ndaj çështjeve të kësaj bote … “30
Orientalistët edhe këtu mundohen të futin huti ndër muslimanët duke thënë, se Kur’ani diku kërkon që prindërit të respektohen e diku të mos re-spektohen, ashtu siç vërejtëm në ajetet e sipërshënuara.
Themi se nuk ka kurrëfarë kundërthënie në mes ajeteve. Ata nuk e kanë kuptuar precizitetin e fjalëve dhe përshkrimin e ajeteve Kur’anore.
Le të shpjegojmë këto më hollësisht. Njeriu i bën një të mirë si atij që ia do zemra, po ashtu dhe atij që nuk e do. Ndodhë që të takojë në rrugë një njeri të cilin nuk e njeh fare, dhe ngaqë gjendet në një pozitë tepër të vështirë e ndihmon atë, duke mos pritur asnjë kompensim prej tij, por e ndihmon sepse në saje të asaj ndihme ai mund të shkojë deri në shtëpi, ose mund të ushqehet në saje të të hollave që i jep. Ai e bën këtë të mirë duke shpresuar se All-llahu do t’a shpërblejë, megjithëse atë ndihmë që ia dha, atë nuk e lidh asgjë me atë njeri. Kësaj i thuhet mirësi kurse, dëshira e ka vendin e saj në zemër. Ti nuk dëshiron asgjë tjetër përveç atë që do. Nuk mendon të jetosh ose të qëndrosh përveçse me atë që e do. Mirësia nuk e dridhëron zemrën, kurse dëshira e dridhëron atë shumë thellë. Zemra dhe dëshira jetojnë me personin, kurse zemra me mirësinë nuk jetojnë së bashku. Nëse zemra është në njeriun pabesimtar dhe ai është pabesimtarë. Zoti nuk ti jep dy zemra në gjoks. Bazohemi në thënien e All-llahut:
,, All-llahu nuk ia ka dhënë ndonjë njeriu dy zemra në gjoksin e tij…”31
Bamirësia është një nga veprat e pëlqyera të All-llahut xh.sh.
T’i kthehemi ajetit të All-llahut:
“ Ti s’do të gjesh popull, të cilët besojnë All-llahun dhe Ditën e fundit, t’i duan ata, të cilët e kundërshtojnë All-llahun dhe Pejgamberin e Tij …”
All-llahu xh.sh këtu përdori fjalën dëshirë. Kjo fjalë e ngacmon zemrën. Nuk do të gjesh njeri besimtar i cili do njerinë të dëshiron t’a luftojë All-llahun dhe Pejgamberin e Tij, sikur ata të ishin prindërit ose fëmijët e tyre. Dashuria është brenda në zemër, ajo rjedh nga brendia e shpirtit njerëzor. Më pas All-llahu për sa i përket prindërve këshillon besimtarët që të qëndrojnë afër prindërve edhe pse prindërit nuk mundohen të bëhen besimtarë. Nuk duhet të qëndrojmë larg tyre në përfundimin e jetës së tyre. Këta janë të dobët në pleqërinë e tyre, ishin ata që u sollën me mirësjellje ndaj nesh dhe na edukuan. Na urdhëron All-llahu, që ne të jemi shumë të kujdeshëm me ta, si dhe ta shprehim dashurinë ndaj tyre nëse janë besimtarë. Po nëse ata tentojnë që të fusin politeizmin në zemrat tona, ose tentojnë që ne ta shoqërojmë All-llahun e Lartësuar, kërkohet nga ne që mos t’i respektojmë. Kjo nuk do të thotë të sillemi keq me ta, por përkundrazi na këshillon, që të jemi të shoqërueshëm me ta, dhe të vazhdojmë me mirësi. Kjo është nga edukata e Kur’anit. Bëjmë atë që pëlqen All-llahu i Lartësuar. E bëjmë këtë nga pëlqimi i së bukurës, por, zemra nuk i dashuron. Mirësia vlen për të dashurit, si dhe për të pa dashurit. Dashuria i takon vetëm asaj që e do. Ti ju bën mirë, por ajo mirësi nuk rrjedh nga zemra jote, sepse ata gjithnjë tentojnë, që ti ta shoqërosh All-llahun, pra janë kundër parimeve tua. Mirësia jote vazhdon, ngase me këtë mirësi je i pëlqyer te All-llahu xh.sh. Ai gjithnjë është Mirëbërës edhe me ata që e mëkatojnë. Atë që na e ndalon ne, është që mirësinë e dikujt, mos t’ia kthejmë me të keqe. Mirësia dallon shumë nga dashuria.
Zemra është me All-llahun, këtu nuk hyn pabesimtari, si edhe ai i cili tenton që t’i bëhet shok Atij. Paraqitja ime me mirësjellje ndaj prindërve të mi, është nga urdhërat e All-llahut për ta, nga mëshira e tyre ashtu siç më edukuan dhe më rritën kur unë isha i vogël. Polemika rreth besimit nuk paraqitet në mes fëmijëve dhe prindërve përveçse në moshën e pas adoleshencës ose burrërisë. Kur vjen kjo kohë, ata do të jenë në kohën e pleqërisë dhe obligohem që ti respektoj, për t’ia kthyer mirësinë e tyre kur isha i vogël dhe për ta dëgjuar fjalën të cilën e pëlqen All-llahut xh.sh.
|