Luli i madhëzë
faqe
- Luli dhe mësuesit -

1

Lulsi dhe çelsi i notave

redakto
Mësuesja: Luli na trego elementin e parë të muzikës së kultivuar.
Luli: Nuk e di, mësuese. E di që baba mjellë e rritë pemë e perimeve të ndryshme qisi punë t'katunarëve.
Mësuesja: Sot ke treguar sjellje cilësore, për këtë do ta japë çelsin.
Luli (duke pritur me dorë të zgjatur): Ama de!
Mësuesja: Ore Luli, unë ta dhashë, por ti tani duhesh të çelësh sytë.
Luli:Mos rrejë, se kurgjo, amo kurgjo nuk më dha.
Mësuesja: Luli nëse vazhdonë kështu, do ta japë edhe notën...
Luli: Pash zoten mësuese mos më muno, se pu munona vetë: Do-Re-Mi-Fa-Sol-La-Si me shti çelsin tonë nuk po di.
Mësuesja: Luli, cilësia e syve tu varret nga çelsi yt.
Luli: E notat, notat mësuese ende po i jepë ti.
Mësuesja: Këtë çelsë ende nuk e ke merituar Luli.
Luli:Jo k'ta e di që pa-t'kojtne as çelsi kurr nuk e kish pa dynjan me sy.
Mësuesja: Ulu mër kali aty.

Luli dhe jogurti

redakto
Mësuesja: Luli na trego si prodhohet kosi.
Luli:Shka di më une, nuk jamë femen.
Mësuesja: Luli, të lutem ke kujdesë me shprehjet e pa ekuilibruara.
Luli: Eku...ku, E ku i libri..., o mësuese, unë di me kallxu qysh e nxanë nona kosin.
Mësuesja: Nxënës, tani Luli do të na tregon se si e ëma e tij e "nxanë" kosin.
Luli: Po qitashti ju kallxojë. I merr pastaqijat, një tenxhere të mushne me tomel të zinë edhe ja fut një lugë kos të vjetër. E pshtell tenxheren edhe qishtu e nxhan kosin.
Mësuesja: Për mrekulli Luli, po tregona produktet tjera që i nxjerrim nga kosi.
Luli: Po mësuese, baba demel, pritojke me shti lugen n'gojë. E qishtu, nona, pashës ja përzike me ujë edhe atij ja kojke. Edhe veq masanej, kur pijke shumë veq piskatke a i ronë, plum më ka ka n'barkë bre, ju duke me shku ku shkonë mreti në komë.
Mësuesja: Po produkt tjeter i përfituar nga kosi?
Luli: Jo nuk di tjeter, veq nëse nëpër libra u hi revulucioni.
Mësuesja: Po si revulucioni?
Luli: Po mësuese ai, Millosh kasapi, nuk kishë qysh me ju angllatis ma mirë shtazëve në kry, shka d.m.th jugosllav.
Mësuesja: Po e çka ndodhi mandej?
Luli: E boni hirrë, t'kuqe mësuese.
Mësuesja: Eh!, e pse?
Luli: Po mësuese ku me ditë, ai kasap mo, ka ni që nona jeme dinë me nxonë kosin që me hi me pre me thikë.

Luli dhe Gjuha marsiane

redakto
Mësuesja: Luli na fol mbi gjuhen marsiane.
Luli: Paj, mësuese nuk di që ka një gjuhë të till.
Mësuesja: Në mos e dishe, paramendo, ky është një hartim.
Luli:Dy gishta, jo mër, së pari vjenë data, se edhe unë jamë mësu nga gazetarët me fillu hartimin pa datë.
Mësuesja: Luli, nuk ke nevojë për gjitha këto, fillo të tregoshë.
Luli: Shka pe di mër une. Po i msheli sytë edhe po e paramendojë që kurr nuk komë pa shkronja me sy.
Mësuesja: Për mrekulli Luli, vazhdo, trego që shehë?
Luli: Pet shohë ty. A pe vjenë me mu të ikim në Marsë?
Mësuesja: Hë! Po pse të ikim në Marsë.
Luli: Po i pyesim ata për gjuhën marsiane?

A more Luli

redakto
Mësuesja: Luli na thuaj çdo të thotë fjala "amore" në gjuhen italiane.
Luli: Tybe ne difsha, mësuese.
Mësuesja: Po si ore Lulin nuk e di.
Luli: Po nuk e di de.
Mësuesja: Luli!!! Të lutem koncentrohu.
Luli: Ah, po morre, po qysh jo. Po ajo nuk është italisht po greqisht.
Mësuesja: A more Luli, po çfletë ore.
Luli: A moj mësuese vete e the, vetë e the.

Gjeometria e Lulit

redakto
Mësuesja: Luli na trego sa kënde ka trekëndshi?
Luli: Nuk e di mësuese.
Mësuesja: Si nuk e dinë ore Luli. Mundoje veten pakë, e shehë Artanin e mori 5.
Luli: Jo mësuse ti artanin nuk po e mundon si mu.
Mësuesja: Po si Luli, thua që të bëjë të padrejtë?
Luli: Po mësuse. Te ti ma fshtirë me marr njësh se peshqe.
Mësuesja: Po si flet ore Luli kështu!?
Luli: Artanin e la me folë shka patë, e mu po më munon.
Mësuesja: Mirë pra Luli, po e transfojmojmë pyetje në urdhëresë dhe atë vetem për ty: "Na flitë për trekëndshin"
Luli: Trekëndshi, trekëndshi, jo nuk di, une di vetëm për tri pika që qojin dashni nërmjet veti prej së lergi. Vetem qata ma ka kallxu baba. Nalu. Jo trekandsh s'ka përmen.
Mësuesja: Po mirë atëherë na folë për Trepikëshin.
Luli : (I mshon tre vena drases me shkums, edhe tha) Qe mësuese, a pi shehë.
Mësuesja: Mirë Luli, pikat na i paraqitet po ku mbet dashuria ndërmjet tyre?
Luli: Jo mësuese, marre osht me kqyr kur tjert qojin dashni nërmjet veti.
Mësuesja: Luli!!! Këtu jemi në shkollë, matematika është shkencë, nuk ka marre.
Luli: A po a. Kqyre mësuse qikjo pika qitu kqyr majtas djathtas a mes po e shehë najkush edhe munohet me ja ngul pikës tjetër. E qishtu bojin edhe këto pikat tjera. Veq shkojin tu e lyp rrugën ma të shkurtë.

Luli dhe syzet

redakto
Mësuesja: Luli na trego për romanin e fundit të Kades.
Luli: Po çka morre me fol une.
Mësuesja: Po na trego si e shehë ti romanin e tij.
Luli: E marr. A o çyky? (luli tregon me gisht tek romani mbi tavolinen e mësuese)
Mësuesja: Po ky është.
Luli:Po tekoka, diqysh si bajë kafe, i trash tekoka.
Mësuesja: Luli, luli. Të lutem na trego si e shehë ti romanin.
Luli: Po t'kallxova morre, ça pashë kallxova.
Mësuesja: Mirë. Na trego se si e shehë shkrimtari figurën e kalit.
Luli: Ku me ditë morre une, çysh e shehë ai. Une asnjë figur nuk po e shohë.
Mësuesja: Luli, për herë të fundit....
Luli:Prit, prit mësuese se baba a gjyshi i ka një parë syza si të Kades. Ama librin edhe e lexoj me syza të babës.

Luli dhe teologjia

redakto
Mësuesja: Luli çka është teologjia?
Luli: Nuk e di mësuese saktësisht.
Mësuesja: Po si nuk e di saktësisht?
Luli: Po nuk e di, për çka e ke fjalën mësuese.
Mësuesja: Luli, për teologjinë.
Luli: Po kush merret me ta mësuese. Me të vërtet nuk po të kuptojë.
Mësuesja: Luli, Luli. Klerikët, priftërit, hoxhët...
Luli: Po, po. Çitashti po e di për çka e ke fjalën.
Mësuesja: Mirë. Pra na trego çka është teologjia?
Luli: Nuk e di?
Mësuesja: Po, Luli ti the se e dinë!?
Luli: Unë thashë se e di çka janë ata, ti the atë që nuk thashë.
Mësuesja: Luli, Luli, vetë më the se e di. Kujdesë, Luli kjo nuk është e logjikshme?
Luli: Jo, po e di që nuk është e logjikshme, se nuk e thashë ashtu si the ti.
Mësuesja: Luli, për të fundit herë, çka është teologjia?
Luli: Mësuese, kjo që je duke bërë është dhunë ndaj logjikes time.
Mësuesja: Qetësohu Luli, qetësohu. Të lutem na trego çka është teologjia?
Luli: Nuk e di. Unë vetëm e di që baba ma thenë kryt kur unë e bojë temen.
Mësuesja: Mirë, mirë Luli po e kuptojëm. Po na thuaj se në çfar sistemi shtetror kemi sot.
Luli: Nuk e di sek'si theokratie kurr nuk kamë përjetu.
Mësuesja: Po na spjego si po mendon Sek'si theokrati"
Luli: Mësuese a ki aty laptop.
Mësuesja: Jo nuk kamë, por ja aty gjendet një kompjutorë.
Luli: Atëherë lemë ta shti një lidhje me një kongë ajo t'kallxon Ku nuk pren shpata, prejin komtë e gata.
Mësuesja: Faliminderit Luli, për këtë lidhje.
Luli: S'ka përse, unë ika se kamë me punu arën e shpisë mësuese.

Luli dhe hersi

redakto
Mësuesja: Luli çka është hersi?
Luli: Hedhsi është ai që gjunë.
Mësuesja: Luli, h-e-r-s-i. Çka është h-e-r-s-i.
Luli: Hersi...hersi është ai që i mëshonë disa herë.
Mësuesja: Mirë. Luli, cila është njësia matëse e frekuencës?
Luli: Njësia matëse e fre-ku-e-n'cës... duhet me konë çajo që e nalë, çaji që i mëshonë frenës.
Mësuesja: Luli!? Si po mendon? Na trego çka po mendon?
Luli: Po mësuese kur baba i ngra kerrit, fërcë-fërcë i mëshon frenës poshtë.
Mësuesja: Mirë. Luli, por pse i "mëshon frenës"?
Luli: Po mi nal de kerrin, me ja nal turrin. Me bo mes mi mëshu fluturon.
Mësuesja: Miër luli sa është hersi i 4/2.
Luli: 2, mësuese.

Luli dhe kfori

redakto
Luli në cilën etapë të zhvillimit në lojen civilization bëhet zbullimi i diplomacisë, me zbulimin e shkrimit apo me zbulimin e tempujve?
Pasha Zoten mësuese nuk e di saktësisht, vetem e di që kur Kara Bildi ka dashtë me u bo diplomat, në trojet tona kanë dalë n'sheshë triplomatat.
Luli të lutem!
Po mësuese a e ke pa te Kafeneja jonë qysh janë dalë trifti-trifti.
Luli të lutem, ke kujdes si fletë për miq tanë
Jo msuese, po tregona pse francezët kanë gjelin simbol?
Paj...
O mësuese, ata janë konë katunar, prej gjumit i ka qu gjeli. Qashtu u konë deri sa ju kemi qu kumonen e Parisit.
Luli, mbylle
Po, po mësuese kur e ka ni Lenini për kumonen e Parsit u shku n'Moskë i ka shti katunart mi mytë gjelat se demek krej me kumona ka mi qu prej gjumit. Kur ka ni Hitleri, që Lenini e ka lonë gjallë një gjel(at) me emrin Stalin në mes t'pulave, me tenka ka dashtë me ja marr pulat e cuklafta.
U djal shka pe thu, e ku kokan metë kumonat?
Janë dryshkë si bunkerat e xhaxhi Enverit, kanë bo mobila me vibracion.

Luli kërkon benë

redakto
Luli! Me mësuese na trego se ku gjendet shtëpia e BE-së.
Në Kosovë, mësuese. Aty i ki ata që vendosin për BE-në.
Po mirë, e çështë me Brukselin
O mësuese ata që hijin e dalin në Bruksel, janë kuklla t'ngerne me çelsë. Në shtëpi bohet muhabeti, masanej shkon në Kuvend e tek masanjer ja nisin mi dhezë kompjuterat me bo parallogarit.
Po kjo sipas teje Luli është rrugë e gjatë.
Po normal, mësuese. Përqita, për me marr manë ato kukllat, Zoti ja ka futë pordhë në Islandë, ju ka prish fluturimet.
E tashti, Luli?
Paj, deri sa oxhaku i shtëpisë qetë tim, edhe oxhaku i Islandes ka me qitë tim. hahahah
E si t'ja bëjmë Luli.
Po herdo kurdo, plaka e detit e kupton që me Zotin nuk munet me u shty.

Luli dhe parqet natyrore

redakto
Mësuesja: Luli cili shtetë në Ballkan ka më së tepërmi parqe natyrore?
Luli: Po, mësuese, Kosova. Këtë e di secili fëmijë, edhe ata budallt e Sevdijes që i kena kojshi e kanë marr veshë këtë punë.
Mësuesja: Po ç'thua ore Luli?
Luli: Jo që i kemi, parqet më të mira në botë, po në to i kemi shtazët që ecin në dy komë. Ja kina kalu Kopshtit Botanik të Atlantes. Nuk e di shka po fryhen amerikant. Tashti jena tu punu për me ndërtu telat e rrymës e shtyllat e telefonave në "Parkun e Juristëve" - "EULEX", që gjendet në parkun nacional.

Gjynahat e kohës tonë

redakto
Mësuesja: Luli, na numro institucionet kulturore të një shteti!
Luli: Ai mësuese, ato janë institucione të gjynahave!
Mësuesja: Si the "të gjynahave"?
Luli: Po mësuese, sa herë dalin nëpër gazeta e televizora qita t'kulturës, baba veq kesh e thotë "qëre gjynahat", po mendojin që në duar të tyre ka mbetë kultura shqiptare.
Mësuesja: Luli, të lutem ke kujdes, ata janë ajka e kombit.
Luli: Ajka a kajmaki unë nuk e di, vetem shkojin tu e shajt shtetit thotë baba, edhe bohet me ta nervozë që pisket a tish konë Enveri gjallë me ti shti nëpër burgje.
Mësuesja: Po si o Luli duke e shajtë shtetit. Kush, kush nga të kulturës e shau shtetin.
Luli: Shka hamomin mër di gjo une, vetem baba thotë që s'po ju vjenë marre me lypë pare, kur njerzit nuk kanë bukë me mbushë barkun. Jo ky shtet i ndanë miliona për kultur jo ky shtet kështu e na hala nuk jena konsolidu si shtet, kurrnjonit nuk po i bije ndërmend me folë realitetin që ato shtete së pari e kanë rregullu rrjetin social e na nuk kina fare.
Mësuesja: Mirë, mirë ulu Luli.
Luli: Jo, nuk po ulna mësuese, se këta janë më të këqij se politikant e delet e kuvendit. Shkojin e shtyhen me politikan për copen e mishit, nuk shtyhen për kulturën. Tishin shty për kulturen populli i kish ndihmu. Njëra dorë lanë tjetren. Po muta këta e muta ata, nuk është duke u ditë kush është i artit e kush është i politikës, po një gjë po dihet teton hajna.


Luli i madhëzë
faqe
- Luli dhe mësuesit -

1