Të Besosh LibratRedakto

Ue kutubihi: Domethënë, i besova librat që ka zbritur(shpallur) All-llahut Te’álá. All-llahu(xheleshanuhu) këta libra ua ka zbritur disa pejgamberëve, duke ua përcjellur nëpërmjet Xhebrailit alejhisselam, domethënë duke ua lexuar. Ndërsa disave, të shkruar në Levha dhe disave duke ua bërë të dëgjuar pa ndëmjetësimin e engjëjllit. Të gjitha (librat) janë fjalë e All-llahut xheleshanuhu. Janë të përhershëm dhe të gjithmonshëm. Nuk janë krijime dhe janë të gjithë të vërtetë. Nga librat hyjnorë që na janë kumtuar, janë 104. Nga këta dhjetë fletë i kanë zbritur Ademit alejhisselam, pesëdhjetë fletë Shitit alejhisselam, tridhjetë fletë Idrisit alejhisselam, dhjetë fletë Ibrahimit alejhisselam, Teurati Musait alejhisselam, Zeburi Davudit alejhisselam, Ungjilli Isait alejhisselam, Kur’ani Kerimi Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem).

All-llahu(xheleshanuhu) nga Ademi alejhisselam që është njeriu dhe pejgamberi i parë, e deri te pejgamberi i fundit, Muhammdi (salall-llahu alejhi ve selem), nëpërmjet shumë pejgamberëve ka dërguar libra në mënyrë që njerëzit në këtë botë të jetojnë në qetësi dhe në ahiret të arrijnë lumturinë e amshueshme. Në këta libra janë shpjeguar bazat e imanit dhe të ibadetit dhe u janë dhënë njohuri që nevojiteshin për çdo punë.

Nga këta, Kur’ani është libri i fundit hyjnor. Pas dërgimit të Kur’anit, të gjithë librat e mëparshëm janë shfuqizuar dhe nuk janë më të fuqishëm(vlefshëm). Kur’anin Kerim, Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), ia ka sjellë (zbritur) Xhebraili alejhisselam gjatë njëzet e tre vjetëve. Kur’ani Kerim ka 114 sure, 6236 ajete.Që kur ka zbritur, nuk ka pësuar kurrfarë ndryshimi, dhe as tani e tutje nuk do të pësojë ndonjë ndryshim. Kur’ani është fjalë e All-llahut (xheleshanuhu) dhe Ai është betuar se do ta ruaj të pa ndryshuar deri në Kiamet. Një libër i tillë nuk është e mundur të krijohet nga njeriu. Madje nuk është e mundur të krijohet qoftë edhe një ajet i vetëm i tij.

Pas ndërrimit jetë të pejgamberit tonë (salall-llahu alejhi ve selem), ajetet e Kur’anit i mblodhi hazreti Ebu Bekri radi-allahu anh, i cili ka qenë dhe kalifi i parë. Kështu ata fletë të përmbledhura u quajtën Mus-haf dhe morën formën e tanishme që në atë kohë. Të gjithë Es-habi kiramët, kanë pohuar njëzëri se ai (Kur’ani) është fjalë e All-llahut (xheleshanuhu). Kalifi i dytë Uthmani ka urdhëruar të shkruhen edhe gjashtë kopje të tjera të këtij Mus-hafi, dhe ato i ka dërguar në vende të ndryshme.

Kur’ani duhet lexuar në origjinalin e tij, në arabisht. Ato libra që janë shkruar me gërma të tjera, nuk u thuhet Kur’an. Kur tëÊlexohet Kur’an duhet tëÊkihet parasysh:

a) Kur ta marrësh në dorë Kur’anin, duhet të jesh me abdest, duhet të drejtohesh nga kibla dhe duhet të lexosh me kujdes.

b) Duhet të lexosh me bindje e përulje të madhe.

c) Duhet të lexosh duke shikuar në Mus-haf dhe duke i kushtuar vëmendje çdo gërme dhe ajeti.

d) Duhet të lexosh sipas rregullave të texhvidit (shkenca që na mëson se si lexohet Kur’ani).

e) Atë që lexon, duhet ta mendosh se është fjalë e All-llahut (xheleshanuhu).

f) Duhet t’u bindesh urdhrave dhe ndalesave të Kur’anit.