Libri i namazit/Të kujtuarit e vdekjes
Të kujtuarit e vdekjes
redaktoMësimi më i mirë është ta kujtosh vdekjen shpesh. Për çdo besimtar islam, është sunnet ta kujtojë shumë vdekjen. Të kujtosh shpesh vdekjen është shkak t'iu nënshtrohesh urdhrave dhe të ruhesh nga gjynahet. Zvogëlohet guximi dhe dëshira për të bërë vepra të ndaluara. Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem) thotë:"Kujargëtimeve".
Shpresa e gjatë, është të dëshirosh të jetosh shumë. Të dëshirosh të jetosh shumë për të bërë ibadet, për t'i shërbyer fesë, nuk është shpresë e gjatë. Ata që shpresojnë gjatë, ibadetet nuk mund t'i bëjnë në kohë; e harrojnë Perëndinë. Zemrat u bëhen të ngurta dhe nuk kujtojnë vdekjen. Nuk marrin mësim nga ligjëratat dhe këshillat.
Atij që shpreson të jetojë gjatë, i shkon jeta gjithnjë duke shpresuar se do të arrijë pasuri dhe pozita në dynja. Ahiretin e harron dhe mendon vetëm për kënaqësitë e veta materjale.
Në hadithi sherif është thënë:
"Para se të vdisni, vdisni. Para se t'i nënshtroheni dhënies së llogarisë, bëni vetë llogarinë!".
"Ai që ditën e natën e kujton vdekjen, ditën e Kiametit do të jetë pranë shehidëve"
Shkaqet e shpresës së gjatë janë të jepesh pas epsheve të dynjasë, të harrosh vdekjen dhe të mashtrohesh nga shëndeti dhe rinia jote. Për të shpëtuar nga sëmundja e shpresës së jetës së gjatë, duhen evituar këto shkaqe. Duhet menduar se vdekja do të mund të vij në çdo çast. Duhen mësuar dobitë e kujtimit të vdekjes dhe dëmet e të shpresuarit të gjatë. Në hadith është thënë:
"Kujtojeni shpesh vdekjen. Të kujtuarit e saj e ruan njeriun nga gjynahet dhe bëhet shkak për ta larguar nga ato gjëra që në ahiret janë të dëmshme".
Ç'është vdekja
Vdekje nuk do të thotë të zhdukesh. Vdekja domethënë përfundim i lidhjeve që ka shpirti me trupin. Domethënë ndarja e shpirtit nga trupi. Vdekja, është kalimi i njeriut nga një gjëndje në një gjëndje tjetër. Është sikur të shpërngulesh nga një shtëpi. Hazreti Umer bin Abdulazizi ka thënë: "Ju jeni krijuar vetëm për pafundësi e për amshim. Por vetëm se shpërnguleni nga një shtëpi në një tjetër "Vdekja është nimet (dhuratë dhe mirësi) për njeriun. Për mëkatarët shkatërrim. Njeriu nuk e do vdekjen. Mirëpo, vdekja është më e mirë se intrigat e tij. Njeriu e do jetën por vdekja për të është më e mirë. Bestimtari i mirë me veprat e tij shpëton nga lodhja dhe mundimet e jetës së vdekjes. Me vdekjen e zullumqarit rehatohen engjëjt dhe njerëzit.
Ndarja e shpirtit nga trupi i besimtarit, është si lirimi i robit nga robëria. Pasi të vdesë besimtari, nuk dëshiron të vijë prapë në këtë dynja. Vetëm shehidët dëshirojnë të vijnë në këtë dynja dhe të bëhet edhe një herë shehid (dëshmor).Vdekja për çdo mysliman është dhuratë. Besimin e një njeriu e ruan vetëm varri. Ndërsa jeta në varr është sikur të gjendesh në kopshtet e Xhennetit, ose në greminat e Xhehennemit.
Vdekja është realitet (borxh)
A është e mundur të shpëtosh nga vdekja? Natyrisht që jo. Askush nuk e ka në dorë mundësinë, të jetojë as edhe një sekondë më tepër. Atij që i vjen exheli (caktimi i vdekjes nga Zoti), vdes. Ky është një çast sa t'i hapësh e t'i mbyllësh sytë. për këtë gjë në Kur'an është thënë:"Kur vjen exheli, atë nuk mund ta shtyni as para as prapa"
All-llahut Te’álá kudo që ta ketë përcaktuar vdekjen e dikujt, ai person lë pasurinë, fëmijët dhe vdes atje.
All-llahu e di se sa frymë nxjerrim e marrim në ditë. Nuk ka gjë që ai të mos e dijë. Besojmë edhe nëse jeta jonë ka kaluar me ibadet, fundi bëhet me lumturi. All-llahu Te’álá i ka urdhëruar Azrailit: "Shpirtin e miqve të mi merre me lehtësi, shpirtin e armiqëve të mi merre me vështirësi". Sa sihariq i madh është për besimtarët,kurse për ata që janë të privuar(mangut) nga imani ç'fatkeqësi e madhe është!