Libri i namazit/Të besosh All-Llahun e madhëruar
Të besosh All-llahun e Madhëruar
redaktoAmentu bil-lahi, do të thotë, kam besuar ekzistencën dhe njësinë e All-llahut Te’álá. Këtë e pranoj me zemrën time dhe e vërtetoj me gjuhën time. All-llahu (xheleshanuhu) ekziston dhe është Një. Për fjalën “një” në fjalor ka dy domethënie: e para, nga pikëpamja e numrit, është numri i parë me të cilin fillohet numërimi; e dyta, nga pikëpamja se s'ka shok dhe të ngjajshëm, është Një. All-llahu (xheleshanuhu) jo nga pikëpamja e numrit, por nga pikëpamja se s'ka shok dhe të ngjajshëm, është Një i vetëm. Në personalitetin , në qenien dhe në atributin e Tij, në asnjë mënyrë Ai nuk ka shok. Ashtu sikur asnjë nga të gjitha krijesat nuk i përngjajnë nga fizionomia dhe as nga cilësitë e fizionomisë dhe atributeve krijuesit të tyre, edhe personaliteti dhe atributet e krijuesit nuk i gjajnë as në fizionomi e as në atribute krijesave.
Krijuesi i çdo organi të të gjitha qenieve (krijesave), i cili nga mosekzistenca i ka bërë të ekzistueshme, është vetëm All-llahu Te’álá. Të vërtetën e qenies së All-llahut xheleshanuhu, nuk mund ta dijë askush. Është i pastër dhe larg nga të menduarit e të imagjinuarit e Tij. Nuk lejohet të mendohet e të imagjinohet qenia e Tij. Vetëm emrat dhe cilësitë e Tij, të shpjeguara në Kur’an duhet të mësohen përmendsh dhe me to e përmes tyre, duhet të dëshmohet dhe të njihet. Të gjithë emrat dhe cilësitë e Tij janë të përhershëm. Qenia e Tij nuk qëndron në asnjë vend dhe poashtu nuk i nënshtrohet ligjit të gjashtë drejtimeve të njohura. Domethënë, nuk është përpara, prapa, djathtas, majtas, sipër, poshtë. Për Të mund të thuhet vetëm se është i pranishëm dhe mbikëqyrës në çdo vend.
Cilësitë e All-llahut Te’álá janë katërmbëdhjetë. Gjashtë prej tyre quhen Sifati dhatije dhe tetë të tjerat Sifati thubutije. Është shumë e nevojshme që të dihet dhe të mësohet përmendsh domethënia e këtyre cilësive.