Marrëveshja e Ohrit/3
Marrëveshja e Ohrit
ANEKSI "B"
- Ndryshime në legjislacion
Palët do të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që të sigurojnë miratimin e ndryshimeve të lartëpërmendura edhe në legjislaturë edhe atë në brenda periudhave të caktura kohore.
- 1. Ligji për pushtetin lokal
- Kuvendi në afat prej 45 ditësh nga nënshkrimi i marrëveshjes kornizë do ta miratojë ligjin e reviduar për pushtetin lokal. Ndryshimi i këtij ligji në asnjë aspekt nuk do të jetë më i pavolitshëm për njësitë e pushtetit lokal dhe autonominë e tyre, në krahasim me propozim-ligjin e propozuar nga qeveria e Republikës së Maqedonisë në mars të vitit 2001. Ligji do të përfshijë kompetencat lidhur me çështjet e përmendura në pjesën 3. 1. Të marrëveshjes kornizë, si dhe kompetencat plotësuese të pavarura të njësive të pushtetit lokal dhe do të jetë në përputhje në pjesën 6.6. Të marrëveshjes kornizë. Krahas kësaj, ligji do të parasheh edhe atë se cilado procedurë standarde apo procedurë shtetërore të aplikuara me cilindo ligj tjetër që ka të bëjë edhe me fushat në të cilat komunat kanë kompetencat e tyre të pavarura, do të përkufizohen në ato të cilat nuk do të mund të jenë efikase sa i përket aplikimit në nivel lokal; ligjet e tilla do ta përparojnë edhe më tutje ekzekutimin e pavarur të kompetencave të komunave.
- 2. Ligji për financim lokal
- Kuvendi deri në fund të mandatit të kësaj përbërjeje parlamentare do të miratojë Ligjin për financim të pushtetit lokal që të sigurohet se njësitë e pushtetit lokal kanë resurse të mjaftueshme për kryerjen e detyrave të tyre, sipas ligjit të ndryshuar për pushtetin lokal. Ligji veçmas do të parasheh edhe këto:
- -do t'u mundësojë dhe do t'i ngarkojë me përgjegjësi njësitë e pushtetit lokal që të grumbullojnë shuma të konsiderueshëm të të ardhurave dhe të tatimeve;
- -do të mundësojë transferin e një pjese të tatimeve të grumbullura nga administrata qendrore në administratën lokale të cilat korrespondojnë me funskionet e pushtetit lokal duke patur parasysh grumbullimin e tatimeve në territorin e tyre;
- - dhe do të sigurojë autonominë dhe përgjegjësinë buxhetore të njësive të pushtetit lokal në fushat e kompetencave të tyre.
- -do t'u mundësojë dhe do t'i ngarkojë me përgjegjësi njësitë e pushtetit lokal që të grumbullojnë shuma të konsiderueshëm të të ardhurave dhe të tatimeve;
- 3. Ligji për kufijtë e komunave
- Kuvendi deri në fund të vitit 2002 do të miratojë Ligjin për kufijt e komunave, duke patur parasysh rezultatet e regjistrimit dhe udhëzimet relevante të dhëna me Ligjin për pushtetin lokal.
- 4. Ligjet që kanë të bëjnë me policinë e vendosur nëpër komuna
- Para përfundimit të mandatit të përbërjes së Kuvendit të tanishëm, Kuvendi do të miratojë edhe këto dispozita;
- - se secili kryeshef lokal i policisë është zgjedhur nga Këshilli i komunës së caktuar nga lista që nuk përmban më pak se tre kandidatë të propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme ndër të cilët njëri kandidat duhet t'i përket bashkësisë që është shumicë në atë komunë. Në rast se këshilli i komunës nuk e zgjedh asnjërin nga kandidatët e propozuar brenda afatit prej 15 ditëve MPB-ja do të propozojë listën e dytë që nuk përmban më pak se tre kandidatë të rinjë, ndër të cilët madje njëri prej tyre duhet t'i përket bashkësisë që është shumicë në komunë. Nëse këshilli i komunës sërish nuk zgjedh cilindo nga kandidatët e propozuar në afat prej 15 ditëve atëherë MPB-ja, në konsultim me Qeverinë do ta zgjedh kryesdhefin lokal të policisë nga kandidatët e dy listave të propozuara nga MPB-ja dhe nga kandidatët plotësues të propozuar nga këshilli i komunës.
- - Që secili kryeshef lokal i policisë duhet ta informojë rregullisht edhe me kërkesë këshillin e komunës së caktuar.
- - se këshilli i komunës mund t'iu jap rekomandime kryshefit lokal të policisë në fushat që kanë të bëjnë në sigurinë publike dhe në sigurinë e trafikut
- - se këshilli i komunës mund të miratojë raport vjetor lidhur me sigurinë publike, i cili do t'i dorëzohet MPB-së dhe avokatit popullor (ombudsmanit)
- - se secili kryeshef lokal i policisë është zgjedhur nga Këshilli i komunës së caktuar nga lista që nuk përmban më pak se tre kandidatë të propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme ndër të cilët njëri kandidat duhet t'i përket bashkësisë që është shumicë në atë komunë. Në rast se këshilli i komunës nuk e zgjedh asnjërin nga kandidatët e propozuar brenda afatit prej 15 ditëve MPB-ja do të propozojë listën e dytë që nuk përmban më pak se tre kandidatë të rinjë, ndër të cilët madje njëri prej tyre duhet t'i përket bashkësisë që është shumicë në komunë. Nëse këshilli i komunës sërish nuk zgjedh cilindo nga kandidatët e propozuar në afat prej 15 ditëve atëherë MPB-ja, në konsultim me Qeverinë do ta zgjedh kryesdhefin lokal të policisë nga kandidatët e dy listave të propozuara nga MPB-ja dhe nga kandidatët plotësues të propozuar nga këshilli i komunës.
- 5. Ligjet për nëpunësit shtetëror dhe administratën publike
- Kuvendi para se të përfundojë mandatin e tanishëm parlamentar do të miratojë ndryshimet në ligjet për nëpunësit shetëror dhe administratën publike në mënyrë që të sigurohet përfaqësim i barabrtë i bashkësive në përputhje me pjesën 4. 2 të marrëveshjes kornizë.
- 6. Ligji për njësitë zgjedhore
- Kuvendi deri në fund të vitit 2002 do ta miratojë ligjin për njësitë zgjedhore, duke patur parasysh rezultatet e regjistrimit dhe parimet e paraparë në ligjet për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
- 7. Rregullat për Kuvendin
- Kuvendi para përfundimit të mandatit të kësaj përbërje parlamentare do të ndryshojë Rregulloren që të mundësojë përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me pjesën 6.5 të Marrëveshjes kornizë, paragrafi 8 i mëposhtëm dhe amandamentet relevante në Kushtetutë të paraparë me Aneksin A.
- 8. Ligjet që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve
- Kuvendi deri në përfundim të mandatit të kësaj përbërje parlamentare do të miratojë legjislaturën e re që rregullon përdorimin e gjuhëve në organet e Republikës së Maqedonisë. Kjo legjislaturë duhet të sigurojë këto:
- - që në mbldhjet plenare edhe në punët e organeve të Kuvendit, deputetët të mund të flasin në gjuhët e përmendura në nenin 7, alineja 1 dhe 2 të Kushtetutës (ashti siç shtë ndryshuar në pajtim me Aneksin A);
- - ligjet do të shpallen në gjuhët e përmendura të nenit 7, alineja 1 dhe 2 e Kushtetutës (ashtu siç është ndryshuar në pajtim me Aneksin A)
- - të gjithë nëpunësit publikë emrin e tyre mund ta shkruajnë me shkrimet e cilësdo gjuhë të përmendur në nenin 7, alineja 1 dhe 2 të Kushtetutës (ashti siç është ndryshuar në pajtim me Aneksin :::A) dhe cilindo dokument zyrtar.
- Kuvendi deri në fund të mandatit të përbërjes së tanishëm parlamentare duhet të ndryshojë legjislaturën për lëshimin e dokumentëve personale. Deri në fund të përbërjes së tanishme parlamentare, Kuvendi duhet të ndryshojë të gjitha ligjet relevante me qëllim që dispozitat për përdorimin e gjuhëve të jenë në përputhje të plotë me pjesën 6 të marrëveshjes kornizë.
- - që në mbldhjet plenare edhe në punët e organeve të Kuvendit, deputetët të mund të flasin në gjuhët e përmendura në nenin 7, alineja 1 dhe 2 të Kushtetutës (ashti siç shtë ndryshuar në pajtim me Aneksin A);
- 9. Ligji për Prokurorin Publik
- - Kuvendi deri në fund të vitit 2002 duhet ta ndryshojë ligjin për Prokurorin Publik si dhe ligje të tjera relevante në mënyrë që të sigurojë:
- - se Prokurori Publik do të ndërmerr veprime për mbrojtje të parimeve të mosdiskriminimit dhe të përfaqësimit të drejtë të bashkësive në organet publike në të gjitha nivelet dhe në fushat e tjera të jetës publike dhe se ka resurse e personel adekuat në shërbimin e tij që do t'i siguronin kryerjen e funksioneve të tij;
- - se Prokurori Publik do të foromojë zyre të decentralizuar;
- - se Kuvendi veçmas do ta votojë buxhetin për Prokurorin Publik;
- - se Prokurori Publik do të dal me raport vjetor para Kuvendit dhe aty ku mendohet se është e përshtatshme, ndërsa me kërkesë mund të jap raporte edhe para këshillave të komunave ku janë formuar zyre të decentralizuara; dhe
- - se autorizimet e Prokurorit Publik shtrihen në mënyrë që:
- - t'i mundësohen qasje dhe mundësi që të kontrollojë të gjitha dokumentet zyrtare dhe nga kjo nënkuptohet se Prokurori Publik dhe personeli i tij nuk do të zbulojnë informatat sekrete;
- - që t'i mundësohet Prokurorit Publik të suspendojë ekzekutimin në akte juridike të vendimeve të sjellura nga ana e gjykatave kompetente, nëse ai përcakton se aktet e tilla mund të krijojnë dëme të papërmirësueshme për të drejtat e personit të interesuar; dhe
- - Prokurorit Publik i jepet e drejta që para Gjykatës Kushtetuese të kontestojë pajtueshmërinë për ligjet kushtetuese.
- 10. Ligjet e tjera
- Kuvendi do të ligjësojë të gjitha dispozitat ligjore që mund të jenë të domosdoshme për t'i dhënë efekt të plotë marrëveshjes kornizë dhe do të ndryshojë ose suprimojë të gjitha dispozitat që nuk janë në pajtim me marrëveshjen kornizë.