Libri i namazit/Të besosh pejgamberët

Të besosh pejgamberëtRedakto

Ue rusulihi: Domethënë, i besova të dërguarve të All-llahut(xheleshanuhu). Pejgamberët janë zgjedhur për të treguar rrugën e drejtë të All-llahut xheleshanuhu. Të gjithë pejgamberët gjithnjë kanë predikuar të njëjtin besim.Besimin në një Zot të vetëm. Duhet besuar se pejgamberët kanë pasur shtatë cilësi(sifate):

1. Ismet: Të pagabuar. Nuk kanë bërë gjynahe. Pejgamberët nuk kanë bërë kurrfarë mëkat të madh a të vogël, që më pas në ndonjë sheriat të jetë e ndaluar.

2. Emânet: Pejgamberët në çdo pikëpamje kanë qenë të besueshëm. Kurrë nuk e kanë tradhtuar besimin.

3. Sidk: Pejgamberët kanë qenë njerëz të drejtë në fjalët e tyre, në punët e tyre dhe në çdo veprim të tyre. Gjithnjë kanë thënë të vërtetën.

4. Fetanet: Pejgamberët kanë qenë shumë të zgjuar dhe intelegjentë. Nuk kanë ardhur pejgamberë nga njerëzit me të meta, të verbër apo të shurdhër dhe nuk ka ardhur ndonjë pejgamber femër.

5. Teblig: Pejgamberët u kanë transmetuar dhe shpjeguar saktësisht dhe në tërësi njerëzve shpalljen e All-llahut Te’álá. Asnjë nga urdhrat dhe ndalesat që kanë shpjeguar ata nuk janë mendime të tyre personale. Të gjitha gjërat me të cilat janë urdhëruar ua kanë bërë të ditur besimtarëve .

6. Adalet: Pejgamberët nuk bënin dëme e padrejtësi. Për hatër të askujt nuk i shmangeshin drejtësisë.

7. Emnu-l-azël: Nuk ndahen nga pejgamberllëku. Në dynja e në Ahiret gjithnjë janë pejgamberë.

Pejgamberët që kanë sjellë fe të re dhe sheriat të ri, quhen Resul. Pejgamberët që nuk sjellin sheriat të ri dhe që njerëzit i thërrasin në fenë e mëparshme, quhen Nebi. Është detyrë e çdo myslimani ti besojë pejgamberëve, pabërë kurrfarë dallimi mes tyre, t’u besosh se të gjithë ata janë të zgjedhur nga All-llahu dhe fjalëdrejtë. Ai që nuk beson qoftë edhe vetëm njërin prej atyre, nuk ka besuar asnjërin prej tyre.

Pejgamberllëku nuk arrihet me të punuar, me ibadete të shumta, me uri dhe me vuajtje. Ai arrihet vetëm me mirësi dhe me zgjedhjen nga ana e All-llahut xheleshanuhu. Nga njëqind e njëzet e katër mijë pejgamberët ka pasur shumë të njohur. Treqind e trembëdhjetë prej këtyre kanë qenë Resul. Në mesin e tyre, gjashtë janë edhe më të ngriturit. Këtyre pejgamberëve u thonë Ulu-l-azm; e këta janë:H.Ademi, Nuhi, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhammedi alejhimusselam. Tridhjetë e tre emra të pejgamberëve të njohur janë: Adem, Idris, Shit, Nuh, Hud, Salih, Ibrahim, Lut, Ismail, Is-hak, Jakub, Jusuf, Ejjub, Shuajb, Musa, Harun, Hidër, Jusha bin Nun, Iljas, Eljesa, Dhulkifli, Shem’un, Ismail, Junus bin Meta, Davud, Sulejman, Llukman, Zekerija, Jahja, Uzeir, Isa bin Merjem, Dhulkarnejn dhe Muhammed (salall-llahu alejhi ve selem).

Prej këtyre vetëm njëzetetetë u janë përmendur emrat në Kur’an. Për Dhulkarnejnin, Llukmanin, Uzeirin dhe Hadërin ka dyshim nëse kanë qenë pejgamberë apo jo.

Pejgamberi ynë Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem) Profet i fundit

Është Resul i All-llahut dhe është më i dashuri i Tij. Është pejgamberi më i dalluar dhe i fundit prej zinxhirit të pejgamberëve. Babai i tij ka qenë Abdullahu. U lind me 20 prill 571 miladi(pas Isait), natën e ditës së hënë, më 12 Rebbiu-l-evvel,në të gdhirë, në Meke(Mekke). Babai i kishte vdekur para se të lindte. Kur ishte gjashtë vjeç, i vdiq e ëma dhe kur ishte tetë vjeç, i vdiq gjyshi. Më pas u rrit pranë xhaxhait të tij, Ebu Talibit. Kur ishte 25 vjeç, u martua me Hatixhen radi-allahu anh. Nga kjo martesë pati katër vajza e dy djem. Per shkak të emrit të të birit e kanë quajtur Ebu Kasem. Kur arriti moshën dyzet vjeç njerëzve dhe xhindëve iu kumtua se ai ishte zgjedhur Pejgamber. Pas tre vjetësh nisi të thërriste në besim bashkëqytetarët e tij. Në moshën pesëdhjetekatër vjeçare një natë është dërguar nga Meka në Kudus (Jerusalemi i sotëm) dhe prej atje në qiej. Ky udhëtim i tij quhet Miraxh. Në Miraxh ai ka parë Xhennetin, Xhehennemin dhe All-llahun Te’álá (pas një perdeje). Pesë kohët e namazit atë natë u bënë farz. Sipas historianëve, në vitin 662, me urdhrin e All-llahut xheleshanuhu, nga Meka është shpërngulur në Medinë. Shpërngulja e tij quhet Hixhret. Ditën kur arriti në fshatin Kuba, afër Medinës, që përputhet me ditën e hënë, 8 Rebiu-l-evvel, (sipas llogarisë evropiane me 20 shtator), fillon numërimi i kalendarit Hixhri shemsi për myslimanët. Viti Hixhri hënor i myslimanëve fillon në muajin Muharrem të atij viti. Sjellja e hënës dymbëdhjetë hërë rreth tokës përbën një vit hënor(kameri). Në vitin 11 Hixhri (632 m.) ditën e hënë, më 12 të muajit Rebbiu-l-evvel, para drekës, Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem) ka ndërruar jetë dhe është varrosur në dhomën ku kishte vdekur. Kur vdiq, sipas vitit hënor ishte 63 vjeç, kurse sipas vitit diellor 61 vjeç.

Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), ka qenë i bardhë, i bukur dhe më hijshmi i njerëzve. Bukurinë e tij nuk ia shfaqte çdokujt. Jeta e kujtdo që e ka parë qoftë vetëm një herë bukurinë e tij, madje qoftë edhe në ëndërr, kalon në kënaqësi dhe lumturi. Ai nga çdo pikëpamje është mbi çdo njeri, që ka jetuar e do të jetojë në çdo kohë, e në çdo vend të botës. Ishte më i mençuri, më i dituri dhe më i sjellshmi dhe i edukuari i të gjithë njerëzve.

Në moshën e rinisë bashkë me tregtarët e qytetit ka vajtur në viset e Shamit(Damaskut). Rrugën e kthimit e kanë bërë nga Basra. Më pas nuk ka shkuar asnjëherë në asnjë vend tjetër. Ka qenë il-leter(që nuk dinte shkrim e lexim) dhe nuk ka bërë shkollë fare. Nga askush nuk ka marrë mësim, por dinte gjithçka. All-llahu(xheleshanuhu) me ndërmjetësinë e engjëllit Xhebrail alejhisselam i mësonte e i tregonte çdogjë që donte dhe çdogjë që ai nuk dinte. Zemra e tij e bekuar shpërndante dritë si dielli. Rrezet dhe drita e dijes që përhapi ai, shpërndaheshin si valët e radios, në tokë e në qiej. Fuqia e përhapjes sa vjen e shtohet nga dita në ditë. Për të thithur dritat e tij duhet zemër e pastër që i beson atij, që e do dhe që shkon rrugës që ka ndjekur ai . Njeriu që ka zemër të këtillë i merr këto valë dhe i zgjeron e i përhap përreth. Njerëzit e këtillë të mëdhenj quhen Veli.

Përmes engjëllit Xhebrail alejhisselam, All-llahu xheleshanuhu, Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), i ka dërguar Kur’anin. Njerëzve u ka urdhëruar gjërat që janë të nevojshme e të dobishme në dynja e Ahiret. Të dëmshmet i ka ndaluar. Përmledhjes së këtyre urdhëresave dhe ndalesave u thuhet fe Islame ose Islamizëm.

Çdo fjalë e Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), është e drejtë, e vlefshme, e dobishme dhe quhet hadith-i sherif. Ai që beson se vërtet është kështu, quhet Mu’min (besimtar) ose Mysliman. Ai që një fjalë të Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem) nuk e beson, nuk e pëlqen, quhet jobesimtar. All-llahu e do besimtarin dhe n.q.s. ka mëkatuar nuk e lë në Xhehennem përgjithmonë. Ose në Xhehennem nuk e fut fare, ose nëse e fut për shkak të fajit që ka bërë, pastaj do ta nxjerrë nga Xhehennemi. Kurse qafiri nuk mund të hyjë në Xhennet. Shkon drejt në Xhehennem dhe prej atje nuk del më kurrë.

Ta besosh atë, ta duash atë, është fillim i të gjitha lumturive, qetësive, të mirave. Ndërsa të mos e besosh atë se është pejgamber, është fillim i të gjitha tragjedive, mundimeve, fatkeqsive, të këqijave.

Dija, intelegjenca, të kuptuarit, mirësia, mendja, mençuria, bujaria, modestia, butësia, fisnikëria, durimi, angazhimi, patriotizmi, besnikëria, drejtësia, trimëria, guximi, elokuenca, oratoria, zgjuarsia, bukuria, devotshmëria, dlirësia, zemërgjerësia, mëshira, turpi, e ibadeti i Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), kanë qenë më të larta se të të gjithë pejgamberëve. I falte gjithmonë dëmet që i bënin miku e armiku. Askujt nuk i kundërvihej. Në luftën e Uhudit, kur armiqtë ia përgjakën faqen e tij të bekuar dhe i thyen dhëmbë, për ata që i bënë këtë, profeti qe lutur: “O All-llah fali këta! Falua veprimet e tyre injorante!”

Vetitë e bukura të Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), janë të shumta. Çdo mysliman duhet t’i mësojë këto dhe të edukohet me to. Kështu i mundësohet që në dynja e në Ahiret të shpëtojë nga tragjeditë, mundimet dhe të arrijë ndërmjetësimin e Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem). Sepse në hadith Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: “Pajisuni me moral të All-llahut Te’álá”