< 1
faqe
- 2 -

3 >

Imagjinata e kungullit

redakto
Kungulli noton
Noton e noton
Herë në këtë anë
Herë në atë anë
I lodhur e rraskapitur
Por nuk sharron
Me energjin e fundit
Një anije imagjinon
Lundrimin e tij vazhdon
Kullën ndriquese kërkonë
Atje, diku në oqeanë
Lasgushin me mikun e tij
takonë:
Vështroni si shklet sipër valash
e tundet anije më nge
Me krisma e me prush stërkalash,
mbi të shkreptiu një rrufe...
Ti, det, brohori fshehtësire!
Kuptim i potershëm, ti, det
po heshtje: ndaj valës së nxirë
Gjeniu i anijes po flet:
Prej zallit që sot po largohem,
fillova mërgimin e ri
hepohem...anohem...humbohem...
po sulmin s’e ndal kurrsesi.
Përpara, kur shoh gjeratore
dh’ato më gremisin në fund,
mbi kulmin e valës malore
unë heq të shpëtoj, sa me mund.
E morti fatkeq në më çiku,
n’u desh tmerrësisht të fundas,
aspak nuk më thyen rreziku,
po nis e përmbysem me gaz.
Se prapa la vazhdën e ndritur,
që hapa me shpirtin fatos,
fistonin gazmor, ku pat shkitur
valim’ i anijes q’u sos.
Valim i anijes së lehtë
qetohet, ndalohet, mbaron:
gjeniu i anijes përjetë
hepohet...anohet...valon.
E kungulli vazhdon
Me imagjinat së paku
Një busull
Ka dëshirë të krijonë
E kungulli noton
Noton e noton
Prizrenin kërkon

Java katërt

redakto
Java katërt
fillon me ra
E pesta
fillon me u ngrit
Po s'më thu cili
Muj je ti
A ndoshta je
Fund vit.
Në male u ndava
Nga ehoja ime
Në fushë deshti
T'më kapë për fyti
E t'më thotë
Ngushllime
Në oden time.
Po ti o e mjerë
Pyetë njëherë
Dhe do kuptosh
Se secili fëmijë
Në vendin tim
E dinë ligjin
Për shpejtësinë
Ti o jehon
E shpejt si gjithmonë
Por nxitimit
Nga kati tretë
Kurr nuk do ja kalonë
Ky është ligji
Për shpejtësin
Në vendin tim.
Këtu e thotë
Atje del e ninë

O Akil

redakto
O Akil, O Katil
Mos harro je
Gjaku im
Shko ka të shkoshë
Mua s'mund t'ma kaloshë
Për mirë e për keq
Jam Hipi Zhdripi vetë.
Ti në errësirë
Unë në dritë
Ti sjell vdekjen
Unë sjell jeten
Për dashurinë
O Akil, O Katil
A do pite
A do mish
O Akil, O Katil
themra jote
shpirti im
O Akil, O Katil
kur të dush dalim
dyluftim
Tre Akila
Tre Katila
Hipi Zhdripi te shpija.
E rujnë perenia

Gjëgjezë

redakto
Deri sa nuk linda
Terri sundonte jeten
Doja ta shihja paqen
Pakë këtu pakë atje
Boja me gjakë gjallëri
Po doja paqen e kërkuar
Boja qiellin duke ëndërruar
Po doja paqen e kërkuar
Boja livadhet për fëmijtë
Po doja paqen e kërkuar
E gjithë jeta si bojaxhi
Paqen duke lypë për ty.

bgcolor

Çatia

redakto
Punova sa
punova
veten e mundova
lypa e gjeta
kërkëndë se veta
çka dashta bana
për me pru si i
qiri vanova
lyp e gjetë
ashtu si di vetë
do ta sjellë
në vend të vetë.
rradhët vazhdojnë
por jo tash
pakë më vonë.
Nëse vanona
ti prit pakë
nuk vonohem shumë
sa çel e mshel
sytë voja bëhet
pulë
V'nova re
E ti tash thuj
Vini Re!
O Milet, o milet.
Me notu në
Oqean të qetë
Qenka lezet

Dy lule të panaçelne

redakto
Në fushë të bleruar
Pranë lisit të vetmuar
Kuvendojn dy lule
dashurin e tyre për të çelë.
Lule moj, shtat thyera
Pa më thuaj
Shkopi i bariut është
lëmuar, rrëshqetë
Lule moj,shtat drejta
thyer jam prapa
Me bekim të perendive
Si ti do çelë.

Lëdina e kuajve, 2007

Zinxhini

redakto
Ah! zinxhir
Perendie
O mër zinxhin
Budallekie
Ti zin xhin
Vetë nër zinxhir
Kur e ki njetë
Mu bo njeri

Trojanët e paqës

redakto
Disa thonë janë
Viruse
Disa thonë janë
Skërraja
Askush në planet
Kurr nuk i pa
Edhe pse ata
Për paqën e dijen punun
Pa platformë
Sistem në vete
Që funksionon
Në çdo platëformë
Hyjnoren dhe njerzoren
I gjallëron dhe i bashkonë.

Në thob të babës

redakto

Ikim nga historia që të krijojmë histori dhe pikë.

Shikojë përreth
Trojet shqiptare
Nuk e di
Jam pikë uji
Pikë dheu
Apo frymë
E ndejë jamë aty.
Jam dhe shohë e
Kuptojë
Para vete vargmali shqiptar
Me maje mahnitëse bjeshkësh
Burim i lumenjëve të shumtë
Që më rrëmbim pa ujitur
Fusha të munguara
Derdhen në oqean.
Shikojë përreth
Shtazë që kulloten
Në ato male të bekuara
Nxjerrin rrënjët e barit
Hanë lulet e paçelura
Në sipërfaqe lënë
Bërllogun e papërpunueshem
Nga natyra shqiptare
Varfërojnë bukurin e maleve
Deri në pakuptim
Sa e pyes veten
Është ky vendi im.
E natyra shqiptare
Punon, krijon
Maje të reja
Më të mprehta
Të pa kapshme
Për shtazët
Shtazët kulloten
Rreth por largë
Majës së Skënderbeut
Largë majës së Ademit
E shpresa mbetët
Që pikat e ujit
Të mbledhura në re
Rreth këtyre majeve
Të bien në tokë
Si dhurat e Zotit
Për bujkun
Me atë pakë fushë
Të shkretuar nga
Vërshimi i lumenjëve.

Shpija e madhe

redakto
Bota është e vogël
Për dashni
Kjo BE-ja jonë
Si një shpijë
Pa çati
Si një shpijë
Pa drejtësi
Ëndërron një
Çati.
E kur edhë
Koha e traut
Shqiptar
Hipi tha,
Prit bre burrë
Se nuk e lo vëllan
Përderi sa ai nuk
Më lenë mu
Po duhet mi
Kallxu me qfarë
Gruje u martu.
E kur ta dinë
Fëmijt e tij
Të jenë të lirë
Vijen familjare
Mi zgjedhë.

Dita e notimit

redakto
Dhe Plaka e oqeanit
Në bregë ja mori gjithë
Energjin e njohur
Për njeriun
I mblodhi gjymtyrët
Ashtu duke rrjedhë gjakë
E kapi një në duar, dhe bërtiti
Jam humane
E hudhi në valen e oqeanit
Shtazët filluan të duartrokasin
Gjerë në kupën e qiellit,
Disa nga to përësriten veprimi e saj
Me hukamen e t'Madhit Zot
Koka filloj të mbledhë
Gjymtyrët e shpërndara
Që i linte pas vetës vala e trazuar.
I shtrëngonte me dhëmbë
Skajet e gjymtyrëve
Për ti lidhur ndërmjet veti
Rreth shpirtit të perendive pezull në hapsirë.
Djalli e dreçi shikonin
Kjo është kafsha thonin
Kafshat e madhe për ju
zëri i Zotit ushtonte.

< 1
faqe
- 2 -

3 >