Dokumenti i Rambujesë
redaktor
Hipi Zhdripi
2 Mars 2008





MARRËVESHJA KORNIZË
Shkup, Gusht 2001


Përmbajtja e marrëveshjes kornizë për zgjidhjen e situatës politike e të sigurisë në Maqedoni, që të hënën edhe zyrtarisht, në gjuhën angleze e nënshkruan kryetari i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së Imer Imri dhe PDSH-së Arbën Xhaferi. Në dokument, nënshkrime si dëshmitarë zyrtar i vunë edhe lehtësuesit ndërkombëtar në dialog - Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju. Po e botojmë në tërësi edhe tre aneksët e marrëveshjes: aneksi A - amendamentet kushtetuese, ankeski B - ndryshimet në legjislacion, aneksi C - implementimi dhe masat e ndërtimit të besimit, për të cilët do të diskutohet dhe fjalën e fundit do ta thotë kuvendi i Maqedonisë. Pikat në tekstin e ardhshëm i japin kornizën e harmonizuar për sigurimin e ardhmërisë demokracisë në Maqedoni dhe mundësimin e zhvillimit të marrëdhënieve më të afërta dhe më të integruara ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkësisë Evroatlantike. Kjo marrëveshje kornizë do ta promovojë zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.