Mrekullitë e Kur'anit/Çka na ofroi shkenca
ÇKA NA OFROI SHKENCA Çka i ofroi shkenca njerëzimit. Të debatojmë rreth këtij realiteti të eksperi-menteve shkencore. Parimet bazë të jetesës njerëzore nuk ndryshojnë. Ato nuk zëvendësohen por, ato mbeten ashtu siç i krijoi All-llahu. Shkenca nuk mund të ndërhyjë dhe të zëvendësojë gjë në këto. Atë që mund ta bëj shkenca, është të ngrejë standartin jetësor të njerëzimit, të ndikojë në lehtësimin dhe zbutjen e jetesës. Ajo nuk na jep bazën jetike të njeriut. Duke qenë në dijen e All-llahut, se njeriu terorizon njeriun, ai këtë mundësi nuk ia dha njeriut, atë e mbajti për Vete. Njeriut i dha mundësi aq, sa të mos jetë në gjendje të shkatërojë atë duke i përdorur proceset natyrore të jetesës.
Ta spjegojmë këtë pikë edhe më. Elementet kryesore të jetesës janë: planeti i tokës dhe yjet. Në sistemin kozmik, njeriu nuk mund të ndërhyjë. Me diturinë që ka njeriu nuk mund të ndërtojë një planet tjetër, një diell , një yll, një qiell etj. Këto janë kreaturë e All-llahut. Shkenca nëse arrinë të zbulojë ajetet (krijesat) në të, do të konsiderojë për të arritura drastike. Por shkenca, nuk mund të krijojë asgjë, ose të zëvendësojë në të. Ne tani jemi në kohën e shkencës, dhe kjo është një realitet shumë i rëndësishëm dhe askush nuk e mohon këtë.
Ajri është i nënshtruar drejtësisë së All-llahu xh.sh. Ajri mbetet i barabartë për të gjithë. Si për të pasurit ashtu edhe për të varfërit. Si për të bukurit, ashtu edhe për të shëm-tuarit. Këtu nuk sundon askush në botë. Që të gjithë marrin frymë, dhe atë lirshëm, dhe në të njejtën mënyrë. Ju arrin ajri me lehtësi, kudo që të ndodhen,në dhoma të mbyllura, në rrugë, në veturë, ose në çfarëdo vendi të botës, i lejuar për të gjithë njësoj. Kjo është dre-jtësia e All-llahut të Lartësuar dhe këtu nuk ka ndërhyrje të njeriut në të.
Edhe uji është një faktor jetik i përditshëm për njeriun. Njeriu nuk mund të jetojë pa të, përveç disa ditë. Shohim se mundësitë për deponimin e ujit janë të vogla. Mundësitë për ta ndaluar ujin gjithashtu janë të pakta dhe të kufizuara, edhe pse aty është mundësia. Këtu mund të hyn terrorizmi njerëzor, por me një përkufizim të vogël duke e marrë parasysh rëndësinë e ujit për jetesën e njeriut.
Dihet se mundësia për deponimin dhe ndalimin e ushqimit është më e madhe. Por, mundësia e arritjes së ushqimit është më e vogël. Njeriu mund të jetojë vetëm disa ditë pa ushqim, por në të njejtën kohë ai mund të gjejë atë aq sa ta mbajë shpirtin. Kështu që mbe-tet së jetuari me lehtësi. Përqindja e ushqimit të kërkuar për mbajtjen e shpirtit është e vogël, ashtu siç thotë Muhammedi s.a.v.s. me disa kafshata mbahet shpirti, ose me një sasi të kufizuar të ushqimit. Sado që t’i shtohet oreksi njeriut për ushqim, aq më tepër prish trupin dhe bëhet shëndetlig. Këto ishin tre elementet e jetesës së njeriut. Gjëja pa të cilin nuk mund të jetojë njeriu është ajri, për këtë është mbikqyrës i drejtë All-llahu. Ai bëri që ajri të arrijë tek njerëzimi pa ndonjë enë ose aparaturë. Elementi tjetër jetik për njeriun ishte edhe uji, pa të njeriu nuk mund të jetojë, përveç disa ditë. Uji është i bollshëm për njerëzimin. E treta ishte ushqimi në të cilin njeriu ka një zotërim më të madh, por mundësitë e njeriut të jetojë pa të janë më të mëdha. Këtu shihet drejtësia qiellore në shpërndarjen e elementeve bazë të jetesës. El Hamdulil’lah Lus All-llahun të jetë i kënaqur me drejtimin tonë dhe kërkoj udhëzim për rrugën e vërtetë. |