Mrekullitë e Kur'anit/Dëmtues i vetes dhe keqbërës

DËMTUES I VETES DHE KEQBËRËS

Të shohim një nga ajetet tjera:
“Dhe ata, të cilët kur bëjnë ndonjë vepër të shëmtuar ose i bëjnë dëm vetes së tyre”.24 dhe thënia e Tij:
“Dhe kush bën ndonjë të keqe apo e dëmton veten“25
Dikush edhe mund të pyesë, a nuk është shprehja vepër e keqe ose e shëmtuar, e njejtë me atë, dëmtuesin. Ai i cili dëmton veten, i obligohet dënimi. Si dhe ai i cili bën vepra të shëmtuara, i obligohet dënimi i njejtë, disa edhe thonë, se lidhori është i pa rëndësishëm. Jo, ajo është një precizitet i lartë. Fjali precize, nga thënësi preciz, All-llahu i Lartësuar na jep një mrekulli tjetër në Kur’an, duke na bërë të qartë se ka dallim të madh mes fjalës vepër e shëmtuar nga dëmtuesi i vetvetes. Ku është dallimi ?
Ai i cili bën vepër të keqe ose të shëmtuar e, bën atë për një moment të shpejtë sa për të realizuar qëllimin. Qenie e dobët, i vlon gjaku dhe i nëntshrohet momentit të paraqitur. Njeriu që pi alkool, plotësoi dëshirën për ta shijuar atë. Njeriu zinaqarë26 realizon një dëshirë të momentit, për ta shuar epshin. Njeriu hajdut, realizoi dëshirën e tij të momentit për tu kënaqur me një pasuri. Ky është njeriu i cili bën vepër të keqe ose të shëmtuar. Njeriu i cili dëmton veten është njeri krejtësisht tjetër. Ai e bën gabimin dhe nuk merr mësim nga ai gabim. Ate nuk e ngacmoi momenti, sepse ai është duke vazhduar të dëmtojë veten e nuk ka se si t’i shpëtojë ahiretit (dënimit në botën tjetër).
Dikush edhe e ndjek fenë për këtë botë, dikush edhe e ndjek për të tjerët. Ai që e ndjek fenë në këtë botë, ai kërkon kënaqësitë e momentit. Kurse ai që ndjek fenë për të tretin, ai nuk kënaqet në këtë dhe atë botë. Ky është ai që e dëmton veten. Si është e mundur që njeriu ta dëmtojë veten. Njeriu i cili dëshmon rrejshëm për t’i kënaqur të tjerët, nuk përfi-ton për vete asgjë, bile e dëmton veten. Dëshmia e rreme është ta bësh një mëkat me të cilën nuk ke kurrëfarë dobie në këtë botë, por nëse fiton nga ajo dëshmi e rreme, atëherë realizon diçka nga dobitë e kësaj bote. Ai që dëmton veten është ai i cili i kënaq të tjerët. Nga ky lloj njerëzish kemi shumë në botë.
Ai i cili e akuzon tjetrin me një akuzë të pa bazë, ai nuk përfiton asgjë vetëm se ka bërë një mëkat, e me këtë, ai e dëmton veten. Ndodh që njeriu bën deklaratë të rreme me shkrim ose me gojë, ose pa kërkuar kush nga ai, flet me hamendje, gjë që ate e dëmton shumë. Mund që edhe të dënohet pas deklaratës së tij me burgim, ose persekutim, ose spi-unon dhe akuzon me një të pa qenë nga hakmarja ndaj tjetrit etj. Të gjithë këta kanë dëm-tuar veten, sespse ata kanë bërë mëkat në këtë botë, dëmtues të vetes të cilët nuk prospero-jnë këtu, në këtë botë, e lëre më në ahiret27. Mbase kjo vepër e tyre që i dëmtoi ata, do të bëjë që të dënohen në xhehennem sepse ajo e shtyri të bëjnë mëkat dhe në të njejtën kohë, nuk përfituan absolutisht asgjë në këtë botë dhe botën tjetër. Ky është dallimi në mes të dy fjalive. Nuk janë sinonime por precizitet i rrallë në përshkrim.