Libri i namazit/Të besosh ëngjëjt (melaiqet)

Të Besosh Ëngjëjt (Melaiket)

redakto

Ue melaiketihi: Domethënë i besova meleqtë e All-llahut(xheleshanuhu) sepse janë krijesa të Tij, që nuk duken. Të gjithë i binden urdhrave të All-llahut Te’álá. Nuk bëjnë gjynahe, nuk kanë gjini e nuk çiftëzohen. Janë gjallesa por nuk hanë, nuk pinë e nuk flenë. Janë trupa të ndritshëm dhe janë krijesa intelegjente. Nga engjëjt, katër prej tyre janë më të mëdhenjë:

1- Xhebraili alejhisselam: ka për detyrë që t’u sjellë pejgamberëve shpalljen(vahij), të kumtojë urdhrat dhe ndalesat nga All-llahu.

2- Israfili alejhisselam: ka për detyrë të fryjë ditën e Kiametit mjetin e quajtur “Sur”. Çdo gjallesë që e dëgjon tingullin e fryrjes së parë do të vdesë(për veç All-llahut), me fryerjen e dytë do të ngjallen të gjitha përsëri.

3- Mikaili alejhisselam: ka për detyrë të dërgojë rrëskun - furnizimin, bollëkun, mangësinë e të vërë në lëvizje çdo materie.

4- Azraili alejhisselam: ka për detyrë t’u marrë shpirtin njerëzve.

Pas këtyre ka katër grupe engjëjsh .Engjëjt që quhen Hamele-i arsh janë katër. Engjëjt që janë në prani të All-llahut(xheleshanuhu) quhen Mukarr-rrebin. Engjëjt e mëdhenj për ndëshkime quhen Kerubijan, dhe ato për mëshirë Ruhanijan. Më i madhi i engjëjve të Xhennetit quhet Ridvan, kurse më i madhi i engjëjve të Xhehennemit quhet Mâlik. Engjëjt e tjerë të Xhehennemit quhen Zebani. Krijesat më të shumta në numër janë engjëjt. Në qiej nuk ka asnjë vend bosh ku enjgjëjt të mos bëjnë ibadet.