Libri i namazit/Të besosh ahiretin

Të besosh ahiretinRedakto

Uel jeumil ahiri: Domethënë e besova ditën e Ahiretit-Ditën e Gjykimit. Fillimi i kësaj kohe është dita e vdekjes së njeriut dhe zgjat deri në Ringjallje. Kur do të ndodhë Kiameti, nuk është njoftuar. Por, pejgamberi ynë i ka bërë të ditur shumë shenja të tij si: “Do të vijë hazreti Mehdiu. Do të zbresë nga qielli Isai alejhisselam, në Damask; Do të dalë Dexhalli; Disa që quhen Je’xhuxh Me’xhuxh çdo vend do ta ngatërrojnë; Dielli do të lindë në perendim; Do të bëhen tërmete të mëdha. Do të harrohen njohuritë fetare. Do të lëshohet rruga e All-llahut xheleshanuhu, e do të shtohen të këqijat. Kudo do punohet me mëkate. Nga Jemeni do të shpërthejë zjarr. Qiejt dhe kodrat do të copëtohen. Dielli, Hëna do të errësohen...”.

Në varr njerëzit do të merren në pyetje. Që t’u përgjigjemi në varr melaqeve Munker dhe Nekir, duhen mësuar përmendësh po duhet t’ua mësojmë edhe fëmijëve këto gjëra: Krijuesi im është All-llahu Te’álá, Pejgamberi im Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), feja ime feja islame, libri im Kur’ani Kerimi, kibla ime Qabeja, medhhebi im në i’tikad Ehli sunneti vel xhemaat, medhhebi im në të vepruar medhhebi Imam Adham Ebu Hanife. Ditën e Kiametit do të ngjallen të vdekurit. Do të tubohen në vendin e quajtur Mahsher. Fletoret (regjistrat) e veprave, të mirëve do t’u jepen nga ana e djathtë, të këqijve nga prapa ose nga ana e majtë. Çdo gjynah, përveç shirkut e kufrit, All-llahu (xheleshanuhu) po të dojë e falë,e nëse jo edhe për një gjynah të vogël do të dënojë.

Për t’i peshuar punët është Mizani (peshorja). Me urdhër të All-llahut xheleshanuhu, mbi Xhehennem vihet Ura e Siratit. Për Muhammed Mustafanë është hauz (pishina) e veçantë Keuther.

Ndërmjetësimi është i vërtetë. Për t’i falur gjynahet e vogla e të mëdha të besimtarëve të vdekur pa pendim, me leje të All-llahut xheleshanuhu do të ndërmjetësojnë pejgamberët, evlijatë, dijetarët,engjëjt, shehidët(dëshmorët) dhe do të pranohen.

Xhenneti dhe Xhehennemi ekzistojnë edhe tani. Xhenneti është shtatë kat mbi qiejt. Xhehennemi është poshtë çdo gjëje. Xhenneti ka tetë dyer. Nga çdo derë hyhet në një Xhennet. Xhehennemi është shtatë shtresash. Nga shtresa e parë drejt së shtatës dënimet ashpërsohen.