Mrekullitë e Kur'anit/A e pa Muhamedi a.s.

A E PA MUHAMEDI A.S.


Të shohim pikën tjetër. All-llahu ia përshkruan kaptinën e elefantëve Muhammedit s.a.v.s.
“A nuk e sheh (aludohet në shikimin mendorë) se ç’bëri Zoti yt me Poseduesit (ushtrinë) e elefantëve”.
Disa nga orientalistët thonë, se këtu kemi të bëjmë më një të kaluar. Ajo ngjarje kishte ndodhur diku në kohën e lindjes së Muhammedit s.a.v.s., kurse në Kur’an thuhet, a nuk e sheh d.t.th. këtu kemi të bëjmë me një mashtrim, sepse ai nuk e ka parë ngjarjen. Sikur t’i thuhej, a nuk e ke ditur, do të ishte e mundur, sepse dikush i ka treguar për atë ndodhi.
Ajo çka u shpëtoi atyre është, se ata nuk e dijnë, se kjo është një nga çështjët e besimit. Atë që All-llahu i Lartësuar ia thotë një njeriu besimtar, është një e vërtetë e padyshimtë. Kur’ani është një libër me të cilin bëhet adhurim dhe ai nuk ndryshon dhe kur All-llahu thotë: A nuk e sheh d.t.th. se ky shikim vazhdon për secilin besimtar. Shikimi këtu ka të bëjë me një mrekulli të madhe. All-llahu dëshiron t’i bindë mendjet tona ashtu, siç u bindën ata kur e panë. Kjo ishte një prej mrekullive të mëdha, dhe këtu dëshira e All-llahut është të tregojë, se ka bërë që i dobëti të bëhet i fortë. Këtë nuk e bën dot kush përveç All-llahut.
Unë mund ta punësoj ndonjë njeri të dobët për të bartë pesha të randa, sepse mund ta ndihmojë atë, por, asesi nuk mundem ta shndërroj të dobëtin në të fortë. Të bëhet aq i fuqishëm, sa të mund ta bartë atë peshë. Por All-llahu e bën këtë, jep forcë të dobëtit, që ai pastaj të bëhet nga më të fuqishmit në botë, dhe t’i mundë të gjitha perandoritë. Kush do ta bënte këtë, me një njeri i cili ishte nga më të dobëtit? Kjo ishte njëra nga mrekullitë e All-llahut xh.sh. Ajo që ndodhi në luftën me elefantat ishte, se aty u mund një nga ushtritë më të forta të kohës, ajo u mund nga disa shpend të quajtur Ebabil, të cilët kishin me vete nga tre gurë, një në sqep, e dy në këmbë. Kështu e mposhtën këtë ushtri elefantash që ishte nga ushtritë më të fuqishme. Sikur unë t’i tregoj dikujt, se një tufë shpendësh shkatërruan një ushtri më të fuqishme në botë, do të talleshin me mua, sepse kjo nuk është e logjikshme. Si mund të ndodhë kjo, All-llahu këtu përdori një nga krijesat më të dobëta, shkatërimin e ushtrisë më të fortë. Kjo ishte një mrekulli që nuk mund ta bëjë askush, përveç All-llahut. Disa musliman, kanë filluar të luhaten në këtë mrekulli nga thëniet, dhe analizat e shumta të orientalistëve, që janë bërë për këtë ndodhi. Disa supozojnë se ajo që e mundi ushtrinë e Ebrehesë (komandantit të kësaj ushtrie) ishin mikrobet që u dërguan nga Zoti, kësaj ushtrie. Unë nuk pajtohem me këtë mendim. Kjo ndodhi në vitin kur u lind Muhammedi s.a.v.s. Kjo ngjarje u tregua fill pas shpalljes së Muhammedit s.a.v.s. pra pas dyzet e sa vjetësh. Atëkohë kishte njerëz të cilët e kishin parë me sy atë ndodhi, e ata në atë kohë mund të ishin të moshës 55 vjeçare e më tepër. Atë kohë kur është treguar kjo ngjarje, shumë nga ata mezi kishin pritur që ta përgënjështronin Muhammedin s.a.v.s. dhe ta shpallnin intrigues, dhe do të thonin, se kjo nuk ishte e vërtetë, që aty të kenë ardhur shpendë. Se nuk është mundur një ushtri e tillë. Por asnjë nga ata që ishin gjallë dhe që e kishin parë, nuk e kundërshtoi thënien e All-llahut. Ajo ngjarje pra, kishte ndodhur ashtu, siç e përshkruajti All-llahu i Lartësuar. Kjo nuk ka nevojë për koment, sepse All-llahu është i Plotëfuqishëm dhe kjo për besimtarët nuk diskutohet. Kjo ndodhi kur lidhet me çështjen e besimit gjithmonë të jep të kuptosh, se ajo po ndodhë tani, është para nesh. Ne këtë e vërtetojmë edhe sot, sa e sa të dobtëve u ndihmon All-llahu dhe i mundin të fortit. Dhe sa të fortë i turpëron All-llahu dhe i bën të përfundojnë në duart e të dobëtit. Për besimtarin, Fjala e All-llahut është fjalë bindëse dhe e vërtetë, sikur atë e sheh duke ndodhur, dhe për këtë shkak All-llahu i Lartësuar tha: A nuk e sheh, e nuk i tha a e pe, ose a e dite, por i tha, A nuk e sheh, pra në kohën e tashme të vazhdueshme dhe do të ndodhin ngjarje të tilla gjatë shekujve deri në ditën e fundit. Ishte një ngjarje e vërtetë All-llahu i ndihmon të dobëtit kundrejt mizorëve. Kjo është një nga çështjët e mëdha të besimit, detyrimisht zemra duhet ta shohë nëse je besimtar. Ta shohësh me bindje, A nuk e sheh, ky është besim. Kjo është një nga Urtësitë e fjalës A nuk e sheh. Kjo bën që besimtari ta ndiejë veten të fortë në forcën dhe mundësitë e All-llahut në të gjitha ato ngjarje që ndodhin rreth të vërtetës, dhe të pavërtetës, deri në ditën e fundit .