BETOHEN RREJSHËM
Sfida doli sheshazi ngase pabesimtarët kishin sekretet e tyre dhe ishin shumë të kujdesshëm. Njeriu i cili është i fshehur dhe ka sekretet e veta duke qenë se është pabesimtar, vjen dhe betohet para teje duke pohuar vërtetësinë e diçkaje. Ndërkaq në mbrendinë e tij konsiderohet si e pa vërtetë. Duke qenë se është i kujdesshëm para masës ai mundohet të jetë bindës në atë që pohon dhe përdor betimin.
Këtu All-llahu i Lartësuar me anë të Kur’anit e shpalos të qenurit e këtij lloj njeriu, dhe nxjerr në pah ate dëshirë të sfidës së tyre duke ju thënë:
“…dhe ata do të përbetohen në All-llahun (duke thënë):sikur të kishim mundësi do të dilnim me ju, ata shkatrrojnë vetet e tyre kurse All-llahu e din se ata janë gënjeshtarë”.63
“Përbetohen para jush që ju të jeni të kënaqur me ta. Por sado që ju të pëlqeni me ta, vërtetë All-llahu nuk parapëlqen popullin ngatrrestarë”.64
Gjithashtu thotë:
“…dhe betohen rrejshëm duke qenë të vetëdishëm“.65
All-llahu xh.sh. duke dashur të zbulojë të qenurit e gënjeshtrave të tyre ndaj fesë thotë:
“Dhe sikur të dëshirojmë Ne, do të tregonim ty për ata si dhe do t’i njihje ata nga (shenjat) fytyrat e tyre. Dhe ti do t’i njihje ata me anë të mënyrës së të folurit të tyre…”66
Kështu All-llahu i thotë pejgamberit të Tij për hipokritët, ti do ti njohësh ata nga mënyra e të folurit. Ishte i dukshëm cinizmi tyre gjate shqiptimit të Kur’anit. Kjo mënyrë ishte alternative. Ata kishin kompetenca të vepronin ose të pengonin veprimet e tyre të mëtutjeshme. All-llahu kur i zbriti këto ajete veprimet e tyre ishin të pa përfunduara. Ata habiteshin me mënyrën e ajeteve para se të vendosnin të vepronin për ta kryer atë. Ata kishin kohë për zgjidhje, alternativa ishte e hapur për ta, ata kishin kohë për ta ndaluar veten. Por ata vazhdonin të vepronin ashtu siç kishte paralajmëruar All-llahu në Kur’anin e madhëruar, duke mos qenë në gjendje të ndryshonin kursin e tyre, bile, All-llahu na tregon brendësinë e të menduarit të tyre edhe pse ata nuk kishin folur asgjë nga të menduarit e tyre. Sekreti është dy llojesh:
Sekreti në mes meje dhe teje dhe të cilën sekret nuk e di askush përveç unë dhe ti, si shokë ose si aleat.
Sekreti në zemrën time të cilën nuk e di askush tjetër përveç meje në botë.
All-llahu këtë lloj sekreti të dytë të tyre e përhapi dhe parainformoi. Në këtë gjendje unë si i akuzuar kisha mundësi ta përgënjeshtroj atë thënje. Askush nuk e dinte këtë sekret përveç meje. Por çndodhi? Unë stepem i hutuar nga thënjet e Kur’anit se si paralajmëroi ate ç’ka kisha në brendi. Atë nuk ia kisha treguar askujt, pra si mos të jam në gjendje ta përgënjeshtroj ate edhe pse disponoja argumente të them se është gënjeshtër e kulluar. Hipokritët e cilësuar nga Kur’ani kishin ardhur për të përgënjeshtruar por kur All-llahu zbuloi sekretet e tyre u stepen dhe nuk qenë në gjendje ta përgënjeshtrojnë ate. Për çudi, All-llahu thotë se ata do të thonë dhe do të veprojnë kështu. Do të, janë bashkim shenjash të cilat tregojnë kohën e ardhme, tregojnë për një vepër që do të vijë. Pas gjithë kësaj ata nuk qenë në gjendje ta ndalojnë veten nga ajo që e paralajmëroi All-llahu i Lartësuar se ata do të thonë një gjë të tillë. Sikur ta ndalonin veten, të heshtnin, sikur të vepronin kundër thënies së paralajmëruar nga All-llahu do të ishte shkatërruar feja, nuk do të kishim fe të vërtetë të All-llahut.
Shihet se Kur’ani foli për pabesimtarët, e hapi perden e qenies së tyre, nxori ç’kishin në zemër dhe i turpëroi para njerëzimit. Paralajmëroi gënjeshtrat e tyre e përhapi botërisht hipokrizinë e tyre. Sikur të mos ishte ashtu ata do të thonin: ne nuk jemi gënjeshtarë por, ne jemi të drejtë, kurse për atë se ç’thotë Muhammedi se i shpallet nga All-llahu është e pa saktë. Por ja, ajo që ndodhi ishte pikërisht ashtu siç tha All-llahu, ata u magjepsën kur ndëgjuan atë sekret të tyre dhe nuk qenë në gjendje të përgjigjen. Ata u stepen nga ato thënie të All-llahut sepse u turpëruan para masës mbarë. Ata nuk kishin se çka të thonin, përpos t’i ulnin kokat pas asaj që u shpall. Sikur Kur’ani mos t’ishte nga All-llahu, nuk do të dihej brendia e të menduarit të tyre, që është një nga sekretet më të mëdha të botës, gjë që deri sot as shkenca nuk ka arritur ta zbulojë. Por ja pra, Kur’ani i sfidon edhe në këtë mënyre duke ju thënë, se Kur’ani është libër, e leximi tij është adhurim deri në ditën e Gjykimit. Është libër që nuk mund të zëvendësohet, madje të ndyshohet një shkronjë e vetme. Është libër i cili e zbulon brendinë e njeriut, i turpëron ata pabesimtarë ç’kanë nga sekretet e tyre. Ai nuk frikësohet nga sekretet e tyre, edhe pse ata betohen rrejshëm, në emër të All-llahut që t’u besojë njerëzimi. Kur’ani i zhveshi të gjithë këta. Vallë pretendoni në një mrekulli më të madhe se kjo?! |