Mrekullitë e Kur'anit/Ç’kuptim kanë shkronjat në Kur’an
Ç’KUPTIM KANË SHKRONJAT NË KUR’AN Sfida që iu është bërë, si dhe pozicionimi i tyre si kundërshtarë, vërtetoi se ata në bren-ditë e tyre besonin se Kur’ani është i vërtetë. Ata nuk kërkuan që ta sfidojnë mrekullinë e Kur’anit. Së pari lajmërimi se Muhammedi s.a.v.s. është i dërguar i All-llahut ishte mre-kulli Kur’anore dhe së dyti përdorimi i shkronjave të njëjta ashtu siç i përdornin edhe ata. Diçka më gjërësisht do të them rreth këtyre dy pikave të rëndësishme.
Mrekullia në vet Muhammedin s.a.v.s.. Ai nuk dinte shkrim dhe lexim gjatë gjithë jetës së tij. Kurrë nuk mësoi letërsinë, poezinë, oratorinë as filozofinë etj. Pas gjithë kësaj, ky njeri shqipton fjalë të mrekullueshme, fjalë të cilat nuk ishin në gjendje t’i thurnin të tjerët që kishin studijuar retorikën. Formuan bindjen se nuk janë të aftë ta bëjnë një gjë të tillë dhe u dorëzuan. Mrekullia do të ndriçonte edhe më shumë atëherë kur All-llahu i Lartësuar do t’i bindë ata se këto nuk janë fjalët e Muhammedit s.a.v.s. Ato nuk mund të jenë fjalë të një analfabeti, që të mund të dijë të thurë vargje, poezi me rimë të mrekullueshme etj. Ai nuk ishte në gjendje të shkruajë edhe një fjalë të vetme sepse nuk i dinte shkronjat. Nëse një analfabet e pyesim se çështë kjo, do të thotë se është gotë, por kur t’i kërkohet atij të shkruajë fjalën gotë, ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë atë sepse është analfabet. Ja pra shohim se një nga sfidat që All-llahu ua bën mohuesve, është se që ky person po shqipton fjalë të cilat i këndon në Kur’an dhe thotë :
|