Ballina






Kitâb-us-Salât
LIBRI NAMAZIT


Përgatiti:
Hasan Yavash

Përshtati në Shqip:
A.Gjinishi


Informata mbi botuesin
Hakîkat Kitâbevi
Darüşşefeka Cad. 57 P.K.: 35 34262
Tel: 90.212.523 4556 – 532 5843
Fax: 90.212.525 5979
http://www.hakikatkitabevi.com
e-mail: bilgi@hakikatkitabevi.com
Fatih-ISTANBUL/TURKEY
2000


Baskı: İhlâs Gazetecilik A.Ş.
Istanbul Tel: (+90) 212 454 30 00

WikiBooks verzionin redaktoi
Puntori









Parathënie

redakto

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

PARATHËNIE

Lavdi i qoftë All-llahu Te’álá. Salavatet dhe selami qofshin për Muhammedin (salall-llahu alejhi ve selem), që All-llahu e ka zgjedhur dhe që është më i dashuri i robëve të Tij. Lutjet qofshin për çdonjërin nga Elhi bejti i pejgamberit, për Es-habi Kiramin e drejtë “ridvanull-llahi teala alejhim exhmein”.

Që të arrish në dynja lumturinë, duhet të jesh mysliman. Dhe të jesh mysliman nuk ka nevojë për kurrfarë formaliteti, si p.sh., të shkosh tek imami a myftiu për konfirmim. Së pari duhet besuar me zemër dhe pastaj duhen mësuar dhe duhen zbatuar urdhrat dhe ndalesat e Islamit.

Për të besuar duhet shqiptuar Kelime-i shahadeti(fjala e dëshmisë)dhe duhet ditur domethënia e tij. Dhe të besosh sipas kësaj fjale,duhet ti besosh ashtu siç e shpjegojnë dijetarët e Ehli sunnetit në librat që ata kanë shkruar. Besimtarët që u mbështeten librave të vërtetë fetarë që kanë shkruar dijetarët e Ehli sunnetit ,do t’u jepen sevape (shpërblime) të shumta. Çdonjërit nga alimët (dijetarët) e katër medhhebeve u thuhet alim-i Ehli sunnet. Kushtet e imanit (besimit) janë shpjeguar gjerësisht në librin Besimi dhe Islami. J'ua rekomandojmë ta lexoni këtë libër.

Pas besimit, urdhri më i rëndësishëm është namazi. Falja e pesë kohëve të namazit është Farzi ajn (detyrim i domosdoshëm) për çdo mysliman. Të mos i falësh ato është gjynah (mëkat) i madh. Për ta falur namazin drejt dhe saktë, së pari duhet të merren njohuri për namazin. E shohim të dobishme që në këtë libër, njohuritë e namazit të kumtuara në fenë tonë,t’i shpjegojmë shkurt dhe me hollësi. Këto njohuri të namazit i kemi përgatitur në mbështetje të librave të shumë dijetarëve islam, dhe çdo mysliman duhet t’i mësojë dhe t’ua mësojë edhe fëmijëve të tij.

Që të falet drejt namazi, duhet të mësohen përmendsh suret(kaptinat e Kuranit) dhe duatë(lutjet) që do të këndohen në namaz. Nëse nuk është e mundur të mësojë më tepër, duatë dhe suret që janë të mjaftueshme sa për të falur namaz, duhet t’i mësojë secili nga ndonjë hoxhë ose shok që di t’i lexojë këto mirë e që i shqipton saktë.

Për ta lexuar drejt Kur’anin, duhen ndjekur kurse të Kur’anit. Duhet ta mësojmë patjetër leximin e drejtë të Kur’anit dhe atë duhet t’ia mësojmë edhe fëmijëve.

Shkrimi i Kur’anit me shkronja të alfabetit latin nuk është i saktë. Për këtë arsye duhet lexuar origjinalin në arabisht. Leximi i tij është shumë i lehtë. Pejgamberi ynë në një hadith sherif ka thënë: “Ato që fëmijëve të tyre ua mësojnë Kur’anin, ose që ia dërgojnë hoxhës për të mësuar Kur’anin, për çdo germë të mësuar të Kur’anit, u jepet dhjetëfishi i sevapeve që fitohet për një vizitë në Qaben e madhërueshme. Dhe Ditën e gjykimit në kokë u vihet kurora mbretërore. Të gjithë njerëzit i shohin dhe i lakmojnë”.

All-llahu Te'álá të gjithë ne na bëftë nga ata rob të Tij, të cilët pasi të kenë besuar, do të mësojnë dhe do ta falin drejt namazin dhe do të bëjnë punë të hajrit. Amin!

Hasan Yavash

       Miladi                        Hixhri shemsi                Hixhri kameri
        2000                                 1378                              1421

Pasqyra e lëndës

redakto
  • Namazi është urdhër i madh

Pjesa e parë

redakto
  • Besimi dhe falja
  • Besimi i drejtë,i plotë,i përsosur
  • Bindja (i'tikadi)
  • Karakteristikat e besimtarit në i'tikad të ehli sunnetit
  • Kushtet e imanit
  • Kushti i parë: të besosh All-llahu Te’âlâ
  • Sifati dhatije, Cilësitë e ekzistencës,esenciale të Allahut(xheleshanuhu)
  • Sifati thubuttije,Cilësitë e qëndrueshme e të përkohshme të Allahut(xheleshanuhu)
  • Kushti i dytë të besosh ëngjëjt, melaiqet
  • Kushti i tretë të besosh libra
  • Kushti i katërt të besosh pejgamberët
  • Pejgamberi ynë Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem).Profeti i fundit
  • Es-habi kiramët , Shokët e ndershëm të Profetit
  • Imamët e katër medhhebeve dhe dijetarët e tjerë
  • Kushti i pestë të besosh Ahiretin
  • Kushti i gjashtë të besosh Kaderin

Pjesa e dytë

redakto
  • Adhurimet tona dhe Falja
  • Kujt i thuhet mukel-lef,i obliguar?
  • Dispozitat islame (ahkam - i islâmijje)
  • Armiqtë e islamit
  • Kushtet e islamit

Pjesa a tretë

redakto
  • Falja e namazit
  • Për kë është farz namazi ?

Pjesa e katërt

redakto
  • Llojet e namazeve
  • Pesë kohët e namazit
  • Farzet e namazit
  • Kushtet e brendshme të namazit
  • Kushtet e namazit
  • Farzet e abdestit
  • Si merret abdesti?
  • Sunnetet e abdestit
  • Veprimet e mira gjatë abdestit
  • Gjëra që janë të ndalura të kryhen kur merr abdest
  • Gjërat të cilave u duhet kushtuar kujdes kur merret abdest
  • Gjërat që e prishin abdestin
  • Gjërat që nuk e prishin abdestin
  • Lehtësimi për abdest (mes-hi mbi meste dhe plagë)
  • Mes-hi mbi meste
  • Mes-hi mbi plagë dhe mbi fasho
  • Gusli (abdesti trupor),larja e të gjithë trupit
  • Si merret gusli
  • Farzet e gusulit
  • Sunnetet e guslit
  • Rastet e hajzit dhe nisafit të grave
  • Tejemumi
  • Farzet e tejemumit
  • Sunetet e tejemumit
  • Në tejemum duhet të kihet kujdes për këto gjëra
  • Si merret tejemumi?
  • Gjërat që e prishin tejemumin
  • Dobitë e abdestit, gusulit dhe tejemumit
  • Pastrimi (tahareti) nga të papastërtitë
  • Të afërm nga gjaku
  • Të afërmit nga qumështi
  • Të afërmit nga martesa
  • Kthyerja nga kibla
  • Kohët e namazit
  • Ezani dhe ikameti
  • Nijeti
  • Pjesët përbërse të namazit (ruknet e namazit)
  • Si falet namazi
  • Namazi i gruas që falet vetëm
  • Vaxhibet e namazit
  • Sunnetet e namazit
  • Mustehabet e namazit
  • Mekruhet e namazit
  • Gjërat që janë mekruh jashtë namazit
  • Gjërat që e prishin namazin
  • Gjërat që janë mubah për të prishur çdo namaz
  • Gjërat që janë farz për të prishur çdo namaz
  • Namazet me xhemat
  • Kushtet e imamllëkut,drejtuesit të faljes
  • Kushtet për atë që falet me imam
  • Pesë gjërat që nuk i bën as xhemati, nëse imami nuk i bën
  • Nëse këto katër gjëra i bën imami, xhemati nuk i bën
  • Nëse këto dhjetë gjëra nuk i bën imami, xhemati i bën
  • Tekbiri fillestar
  • Namazi i xhumasë
  • Farzet e namazit të xhumasë
  • Kushtet e namazit të xhumasë të quajtur vuxhub janë nëntë
  • Si falet namazi i xhumasë
  • Sunnetet dhe të mirat e ditës së xhuma
  • Namazet e bajramit
  • Si falet namazi i bajramit
  • Teshrik tekbiri
  • Të kujtuarit e vdekjes
  • Ç'është vdekja
  • Vdekja është realitet (borxh)
  • Namazi i xhenazes
  • Kushtet e namazit të xhenazes
  • Farzet e namazit të xhenazes
  • Sunnetet e namazit të xhenazes
  • Si falet namazi i xhenazes
  • Namazi i teravisë
  • Si falen teravitë?

--79.106.109.242 25 shkurt 2014 15:54 (UTC)== Pjesa e pestë ==

  • Namazi gjatë udhëtimit
  • Namazi gjatë sëmundjes
  • Namazet kaza
  • Si falen namazet kaza Mirdita un quhem Ervin Beli un jam Musliman ... A mund ta di se cdo te thote Kaza...Etj me rradhe...Faleminderit per mirkuptimin ....

--79.106.109.242 25 shkurt 2014 15:55 (UTC)== Pjesa e pestë ==

  • Namazi gjatë udhëtimit
  • Namazi gjatë sëmundjes
  • Namazet kaza
  • Si falen namazet kaza Mirdita un quhem Ervin Beli un jam Musliman ... A mund ta di se cdo te thote Kaza...Etj me rradhe...Faleminderit per mirkuptimin ....

Pjesa e shtatë

redakto
  • Iskati namazit
  • Iskati dhe devri për të vdekurin
  • Si bëhet iskati dhe devri?

Pjesa e tetë

redakto
  • Tridhjetë e tri dhe pesëdhjetë e katër farzet
  • Tridhjetë e trë farzet
  • Pesëdhjetë e katër farzet
  • Tema (çështja) e kufrit
  • Që ta kemi gjithnjë imanin dhe të mos na humbasë
  • Gjërat që shkaktojnë humbjen e imanit
  • Gjynahet e mëdha
  • Dhjetë gjëra në frymëmarrjen e fundit bëhen shkaktare të shkosh pa iman
  • Për të qenë në i'tikadin ehli sunnetit u duhet kushtuar kujdes këtyre çështjeve
  • Veset e këqija

Pjesa e nëntë

redakto
  • Domethënia e duave të namazit
  • Subhanekes
  • Ettehijjatu-s
  • Salavateve
  • Domethënia e duave
  • Duaja e kunutit
  • Shpjegime të disa termave islame

Namazi është urdhër i madh

redakto

Që nga Ademi alejhisselam, në çdo fe ka patur një kohë adhurimi(lutjeje). Myslimani është urdhëruar të falet, të falë namaz. Të falësh namaz, nuk është kusht i imanit(i besimit), mirëpo të besosh se namazi është farz, është kusht i tij.

Namazi është shtyllë e fesë. Ai që e fal rregullisht, drejt dhe saktë namazin e tij, domethënë e ndërton besimin e vet, ngre në këmbë godinën e tij të Islamit. Ai që nuk e fal namazin, e rrënon besimin dhe Islamin e vet. Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem) ka urdhëruar: “Koka e fesë sonë është namazi”. Ashtu siç nuk mund të jetë njeriu pa kokë, po ashtu nuk mund të jetë edhe feja pa namaz.

Namazi në fenë islame është urdhëresa që është bërë farz e para pas imanit. All-llahu Te’álá robëve të Tij ua ka bërë farz namazin vetëm për t’i bërë adhurim Atij. Në Kur’an në mbi njëqind ajete urdhërohet “Falni namaz!” Në hadithi sherif thuhet: “All-llahu te’álá, e ka bërë farz të falen pesë kohë namaz çdo ditë. All-llahu Te’álá ka premtuar se do ta vendosë në Xhennet atë që çdo ditë i fal pesë kohë namaz duke iu nënshtruar kushteve të tij dhe duke e çmuar çdo ditë e më shumë”.

Namazi është më i çmuari nga të gjitha ibadetet (adhurimet) që janë urdhëruar të kryhen në fenë tonë. Në një hadith thuhet: “Kush nuk fal namaz nuk ka përqafim të Islamit”. Më tutje, në një hadithi sherif thuhet: “Dallimi që veçon besimtarin dhe pabesimtarin, është namazi”. Besimtari fal namaz, jobesimtari nuk fal. Ndërsa munafikët (hipokritët) nganjëherë falen, nganjëherë nuk falen. Munafikët do të ndëshkohen rëndë në Xhehennem. I dërguari i Zotit (salall-llahu alejhi ve selem)., ka thënë: “Ata që nuk falin namaz, ditën e Kiametit do ta gjejnë Zotin e Madhëruar të hidhëruar”.

Të falurit e namazit duke e menduar madhështinë e All-llahu Te’álá, është të kuptuarit e vegjëlisë sate përballë Tij. Ai që e kupton këtë, gjithnjë bën mirë, nuk bën keq asnjë herë. Zemra e atij që bën nijet(vendos) të jetë në prani të Zotit pesë herë në ditë mbushet me sinqeritet dhe çdo veprim që urdhërohet të bëhet në namaz, i siguron dobi zemrës dhe trupit.

Falja e namazit në xhami me xhemat i lidh zemrat e myslimanëve me njëri-tjetrin; siguron dashurinë në mes të tyre; ata e kuptojnë më mirë që janë vëllezër të fesë. Të mëdhenjtë i mëshirojnë të vegjlit. Edhe të vegjlit i respektojnë të mëdhenjtë. Të pasurit u ndihmojnë të varfërve dhe të fuqishmit të dobëtve. Të shëndoshët i vizitojnë në shtëpitë e tyre të sëmurët. Duke u mbështetur në hadithin e Pejgamberit (salall-llahu alejhi ve selem).: “Vrapuesit në ndihmë të vëllait nga feja, i ndihmon All-llahu te’ala”.

Namazi i pengon njerëzit për tek e ndaluara, të këqijat e të urryerat. Namazi është qefaret (shpagim) për mëkatit. Në një hadith sherif është thënë: “Pesë kohët e namazit janë si lumi që rrjedh para derës së ndonjërit nga ju. Nëse dikush hyn dhe lahet pesë herë në ditë në atë lum nuk i mbetet kurrfarë papastërtie. Po kështu u falen gjynahet e vogla atyre që falen pesë herë në ditë”.

Namazi pas besimit në All-llahun xheleshanuhu dhe në të dërguarin e Tij, është një adhurim i ngritur mbi të gjitha punët dhe ibadetet. Për këtë arsye, duhet të falen dhe të kryen me kujdes namazet-farze, vaxhibe, sunnetet, mustehabet. Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem)., në një hadith të tij ka theksuar: “O ummeti dhe as-habët e mi! Namazi që kryhet me kujdes e saktësi, është mbi të gjitha puna që All-llahu Te’álá e ka pëlqyer dhe është sunnet(vepër) i pejgamberëve. Është ajo që duan melaiqet. Është vendi dhe drita e shkathtësisë dhe fuqia e trupit. Është ajka e furnizimeve. Është shkak i pranimit të duasë dhe ndërmjetësim i engjëllit të vdekjes. Është dritë në varr dhe përgjigjje Munkerit dhe Nekirit(engjëjt e varrit). Është hije në ditën e Kiametit dhe mbrojtës ndaj zjarrit të Xhehenemit. Është tejkalues nëpër urën e Siratit si rrufe. Është çelës i Xhennetit dhe kurorë e kokës në Xhennet. All-llahu(xheleshanuhu) nuk u ka dhënë besimtarëve gjë më të rëndësishme se namazi. Po të kishte një ibadet më të rëndësishëm se namazi, pikësëpari besimtarëve do t’ua jepte atë. Sepse engjëjt vazhdimisht ndodhen, disa në kiam, disa në ruku, disa në sexhde dhe disa në teshehhud. Të gjitha këto përmblidhen në një rekat namaz dhe u ka dhënë dhuratë besimtarëve. Sepse namazi është koka e imanit, shtylla e fesë, fjala e Islamit dhe miraxhi i besimtarëve. Është dritë e qiellit dhe shpëtues nga dënimi i Xhehennemit”.

Një ditë hazreti Aliu radi-allahu anh, i kishte kaluar namazi i ikindisë. Nga mërzia qe lëshuar vrap tatëpjetë kodrës. Duke zbritur, qante e bërtiste. Kur e mori lajmin për këtë gjendje të tij, Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem), së bashku me të gjithë as-habet erdhi tek Aliu radi-allahu anh dhe pasi e pa gjendjen e tij, filloi të qante edhe ai. Bëri dua dhe dielli përsëri u ngrit lart. I dërguari i All-llahut Te’álá, Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), tha: “O Ali! Çoje kokën, dielli ende shihet”. Aliu radi-allahu anh, u gëzua shumë dhe e fali namazin.

Hazreti Ebu Bekër es-Sidikun radi-allahu anh, një natë, pasi kishte bërë shumë ibadet, nga mbarimi i natës e kishte kapur gjumi dhe i kishte kaluar vitër-namazi. Në namazin e sabahut, duke e ndjekur Pejgamberin (salall-llahu alejhi ve selem), sapo arriti te dera e mesxhidit ia qau hallin: "O i dërguari i All-llahut Te’álá më ndihmo, më ka kaluar vitër-namazi", i tha e iu lut duke qarë. Edhe i dërguari i All-llahut Te’álá filloi të qante. Për këtë erdhi Xhebraili alejhisselam, dhe tha: “O Resulull-llah! I thuaj Siddikut se All-llahu Te’álá e ka falur atë”.

Një nga evliatë e mëdhenj, Bajazit Bistamiun, një natë e kishte kapur gjumi dhe nuk kishte mundur të zgjohej për namazin e sabahut. Aq shumë qau e vajtoi për këtë saqë dëgjoi një zë t’i thoshte: “Ej Bajazit! Të kam falur këtë kusur tëndin. Me bereqetin e kësaj të qare tënde, ty të kam dhënë sevape të shtatëdhjetë mijë namazeve". Pas disa muajsh prapë e kishte kapur gjumi. Erdhi shejtani dhe duke e prekur këmbën e tij të bekuar, e zgjoi e i tha: "Ngrihu gati të kaloi namazi". Hazreti Bajazit Bistamiu iu përgjigj: “O i mallkuar, si arrin ti të bësh kësoj punësh? Ti do që çdokush ta humbë namazin e t’i kalojë koha, përse më zgjon mua?" Shejtani i tha: “Atë ditë që e humbe namazin e sabahut, duke qarë pate fituar sevape të shtatëdhjetë mijë namazeve. Sot, duke e mbajtur këtë parasysh, të zgjova që të fitosh sevapin e një kohe të namazit. Që të mos shpërblehesh më me sevape të shtatëdhjetë mijë namazeve!"

Evliai i madh, Xhunejdi Bagdadi, ka thënë: “Një orë e kësaj jete është më e mirë se një mijë vjet të Kiametit. Sepse në këtë orë mund të bëhet një punë e mirë, e pranuar, dhe në ato një mijë vjet nuk mund të bëhet asgjë”. Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem), ka thënë: “Ai që lë pa falur një namaz, madje madje edhe nëse e bashkon me namazin tjetër do të digjet tetëdhjetë vjet në Xhehennem”.

Prandaj, o vllezër besimtarë! Mos e kaloni kohën kot e me gjëra më të padobishme. Kuptojeni rëndësinë e kohës. Shpenzojeni kohën për gjëra më të mira. Pejgamberi ynë i dashur ka thënë: “Fatkeqësia më e madhe është të kalosh kohën me gjëra të padobishme”. Fali namazet në kohë të duhur, që të mos pendohesh ditën e Kiametit dhe të arrish sevape të mëdha! Në një hadith sherif është thënë: “Kur një namaz nuk e fal në kohë të duhur, po e lë për kaza, në varrin e atij që vdes, para se ta bëjë Eda, hapen shtatëdhjetë dritare nga Xhehennemi(ku depërton flaka) dhe kështu ndëshkohet deri në Kiamet(ringjallje)”. Kush nuk e fal qoftë edhe një kohë namaz në kohë të duhur dhe nuk shqetësohet për këtë humbje, kur vdes mund të iki pa iman. Po ata që as që e kujtojnë namazin dhe as që e njohin për detyrim atë, ç'do të bëhet? Të gjithë dijetarët e të katër medhhebeve kanë shpjeguar njëzëri se ata që nuk i kushtojnë rëndësi namazit e që nuk e njohin atë për detyrim, do të jenë jobesimtarë. Për ata që namazin nuk e falin me qëllim dhe që nuk mendojnë ta bëjnë kaza dhe as që frikësohen, për këtë do të ndëshkohen dhe do të jenë qafira, - shkruan edhe Abdulgani Nablusi në librin e tij “Hadikatunnedije”.

Besimi dhe falja

redakto

Çdokush së pari duhet të besojë.

All-llahu Te’álá dëshiron që njerëzit në dynja të jetojnë në paqe e qetësi dhe në Ahiret të arrijnë lumturinë e përhershme. Për këtë arsye ka urdhëruar të kryhen punë të dobishme, që sjellin lumturinë. Dhe ato gjëra të dëmshme që sjellin shkatërrim, i ka ndaluar. Urdhëri i parë i All-llahut Te’álá është Imani. Besimi nevojitet për të gjithë njerëzit dhe për secilin është i domosdoshëm.

Fjala Iman(besim) do të thotë, ta njohësh dikë për fjalëdrejtë, të saktë dhe t’i besosh Atij. Në Islam, iman do të thotë: ta pranosh të vërtetën se Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), është Pejgamber i All-llahut Te’álá, i zgjedhuri i Tij dhe lajmëtar (nebi), natyrisht pasi të besosh All-llahun Te’álá dhe ta besosh me zemër e të shqiptosh me gojë Kelime-i shehadetin. Imani është i fuqishëm kur nga zemra saktësisht njohim All-llahun Te’álá dhe sifatet(cilësitë) e Tij të mëdha, vrapojmë nga kënaqësia dhe bukuria e Tij, ikim nga hidhërimi dhe pakënaqësia e Tij dhe imanin e vendosim në zemër të pastër e të shëndoshë, si një shkrim i gdhendur mbi mermer.

Iman, do të thotë të pëlqesh të gjitha ato që i thotë Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), dhe të besosh se zemra e tij është pastruar. Njerëzve që kanë këtë besim u thuhet Mu’min (besimtar) pra Mysliman. Çdo mylsliman duhet t’i bindet Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), dhe duhet të ecë në rrugën që ka trasuar ai. Rruga e tij është rruga të cilën e ka treguar Kur’ani famëlartë. Kjo rrugë quhet Islamizëm. Për t’iu përshtatur kësaj, sëpari duhet besuar, pastaj duhet mësuar mirë islamizmi, të zbatosh farzet, të largohesh nga haramet, e më pas t’i kryesh sunnetet dhe të largohesh nga mekruhet. Pas këtyre duhet menduar ta ndjekësh edhe me gjërat që janë mubah.

Themeli i fesë sonë është besimi. All-llahu Te’álá nuk pranon dhe nuk pëlqen asnjë ibadet dhe asnjë bamirësi të atyre që nuk kanë iman. Myslimani së pari duhet të besojë, pastaj duhet të mësojë guslin, abdestin, namazin, farzet dhe haramet e tjera që janë të rëndësishme për t’u ditur.

Besimi(imani) i drejtë ,i plotë,i përsosur

Njohuritë që thithen(merren) nga mendja dhe organet e ndjesive, janë ndihmesë për ta arritur në iman. Njohuritë shkencore janë shkak për të arritur imanin dhe për të ditur e kuptuar se rregulli tokëror, rendi i tij, nuk është i rastësishëm dhe se ka një krijues të këtij rregulli. Iman do të thotë të besosh dhe t’i mësosh njohuritë që Pejgamberi Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem) i ka sjellë (trasmetuar) nga All-llahu Te’álá. Për këto njohuri që duhen besuar, të thuash se i besoj në qoftë se janë të logjikshme dhe nëse i kap mendja, domethënë të mos u besosh pejgamberëve(sepse nuk ke të drejtë t’i kushtëzosh sipas llogjikës tënde). Njohuritë fetare nuk janë shpikje të të mençurve. Obligimet për të cilat ka njoftuar pejgamberi ynë Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), ne i mësojmë nga librat e dijetarëve të Ehli sunnetit dhe ato si të tilla duhen besuar. Që të kesh një iman të drejtë dhe të pranuar, krahas kësaj, duhen plotësuar edhe këto kushte:

1.Imani duhet të jetë i përhershëm dhe i qëndrueshëm. Për asnjë çast nuk duhet menduar ndarja prej tij. Ai që thotë se pas tre vjetësh do të dal nga Islami, që nga ai çast ai e humb imanin dhe del nga feja.

2. Imani i besimtarit duhet të jetë ndërmjet frikës dhe shpresës. Duhet të kesh frikë nga dënimi i All-llahut Te’álá, por për asnjë çast nuk duhet humbur shpresa nga rrahmeti(mëshira) i Tij. Duhet të ruhemi që të mos punojmë kurrfarë gjynahu dhe duhet të frikësohemi se për këtë shkak mund të humbim imanin.Por edhe nëse ke bërë të gjitha mëkatet, nuk duhet humbur kurrë shpresa se Zoti ynë nuk na mëshiron. Për gjynahet duhet të bëhet teube (duhet të pendohesh), sepse ai që bën teube, pas kryerjes së saj bëhet sikur të mos ketë bërë gjynah fare.

3. Para se të dalë shpirti, duhet të jesh me iman. Sapo të të vijë shpirti në fyt, tregohen të gjitha pamjet e Ahiretit. Atëherë të gjithë qafirat duan të besojnë (të kenë iman), por imani duhet të jetë i padukshëm (i bazuar mbi të panjohurën) dhe duhet të besohet pa e parë. Nuk është iman një gjë që shihet. Por edhe në atë çast pendimi i besimtarëve pranohet.

4. Duhet të bëhesh me iman para se të lindë dielli nga perendimi. Një nga shenjat e mëdha të Kiametit është lindja e diellit nga perëndimi. Të gjithë njerëzit që do e shohin këtë, do duan të besojnë. Por besimi i tyre nuk do të pranohet, tashmë dera e teubes do të jetë e mbyllur.

5. Duhet besuar se gjërat që janë të padukshme, të fshehta, nuk i di askush përveç All-llahut Te’álá. Domethënë, të padukshmen e di vetëm All-llahu (xheleshanuhu). Ashtu siç i di edhe ato që i ka kumtuar Vetë. Të padukshmen nuk mund ta dinë as engjëjt (melaiqe), as xhindët (exhin-nët), as shejtanët dhe madje as pejgamberët. Mirëpo, pejgamberëve dhe robëve të devotshëm mund t’u jepen njohuri për gjërat e padukshme.

6. Një dispozitë (gjykim) i fesë që ka të bëjë me imanin dhe me ibadetet, nuk duhet refuzuar pa ndonjë arsye të justifikueshme. Të konsiderosh të paqëndrueshëm një urdhër ndalesë të Islamit, të tallesh me Kur’anin, me engjëjt dhe me ndonjë pejgamber dhe me atë që kanë kumtuar ata, dhe t’i mohosh me gjuhë pa qenë i detyruar, është kufër. Ai që thotë se mohon ekzistimin e All-llahut xheleshanuhu, të engjëjve dhe mohon detyrushmërinë e guslit e të namazit për ndonjë shkak të domosdoshëm psh; ta kërcënojnë me vdekje, nuk kthehet në qafir.

7. Nuk duhet të ketë dyshim dhe as hamendje mbi njohuritë e domosdoshme që janë shprehur qartë nga feja islame. Të dyshosh se falja e namazit nuk është farz, se e pira e verës dhe e pijeve të tjera alkolike, loja e kumarit, interesi bankar e ryshveti(korruptimi) nuk janë haram, ose për një haram që dihet si i tillë t’i thuash hallall, po ashtu dhe hallallit t’i thuash haram, kjo sjell daljen nga imani.

8. Imani duhet të jetë si e shpjegon feja islame. Të besosh siç njoftojnë filozofët dhe falsifikuesit e dijes, sipas mendjes së tyre, nuk është iman. Duhet besuar ashtu siç ka njoftuar Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem) nga dijet hyjnore.

9. Besimtari duhet të dashurojë vetëm për All-llahun Te’álá dhe vetëm për All-llahun duhet të urrejë. Duhet t'i dojë myslimanët që janë miq të All-llahut Te’álá, dhe nuk duhet t'i dojë ata që bëjnë armiqësi kundër Islamit me dorë e me laps. Vendi i kësaj armiqësie është zemra.

(Duhet të sillemi mirë, të jemi fjalëmbël e të buzëqeshur edhe me ata që nuk janë myslimanë, me bashkatdhetarët jomyslimanë dhe me të huajt. Duhet të jemi shembull me moralin tonë të mirë dhe t’i bëjmë ata që ta duan fenë tonë).

10. Duhet besuar sikur kanë besuar myslimanët e vërtetë, të cilët nuk janë shmangur nga rruga e vërtetë - e drejtë që ka ndje kur Pejgamberi ynë dhe as-habët e tij.. Që të jesh njeri me besim të drejtë, duhet besuar në përputhje me i’tikadin(bindjen) e Ehli sunnetit vel xhemaat. (Atyre që ndjekin librat e vërtetë fetarë, të cilët i kanë shkruar dijetarët e Ehli sunnetit, do t’u jepen sevapet e njëqind shehidëve(dëshmorëve të fesë). Secilit nga dijetarët e katër medhhebeve i thuhet dijetar i Ehli sunnetit. Prijësi i dijetarëve të Ehli sunnetit është Imami Adham Ebu Hanife. Këta dijetarë i kanë shkruar ato që i kanë mësuar nga Es-habi Kiramët, kurse Es-habi kiramët kanë thënë se ato i kanë dëgjuar personalisht nga Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem).

Bindja (I'tikadi) i Ehli Sunnetit

redakto

Kushti i parë për të qenë mysliman është imani(besimi), kurse imani i drejtë është lidhur me besimin në përputhje me i’tikadin(bindjen) e Ehli sunnetit. Detyra e parë e mashkullit dhe e femrës, të mençur të moshës madhore, është të nxënë njohuritë e imanit të shkruara në librat e dijetarëve të Ehli sunnetit dhe të besojnë në përputhje me këto dije. Shpëtimi nga dënimi në Xhehennem në Kiamet është i lidhur me besimin e atyre gjërave që na kanë mësuar ata. Ata që do të shpëtojnë nga Xhehennemi, janë vetëm ata që shkojnë rrugës së atyre. Besimtarëve që shkojnë rrugës së atyre, u thuhet sunni ose Ehli sunnet.

Në një hadith të pejgamberit është thënë: “Ummeti im do të ndahet në shtatëdhjet e tri grupe. Prej këtyre vetëm një grup do të shpëtojë nga zjarri i Xhehennemit, ndërsa të tjerët do të shkatërrohen e do të hyjnë në Xhehennem”. Secili nga këto 73 grupe pohon se i është përshtatur Islamit dhe thotë se është grupi që do të shpëtojë nga zjarri i Xhehennemit. Në ajetin 54 të sures Mu’minun dhe në ajetin e 32-të të sures Er-Rum shprehimisht është thënë: “Çdo grup duke menduar se është në rrugë të drejtë gëzohet”. Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem), e shpjegon kështu: “Ata që janë në këtë grup, janë ata që gjenden në rrugën time dhe të ashabëve të mi”. Ai që nuk do(qoftë vetëm një nga as-habi kiramët), është ndarë nga Ehli sunneti. Ai që nuk është në I’tikadin(bindjen) e Ehli sunnetit, është mëkatar dhe ngatërrestar.

Karakteristikat e besimtarit:

All-llahu është i kënaqur me myslimanët që besojnë në përputhje me i’tikadin e Ehli sunnetit. Dijetarët e Ehli sunnetit këto kushte i shpjegojnë si në vijim:

1. T’u besosh gjashtë kushteve të imanit domethënë, të besosh ekzistencën e All-llahut Te’álá dhe Një-sinë e Tij, se nuk ka shok dhe të ngjashëm, të besosh engjëjt e Tij, librat e Tij, pejgamberët e Tij, jetën e Ahiretit dhe të besosh se hajri (e mira) e sherri (e keqja), janë krijuar nga All-llahu (këto janë kumtuar te Amentu bil-lahi).

2. Të besosh se Kur’ani Kerim është libri i fundit i All-llahut Te’álá dhe është Fjala e Tij.

3. Besimtari nuk duhet të dyshojë fare në imanin e tij.

4. Të duhen shumë, të nderohen e të respektohen të gjithë as-habi kiramët, të cilët i besuan Pejgamberit tonë dhe patën nderin ta shihnin atë për së gjalli. Nuk duhet folur keq për asnjë nga katër kalifët (pasardhësit) dhe për farefisin, Ehli bejtin.

5.Ibadetet nuk duhen trajtuar si pjesë nga imani. Besimtarët që i besojnë urdhrat dhe ndalesat e All-llahut Te’álá, por që nuk i zbatojnë nga përtacia, nuk duhen trajtuar si jobesimtarë. Vetëm ato që nënçmojnë haramet dhe që i konsiderojnë pa vend e pa vlerë dhe që tallen me Islamin, u del imani.

6. Ata që thonë se janë Ehli kible, kur thonë se i kemi besuar All-llahut Te’álá dhe pejgamberit të Tij Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), por që janë me bindje të gabuar, nuk duhen cilësuar si qafira, për ta nuk duhet thënë se janë njerëz pa iman apo me besim të prishur.

7. Namazi mund të falet prapa çdo imami, për të cilin nuk di kush nëse ka bërë gjynah(prapa atij që njerëzit e njohin për të pastër). Ky gjykim përfshin dhe ato të cilët falin namazet e xhumasë dhe të bajramit(myftijtë etj.).

8. Myslimanët nuk duhet të ngrihen kundër administratorëve, udhëheqësve që i kanë në krye. Të ngrihesh domethënë të rebelohesh, të krijohen ngatërresa dhe t'u hapet rrugë tragjedive të ndryshme. Duhet lutur që ata të bëjnë punë të mira dhe me fjalë të ëmbla duhet t’i këshillojmë që të heqin dorë nga të vepruarit e gjynahut.

9. Si për meshkujt dhe për femrat, lejohet mes-hi mbi meste.

10. Duhet besuar se Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem), në Miraxhin e tij ka qenë edhe me shpirt edhe me trup. Ata që thonë se Miraxhi është një ngjarje që ka ndodhur në gjumë, janë të ndarë nga Ehli sunneti.

Në Xhennet besimtarët kanë për ta parë All-llahun Te’álá. Në ditën e Kiametit pejgamberët dhe njerëzit e mirë do të ndërmjetësojnë dhe po ashtu ekziston marrja në pyetje në varr. Azapi(dënimi) në varr do të jetë shpirtëror dhe trupor(fizik). Kerameti(mrekullitë) i evliasë(njerëz që kanë gradë të lartë) është i vërtetë. Kerameti bëhet në situatat e jashtëzakonshme shfaqen tek robët e dashur të All-llahut(xheleshanuhu), dhe me të cilat janë nderuar e janë pajisur nga All-llahu Te’álá me gjëra të jashtëzakonshme, domethënë jashtë ligjeve të fizikës, kimisë, biologjisë dhe janë aq shumë dhe aq të besueshme, saqë nuk mund të mohohen dot. Shpirtrat në varr dëgjojnë ç'bëjnë dhe ç'flasin njerëzit e gjallë. Leximin e Kur’anit, dhënien e sadakasë, madje edhe shpërblimet e të gjitha ibadeteve tona nëse ua dërgojmë shpirtrave të të vdekurve, atyre do t’u sjellin dobi dhe mundimet e tyre mund të lehtësohen ose të anullohen. T’u besosh të gjitha këtyre është nga shenjat se ke bindjen e Ehli sunnetit.

KUSHTET E IMANIT

Kushtet e imanit janë gjashtë.

  • Të Besosh All-Llahun E Madhëruar
  • Të Besosh Ëngjëjt(Melaiqet)
  • Të Besosh Librat
  • Të Besosh Pejgamberët
  • Të Besosh Ahiretin
  • Të Besosh Kaderin

Këto janë shpjeguar tek Amentubil-lahu. Resullull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), ka njoftuar se iman do të thotë të besosh në gjashtë gjërat e qarta. Për këtë arsye çdo mysliman duhet t’i mësojë fëmijës së tij, së pari përmendësh dhe më pas kuptimin, domethënien e tij të plotë:

Amentu bil-lahi ue Melaiketihi ue Kutubihi ue Resulihi uel-jeumil-ahiri ve bilkaderi, hajrihi ve sherr-rrihi min All-llahi teala uel ba’thu ba’del-mevti hakkun. Eshhedu en la ilahe il-lall-llah ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu.

Të besosh All-llahun e Madhëruar

redakto

Amentu bil-lahi, do të thotë, kam besuar ekzistencën dhe njësinë e All-llahut Te’álá. Këtë e pranoj me zemrën time dhe e vërtetoj me gjuhën time. All-llahu (xheleshanuhu) ekziston dhe është Një. Për fjalën “një” në fjalor ka dy domethënie: e para, nga pikëpamja e numrit, është numri i parë me të cilin fillohet numërimi; e dyta, nga pikëpamja se s'ka shok dhe të ngjajshëm, është Një. All-llahu (xheleshanuhu) jo nga pikëpamja e numrit, por nga pikëpamja se s'ka shok dhe të ngjajshëm, është Një i vetëm. Në personalitetin , në qenien dhe në atributin e Tij, në asnjë mënyrë Ai nuk ka shok. Ashtu sikur asnjë nga të gjitha krijesat nuk i përngjajnë nga fizionomia dhe as nga cilësitë e fizionomisë dhe atributeve krijuesit të tyre, edhe personaliteti dhe atributet e krijuesit nuk i gjajnë as në fizionomi e as në atribute krijesave.

Krijuesi i çdo organi të të gjitha qenieve (krijesave), i cili nga mosekzistenca i ka bërë të ekzistueshme, është vetëm All-llahu Te’álá. Të vërtetën e qenies së All-llahut xheleshanuhu, nuk mund ta dijë askush. Është i pastër dhe larg nga të menduarit e të imagjinuarit e Tij. Nuk lejohet të mendohet e të imagjinohet qenia e Tij. Vetëm emrat dhe cilësitë e Tij, të shpjeguara në Kur’an duhet të mësohen përmendsh dhe me to e përmes tyre, duhet të dëshmohet dhe të njihet. Të gjithë emrat dhe cilësitë e Tij janë të përhershëm. Qenia e Tij nuk qëndron në asnjë vend dhe poashtu nuk i nënshtrohet ligjit të gjashtë drejtimeve të njohura. Domethënë, nuk është përpara, prapa, djathtas, majtas, sipër, poshtë. Për Të mund të thuhet vetëm se është i pranishëm dhe mbikëqyrës në çdo vend.

Cilësitë e All-llahut Te’álá janë katërmbëdhjetë. Gjashtë prej tyre quhen Sifati dhatije dhe tetë të tjerat Sifati thubutije. Është shumë e nevojshme që të dihet dhe të mësohet përmendsh domethënia e këtyre cilësive.

Sifati dhatije

redakto

Cilësitë e ekzistencës esenciale të Allahut (xheleshanuhu)

1. Vuxhud - Zot ka, ekziston. Ekzistenca e tij është e përhershme. Është Vaxhibul vuxhud, domethënë ekzistenca e Tij është domosdoshmëri.

2. Kidem - Ekzistenca e All-llahut xheleshanuhu, është pa fillim, Ai është i përjetshëm.

3. Beka - i përhershëm. Ekzistenca e All-llahut xheleshanuhu, është pa mbarim, s’ka fund.

4. Vahdanijjet - Është Një. Në qenien, në cilësitë dhe në veprimet e All-llahut Te’álá nuk s’ka të ngjashëm me të.

5. Muhalefetun lilhavadith - Nuk i përngjet kurrkujt dhe nuk ka ndonjë person apo ndonjë send që ti shëmbëllejë Atij.

6. Kijam bi nefsihi - Ekziston vetvetiu. Nuk ka nevojë për vend. Edhe kur nuk ekzistonin materia dhe vendi, Ai ekzistonte. Bile nuk ka nevojë për asgjë. Ai ekziston jashtë koncepteve të vendit, të kohëve e hapësires ashtu siç mendon njeriu.

Sifati thubutije

redakto

Cilësitë e qëndrueshme të përhershme të Allahut (xheleshanuhu)

1. Hajat - All-llahu Te’álá është Një, Ai jeton. Jeta e Tij nuk i përngjet jetës së krijesave dhe është një jetë e denjë dhe e posaçme vetëm për Të, e përhershme dhe e gjithmonshme.

2. Ilm - All-llahu(xheleshanuhu) di gjithçka. Dija e Tij nuk është si dija e krijesave. Në natën errët Ai sheh dhe di të ecurit e milingonës mbi një gur të zi. I di mendimet, qëllimet që kalojnë nëpër zemrat e njerëzve. Dija e Tij është e përhershme dhe e gjithmonshme.

3. Sem - All-llahu(xheleshanuhu) dëgjon gjithçka. Të dëgjuarit e Tij është pa mjet e pa drejtim. Të dëgjuarit e Tij nuk i përngjet të dëgjuarit të njerëzve. Si të gjitha cilësitë e Tij edhe kjo cilësi është e përhershme.

4. Besar - All-llahu(xheleshanuhu) sheh gjithçka. Sheh pa mjet e pa kusht. Të pamët e Tij nuk është me sy.

5. Iradet - All-llahu(xheleshanuhu) ka vullnetin e Vet. Atë që dëshiron, e krijon. Gjithçka bëhet me vullnetin e Tij. Nuk ka kurrfarë force që do të mund t’i bëhej pengesë vullnetit të Tij.

6. Kudret - All-llahu(xheleshanuhu) është i plotfuqishëm; gjithçka mund të bëjë dhe asgjë nuk mund ta pengojë.

7. Kelam - All-llahu(xheleshanuhu), flet me të folurit e Vet hyjnor. Të folurit e Tij, pra, nuk bëhet me ndonjë mjet, as me tinguj, as me zëra e gjuhë.

8. Tevkin - All-llahu(xheleshanuhu) është krijuesi i gjithçkaje dhe nuk ka Krijues tjetër veç Tij. Çdo gjë e krijon vetëm Ai. Përveç All-llahut xheleshanuhu nuk i duhet thënë tjetërkujt krijues.

T’i kuptosh të vërtetat e cilësive të All-llahut Te’álá, është e pamundur. Askush dhe asgjë nuk mund t’u bëhet shok cilësive dhe emrave të All-llahut (xheleshanuhu) dhe as nuk mund t’u përngjajë atyre.

Të Besosh Ëngjëjt (Melaiket)

redakto

Ue melaiketihi: Domethënë i besova meleqtë e All-llahut(xheleshanuhu) sepse janë krijesa të Tij, që nuk duken. Të gjithë i binden urdhrave të All-llahut Te’álá. Nuk bëjnë gjynahe, nuk kanë gjini e nuk çiftëzohen. Janë gjallesa por nuk hanë, nuk pinë e nuk flenë. Janë trupa të ndritshëm dhe janë krijesa intelegjente. Nga engjëjt, katër prej tyre janë më të mëdhenjë:

1- Xhebraili alejhisselam: ka për detyrë që t’u sjellë pejgamberëve shpalljen(vahij), të kumtojë urdhrat dhe ndalesat nga All-llahu.

2- Israfili alejhisselam: ka për detyrë të fryjë ditën e Kiametit mjetin e quajtur “Sur”. Çdo gjallesë që e dëgjon tingullin e fryrjes së parë do të vdesë(për veç All-llahut), me fryerjen e dytë do të ngjallen të gjitha përsëri.

3- Mikaili alejhisselam: ka për detyrë të dërgojë rrëskun - furnizimin, bollëkun, mangësinë e të vërë në lëvizje çdo materie.

4- Azraili alejhisselam: ka për detyrë t’u marrë shpirtin njerëzve.

Pas këtyre ka katër grupe engjëjsh .Engjëjt që quhen Hamele-i arsh janë katër. Engjëjt që janë në prani të All-llahut(xheleshanuhu) quhen Mukarr-rrebin. Engjëjt e mëdhenj për ndëshkime quhen Kerubijan, dhe ato për mëshirë Ruhanijan. Më i madhi i engjëjve të Xhennetit quhet Ridvan, kurse më i madhi i engjëjve të Xhehennemit quhet Mâlik. Engjëjt e tjerë të Xhehennemit quhen Zebani. Krijesat më të shumta në numër janë engjëjt. Në qiej nuk ka asnjë vend bosh ku enjgjëjt të mos bëjnë ibadet.

Të Besosh Librat

redakto

Ue kutubihi: Domethënë, i besova librat që ka zbritur(shpallur) All-llahut Te’álá. All-llahu(xheleshanuhu) këta libra ua ka zbritur disa pejgamberëve, duke ua përcjellur nëpërmjet Xhebrailit alejhisselam, domethënë duke ua lexuar. Ndërsa disave, të shkruar në Levha dhe disave duke ua bërë të dëgjuar pa ndëmjetësimin e engjëjllit. Të gjitha (librat) janë fjalë e All-llahut xheleshanuhu. Janë të përhershëm dhe të gjithmonshëm. Nuk janë krijime dhe janë të gjithë të vërtetë. Nga librat hyjnorë që na janë kumtuar, janë 104. Nga këta dhjetë fletë i kanë zbritur Ademit alejhisselam, pesëdhjetë fletë Shitit alejhisselam, tridhjetë fletë Idrisit alejhisselam, dhjetë fletë Ibrahimit alejhisselam, Teurati Musait alejhisselam, Zeburi Davudit alejhisselam, Ungjilli Isait alejhisselam, Kur’ani Kerimi Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem).

All-llahu(xheleshanuhu) nga Ademi alejhisselam që është njeriu dhe pejgamberi i parë, e deri te pejgamberi i fundit, Muhammdi (salall-llahu alejhi ve selem), nëpërmjet shumë pejgamberëve ka dërguar libra në mënyrë që njerëzit në këtë botë të jetojnë në qetësi dhe në ahiret të arrijnë lumturinë e amshueshme. Në këta libra janë shpjeguar bazat e imanit dhe të ibadetit dhe u janë dhënë njohuri që nevojiteshin për çdo punë.

Nga këta, Kur’ani është libri i fundit hyjnor. Pas dërgimit të Kur’anit, të gjithë librat e mëparshëm janë shfuqizuar dhe nuk janë më të fuqishëm(vlefshëm). Kur’anin Kerim, Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), ia ka sjellë (zbritur) Xhebraili alejhisselam gjatë njëzet e tre vjetëve. Kur’ani Kerim ka 114 sure, 6236 ajete.Që kur ka zbritur, nuk ka pësuar kurrfarë ndryshimi, dhe as tani e tutje nuk do të pësojë ndonjë ndryshim. Kur’ani është fjalë e All-llahut (xheleshanuhu) dhe Ai është betuar se do ta ruaj të pa ndryshuar deri në Kiamet. Një libër i tillë nuk është e mundur të krijohet nga njeriu. Madje nuk është e mundur të krijohet qoftë edhe një ajet i vetëm i tij.

Pas ndërrimit jetë të pejgamberit tonë (salall-llahu alejhi ve selem), ajetet e Kur’anit i mblodhi hazreti Ebu Bekri radi-allahu anh, i cili ka qenë dhe kalifi i parë. Kështu ata fletë të përmbledhura u quajtën Mus-haf dhe morën formën e tanishme që në atë kohë. Të gjithë Es-habi kiramët, kanë pohuar njëzëri se ai (Kur’ani) është fjalë e All-llahut (xheleshanuhu). Kalifi i dytë Uthmani ka urdhëruar të shkruhen edhe gjashtë kopje të tjera të këtij Mus-hafi, dhe ato i ka dërguar në vende të ndryshme.

Kur’ani duhet lexuar në origjinalin e tij, në arabisht. Ato libra që janë shkruar me gërma të tjera, nuk u thuhet Kur’an. Kur tëÊlexohet Kur’an duhet tëÊkihet parasysh:

a) Kur ta marrësh në dorë Kur’anin, duhet të jesh me abdest, duhet të drejtohesh nga kibla dhe duhet të lexosh me kujdes.

b) Duhet të lexosh me bindje e përulje të madhe.

c) Duhet të lexosh duke shikuar në Mus-haf dhe duke i kushtuar vëmendje çdo gërme dhe ajeti.

d) Duhet të lexosh sipas rregullave të texhvidit (shkenca që na mëson se si lexohet Kur’ani).

e) Atë që lexon, duhet ta mendosh se është fjalë e All-llahut (xheleshanuhu).

f) Duhet t’u bindesh urdhrave dhe ndalesave të Kur’anit.

Të besosh pejgamberët

redakto

Ue rusulihi: Domethënë, i besova të dërguarve të All-llahut(xheleshanuhu). Pejgamberët janë zgjedhur për të treguar rrugën e drejtë të All-llahut xheleshanuhu. Të gjithë pejgamberët gjithnjë kanë predikuar të njëjtin besim.Besimin në një Zot të vetëm. Duhet besuar se pejgamberët kanë pasur shtatë cilësi(sifate):

1. Ismet: Të pagabuar. Nuk kanë bërë gjynahe. Pejgamberët nuk kanë bërë kurrfarë mëkat të madh a të vogël, që më pas në ndonjë sheriat të jetë e ndaluar.

2. Emânet: Pejgamberët në çdo pikëpamje kanë qenë të besueshëm. Kurrë nuk e kanë tradhtuar besimin.

3. Sidk: Pejgamberët kanë qenë njerëz të drejtë në fjalët e tyre, në punët e tyre dhe në çdo veprim të tyre. Gjithnjë kanë thënë të vërtetën.

4. Fetanet: Pejgamberët kanë qenë shumë të zgjuar dhe intelegjentë. Nuk kanë ardhur pejgamberë nga njerëzit me të meta, të verbër apo të shurdhër dhe nuk ka ardhur ndonjë pejgamber femër.

5. Teblig: Pejgamberët u kanë transmetuar dhe shpjeguar saktësisht dhe në tërësi njerëzve shpalljen e All-llahut Te’álá. Asnjë nga urdhrat dhe ndalesat që kanë shpjeguar ata nuk janë mendime të tyre personale. Të gjitha gjërat me të cilat janë urdhëruar ua kanë bërë të ditur besimtarëve .

6. Adalet: Pejgamberët nuk bënin dëme e padrejtësi. Për hatër të askujt nuk i shmangeshin drejtësisë.

7. Emnu-l-azël: Nuk ndahen nga pejgamberllëku. Në dynja e në Ahiret gjithnjë janë pejgamberë.

Pejgamberët që kanë sjellë fe të re dhe sheriat të ri, quhen Resul. Pejgamberët që nuk sjellin sheriat të ri dhe që njerëzit i thërrasin në fenë e mëparshme, quhen Nebi. Është detyrë e çdo myslimani ti besojë pejgamberëve, pabërë kurrfarë dallimi mes tyre, t’u besosh se të gjithë ata janë të zgjedhur nga All-llahu dhe fjalëdrejtë. Ai që nuk beson qoftë edhe vetëm njërin prej atyre, nuk ka besuar asnjërin prej tyre.

Pejgamberllëku nuk arrihet me të punuar, me ibadete të shumta, me uri dhe me vuajtje. Ai arrihet vetëm me mirësi dhe me zgjedhjen nga ana e All-llahut xheleshanuhu. Nga njëqind e njëzet e katër mijë pejgamberët ka pasur shumë të njohur. Treqind e trembëdhjetë prej këtyre kanë qenë Resul. Në mesin e tyre, gjashtë janë edhe më të ngriturit. Këtyre pejgamberëve u thonë Ulu-l-azm; e këta janë:H.Ademi, Nuhi, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhammedi alejhimusselam. Tridhjetë e tre emra të pejgamberëve të njohur janë: Adem, Idris, Shit, Nuh, Hud, Salih, Ibrahim, Lut, Ismail, Is-hak, Jakub, Jusuf, Ejjub, Shuajb, Musa, Harun, Hidër, Jusha bin Nun, Iljas, Eljesa, Dhulkifli, Shem’un, Ismail, Junus bin Meta, Davud, Sulejman, Llukman, Zekerija, Jahja, Uzeir, Isa bin Merjem, Dhulkarnejn dhe Muhammed (salall-llahu alejhi ve selem).

Prej këtyre vetëm njëzetetetë u janë përmendur emrat në Kur’an. Për Dhulkarnejnin, Llukmanin, Uzeirin dhe Hadërin ka dyshim nëse kanë qenë pejgamberë apo jo.

Pejgamberi ynë Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem) Profet i fundit

Është Resul i All-llahut dhe është më i dashuri i Tij. Është pejgamberi më i dalluar dhe i fundit prej zinxhirit të pejgamberëve. Babai i tij ka qenë Abdullahu. U lind me 20 prill 571 miladi(pas Isait), natën e ditës së hënë, më 12 Rebbiu-l-evvel,në të gdhirë, në Meke(Mekke). Babai i kishte vdekur para se të lindte. Kur ishte gjashtë vjeç, i vdiq e ëma dhe kur ishte tetë vjeç, i vdiq gjyshi. Më pas u rrit pranë xhaxhait të tij, Ebu Talibit. Kur ishte 25 vjeç, u martua me Hatixhen radi-allahu anh. Nga kjo martesë pati katër vajza e dy djem. Per shkak të emrit të të birit e kanë quajtur Ebu Kasem. Kur arriti moshën dyzet vjeç njerëzve dhe xhindëve iu kumtua se ai ishte zgjedhur Pejgamber. Pas tre vjetësh nisi të thërriste në besim bashkëqytetarët e tij. Në moshën pesëdhjetekatër vjeçare një natë është dërguar nga Meka në Kudus (Jerusalemi i sotëm) dhe prej atje në qiej. Ky udhëtim i tij quhet Miraxh. Në Miraxh ai ka parë Xhennetin, Xhehennemin dhe All-llahun Te’álá (pas një perdeje). Pesë kohët e namazit atë natë u bënë farz. Sipas historianëve, në vitin 662, me urdhrin e All-llahut xheleshanuhu, nga Meka është shpërngulur në Medinë. Shpërngulja e tij quhet Hixhret. Ditën kur arriti në fshatin Kuba, afër Medinës, që përputhet me ditën e hënë, 8 Rebiu-l-evvel, (sipas llogarisë evropiane me 20 shtator), fillon numërimi i kalendarit Hixhri shemsi për myslimanët. Viti Hixhri hënor i myslimanëve fillon në muajin Muharrem të atij viti. Sjellja e hënës dymbëdhjetë hërë rreth tokës përbën një vit hënor(kameri). Në vitin 11 Hixhri (632 m.) ditën e hënë, më 12 të muajit Rebbiu-l-evvel, para drekës, Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem) ka ndërruar jetë dhe është varrosur në dhomën ku kishte vdekur. Kur vdiq, sipas vitit hënor ishte 63 vjeç, kurse sipas vitit diellor 61 vjeç.

Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), ka qenë i bardhë, i bukur dhe më hijshmi i njerëzve. Bukurinë e tij nuk ia shfaqte çdokujt. Jeta e kujtdo që e ka parë qoftë vetëm një herë bukurinë e tij, madje qoftë edhe në ëndërr, kalon në kënaqësi dhe lumturi. Ai nga çdo pikëpamje është mbi çdo njeri, që ka jetuar e do të jetojë në çdo kohë, e në çdo vend të botës. Ishte më i mençuri, më i dituri dhe më i sjellshmi dhe i edukuari i të gjithë njerëzve.

Në moshën e rinisë bashkë me tregtarët e qytetit ka vajtur në viset e Shamit(Damaskut). Rrugën e kthimit e kanë bërë nga Basra. Më pas nuk ka shkuar asnjëherë në asnjë vend tjetër. Ka qenë il-leter(që nuk dinte shkrim e lexim) dhe nuk ka bërë shkollë fare. Nga askush nuk ka marrë mësim, por dinte gjithçka. All-llahu(xheleshanuhu) me ndërmjetësinë e engjëllit Xhebrail alejhisselam i mësonte e i tregonte çdogjë që donte dhe çdogjë që ai nuk dinte. Zemra e tij e bekuar shpërndante dritë si dielli. Rrezet dhe drita e dijes që përhapi ai, shpërndaheshin si valët e radios, në tokë e në qiej. Fuqia e përhapjes sa vjen e shtohet nga dita në ditë. Për të thithur dritat e tij duhet zemër e pastër që i beson atij, që e do dhe që shkon rrugës që ka ndjekur ai . Njeriu që ka zemër të këtillë i merr këto valë dhe i zgjeron e i përhap përreth. Njerëzit e këtillë të mëdhenj quhen Veli.

Përmes engjëllit Xhebrail alejhisselam, All-llahu xheleshanuhu, Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), i ka dërguar Kur’anin. Njerëzve u ka urdhëruar gjërat që janë të nevojshme e të dobishme në dynja e Ahiret. Të dëmshmet i ka ndaluar. Përmledhjes së këtyre urdhëresave dhe ndalesave u thuhet fe Islame ose Islamizëm.

Çdo fjalë e Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), është e drejtë, e vlefshme, e dobishme dhe quhet hadith-i sherif. Ai që beson se vërtet është kështu, quhet Mu’min (besimtar) ose Mysliman. Ai që një fjalë të Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem) nuk e beson, nuk e pëlqen, quhet jobesimtar. All-llahu e do besimtarin dhe n.q.s. ka mëkatuar nuk e lë në Xhehennem përgjithmonë. Ose në Xhehennem nuk e fut fare, ose nëse e fut për shkak të fajit që ka bërë, pastaj do ta nxjerrë nga Xhehennemi. Kurse qafiri nuk mund të hyjë në Xhennet. Shkon drejt në Xhehennem dhe prej atje nuk del më kurrë.

Ta besosh atë, ta duash atë, është fillim i të gjitha lumturive, qetësive, të mirave. Ndërsa të mos e besosh atë se është pejgamber, është fillim i të gjitha tragjedive, mundimeve, fatkeqsive, të këqijave.

Dija, intelegjenca, të kuptuarit, mirësia, mendja, mençuria, bujaria, modestia, butësia, fisnikëria, durimi, angazhimi, patriotizmi, besnikëria, drejtësia, trimëria, guximi, elokuenca, oratoria, zgjuarsia, bukuria, devotshmëria, dlirësia, zemërgjerësia, mëshira, turpi, e ibadeti i Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), kanë qenë më të larta se të të gjithë pejgamberëve. I falte gjithmonë dëmet që i bënin miku e armiku. Askujt nuk i kundërvihej. Në luftën e Uhudit, kur armiqtë ia përgjakën faqen e tij të bekuar dhe i thyen dhëmbë, për ata që i bënë këtë, profeti qe lutur: “O All-llah fali këta! Falua veprimet e tyre injorante!”

Vetitë e bukura të Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), janë të shumta. Çdo mysliman duhet t’i mësojë këto dhe të edukohet me to. Kështu i mundësohet që në dynja e në Ahiret të shpëtojë nga tragjeditë, mundimet dhe të arrijë ndërmjetësimin e Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem). Sepse në hadith Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: “Pajisuni me moral të All-llahut Te’álá”

Es-Habi Kiramët

redakto

Shokët e ndershëm të profetit

Myslimanët e nderuar që patën fatin të shihnin fytyrën e bekuar, të dëgjonin fjalët e ëmbëla të Pejgamberit tonë, quhen Es-habi Kiram. Më i miri dhe më i ngrituri i të gjithë njerëzve që ka ardhur e që do të vijë, pas pejgamberëve, është Ebu Bekër Siddiku radi-allahu anh (është nga shokët më të mirë të profetit tonë). Ky është kalifi i parë. Pas tij, njeriu më i ngritur është, kalifi i dytë, Umer bin Hattabi radi-allahu anh, pastaj kalifi i tretë i të dërguarit të All-llahut xheleshanuhu, burimi i imanit, intelegjencës, hazreti Uthman bin Affani radi-allahu anh, dhe pas këtij, më i afërm e më i dashur është kalifi i katërt, me epërsi të çuditshme, luani i All-llahut xheleshanuhu, Ali bin Ebi Talibi radi-allahu anh. Siç kuptohet nga hadithet, nga gratë më të ngritura të dynjasë janë: hazreti Fatimja, hazreti Hatixhja, hazreti Aishja, hazreti Merjemja, hazreti Asija. Në hadithi sherif është thënë: “Fatimja është më e ngritura nga gratë e Xhennetit, e Hasani dhe Husejni janë të rinjtë më të ngritur të Xhennetit”.

Pas këtyre, më të lartë prej Es-habi kiramëve janë Ashere-i mubeshshere. Janë dhjetë veta që janë sihariquar me Xhennet. Këta janë: hazreti Ebu Bekri, Umeru-l-Faruku, Uthman bin Affani, Ali bin Ebi Talibi, Ebu Ubejde bin Xherrah, Talha, Zubejr bin Avvam, Sâ’d bin Ebi Vakkas, Said bin Zejd, Abdurrahman bin Avf, All-llahu xheleshanuhu, qoftë i kënaqur me të gjithë këta. Pastaj janë ata që kanë marrë pjesë në luftën e Bedrit, pastaj në Uhud, dhe në Biatu-r-Ridvan.

Për ne është vaxhib që emrat e të gjithë atyre Es-habi kiramëve që i kanë flijuar pasurinë dhe jetën e vet në rrugë të Resulull-llahut, që kanë ndihmuar atij, t’i përmendim me respekt dhe dashuri. Nuk lejohet kurrë që të themi fjalë të pahijshme për ta. T’i zësh në gojë emrat e tyre pa respekt, është marrëzi dhe poshtërsi.

Ai që e don të dërguarin e All-llahut xheleshanuhu, duhet t’i dojë edhe të gjithë ashabët e tij, sepse pejgamberi në një hadith ka thënë: “Kush i do as-habët e mi, i do për shkak se më do mua. Kush nuk i do ata, nuk më do mua. Kush i ofendon ata, më ofendon mua. Dhe kush më ofendon mua, ka ofenduar All-llahun Te’álá. Kush ofendon All-llahun e Madhëruar, natyrisht se do të dënohet”. Në një hadith tjetër thotë: “All-llahu Te’álá nëse do t’i bëjë mirë një robi të ummetit tim, në zemër të tij vendos dashurinë e as-habëve të mi. Të gjithë ata i don si shpirtin”. Ditën kur Pejgamberi ynë ndërroji jetë, në qytetin e Medines kishte 33 mijë as-habë. As-habët në tërsi kanë qenë më tepër se njëqind e njëzet e katër mijë.

Prijësit, Imamët e katër medhhebeve dhe dijetarët e tjerë

Në njohuritë e I’tikadit është vetëm një rrugë e drejtë. Dhe kjo është medhhebi Ehli Sunnet uel Xhemaat. Janë katër personalitete(dijetarë) të mëdhenj, të cilët të gjithë myslimanëve që janë në rruzullin tokësor ua tregojnë rrugën e drejtë dhe që janë shkaktarë që të mësojmë rrugën e Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), pa e ndryshuar dhe pa e prishur atë. I pari prej këtyre është Imami Adham Ebu Hanife Numan bin Thabiti. Është nga alimët më të mëdhenj islamë. Është prijës i Ehli sunnetit. I dyti është Imam Malik bin Enes, i treti Imam Muhamed bin Idris Shafii, i katërti Imam Ahmed bin Hanbeli, All-llahu xheleshanuhu, mëshiroftë që të gjithë.

Ai që nuk përshtatet me njërën nga katër këta imamë, është në rrezik të madh. Domethënë ka lëshuar rrugën e drejtë. Në këtë libër kemi përfshirë çështjet lidhur me namazin sipas medhhebit Hanefi, në mbështetje të librave të dijetarëve të mëdhenj të atij medhhebi, natyrisht në një formë të thjeshtësuar.

Dy nga nxënësit e këtyre katër imanëve, si më të njohurit, janë ngritur shumë lart. Kështu në I’tikad (bindje) medhhebi u bë dy drejtimesh. Imani i përshtatshëm me Kur’an e hadith, është imani që kanë shpjeguar këta të dy. Këto dy drejtime me njohuri besimi të Ehli sunnetit që janë përhapur në rruzullin tokësor, janë: njëri i Ebu Mansur Maturidit, dhe tjetri Ebu Hasan Ali Esh’arit.

Këta dy imamë, kanë predikuar të njëjtin iman. Disa dallime që ekzistojnë në mes tyre janë në fëkh, nuk janë të rëndësishme. Në të vërtetë janë të njëjtë. Dijetarët islamë në Kur’an dhe në hadith lavdërohen. Në një ajet të Kur’anit është thënë: “A barazohen të diturit me të paditurit?”. Në një ajet tjetër thuhet: “Hej myslimanë! Për ato që nuk i dini, pyesni ata që dinë”.

Në hadithe thuhet: “All-llahu Te’álá, engjëjt dhe çdo gjallesë luten për ata që i mësojnë për të mirë myslimanët”; “Në ditën e Kiametit do të ndërmjetësojnë së pari pejgamberët, pastaj alimët, pastaj shehidët”; “O njerëz! Dijeni se dija merret, duke dëgjuar nga dijetarët”; “Mësoni, të mësuarit është ibadet. Për atë që e mëson dikë dhe për atë që mëson, ka sevape të xhihadit(luftës)”; “Të mësosh dikë, është sikur të japësh sadaka”; “Të mësosh nga dijetari është sikur të falësh tehexhxhud (namaz i natës)”; “Të mësosh ka më shumë sevap se nga të gjitha ibadetet nafile sepse ka dobi edhe për vete por edhe për ata që të mësojnë”; “Dituria është thesar. Çelësi duhet kërkuar duke mësuar”; “Mësoni dituri vet dhe mësoni dikë”; “Çdo gjë e ka burimin. Burimi i diturisë janë zemrat e dijetarëve”; “Të mësosh dikë është kefaret (shpagim) i gjynaheve”.

Të besosh ahiretin

redakto

Uel jeumil ahiri: Domethënë e besova ditën e Ahiretit-Ditën e Gjykimit. Fillimi i kësaj kohe është dita e vdekjes së njeriut dhe zgjat deri në Ringjallje. Kur do të ndodhë Kiameti, nuk është njoftuar. Por, pejgamberi ynë i ka bërë të ditur shumë shenja të tij si: “Do të vijë hazreti Mehdiu. Do të zbresë nga qielli Isai alejhisselam, në Damask; Do të dalë Dexhalli; Disa që quhen Je’xhuxh Me’xhuxh çdo vend do ta ngatërrojnë; Dielli do të lindë në perendim; Do të bëhen tërmete të mëdha. Do të harrohen njohuritë fetare. Do të lëshohet rruga e All-llahut xheleshanuhu, e do të shtohen të këqijat. Kudo do punohet me mëkate. Nga Jemeni do të shpërthejë zjarr. Qiejt dhe kodrat do të copëtohen. Dielli, Hëna do të errësohen...”.

Në varr njerëzit do të merren në pyetje. Që t’u përgjigjemi në varr melaqeve Munker dhe Nekir, duhen mësuar përmendësh po duhet t’ua mësojmë edhe fëmijëve këto gjëra: Krijuesi im është All-llahu Te’álá, Pejgamberi im Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), feja ime feja islame, libri im Kur’ani Kerimi, kibla ime Qabeja, medhhebi im në i’tikad Ehli sunneti vel xhemaat, medhhebi im në të vepruar medhhebi Imam Adham Ebu Hanife. Ditën e Kiametit do të ngjallen të vdekurit. Do të tubohen në vendin e quajtur Mahsher. Fletoret (regjistrat) e veprave, të mirëve do t’u jepen nga ana e djathtë, të këqijve nga prapa ose nga ana e majtë. Çdo gjynah, përveç shirkut e kufrit, All-llahu (xheleshanuhu) po të dojë e falë,e nëse jo edhe për një gjynah të vogël do të dënojë.

Për t’i peshuar punët është Mizani (peshorja). Me urdhër të All-llahut xheleshanuhu, mbi Xhehennem vihet Ura e Siratit. Për Muhammed Mustafanë është hauz (pishina) e veçantë Keuther.

Ndërmjetësimi është i vërtetë. Për t’i falur gjynahet e vogla e të mëdha të besimtarëve të vdekur pa pendim, me leje të All-llahut xheleshanuhu do të ndërmjetësojnë pejgamberët, evlijatë, dijetarët,engjëjt, shehidët(dëshmorët) dhe do të pranohen.

Xhenneti dhe Xhehennemi ekzistojnë edhe tani. Xhenneti është shtatë kat mbi qiejt. Xhehennemi është poshtë çdo gjëje. Xhenneti ka tetë dyer. Nga çdo derë hyhet në një Xhennet. Xhehennemi është shtatë shtresash. Nga shtresa e parë drejt së shtatës dënimet ashpërsohen.

Të besosh kaderin

redakto

Ue bil kaderi hajrihi ue sherrihi minall-llahi teala: I besova Kaderit, përcaktimit të All-llahut xheleshanuhu, pra që hajri e sherri (e mira dhe e keqja) janë nga All-llahu xheleshanuhu. Të gjitha të mirat e të këqijat, dobitë dhe dëmet, fitimet dhe humbjet njerëzve u vijnë me caktim të All-llahut xheleshanuhu.

Kader quhet dëshmimi i ekzistimit të një gjëje nga vullneti i All-llahut xheleshanuhu. Qënja dhe jetëgjatësia e saj varet direkt nga caktimi i Tij.

All-llahu xheleshanuhu, robëve të tij u ka dhënë vullnet. Me këto vullnete-dëshira, kërkesa të tyre ato bëjnë punë dhe krijojnë mendime me vullnet të lirë. Kur një rob do të bëjë diçka, nëse edhe All-llahu xheleshanuhu dëshiron, e krijon atë punë. Nëse robi nuk e dëshiron, edhe All-llahu xheleshanuhu nuk dëshiron, atë gjë nuk e krijon.

Ata që duan ta njohin edhe më gjërë I’tikadin e Ehli sunnetit, të cilin deri këtu e shpjeguam shkurtimisht, le të lexojnë librin "Besimi dhe Islami", botim i Vakëfit Ihlas, Stamboll, 1994. Ky është një libër i dobishëm, shumë i këndshëm, i frytshëm dhe i mjaftueshëm për lumturinë në të dy botët.

All-llahu xheleshanuhu, çdokujt i ka urdhëruar t’i mbështetet Atij (Tevekkul). Mbështetja në All-llahu (xheleshanuhu), është kusht i besimit, është kuptim që del nga ajetet e Kur’anit; në suren Maide thuhet: “Po qe se keni iman, mbështetjuni All-llahut xheleshanuhu.”; në suren Imran: “Natyrisht se All-llahu Te’álá i don ata që i mbështeten All-llahut xheleshanuhu.”; në sure-i Talak: “Nëse dikush i mbështetet All-llahut xheleshanuhu, atij i mjafton All-llahu xheleshanuhu.”; në suren Zumer: “A nuk i mjafton robit të vet All-llahut xheleshanuhu.?” Me kuptime të tilla ka edhe shumë ajete të tjerë.

Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem), thotë “Ma kanë treguar një pjesë të ummetit tim. I kanë mbushur kodrat, shkretëtirat. Jam habitur dhe jam gëzuar që janë kaq shumë. A u gëzove, thanë, po thashë. Nga këta vetëm shtatëdhjetë mijë hyjnë në Xhennet pa dhënë llogari, thanë. Cilët janë këta pyeta? Thanë: Ata që në punët e tyre nuk janë mbështetur në magji, në hedhje falli dhe përveç All-llahut askujt nuk i janë mbështetur dhe nuk i kanë besuar”. Nga ata që dëgjuan, Ukashe radi-allahu anh, u ngrit në këmbë dhe kur tha: O Reslull-llah! Bëj dua që të bëhem prej tyre, ai u lut: “O Zot, bëje këtë prej atyre”, dhe kur një tjetër u ngrit dhe kërkoi të njejtën dua, tha: “Ukashe, veproi më shpejt se ti”.

Adhurimet tona dhe falja

redakto

Ç'është ibadeti?

Ibadet domethënë adhurim, është pajtimi me urdhërat dhe me ndalesat e All-llahut(xheleshanuhu).Ai ka krijuar njeriun e çdo gjë tjetër në hapësirën e pafund të gjithësisëç I ka krijuar nga mosekzistimi i tyre dhe është vullneti i Zotit që bën të ekzistojnë ose të zhduken. All-llahu i mbron ata nga fatkeqsitë që duken dhe që nuk duken.All-llahu, vetëm Ai meriton të adhurohet. Ibadet është të kujdesesh e t’u përshtatesh pejgamberëve, evliave, dijetarëve që kanë arritur kënaqësinë e All-llahut Te’álá.

Detyrë për njeriun është që, të falënderojë All-llahun xheleshanuhu, që i ka dërguar atij begati të panumërta. Me falenderim kuptojmë në radhë të parë zbatimin e urdhërave si agjërim,falja(namazi), zekati dhe largimi nga ndalesat.Sipas verseteve kur’anore dhe haditheve profetike, pastaj vijnë bamirësitë dhe veprat e dobishme që duhet të bëjë besimtari. Obligimet njerëzore dhe obligimi i falënderimit të njerëzve ndaj All-llahut xheleshanuhu, të cilat duhet të kryhen dhe të besohen me zemër, me gjuhë dhe me trup, janë porositur nga All-llahu xheleshanuhu, dhe janë nxjerrë në shesh(publikuar) nga Pejgamberi i Tij i dashur. Detyrat që All-llahu xheleshanuhu, i ka treguar dhe i ka urdhëruar, përbëjnë atë që quhet Islam. Falënderimi i bëhet All-llahut xheleshanuhu, duke pasuar nga rruga e ndjekur nga Pejgamberi i Tij. Ai që nuk pajtohet me këtë rrugë, mbetet jashtë fesë islame, Falënderimi, ibadeti nga këta njerëz për All-llahu xheleshanuhu, nuk pranohet e nuk pëlqehet. Sepse ka shumë gjëra që njerëzit i kanë menduar të mira, të bukura, të cilat islamizmi E ka shpjeguar se janë të shëmtuara.

Ata që janë të mençur, për ta falënderuar e për t’i bërë ibadet All-llahut Te’álá, duhet të kënaqen me Muhammedin (salall-llahu alejhi ve selem).

Ai që i përshtatet Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), është mysliman i devotshëm. Obligimet e çdo besimtari sipas Islamit ndahen në dy grupe:

1. Gjërat që duhet të besohen me zemër dhe

2. Ibadetet që do të bëhen me zemër dhe me trup.

Më i lartësuari nga ibadetet që bëhen me trup, është namazi. Çdo mysliman që është mukel-lef (i ngarkuar, i detyruar), e ka farz që të falë pesë kohë namaz në ditë.

Kujt i thuhet mukel-lef(i obliguar)?

redakto

Mukel-lef u thuhet burrave e grave të mençura në moshë madhore. Ata që janë mukel-lef, janë përgjegjës për zbatimin e urdhërave dhe ndalesave të All-llahut xheleshanuhu. Personat Mukel-lef në fene tonë së pari janë urdhëruar të besojnë dhe pastaj të bëjnë ibadet.Sidomos duhet të largohen nga haramet dhe mekruhet, veprimi i të cilave është ndaluar.

Mendja është një fuqi e të kuptuarit. Është krijuar për të dalluar të dobishmen nga e dëmshmja. Mendja është një mjet peshimi. Nga dy gjëra të mira, ajo e dallon atë që është më e mirë, dhe nga dy gjëra të këqija e dallon atë që është më e keqjae. I mençuri nuk është ai që vetëm e kupton të mirën e të keqen, por është edhe ai që, sapo sheh të mirën, e merr, dhe që, sapo sheh të keqen, e hedh. Mendja është si syri. Në Islam është edhe si dritë dhe po nuk pati dritë syri nuk mund të shohë.

Mosha madhore (bulug) quhet mosha e pjekurisë. Hyrja në moshën madhore e fëmijëve djem fillon sapo t’i mbushin dymbëdhjetë vjet. Ekzistojnë shenja që dëshmojnë se fëmija mashkull ka hyrë në moshën madhore e nëse këto shenja nuk shihen, në moshën pesëmbëdhjetë vjeç nga pikpamja e fesë konsiderohet si i rritur.

Hyrja e vajzave në moshën madhore(periudha pubertetit), fillon sapo të mbushin nëntë vjet. Nëse nuk shihen shenja se vajza ka arritur në moshën madhore, kur të bëhen pesëmbëdhjetë vjeç, konsiderorohet se ka hyrë në moshën madhore (në bulug).

Dispozitat Islame(Ahkâm-i Islâmijje)

redakto

Urdhrat dhe ndalesat që i ka shpallur feja islame, quhen Ahkam-i sher’ije apo Ahkâm-i islamije. Këto quhen edhe Ef’al-i mukel-lefin. Dispozitat islame janë tetë: Farz, vaxhib, sunnet, mustehab, mubah, haram, mekruh dhe mufsid.

1. F A R Z : janë gjërat (punët), veprimin e të cilave All-llahu e ka urdhëruar qartë dhe prerazi me ajete të Kur’anit. T’i braktisësh farzet, është haram. Kush nuk u beson dhe kryerjes së tyre nuk u kushton rëndësi, është qafir. Farzi është dy llojesh:

Farz-i ajn është farzi që duhet ta kryejë personalisht vetë çdo mysliman i ngarkuar me atë farz. Farzi ajn është të besosh (imani), të marrësh abdest, të marrësh gusul (domethënë të marrësh abdest trupor), të falësh pesë kohët e namazit, të agjërosh në muajin e Ramazanit, kur je i pasur të japësh zekat dhe të shkosh në Haxh. (Janë të njohura tridhjet e dy farze dhe pesëdhjetë e katër farze).

Farz-i kifaje janë farzet e përbashkëta, pra këto farze janë për të gjithë myslimanët, por kur i kryejnë disa mysliman, qoftë madje edhe vetëm një mysliman, myslimanët e tjerë lirohen nga detyrimi, dhe nga përgjegjësia. Të këtilla janë farzet si: t’i përgjigjesh selamit të dhënë,(përshëndetja) larja e xhenazes, falja e namazit të zhenazes, mësimi i Kur’anit përmendsh (hafëzllëku), xhihadi, zënia e dijeve fetare e shkencore më tepër sesa duhen për profesionin personal.

2. V A X H I B: janë ato që ka urdhëruar All-llahu të punohen. Argumenti i këtyre urdhrave në Kur’an nuk është i qartë (i prerë) sa i farzit. Falja e vitër-namazit dhe e namazit të bajramit, kur je i pasur, të presësh kurban, të japësh sadaka-fitrin, janë vaxhibe. Dispozita e vaxhibit është sikur farzi. Ta braktisësh vaxhibin është tahrimen mekruh. Ai që nuk beson se është vaxhib nuk bëhet qafir. Por, ai që nuk i kryen do të dënohet në Xhehennem.

3. S U N N E T: janë ato që vetë Pejgamberi ynë, Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), i ka punuar, i ka porositur ose i ka lejuar të punohen. Të mos e pëlqesh sunnetin është kufër. Ai që e pëlqen e nuk e kryen nuk dënohet. Por ai që vazhdimisht e lë pa arsye, bëhet shkak për qortim dhe për t’u privuar(larguar) nga sevapet. Për shembull, sunnet janë të këndosh ezanin, të bësh ikamet, të falësh namaz me xhemaat, të përdorësh misvakun, të bësh synet fëmijën etj.

Sunneti është dy llojesh:

Sunnet-i muekkede - Quhen ato veprime e porosi që pejgamberi i ka punuar rregullisht, që i ka lënë rrallë pa kryer, pra sunnete të forta. Të këtillë janë sunneti i namazit të sabahut, sunneti i parë dhe i fundit të drekës, sunneti i namazit të akshamit, dy rekatet e fundit sunnet të namazit të jacisë. Këto sunnete nuk lihen kurrë pa arsye.

Sunnet-i gajri muekkede - janë ato punë që pejgamberi ynë i ka bërë herë pas here me qëllim të ibadetit. Të këtilla janë sunnetet e para katër rekatëshe të namazeve të ikindisë dhe të jacisë.Edhe nëse lihen këto shpesh, nuk bëhet gjë. Nëse lihen krejtësisht pa arsye, bëhet i mundur qortimi dhe të privohemi nga ndërmjetësimi.

Nëse një nga pesëdhjetë veta e kryen, edhe sunneteve të lëshuar nga myslimanët e tjerë, u thuhet Sunnet-i alel kifaje. P.sh. të japësh selam, të hysh në i’tikaf, të këndosh Besmelen kur merr abdest, kur ha, kur pi dhe kur të fillosh çdo punë të mirë, është sunnet.

4. M U S T E H A B: është gjithçka që është e lavduar për ta punuar. Kësaj i thonë edhe mendub, edeb. Ka vlerën e sunnetit muekkede. Janë veprat që pejgamberi ynë mund t’i ketë bërë qoftë edhe një a dy herë gjatë jetës, por ato i ka dashur dhe i ka pëlqyer. Fëmijës të porsalindur t’i vësh emrin në ditën e shtatë, për fëmijë djalë e vajzë të therësh kafshë akika, të vishesh bukur, të lyhesh me parfum të këndshëm, janë mustehabe. Kush i kryen këto, ka shumë sevape. Ai që nuk i punon, nuk dënohet, dhe as privohet nga ndërmjetësimi.

5. M U B A H : quhen gjërat që as janë urdhëruar dhe as janë ndaluar të punohen. Domethënë janë punët që nuk janë cilësuar gjynah. Kur punohet me qëllim të mirë për to ka sevap dhe kur punohen me qëllim të keq, ka dënim. Punët, si të flesh, të hash gjellëra të ndryshme nga hallalli, të veshësh rroba të ndryshme, me kusht që të jenë të lejuara, janë mubah. Për këto nëse kryhen me nijet që t’i përshtatesh islamizmit, pra t’u bindesh urdhrave, ka sevape (shpërblime)

6. H A R A M : janë gjërat (punët) që All-llahu në Kur’an i ndaloi kategorikisht të punohen. T’i kryesh dhe t’i shfrytëzosh haramet, është e ndaluar rreptësisht. Ai që hallallit i thotë haram dhe haramit i thotë hallall, e humb imanin dhe bëhet qafir. T’i braktisësh dhe të largohesh nga gjërat që janë haram, është farz dhe shumë sevap.

Harami është dy llojesh:

Haram li-ajnihi: Të mbysësh njeri, të bësh prostitucion, pederizëm, të luash kumar, të pish verë dhe çfardo lloj pijesh alkolike, të gënjesh, të vjedhësh, të hash mish derri, coftinë(kafshë të ngordhur), gratë, vajzat të dalin rrugës me kokë, krahë e këmbë të pambuluar është haram dhe janë gjynahe të mëdha. Ai që kur i punon këto, bën Besmele, ose beson se janë hallall, dhe nuk i kushton rëndësi që All-llahu xheleshanuhu, i ka bërë haram, kthehet në qafir. Nëse këto i beson se janë haram dhe i vepron duke u frikësuar, nuk bëhet qafir, por bëhet laik (meritor) për dënim në Xhehennem. Nëse ngul këmbë në to dhe nëse vdes pa u penduar,mund të shkojë pa iman.

Haram li gajrihi: Këto janë gjërat që me shekuj janë hallall po për shkak të të drejtave të të tjerëve janë haram. Për shembull: të hysh në kopsht të tjetërkujt dhe pa leje të pronarit të marrësh e të hash nga pemët e tij, të vjedhësh dhe t’i përdorish plaçkat e shtëpisë dhe paratë e dikujt, të mos e ruash sendin që të është besuar, të fitosh para dhe pasuri me ryshvet, faiz e kumar. Ai që bën këto dhe duke i bërë bën Besmele ose thotë se janë hallall, nuk bëhet qafir. Sepse është haku i atij personi, ia kthen prapë. Për hak të një vlere sa pesha pesë gramë e gjysmë argjend, nesër në ditën e kiametit i merren nga All-llahu xheleshanuhu, sevapet e shtatëqind rekateve namazi të pranuar e të falur me xhemat, dhe i jepen pronarit të vërtetë, pra atij që i ke hak. Të largohesh nga haramet, është më sevap se të bësh lutje. Për këtë arsye haramet duhet të njihen dhe duhet të largohemi nga to.

7. M E K R U H : quhen punët (veprat) që nuk i ka pëlqyer All-llahu Te’álá dhe Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), dhe të cilat t’i fshijnë sevapet e ibadeteve.

Mekruhu është dy llojesh:

Tahrimen mekruh - Është lënia e vaxhibit. Ato gjëra që janë afër haramit, janë mekruh. T’i punosh këto, merr dënim. P.sh., të falësh namaz duke lindur dhe duke perënduar dielli. Ai që i punon këto me qëllim, është rebelues dhe mëkatar. Andaj edhe meriton dënimin në Xhehennem. Ai që në namaz i lë vaxhibet, ai që i punon tahrimi mekruhet, e ka vaxhib që ta përsërisë atë namaz. Nëse gabimi është bërë nga harresa, gjatë namazit bëhet sehvi sexhde.

Tenzihen mekruh - Janë punët mubah, domethënë, ato punë që është afër punëve të cilat janë hallall, ose ato punë që janë më mirë të mos punohen se të punohen. P.sh., të mos i punosh sunnetet gajri muekked ose mustehabet.

8. M U F S I D: Janë ato vepra që prishin një punë, e cila në fenë tonë është e rregulluar me dispozita të Sheriatit, ose që prishin një ibadet të filluar. Si t’ë prishësh imanin dhe namazin, nikahun e haxhin, zekatin, shitblerjen. Për shembull, nëse qesh në namaz, e prish abdestin dhe namazin; Kur të jesh agjërueshëm, po të hash me dije, e prish agjërimin.

Ai që i kryen farzet, vaxhibet dhe sunnetet dhe ai që ruhet nga haramet e mekruhet, i jepen shpërblime pra sevap. Ai që punon harame e mekruhe dhe ai që nuk i punon farzet e vaxhibet, i shkruhet gjynah. Ai që ruhet nga një haram, ka më shumë shpërblime se ai që kryen një farz. Ka më shumë sevap për kryerjen e një farzi, se për largimin nga një mekruh. Edhe për atë që largohet nga mekruhi ka më tepër sevap se për atë që punon një sunnet. Punët që i do All-llahu në kuadër të mubaheve, quhen hajrat dhe hasenat. Edhe pse atyre që i veprojnë këto, u jepen sevape, këto sevape janë më pak se te sunnetet.

Armiqtë e Islamit

redakto

Armiqtë e islamit, për ta shkatërruar islamin, i sulmojnë librat e Ehli sunnetit. Në Kur’an, në faqen e fundit të xhuz’it të gjashtë, në suren Maide thuhet: “Armiku më i madh i Islamit janë jahudinjtë dhe mushrikët”. Mushrikë janë ata jobesimtarë që adhurojnë putat dhe idhujt. Është e qartë që edhe të krishterët të cilët i luten figurave dhe statujave në kishës, janë mushrikë.

Ata që i luten drejtëpërdrejtë Zotit nuk janë të tillë. Jahudiu jemenas, Abdullah bin Sebe, për të shkatërruar Ehli sunnetin, ka themeluar sektin Shii.

Shiinjtë i thonë vetes Alevi. Më të guximshmit e mushrikëve janë anglezët.

Me tërë fuqinë e tyre perandorake, me pasuritë që kanë mbledhur nga kolonitë e tyre nga India e Afrika, me beteja të përgjakshme dhe me rrymën fetare të quajtur Vehabizëm e me librat plot gënjeshtra e poshtërsi, ata sulmojnë Ehli sunnetin.

Në çdo vend të globit, ato që duan të arrijnë lumturinë e përhershme, u rekomandojmë të mos bien pre e mashtrimeve të librave Shii e Vehabij por t’u mbështeten librave të dijetarëve të Ehli sunnetit.

Kushtet e Islamit

redakto

Për ata që kanë hyrë në fenë islame, pra për myslimanët janë pesë detyra themelore të cilat janë farz që duhet t’i kryejnë me domosdoshmëri.

1. Kushti i parë i islamit është Kelime-i Shehadeti - shqiptimi i formulës me të cilën shprehet përkatësia islame. Të shqiptosh Kelime-i Shehadetin : “Eshhedu en la ilahe il-llah-llah ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu. Ai që është me fuqi mendore normale, në moshë madhore dhe që mund të flasë, deklaron: “Besoj dhe deklaroj se vetëm All-llahu xheleshanuhu, është Zot dhe besoj e deklaroj që Muhammedi është rob i Zotit dhe pejgamber i Tij”. Ai është Vaxhibu-l-vuxhud. Ai është mbi gjithçka. Ai nuk ka kurrfarë të mete. Emri i Tij është All-llah, dhe Ai duhet besuar me zemër. Dhe ai fytyrëdashur, fytyrë shkëlqyer, me sy të zi, ballëhapur, me karakter të bukur që nuk i bie hija në tokë , ai fjalëmbël, që për shkak se ka lindur në Mekë të Arabisë, quhet arab, nga bijtë Hashimi, pra Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), i biri i Abdullahut, është rob, i dërguar i All-llahut xheleshanuhu dhe pejgamberi i Tij. Ai ishte djali i hazreti Emines, e cila ishte e bija e Vehebit.

2. Kushti i dytë nga pesë kushtet e islamit, është falja e namazit në kohë të caktuar pesë herë në ditë, në përputhje me kushtet e farzet e tij. Për çdo mysliman është farz, që çdo ditë, kur të vijë koha, të falë pesë herë namaz dhe ta dijë se secilin e ka falur në kohën e vet. Namazet duhen falur pa u kaluar koha, duke u kushtuar kujdes farzeve, vaxhibeve, sunneteve të tyre dhe duke ia dhënë zemrën All-llahut Te’álá. Në Kur’an namazi quhet Salat. (Salat, sipas fjalorit, domethënë të luturit e njeriut, të luturit e melaiqeve për mëshirë, të mëshiruarit e All-llahut xheleshanuhu. Në islamizëm të thuash salat, do të thotë të bësh veprime të qarta dhe të lexosh gjëra të qarta, në formën siç është njoftuar në librat e ilmihalit.)

Falja e namazit fillon me iftitah tekbir (tekbiri fillestar). Burrat i ngrenë duart deri në lartësi të veshëve dhe duke prekur të butët e veshëve me gishta të mëdhenj, me shqiptimin All-llahu ekber, fillojnë namazin. Femrat i ngrenë duart në lartësinë e supeve krahërorit. Gishtat duhet të jenë të shtrirë dhe me tekbirin All-llahu ekber e fillojmë namazin. Dhe në ndenjën e fundit, kokën e kthejmë nga supi i djathtë dhe i majtë me rradhë e duke dhënë selam e përfundojmë namazin.

3. Kushti i tretë i islamit është dhënia e Zekatit të pasurisë. Domethënia leksikore e fjalës zekat është të pastrohesh dhe të vijsh në gjendje të mirë e të bukur. Në islam zekat domethënë kur pasuria e një myslimani a myslimaneje arrin sasinë e një vlere të caktuar (Nisab), nga pasuria pjesën e tepërt e të panevojshme, zekatin, t’ua japësh myslimanëve të varfër, sipas rregullave që është shpjeguar në Kur’an. Zekati u jepet shtatë kategorive të njerëzve. Në katër medhhebet ka katër lloje zekatesh: zekati i arit e argjendit, zekati i pasurisë tregëtare (mallit), zekati i kafshëve dhe i prodhimeve bujqësore. Lloji, i katërt i zekatit quhet Ushër. Merret a s’merret prodhimi nga toka, jepet ushri. Tri Zekatet e tjera jepen një vit pasi të arrihet sasia e nisabit.

4. Kushti i katërt i islami, është agjërimi i Ramazanit. Arabisht i thuhet Saum, e që do të thotë “të ruash diçka”, “të përmbahesh nga diçka”. Në islam që, në muajin e Ramazanit, All-llahu ka urdhëruar, çdo ditë të përmbahesh nga tri gjëra: nga të ngrënët, të pirët dhe nga marrëdhiet seksuale. Muaji i Ramazanit fillon me dukjen e hënës së re në qiell.

5. Kushti i pestë i islamit është shkuarja në Haxh një herë në jetë për atë që ka mundësi ekonomike. Personi që shkon në Haxh, në Mekë, duhet ta sigurojë materialisht familjen derisa të kthehet, dhe atje vesh ihramin (veshje e posaçme për haxhijtë), e bën tavaf Qabenë dhe qëndron në Arafat.

Nga pesë kushtet e islamit, të parashtruar më lart, më i lartësuari është të deklarosh dhe të besosh domethënien e Kelime-i Shehadetit. Pas kësaj vjen falja e namazit, pastaj agjërimi, dhe më tutje haxhi, në fund, dhënia e zekatit. Që Kelime-i Shehadeti është më i lartësuari është e qartë dhe s’ka dyshim. Për katër kushtet e mbetura, për epërsinë e tyre, mendimet e shumicës së dijetarëve përputhen me renditjen që dhamë më lart. Kelime-i Shehadeti është bërë farz që në fillim të islamit, dhe i pari kusht. Pesë kohët e namazit janë bërë farz në vitin dymbëdhjetë të Bi’setit dhe një vit e disa muaj para Hixhretit, në natën e Miraxhit. Agjërimi i muajit të Ramazanit është bërë farz në muajin Shaban në vitin e dytë të hixhretit. Dhënia e zekatit është bërë farz atë vit që është bërë farz agjërimi në muajin Ramazan, kurse Haxhi është bërë farz në vitin e nëntë të hixhretit.

Falja e namazit

redakto

Në fenë tonë, pas imanit, ibadeti më i vlefshëm e më i preferuar është namazi. Namazi është shtylla e fesë:Është kushti i dytë i islamit. Arabisht namazi quhet Salat. Salat, në esencë, domethënë lutje, rahmet dhe lutje për të të falur. Meqë të gjitha këto tre kuptime gjenden në namaz, atij i është thënë salat.

Gjëja që ka pëlqyer All-llahu më shumë dhe për të cilën ka urdhëruar veç e veç, janë pesë kohët e namazit. Urdhri më i rëndësishëm, pas imanit, që u bëri All-llahu myslimanëve, është falja e namazit.Ai është farzi i parë që është urdhëruar në fenë tonë. Edhe në Kiamet, pas imanit, pyetja e parë do të jetë për namazin. Ai që e jep llogarinë e pesë kohëve të namazit, shpëton nga të gjitha mundimet dhe sprovimet, dhe arrin shpëtimin e amshueshëm. Të shpëtosh nga zjarri i Xhehennemit dhe të arrish Xhennetin, është e lidhur me faljen e drejtë të namazit. Për namaz të drejtë së pari duhet të merret abdest sipas rregullave, duhet filluar namazi pa ngathtësi e përtesë dhe çdo veprim të namazit ta bëjmë në formë të saktë e të plotë.

Vepra e mirë që e afron njeriun më tepër tek All-llahu dhe që përmbledh të gjitha ibadetet në vete, është namazi. Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem), ka thënë: “Namazi është shtyllë e fesë. Kush fal namaz, e forcon fenë e vet. Kush nuk fal namaz, natyrisht që e rrënon fenë e vet”. Ai që nderohet me faljen e drejtë të namazit, është ruajtur nga veprimet e këqija e të shëmtuara. Në ajetin dyzet e pesë të sures Ankebut, thuhet shprehimisht kështu: “Namazi i falur drejt e ruan njeriun nga veprimi i punëve të këqija, të shëmtuara dhe të ndaluara”.

Një namaz që njeriun nuk e largon nga të këqijat, nuk është namaz i drejtë, i vërtetë. Në dukje është namaz megjithatë, derisa të mësojmë të bëjmë namazin e drejtë, nuk duhet lënë pas dore as kjo formë e namazit. Dijetarët islamë kanë thënë: “Nëse një gjë nuk kryhet tërësisht, nuk duhet të lihet pas dore e tëra”. Zoti Mëshirëplotë, të dukshmen mund ta pranojë si të vërtetë. Atij që fal namaz të prishur, nuk duhet t’i thuhet të mos falet fare. Atij që falet kështu, në mënyrë jo të plotë, duhet t’i thuhet që të falet drejtë, se të prishurat duhen përmirësuar. Kjo çështje duhet kuptuar mirë.

Namazet duhen falur me xhemat. Të falësh me xhemat, ka shumë më tepër sevape, se të falësh vetëm (individualisht). Në namaz çdo organ duhet të tregojë përulje dhe zemra duhet të jetë e mbushur me frikë nga All-llahu. Vetëm namazi është ai që do ta shpëtojë njeriun në dynja dhe në Ahiret do ta shpëtojë nga dënimi dhe mundimet. All-llahu në fillim të sures Mu’minun premton: “Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët, e ata janë ata që në namazet e tyre janë të përulur e të kujdesshëm”. Vlera e ibadetit në një vend ku ekziston frika e rreziku, është shumë më e madhe. Kur armiku sulmon, ajo punë e vogël e kryer nga ushtari në ato momente është shumë e vlefshme.Për këtë arsye edhe ibadeti i fëmijëve dhe i të rinjëve është më i vlefshëm, sepse i kundërvihet dëshirave të epsheve të tyre dhe dëshirës për të mos bërë ibadet.

Tre armiqtë që e mundojnë njeriun, që nuk duan ta lënë të bëjë ibadet, janë: shejtani, epshi dhe shokët e këqij. Koka e të gjitha të këqijave, është shoku i keq. Një i ri që nuk u nënshtrohet dëshirave të këqija që vijnë nga këta(shokët), nëse e fal namazin e tij, nëse nuk i lë ibadetet, është shumë i vlefshëm dhe këto ibadete kanë shumë vlerë. Për ibadetin e bërë shpërblehet me më shumë sevape se i moshuari. Për pak ibadete i jepen shumë shpërblime.

Për kë është farz namazi?

Falja e namazit është farz për çdo mysliman, mashkull e femër që është i mençur dhe në moshën madhore.

Në fenë tonë, fëmijët e vegjël që nuk janë të vetëdijshëm dhe që nuk janë ende në moshën madhore, nuk kanë përgjegjësi për faljen e namazit. Por, nënat dhe baballarët duhet t’ua mësojnë fëmijëve të tyre njohuritë fetare dhe duhet t’u krijojnë shprehi që të bëjnë ibadet. Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem), ka thënë: “Të gjithë jemi barinj të një kopeje dhe të gjithë ju jeni përgjegjës për kopenë tuaj (për anëtarët e familjes). Atyre duhet t’ua mësoni Islamin. Nëse nuk ua mësoni, do të përgjigjeni për to”. Edhe në një hadith tjetër ka thënë: “Të gjithë fëmijët lindin (vijnë në dynja) në mënyrë të përshtatshme dhe të volitshme për përqafim të islamit. Pastaj nënat, baballarët e tyre i kthejnë të krishterë, jahudinj dhe të pafe”.

Prandaj, detyra e parë e çdo myslimani është që fëmijëve të vet t’ua mësojë islamin dhe leximin e Kur’anit, faljen e namazit, t’ua mësojë kushtet e imanit dhe të islamit. Ata të cilët duan që fëmija i tyre të jetë mysliman, nënat dhe baballarët që dëshirojnë të arrijnë rahatinë në dynja dhe në ahiret, së pari duhet ta zbatojnë vetë këtë detyrë. Të vjetrit kanë thënë: “Druri lakohet kur është i njomë”. Kur të thahet(plaket), nëse provohet të lakohet, do të thyhet.

Fëmija që nuk ka marrë njohuri islame dhe moral të mirë, u nënshtrohet shpejt atyre që janë në rrugë të keqe. Bëhet i dëmshëm për prindërit e tij, për shtetin dhe për popullin e vet.

Llojet e namazeve

redakto

Namazet që urdhërohen myslimanët, të falin ndahen në tre lloje: farz, vaxhib dhe nafile.

1. Namazet farz janë: Pesë kohët ditore, namazi i Xhumasë dhe namazi i xhenazes (namazi i xhenazes është farzi kifaje).

2. Namazet vaxhib janë: Vitër-namazi, namazi i bajrameve, dhe namazet nafile që kanë mbetur përgjysmë. Po ashtu është vaxhib të falet vitër namazi i mbetur kaza.

3. Namazet nafile janë: Sunnetet e pesë kohëve të namazit, namazi i teraviheve dhe namazet e falura me nijet për të fituar sevape, si: tehexhxhud namazi (namazi i falur natën), tehijetul -mesxhid (dy rekat namaz që falen sapo të hysh në ndonjë xhami-pa u ulur), namazet duha (namazi pas lindjes së diellit),namazi evvabin (namazi nafile që falet pas akshamit), istihare namazi (dëshira për t’u bërë një punë e dobishme),namazet tesbih ,namazet e shiut dhe të eklipsit etj. Domethënë këto nuk janë urdhëruar që të falen. Një personi që nuk ka borxh nga namazet farz e vaxhib, i jepen sevape edhe për namazet nafile.

Pesë kohët e namazit

redakto

Namazi është urdhër i All-llahut Te’álá. All-llahu xheleshanuhu, në Kur’an në më tepër se në njëqind vende urdhëron: “Falni namazin”. Çdo mysliman i mençur dhe ai që ka hyrë në bylyk me Kur’an dhe me hadithe urdhërohet që çdo ditë të falë namaz pesë herë.

Në ajetet shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë të Kur’anit në suren Rum është urdhëruar: “Lartësojeni All-llahun kur të vijë mbrëmja dhe kur të agojë mëngjesi. Për All-llahun janë falënderimet që i bëjnë gjithçka ka në qiej e në tokë, dhe ato që bëjnë në mbrëmje dhe ditën”. Në ajetin dyqind e tridhjetë e tetë të sures Bekare shprehimisht thuhet: “Vazhdoni rregullisht namazet, edhe të mesmin (të ikindisë)”. Domethënë namazet falen në vazhdimësi-pa i lëshuar. Se lartësimi dhe falënderimi në ajetet e përmendura , është njoftuar në librat e tefsirit (komentimeve). Në ajetin njëqind e katërmbëdhjetë të sures Hud thuhet: “Fale namazin në dy skajet e ditës (në kohën e drekës dhe të ikindisë), edhe në orët e afërta të natës (me ditën-në kohën e akshamit, jacisë e sabahut). S’ka dyshim se veprat e mira (sevapet e pesë kohëve namaz) i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që i pranojnë këshillat”.

Pejgamberi ynë Muhammedi alejhisselam, ka urdhëruar që “All-llahu robëve të Tij u ka bërë farz çdo ditë që të falin pesë herë namaz. Ai që merr abdest saktë dhe i fal këto pesë namaze në kohë të duhur, dhe ata që rukutë dhe sexhdet i kryejnë të plotë, All-llahu i fal dhe i mëshiron”.

Pesë kohët e namazit bëjnë katërdhjetë rekate. Nga këto, shtatëmbëdhjetë rekate janë farz, tre rekate janë vaxhib, dhe njëzet rekate janë sunnet, si vijon:

1. Namazi i sabahut(mëngjesit) është katër rekatësh. Së pari falen dy rekate sunnet e pastaj dy rekate farz. Ky sunnet është shumë i fortë.

2. Namazi i ylesë(drekës) ka dhjetë rekate. Së pari falen katër rekate të sunnetit të parmë, pastaj katër rekate farz dhe pas farzit dy rekate sunnet i mbramë.

3. Namazi i ikindisë(mbasdites) ka tetë rekate. Së pari falen katër rekate sunnet e pastaj katër rekate farz.

4. Namazi i akshamit(mbrëmjes) ka pesë rekate. Së pari falen tre rekate farz e pastaj dy rekate sunnet.

5. Namazi i jacisë(darkës) ka trembëdhjetë rekate. Së pari falen katër rekate sunnet, pastaj katër rekate farz, pastaj dy rekate sunnet i mbramë dhe pas këtyre tri rekate vitër namaz.

Sunnetet e ikindisë dhe sunnetet e parë të jacisë janë Gajri muekkede. Te këto rekate në ndenjen pas rekateve të dyta, pas Ettehijjatu lexohen lutjet All-llahumme sali dhe pastaj All-llahumme barik. Kur çohemi në këmbë në rekatin e tretë, pa e lexuar Besmelen, së pari lexohet Subhaneke. Sunneti i parë i namazit të drekës është muekked, domethënë i urdhëruar fuqimisht. Ka më shumë sevape. Në ndenjen e parë, si edhe te farzet, lexohet vetëm Ettehijjatu dhe pastaj menjëherë bëhet ngritja për rekatin e tretë. Pas ngritjes, lexohet Besmelja dhe menjëherë lexohet Fatihaja.

Pas farzit të drekës të jacisë të falësh edhe katër rekate, dhe pas farzit të akshamit edhe gjashtë rekate është mustehab. Për këto ka shumë sevape. Dhe në të dy mënyrat, dy rekatet e para, numërohen në vend të sunneteve të fundit. Këto namaze mustehab bën të falen edhe ndarazi, pas sunneteve të fundit.

Kur qëndron në rekatin e parë të namazit, rekatet e tjera fillojnë sapo të ngrihesh në këmbë dhe vazhdojnë derisa përsëri të ngrihesh në këmbë. Ndërsa rekati i fundit zgjat derisa të jepet selam. Në rekatet çift(i 2-të dhe 4-ërt) rrihet ulur pas sexhdes së dytë.

Në çdo rekat ka farze, vaxhibe, sunnete, mufside dhe mekruhe të namazit. Në faqet vijuese këto do t’i shpjegojmë sipas medhhebit Hanefi.

Farzet e namazit

redakto

Farz quhet urdhri i prerë i All-llahut xheleshanuhu, që duhet të kryhet. Derisa nuk kryhen plotësisht farzet e një ibadeti, ai farz nuk është i drejtë. Duke falur namaz, duhet të realizohen dymbëdhjetë kushte (farze). Farzeve të jashtme(para namazit) u thuhet sharte (kushte), ndërsa të brendshmeve Rukne.

A) Kushtet e jashtme të namazit janë:

1.Hadesten taharet: Të marrësh abdest ose të lahesh. Nëse nuk ke mundësi për këto dy të parat, të marrësh tejemum.

2.Nexhaseten taharet: Trupi, petku dhe vendi ku do të falim namaz, duhet të jenë të pastër sipas rregullave të fesë sonë. (Për shembull, në fenë tonë gjërat, si: gjaku, urina, alkoli konsiderohen papastërti).

3.Setr-i auret: Të vishen sipas rregullit. Të mbulosh auretin (pjesët e turpshme). Mbulimi i vendeve të auretit është urdhër i All-llahut xheleshanuhu. Njeriu i ngarkuar me obligime fetare, gjatë faljes së namazit e ka të ndaluar të zbulojë ose t’i shfaqë vendet e auretit t’i shikojnë apo t’i shikojë të tjetrit. Auret (vende të turpshme) për mashkullin është pjesa e trupit nga kërthiza e deri nën gjunjë, kurse për gratë, përveç fytyrës dhe duarve, tërë pjesa tjetër e trupit është auret dhe duhet të mbulohet.

4.Istikbal-i kible: Të kthehesh nga kibla. Kur fal namaz duhet të kthehesh nga kibla. Kibla e myslimanëve është Qabeja e madhërueshme që gjendet në qytetin e Mekës. Hapësira përreth saj, prej tokës deri në arsh, është kible.

5. Vakit: Të falesh në kohën e duhur. Namazi duhet të falet në kohën e tij. Duhet ditur se kur fillon dhe mbaron koha e namazit dhe namazi i falur duhet të përcillet nga zemra.

6. Nijeti: Kur e fillon namazin, duhet të bësh nijet (të vendosësh) me zemër dhe ta thuash me gojë. Ta thuash vetëm me gojë, nuk quhet nijet. Të bësh nijet për namaz, domethënë me zemër të përcjellësh emrin e tij, kohën, kiblen; nëse falemi me xhemat, t’i drejtohemi imamit. Nijeti bëhet duke u thënë tekbiri fillestar. Nijeti i bërë pas tekbirit, nuk është i vlefshëm dhe ai namaz nuk pranohet.

B) Kushtet e mbrendshme të namazit

(Pjesët përbërëse - ruknet e namazit)

Kur të hyjmë në namaz, janë gjashtë kushte që duhen zbatuar. Secili nga këto gjashtë kushte quhet Rukn - pjesë përbërëse e namazit. Farzet - kushtet e brendshme të namazit janë këto:

1. Iftitah tekbiri - tekbiri fillestar. Duke hyrë na namaz, të thuash All-llahu ekber. Me thënjen e ndonjë fjale tjetër nuk konsiderohet se është marrë tekbiri.

2. Kiam - qëndrimi në këmbë, pra kur fillon namazin dhe derisa të falesh duhet të qëndrohet në këmbë. I sëmuri që nuk mund të qëndrojë në këmbë, falet ulur. Ai që nuk mund të falet ulur, falet shtrirë me shenja dhe nuk lejohet të falësh namaz ulur në karrige.

3. Kiraat - Leximi i Kur’anit. Ka kuptimin e të lexuarit me gojë nga Kur’ani një sure ose ajet.

4. Ruku’ - përkulja. Pas leximit të Kur’anit, të përkulesh dhe duart t’i vësh në gjunjë. Në ruku’ më së paku tri herë duhet thënë: Subhane Rabbijeladhim. Duke u drejtuar nga rukuja thuhet Semi All-llahu limen hamideh. Dhe kur të drejtohesh, thuhet: Rabbena lekel hamd.

5. Sexhde - domethënë pas rukusë të biesh me fytyrë në tokë. Sexhdja bëhet dy herë duke i vënë pëllëmbët e duarve në tokë dhe në mes tyre fytyrën, pra hundën dhe ballin. Në secilën sexhde më së paku duhet thënë tri herë: Subhane rabbije-l-a’la.

6. Kade-i ahire - ndenja e fundit. Pra në rekatin e fundit të rrish(pas çdo dy rekatesh) ulur aq sa të lexohet Ettehijatu.

Nga vetë fakti se ka shumë kushte, kuptohet se namazi është një punë serioze dhe më i rëndësishmi nga ibadetet. Duke u shtuar këtyre edhe vaxhibet, sunnetet, mustehabet, mekruhet dhe mufsidet kuptohet se si duhet të gjendet robi në prani të Zotit të tij. Robët si krijesa të mjera, të pafuqishme në çdo frymëmarrje, kanë nevojë për All-llahun xheleshanuhu, që i ka krijuar ata. Namazi është një ibadet që i tregon robit se është i pafuqishëm përpara madhështisë së Allahut.

Në këtë libër do të shpjegohen me radhë këto njohuri.

Abdesi

redakto

Marrja e abdestit është nga farzet (kushtet) e namazit. Abdesti duhet të merret edhe për të mbajtur Kur’anin, për të bërë tavaf Qabenë, për të bërë sexhde-i tilave, për të falur namazin e xhenazes. Është shumë sevap gjithmonë të jesh me abdest, të hysh në shtrat me abdest, të hash dhe të pish me abdest.

Atyre që vdesin me abdest, u jepet sevapi i shehidit. Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem), ka thënë:

“Ai që vdes me abdest, nuk e vuan dënimin e vdekjes. Sepse abdesti është shenjë e atij që ka iman. Është çelës i namazit e pastrues i trupit nga gjynahet”.

“Sapo të marrë abdest myslimani, i hiqen gjynahet nga veshët, nga sytë, nga dora dhe këmbët. Sapo të ulet, rri sikur ai që është i shpëtuar”.

“Më e mira (më e dobishmja) nga veprat është namazi. Vetëm besimtarët janë ata që insistojnë për abdestin. Besimtari tërë ditën duhet të jetë me abdest. Edhe natën duhet të bjerë (në gjumë) me abdest. Kur vepron kështu, është nën mbrojtje të All-llahut xheleshanuhu. Edhe uji dhe gjella që pi e ha, sa kohë që është me abdest, në bark të tij e përmendin. Gjatë tërë kohës që qëndrojnë në barkun e tij, luten t’i falen gjynahet”.

Abdesti ka gjëra që janë farze, sunnete, edukative dhe gjëra që janë të ndaluara që e prishin atë. Kush e fal namazin pa abdest me dije dhe i padetyruar bëhet mëkatar. Kush e prish abdestin duke falur namaz, menjëherë jep selam dhe del nga namazi. Pa kaluar koha, merr abdest dhe namazin e fal përsëri prej fillimit.

Farzet e abdestit

Abdesti ka katër farze:

1. Të lash fytyrën,

2. Të lash duart e krahët deri mbi bërryl,

3. T’i japësh mes-h një të katërtës së kokës, domethënë ta përshkosh me dorë të lagur,

4. T’i lash këmbët deri përtej nyjeve, një herë.

Në medhhebin Shafi edhe nijeti dhe rregulli i marrjes së abdestit janë farz dhe duke e larë fytyrën duhet bërë nijet. Shiinjtë nuk i lajnë këmbët, mbi këmbën e zbathur bëjnë mes-h (e përshkojnë me dorë të lagur).

Si merret abdesti?

1. Duke filluar të marrim abdest, këndojmë këtë dua: “Bismil-lahi-l adhim. Velhamdu lil-lahi ala dini-l-Islam. Ve ala tevfiki-l-iman. Elhamdu lil-lahil-ledhi xhealel mae tahûren ve xhelael islame nuren”).[1]

2. Duke shpërlarë gojën tri herë me dorën e djathtë, lexojmë këtë dua: “All-llahummes-kinî min havdi nebijjike ke’sen la ezmeu ba’dehu ebeden”).[2]

3. Me dorë të majtë tri herë shpërlajmë hundën dhe këndojmë: “All-llahumme erihnî rajihetel xhenneti verzuknî min ni’amiha. Ve lâ turihni rajihaten-nar”).[3]

4. E lajmë fytyrën prej ku kanë dalë flokët e deri nën mjekër, e prej veshit në vesh, tri herë dhe këndojmë këtë dua: “All-llahumme bejjid vexhhî bi nurike jevme tebjaddu vuxhuhu evlijaike ve la tusevvid vexhhî bi dhunûbî jevme tesveddu vuxhuhu a’adaike”).[4]

5. Duke e larë, tri herë, dorën e djathtë deri pas bërrylit, me dorën e majtë, këndojmë duanë: “All-llahumme a’tini kitâbî bijemînî ve hasibnî hisâben jesîren”).[5]

6. Duke e larë, tri herë, dorën e majtë deri pas bërrylit me dorën e djathtë, këndojmë duanë: “All-llahumme la tuti’ni kitabî bi shimalî ve lâ min veraî dhahrî ve lâ tahâsibnîhisâben shediden”).[6]

7. Me dorë të lagur i japim mes-h pjesës së përparme të kokës dhe këndojmë duanë: “All-llahumme harrim sha’rî ve besherî alen-Nâr. Ve edhil-lini tahte dhil-li arshike jevme la dhil-le il-la dhil-le arshike”.)[7]

8. Pastaj, me duar të lagura, më drejtë me gishtat treguas i lagim vrimat e veshëve, me gishtat e mëdhenj i japim mes-h pjesës së prapme të veshëve dhe me tre gishtat e tjerë, me anën e jashtme të tyre, fërkojmë qafën dhe lexojmë duanë: “All-llahumme xh’alnî minel-ledhîne jestemiûnel kavle fe jettebiûne ahsenehu”[8]

9. Pasi t’i jepet mes-h qafës, me dorën e majtë lajmë këmbën e djathtë deri përtej nyjeve dhe lexojmë duanë: “All-llahumme thebbit kademejje ales-sirâti jevme tedhil-lu fîhi-l-ekdamu”.[9]

10. Me dorën e djathtë lajmë këmbën e majtë deri përtej nyjeve dhe lexojmë duanë: “All-llahumme la tatrud kademejje ales-sirâti jevme tatrudu kal-le akdami a’daike”[10]

All-llahumme xh’alnî sa’jen meshkuren ve dhenben magfuren ve amelen makbulen ve tixhareten len tebû.

Pejgamberi ynë, (salall-llahu alejhi ve selem), ka thënë: “Kushdo që, pasi të marrë abdest, shikon nga qielli dhe këndon këtë dua: Subhanekell-llahumme ve bihamdike. Eshhedu en lâ ilâhe il-lâ ente vahdeke lâ sherîke leke estagfiruke ve etûbu ilejke eshhedu en la ilâhe il-lall-llah ve eshhedu enne Muhammeden ebduke ve Resuluke”, All-llahu ia fal gjynahet atij dhe e vërteton se ia ka pranuar lutjen dhe e mbron nën Arshi a’la”, - Në ditën e Kiametit vjen personi që e ka kënduar këtë dua dhe e merr shpërblimin (sevapin) e saj”.

Në një hadith tjetër thotë: “Kushdo që, pasi të marrë abdest, e lexon një herë suren Inna enzelnahu, All-llahu e regjistron atë person ndër besnikët. Nëse e lexon dy herë, e regjistron ndër shehidët. Nëse e lexon tri herë, ditën e Kiametit bashkohet me pejgamberët”.

Po ashtu në një hadith thotë: “Kushdo që pasi të marrë abdest, këndon për mua dhjetë herë salavate, All-llahu ia largon brengën dhe e bën të lumtur, ia pranon lutjen”.

Ata që nuk i dinë, kur marrin abdest, edhe pse nuk i këndojnë duatë e abdestit, abdestin e kanë në rregull. Por duhet t’i mësojnë sa më parë dhe duhet t’i këndojnë ato dua kur të marrin abdest. Leximi i tyre është shumë sevap. Duke e përfunduar abdestin ose pasi ta përfundosh, është shumë sevap ta këndosh këtë dua: “All-llahume xh’alnî minettevâbîn, vexh’alnî mine-l-mutetahirîn, vexh’alnî min ibadike-s-salihîn, vexh’alnî minel-ledhîne la havfun alejhim ve lahum jahzenun”.

Ai që nuk i di duatë (lutjet) e abdestit, duke larë pjesët e trupit duhet të lexojë Kelime-i shehadetin dhe fiton sevape të mëdha.

Sunnetet e abdestit

Sunnetet e abdestit janë tetëmbëdhjetë:

1. Të këndosh Besmelen kur fillon abdestin.

2. Të lash duart, deri te nyjet, tri herë.

3. Të lash gojën me ujë tri herë radhazi.

4. Të futësh ujë në hundë tri herë radhazi.

5. Duke larë fytyrën ta lagësh lëkurën që nuk duket nën mustaqe, flokë, vetulla.

6. Duke larë fytyrën të lagësh anën e poshtme të dy vetullave, qepallat e syve.

7. T’i japësh mes-h pjesës së varur të mjekrës(nëse ke)

8. T’i futësh si krehër gishtat e lagur të dorës së djathtë në pjesën e varur të mjekrës.

9. T’i fërkosh, t’i pastrosh dhëmbët me diçka (të përdorësh misvakun)

10. T’i japësh mes-h çdo pjese të kokës.

11. T’u japësh mes-h një herë veshëve .

12. T’i japësh mes-h qafës me tre gishta të bashkuar, një herë.

13. Të lash hapësirën në mes gishtave të dorës dhe të këmbës.

14. Vendet që duhen larë, të lahen tri herë.

15. Kur të lash fytyrën, të bësh nijet me zemër.

16. T’i lash sipas radhës së caktuar pjesët e trupit.

17. T’i fërkosh vendet që i lan.

18. Të lash shpejt çdo pjesë njëra pas tjetrës.

Veprimet e mira gjatë abdestit

Veprimet e mira gjatë abdestit janë njëzet e tetë. Këto veprime janë ato gjëra për të cilat, po të bëhen, ka sevap dhe, po qe se nuk bëhen, nuk bën gjynah. Mirëpo, të kryhet sunneti, është sevap dhe të mos kryhet, është mekruh tenzihen. Veprimet e mira gjatë abdestit janë këto:

1- Të marrësh abdest para se të fillojë koha e namazit. Ata që kanë ndonjë pengesë të arsyeshme, mund të marrin abdest pasi të fillojë koha e namazit.

2- Duke marrë taharet në nevojtore, duhet të drejtohesh në anën e djathtë apo të majtë të kibles. Duke e prishur abdestin, të kthehesh në anën e përparme apo të prapme të kibles është tahrimen mekruh.

3- Pa u tharë papastërtitë të bëhet pastrimi me ujë.

4- Pasi të pastrohe, ta fshishë atë.

5- Pasi të pastrohet pjesa e turpshme të mbulohet menjëherë.

6- Të marrësh abdest vetë pa kërkuar ndihmë nga të tjerët.

7- Të marrësh abdest me fytyrë nga kibla.

8- Duke larë çdo pjesë, të këndosh Kelime-i shehadetin.

9- T’i këndosh duatë e abdestit.

10- Të futësh ujë në gojë me dorën e djathtë.

11- Të fusësh ujë në hundë me dorën e djathtë.

12- Të pastrosh hundën me dorën e majtë.

13- Duke e larë gojën, t’i pastrosh dhëmbët me misvak. Nëse nuk ka misvak, mund të përdoret furça.

14- Kur ta lash gojën, nëse nuk je agjërueshëm, ta shpërlash fytin. Të bësh gargara të vogla në fyt kur të marrësh abdest dhe gusul është sunnet. Kur je agjërueshëm kjo është e ndaluar.

15- Duke e larë hundën ta tërheqësh ujin deri tek eshta e saj.

16- Duke i dhënë mes-h veshit, të futësh një gisht në vrimën e veshit.

17- Duke i fërkuar gishtat e këmbëve, t’i fërkosh me gishtin e vogël të dorës së majtë.

18- Duke i larë duart, ta luash nga vendi unazën e gjerë, kurse unazën e ngushtë, të shtrënguar, duhet ta lëvizësh gjithsesi dhe është farz.

19- Edhe nëse ka ujë me bollëk, të mos shpenzohet tepër.

20- Gjatë të larit tri herë, vendin e larë nuk duhet ta fërkojmë, por së paku duhet të derdhën nga dy pika ujë.

21- Kur merr abdest nga një enë, ta lësh të mbushur enën.

22- Sapo të kryhet abdesti ose në mes të tij të këndohet duaja e tij: All-llahummexh’alnî minettevâbî...”

23- Pas abdestit, të falen dy rekate namaz.

24- Të marrësh abdest duke qenë me abdest, domethënë: pas faljes së namazit, edhe pse je me abdest, për namazin e ri të marrësh abdest edhe një herë.

25- Duke larë fytyrën, të pastrosh sklepat e syrit.

26- Kur lan fytyrën, krahët, këmbët, t’i lash pak më tepër ngaqë janë farz. (Kur i lan krahët, shuplaka duhet mbushur me ujë, dhe ajo duhet kthyer drejt bërrylit).

27- Kur merr abdest, të mos i stërpikësh rrobat me ujin e përdorur.

28- Të bësh një gjë që në medhhebin tënd nuk është mekruh, po në medhhebin tjetër është farz - është mustehab.

Gjërat që janë të ndaluara të kryhen kur merr abdest

Gjërat që janë të ndaluara të kryhen kur merr abdest, janë dymbëdhjetë. Të punohen këto është haram, ose mekruh. Ato janë:

1- Duke e prishur abdestin në tualet, në fushë, kiblen nuk duhet ta kesh përpara as prapa.

2- Të zbulosh vendin e turpshëm (aureti) pranë dikujt, për të marrë taharet, është haram.

3- Nuk duhet të marrë taharet me dorën e djathtë.

4- Kur nuk ka ujë, të marrësh taharet me lëndë ushqimore, me pleh, me kockë, me ushqim të kafshëve, me thëngjill dhe me pasuri të tjetërkujt, me pjesë të saksisë e të qeramikës, me kallam dhe me gjethe, me bezë e me letër është mekruh.

5- Nuk duhet të pështysh e t’i frysh hundët në vendin ku merret abdest.

6- Pjesët (trupore) të abdestit nuk duhen larë as shumë më tepër dhe as më pak, veçse sa është përkufizuar, dhe nuk duhet larë as më shumë as më pak se tri herë.

7- Nuk duhet fshirë pjesët e abdestit me beze me të cilin është fshirë tahareti.

8- Duke marrë abdest uji nuk duhet hedhur në fytyrë, por duhet derdhur nga pjesa e sipërme e ballit dhe poshtë.

9- Nuk duhet t’i fryesh ujit.

10- Goja dhe duart nuk duhen mbyllur shtrëngueshëm. Nëse mbetet i pa lagur një vend i vogël në pjesën e buzës që shihet dhe në kapakun e syrit, abdesti nuk pranohet.

11- Nuk duhet të fshihen hundët me dorë të djathtë.

12- Nuk u duhet dhënë mes-h kokës, veshëve ose pjesës së qafës më tepër se nga një herë, duke e lagur dorën çdo herë veç e veç.

PËRDORIMI I MISVAKUT: Të përdorësh misvak kur merr abdest, është sunneti muekkede. Në një hadith të Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), është thënë “Namazi i falur duke përdorur misvakun, është shtatëdhjetë shkallë më i ngritur se namazi i falur pa misvak”.

Në librin “Siraxhu-l-Vehhaxh” është njoftuar se përdorimi i misvakut ka pesëmbëdhjetë dobi.

1- Në çastin e vdekjes bëhet shkak për të përmendur Kelime-i shehadetin (fjalinë e dëshmisë).

2- E forcon mishin e dhëmbëve.

3- E tretë pështymën.

4- Ndërpret vrerin dhe ndihmon në trejtjen e ushqimeve..

5- Heq dhembjen e gojës.

6- Heq erën e gojës.

7- All-llahu është i kënaqur me përdorimin e tij.

8- I forcon venat kryesore.

9- Dëshprohet shejtani.

10- I shkëlqen sytë.

11- Shtohen të mirat e begatitë.

12- Bëhesh person që punon sipas sunnetit.

13- Goja bëhet e pastër.

14- Bëhet person që flet qartë e bukur.

15- Sevapet e dy rekateve namazi të falur me përdorimin e misvakut janë më shumë se sevapet e shtatëdhjetë rekateve namazi të falur pa misvak.

Misvaku është degë e drurit erak që rritet në Arabi. Nga këndi i drejtë qërohet lëkura gati dy centimetra dhe kështu disa orë mbahet në ujë. Pasi të shtypet, hapet si furçë. Nëse nuk gjendet druri erak, ai bëhet nga dega e ullirit ose pishës.

Gjërat të cilave u duhet kushtuar kujdes kur merr abdest

Derisa nuk je i detyruar, duhet të ruhesh nga këto dhjetë gjëra:

1. Ai që nuk i ka të dy duart, nuk mund të marrë taharet. Duke i mbështetur krahët në tokë e fytyrën në mur, merr tejemum. Dhe nëse ka plagë në fytyrë, namazin e fal pa abdest dhe nuk i braktisë namazet.

2. Të sëmurit i japin abdest gruaja, shërbëtorja, fëmijët, vëllezërit etj..

3. Në vend të ujit, lejohet të marrësh taharet me gur dhe gjëra të ngjajshme.

4. I marri ose i alivanosuri, nëse nuk vjen gjatë njëzet e katër orëve, më vonë, kur të bëjë më mirë, namazet nuk i bën kaza. Ai që e humb mendjen me pije, drogë, me ilaç, çdo namaz e bën kaza. Edhe për atë që është i sëmurë shumë, saqë as i shtrirë nuk mund të japë shenja as me kokë, të cilit kjo gjendje i zgjat më tepër se njëzet e katër orë, edhe nëse është me vetëdije, namazi e humb vlerën e obligimit.

5. Për të hyrë në nevojtore, të përdorësh pantallon të veçanta ose me pala të thyera dhe të hysh me kokë të mbuluar, është mustehab.

6. Kur hyn në nevojtore, nuk duhet të mbash në dorë Kur’anin ose diçka të shkruar, ku është emri i All-llahut.

7. Në nevojtore duhet të hyhet me këmbën e majtë dhe, të dilet me të djathtën.

8. Në nevojtore, vendin e turpshëm duhet zbuluar kur të ulesh dhe nga aty nuk bën të bisedohet.

9. Nuk duhet të shikosh vendin e turpshëm dhe jashtëqitjen, nuk duhet të pështysh në nevojtore.

10. Abdesti nuk duhet prishur në asnjë mënyrë, në mur të xhamisë, në varresa dhe as në rrugë.


Gjërat që e prishin abdestin

Shtatë gjëra e prishin abdestin. Këto janë:

1. Jashtëqitjet që dalin nga ana e përparme (organi gjenital) dhe nga ana e prapme (anusi).

a) Nevoja e madhe dhe e vogël.

b) Kur futet e nxirret nga prapa zorra e trashë, nëse vendi përreth është i lagur, prishet. Edhe nëse pjesa mbetet e terur, është mirë që abdesti të përsëritet.

c) Abdesti prishet edhe kur laget pjesa e mbetur jashtë e fitilit të pamukut që u vihet përpara meshkujve e femrave për të mos pikuar urina.

2. Gjërat e ndyta të dala nga goja:

a) Nëse vjell me plot gojën.

b) Kur pështyn, nëse është nxjerrë shumë gjak.

c) Gjaku i lëngshëm që vjen nga lukthi e mushkëritë, sipas Imam Adhamit, qoftë edhe pak, e prish abdestin.

ç) Nëse del nga goja vaji i hedhur (me pika) në vesh abdesti prishet.

3. Gjërat që dalin nga lëkura:

a) Nëse dalin gjak, qelb dhe uji i verdhë(maraz).

b) Uji i verdhë, gjaku i dalë nga çfardo çibani (i thati) a ndonjë puçër, nëse përhapet te vendi që duhet të lahet në gusul abdest, për shembull, gjaku që vjen nga hunda nëse kalon tek eshtrat dhe nëse del (kullon) nga veshi.

c) Nëse e thith me pamuk ujin e verdhë dhe, gjakun që është te çibani.

ç) Nëse vjen lëngu me dhimbje ose për shkak të sëmundjes nga veshi, kërthiza dhe gjiri.

d) Nëse ushujza thith shumë gjak, prishet abdesti.

4. Të flesh.

Nëse fle i shtrirë anash ose në bërryll a i mbështetur në diçka, abdesti prishet.

5. Të humbësh ndjenjat, të çmendesh, të të kapë epilepsia ose të humbësh llogjikën aq sa të meren këmbët në të ecur, abdestin e prish .

6. Të qeshësh zëshëm në namaz që ka ruku dhe sexhde, e prish edhe namazin edhe abdestin, por, i fëmijës nuk prishet. Buzëqeshja në namaz nuk e prish as namazin, as abdestin. Të qeshur quhet kur të dëgjojnë ata që i ke pranë. Nëse nuk të dëgjojnë quhet buzëqeshje.

7. T’i lyesh vendet e turpshme lakuriq, e prish abdestin edhe mashkulli edhe femra.

Kur e di se ke marrë abdest, edhe nëse pastaj dyshon se të është prishur, pranohet se ke abdest. Por kur e di se e ke prishur abdestin edhe nëse pastaj dyshon se ke marrë abdest, duhet të marrësh abdest.

Gjërat që nuk e prishin abdestin

Abdestin nuk e prishin këto gjëra:

1- Krimbat që dalin nga goja, veshi dhe nga plaga në lëkurë.

2- Gëlbaza.

3- Kur vjell gjak, nëse gjaku i lëngët që vjen nga koka është më pak se pështyma.

4- Gjaku që rrjedh nga dhëmbi, nëse është më pak se pështyma.

5- Gjaku i mpliksur që vjen nga koka, qoftë edhe shumë bile.

6- Gjaku i mpliksur që vjen nga lukthi, nga mushkëritë, nëse nuk është me plot gojën.

7- Vaji i qitur (me pika) në vesh, nëse del nga veshi dhe hunda.

8- Sendi i tërhequr në hundë, edhe nëse nga hunda kthehet prapë pas disa ditësh.

9- Kur kafshon një send, nëse mbi atë send duket gjak.

10- Të qarët pa pasur dhembje me çfarëdo shkaku dhe kur derdh lot nga qepa, tymi dhe gazet.

11- Gruaja kur i jep fëmijës të thithë.

12- Djersitje, qoftë edhe shumë.

13- Të vjellët e paktë, jo me plot gojën dhe gjaku i pa shpërndarë.

14- Nëse nuk rrëzohet kur t’i hiqet sendi ku ishte mbështetur duke fjetur.

15- Të fjeturit në namaz.

16- Nëse i mbledh gjunjët dhe e vë kokën mbi gjunjë e fle.

17- Nëse i nxjerr këmbët në një anë dhe fle ulur.

18- Nëse fle mbi kafshë të zhveshur, nëse kafsha ngjitet përpjetë ose nëse shkon rrafsh.

19- Të buzëqeshësh në namaz.

20- Nëse, derisa je në namaz, vetëm vetë e dëgjon se ke qeshur, kjo e qeshur e prish vetëm namazin.

21- Prerja e flokëve, mjekrrës, mustaqeve dhe thonjve.

22- Rënia e lëkurës së plagës nuk prish abdestin.

Lehtësimet për abdest (Mes-hi mbi meste dhe plagë)

Mes-h, do të thotë të kalosh dorën e lagur mbi një gjë sikur ta ledhatosh. Pra, ta përshkosh atë me dorë të lagur. Ka dy lloj mes-hi.

Mes-hi mbi meste

redakto

1. MES-HI MBI MESTE:

Meste, janë një lloj pantofla (po më të thella) prej lëkure, që nuk e lëshojnë ujin dhe të cilat e mbulojnë vendin e këmbës që është farz për ta larë; ato janë të thella deri te nyja e këmbës. Nëse mestet janë të mëdha dhe gishtat nuk shkojnë deri te cepi i mesteve, dhe nëse mes-hi has në vend bosh, nuk është i lejuar. Kur të ecësh një orë rrugë, mestet në këmbë duhet të jenë në atë mënyrë që të mos dalin nga këmba.

Lejohet që mes-h të bëhet mbi çorape të mbuluara me lëkurë mbi taban ose në pjesën e sipërme të këmbës ose vetëm në taban.

Lejohet të jepet mes-h mbi çorapet që nuk bien duke ecur shpejt.

Mestet pengojnë depërtimin e gjendjes pa abdest në këmbë. Pasi t’i lash këmbët, lejohet t’i mbathësh mestet dhe pastaj të marrësh abdest.

Mes-hi bëhet mbi meste. Mes-hi nuk bëhet nën meste, domethënë në taban-shputë.

Për të dhënë mes-h si sunnet, pesë gishtat e lagur të dorës së djathtë, i vëmë mbi mesten e djathtë dhe gishtat e dorës së majtë mbi mesten e majtë dhe nga maja e gishtave i tërheqim drejt nyjës së këmbës. Pëllëmbët e duarve nuk i prekin mestet. Është farz që mes-hi të jepet në gjerësi e gjatësi të tre gishtave.

Edhe pse lejohet që mes-hi të jepet me anën e jashtme të dorës, të jepet me pjesët e brendshme është sunnet.

Nëse ana e sipërme e mesteve laget duke ecur mbi bar të lagur ose në shi, kjo vlen në vend të mes-hit.

Kohëzgjatja e mes-hit mbi meste për vendës është njëzet e katër orë, për mysafir tri ditë e tri net, domethënë shtatëdhjet e dy orë. Kjo kohëzgjatje nuk fillon në kohën kur i vesh, por pasi t’i kesh veshur mestet, në kohën kur është prishur abdestin. Ai që është me meste, pasi të prishet abdesti, nëse merr rrugë, pa kaluar njëzet e katër orë mund t’u japë mes-h këtyre mesteve gjatë tri ditësh e tri netësh, domethënë mes-h i udhëtarit. Kur je mysafir diku por je banor i qytetit dhe kanë kaluar njëzet e katër orë, i heq mestet dhe i lanë këmbët e merr abdest.

Nuk lejohet të jepet mes-h mbi mesten e shqyer aq sa të futen tre gishta të këmbës. Nëse shqyerja është më e vogël se kjo masë, mes-hi lejohet. Nëse një meste është shqyer në disa vende të vogla, të cilat kur t’i mbledhësh bëjnë sa tre gishta, t’i japësh mes-h nuk lejohet. Nëse në një meste ka shqyerje që shihet se është sa dy gishta, dhe në tjetrën sa dy ose një gisht, këtyre mund t’u jepet mes-h. Shqyerja që nuk lejohet për mes-h, nuk është sa të shihen majat e tre gishtave, por sa të shihen tre gishtat të tërë.

2. MES-HI MBI PLAGË DHE MBI FASHO

Nëse heqja e gjërave si fasho, lidhëse, beze, fllaster, pambuk e melhem të vëna në ose mbi plagë të thatë dhe në e mbi plasaritje të lëkurës e dëmtojnë plagën, nuk duhet të hiqen ato, po duhet të jepet mes-h mbi to.

Kush nuk mund ta mbajë abdestin, merr abdest kur të dojë. Me abdestin e marrë fal sa të dojë farze dhe nafile dhe lexon Kur’an. Kur të kalojë koha e namazit, e prish abdestit. Pas fillimit të kohës së çdo namazi merr abdest të ri dhe derisa të kalojë kjo kohë, bën çdo ibadet.

Për t’u konsideruar dikush si një person që nuk mund të mbajë abdestin, duhet të vuajë vazhdimisht nga një gjë që e prish abdestin. Domethënë, person që nuk mund ta mbajë abdestin me arsye, konsiderohet ai që brenda kohës së çdo namazi merr abdest dhe që nuk mund të qëndrojë me abdest vetëm sa të mund ta falë farzin. Njeri që nuk mund ta mbajë abdestin konsiderohet njeriu arsyeja e të cilit pas faljes së çdo namazi qoftë një herë të pikojë, ajo arsye është e vazhdueshme.


[1] Fillova me emër të All-llahut i cili është i madh. Falënderimi i qoftë Zotit, i cili (na) e dha fenë Islame dhe na nderoi me iman. Falënderimi i qoftë Zotit, i cili ujin e bëri pastrues dhe Islamin e bëri dritë.
[2] O All-llah! Më jep të pij një gotë nga pusi i profetit tënd, në mënyrë që pas asaj pirjeje të mos e ndiej etjen kurrë.
[3] O Zoti im! Ma mundëso të shijoj aromën e xhennetit dhe më furnizo me begati të Xhennetit. Dhe mos më lyej me erëra të Xhehennemit.
[4] O Zoti im! Ma zbardh fyrytën me dritën tënde, ashtu siç ke zbardhur fytyrën e evliave të Tu. Dhe mos ma nxi fytyrën për shkak të gjynaheve të mia ditën kur nxihen fytyrat e armiqve të Tu.
[5] O Zoti im! Ma jep librin tim në anën time të djathtë dhe ma lehtëso marrjen në pyetje para Teje.
[6] O Zoti im! Mos ma jep librin tim nga e majta as nga e prapa. Dhe mos ma bëj të vështirë marrjen në pyetje.
[7] O Zoti im! Mos i hidh në Xhehennem trupin tim dhe flokët e mi, dhe më merr nën hije tek hija e Arshit Tënd, ditën kur nuk do të ketë hije pos hijes së Arshit Tënd.
[8] O Zoti im! Më bëj prej atyre që e dëgjojnë fjalën dhe që e mbajnë të mirën.
[9] O Zoti im! M’i siguro këmbët e mia ditën kur të shkelin mbi Sirat.
[10] O Zoti im! Ditën kur këmbët e armiqve të Tu do të rrëshqasin mbi Sirat, mos i bëj të rrëshqasin këmbët e mia.

Mes-hi mbi meste

redakto

1. MES-HI MBI MESTE:

Meste, janë një lloj pantofla (po më të thella) prej lëkure, që nuk e lëshojnë ujin dhe të cilat e mbulojnë vendin e këmbës që është farz për ta larë; ato janë të thella deri te nyja e këmbës. Nëse mestet janë të mëdha dhe gishtat nuk shkojnë deri te cepi i mesteve, dhe nëse mes-hi has në vend bosh, nuk është i lejuar. Kur të ecësh një orë rrugë, mestet në këmbë duhet të jenë në atë mënyrë që të mos dalin nga këmba.

Lejohet që mes-h të bëhet mbi çorape të mbuluara me lëkurë mbi taban ose në pjesën e sipërme të këmbës ose vetëm në taban.

Lejohet të jepet mes-h mbi çorapet që nuk bien duke ecur shpejt.

Mestet pengojnë depërtimin e gjendjes pa abdest në këmbë. Pasi t’i lash këmbët, lejohet t’i mbathësh mestet dhe pastaj të marrësh abdest.

Mes-hi bëhet mbi meste. Mes-hi nuk bëhet nën meste, domethënë në taban-shputë.

Për të dhënë mes-h si sunnet, pesë gishtat e lagur të dorës së djathtë, i vëmë mbi mesten e djathtë dhe gishtat e dorës së majtë mbi mesten e majtë dhe nga maja e gishtave i tërheqim drejt nyjës së këmbës. Pëllëmbët e duarve nuk i prekin mestet. Është farz që mes-hi të jepet në gjerësi e gjatësi të tre gishtave.

Edhe pse lejohet që mes-hi të jepet me anën e jashtme të dorës, të jepet me pjesët e brendshme është sunnet.

Nëse ana e sipërme e mesteve laget duke ecur mbi bar të lagur ose në shi, kjo vlen në vend të mes-hit.

Kohëzgjatja e mes-hit mbi meste për vendës është njëzet e katër orë, për mysafir tri ditë e tri net, domethënë shtatëdhjet e dy orë. Kjo kohëzgjatje nuk fillon në kohën kur i vesh, por pasi t’i kesh veshur mestet, në kohën kur është prishur abdestin. Ai që është me meste, pasi të prishet abdesti, nëse merr rrugë, pa kaluar njëzet e katër orë mund t’u japë mes-h këtyre mesteve gjatë tri ditësh e tri netësh, domethënë mes-h i udhëtarit. Kur je mysafir diku por je banor i qytetit dhe kanë kaluar njëzet e katër orë, i heq mestet dhe i lanë këmbët e merr abdest.

Nuk lejohet të jepet mes-h mbi mesten e shqyer aq sa të futen tre gishta të këmbës. Nëse shqyerja është më e vogël se kjo masë, mes-hi lejohet. Nëse një meste është shqyer në disa vende të vogla, të cilat kur t’i mbledhësh bëjnë sa tre gishta, t’i japësh mes-h nuk lejohet. Nëse në një meste ka shqyerje që shihet se është sa dy gishta, dhe në tjetrën sa dy ose një gisht, këtyre mund t’u jepet mes-h. Shqyerja që nuk lejohet për mes-h, nuk është sa të shihen majat e tre gishtave, por sa të shihen tre gishtat të tërë.

2. MES-HI MBI PLAGË DHE MBI FASHO

Nëse heqja e gjërave si fasho, lidhëse, beze, fllaster, pambuk e melhem të vëna në ose mbi plagë të thatë dhe në e mbi plasaritje të lëkurës e dëmtojnë plagën, nuk duhet të hiqen ato, po duhet të jepet mes-h mbi to.

Kush nuk mund ta mbajë abdestin, merr abdest kur të dojë. Me abdestin e marrë fal sa të dojë farze dhe nafile dhe lexon Kur’an. Kur të kalojë koha e namazit, e prish abdestit. Pas fillimit të kohës së çdo namazi merr abdest të ri dhe derisa të kalojë kjo kohë, bën çdo ibadet.

Për t’u konsideruar dikush si një person që nuk mund të mbajë abdestin, duhet të vuajë vazhdimisht nga një gjë që e prish abdestin. Domethënë, person që nuk mund ta mbajë abdestin me arsye, konsiderohet ai që brenda kohës së çdo namazi merr abdest dhe që nuk mund të qëndrojë me abdest vetëm sa të mund ta falë farzin. Njeri që nuk mund ta mbajë abdestin konsiderohet njeriu arsyeja e të cilit pas faljes së çdo namazi qoftë një herë të pikojë, ajo arsye është e vazhdueshme.


[1] Fillova me emër të All-llahut i cili është i madh. Falënderimi i qoftë Zotit, i cili (na) e dha fenë Islame dhe na nderoi me iman. Falënderimi i qoftë Zotit, i cili ujin e bëri pastrues dhe Islamin e bëri dritë.
[2] O All-llah! Më jep të pij një gotë nga pusi i profetit tënd, në mënyrë që pas asaj pirjeje të mos e ndiej etjen kurrë.
[3] O Zoti im! Ma mundëso të shijoj aromën e xhennetit dhe më furnizo me begati të Xhennetit. Dhe mos më lyej me erëra të Xhehennemit.
[4] O Zoti im! Ma zbardh fyrytën me dritën tënde, ashtu siç ke zbardhur fytyrën e evliave të Tu. Dhe mos ma nxi fytyrën për shkak të gjynaheve të mia ditën kur nxihen fytyrat e armiqve të Tu.
[5] O Zoti im! Ma jep librin tim në anën time të djathtë dhe ma lehtëso marrjen në pyetje para Teje.
[6] O Zoti im! Mos ma jep librin tim nga e majta as nga e prapa. Dhe mos ma bëj të vështirë marrjen në pyetje.
[7] O Zoti im! Mos i hidh në Xhehennem trupin tim dhe flokët e mi, dhe më merr nën hije tek hija e Arshit Tënd, ditën kur nuk do të ketë hije pos hijes së Arshit Tënd.
[8] O Zoti im! Më bëj prej atyre që e dëgjojnë fjalën dhe që e mbajnë të mirën.
[9] O Zoti im! M’i siguro këmbët e mia ditën kur të shkelin mbi Sirat.
[10] O Zoti im! Ditën kur këmbët e armiqve të Tu do të rrëshqasin mbi Sirat, mos i bëj të rrëshqasin këmbët e mia.

Gusli - Abdesi truporë

redakto

Që namazi të jetë i drejtë, abdesti dhe gusuli duhet të jenë të drejtë. Çdo mashkull e femër që është xhunup, (i papastër) gratë që lirohen nga hajzi dhe nifasi, në fund të kohës së namazit, nëse mbetet aq kohë sa për të falur atë namaz, e kanë farz të marrin gusul (abdest gusuli). Xhunup konsiderohet ai që ejakulon në ëndërr dhe në marrëdhënie seksuale.

Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem), thotë: “Atij që merr gusul abdest (që lahet), i jepen sevape sa qime ka. Po aq gjynahe i falen. I ngrihet shkalla e tij në Xhennet. Sevapi që do t’i jepet atij për gusul, është më i mirë se çdo gjë që është në dynja. All-llahu xheleshanuhu i urdhëron meleqtë: Kujdesuni për këtë rob timin! Natën pa përtuar ngrihet dhe duke menduar urdhrin tim merr gusul për pastrim nga xhunupllëku. Bëhuni dëshmitarë se gjynahet e këtij robi Tim i kam falur”.

Në një hadithi sherif tjetër është urdhëruar: “Kur të ndyhesh, merr shpejt gusul! Sepse melaqet e quajtura Kiramen katibin ofendohen nga ai që ecën xhunup”.

Në një hadith tjetër është thënë: “Në shtëpinë ku ka persona xhunup, qen dhe fotografi, nuk hyjnë meleqtë e rahmetit”.

Çdokush që fal e që nuk fal namaz, nëse e kalon xhunup kohën e një namazi, do të ndëshkohet shumë ashpër. Nëse nuk është e mundur të lahesh me ujë, duhet të marrësh tejemum. Ata që janë xhunupë, nuk mund t’i bëjnë këto punë:

1- Nuk mund të falin asnjë namaz;

2- Nuk mund të prekin Kur’anin dhe ajetet e tij;

3- Nuk mund të bëjnë tavaf Qabenë,

4- Nuk mund të hyjnë në xhami dhe në mesxhide.

Si merret gusli?

Si sunnet gusuli merret kështu:

1- Së pari, edhe nëse janë të pastra, duhet të lajë të dy duart dhe vendin e turpshëm (auret) dhe vendet ku ka ndyrësi në trup.

2- Pastaj, duhet të marrë një abdest të përpiktë (të plotë), duke larë fytyrën duhet të bëjë nijet për gusul. Nëse nuk grumbullohet uji në këmbë, edhe këmbët duhet t’i lajë.

3- Pastaj, mbi gjithë trupin duhet hedhur ujë tri herë. Së pari tri herë duhet hedhur ujë kokës, pastaj supit të djathtë, pastaj supit të majtë. Pra, shkurt, duhet larë tërë trupi, pa mbetur asnjë pjesë, sado e vogël që të jetë, pa u larë.

Nëse uji që i hidhet një pjese të trupit në gusul, shpërndahet tek pjesët e tjera edhe ato pastrohen. Sepse në gusul i tërë trupi konsiderohet një organ. Ndërsa duke marrë abdest, nëse me ujin që i hedhim një pjese, laget pjesa tjetër e pa larë, nuk konsiderohet si e larë. Kur bëhet gusuli tamam, të marrësh abdest përsëri është mekruh. Por, nëse prishet abdesti duke marrë gusul, duhet të marrësh edhe një herë.

Farzet e guslit

Në medhhebin Hanefi farzet (kushtet) e gusulit janë tri:

1- Gojën dhe fytin t’i shpëlash me ujë (gargara). Nëse në gojë mbetet ndonjë pjesë pa lagur edhe sa maja e gjilpërës, dhe nëse nuk lagen syprina dhe vrimat e dhëmbëve gusuli nuk është i plotë.

2- Hundën ta shpërlash me ujë. Nëse uji nuk depërton nën papastërtinë e tharë në hundë dhe nën bukën e përtypur në gojë, nuk është gusul i plotë.

3- Të lashë tërë trupin. Është farz të lash kërthizën brenda, mustaqet, vetullat, flokët dhe lëkurën nën to. Nëse mbetet ndonjë pjesë ku nuk ka depërtuar uji, si thonjtë, buzët, kapaku i syve, nuk konsiderohet se është marrë gusul.

Sunnetet e guslit

1- Së pari të lahen duart.

2- Të lahen vendet e auretit.

3- Të pastrohet tërë trupi nga pisllëku.

4- Para gusulit të merret abdest; duke e larë fytyrën të bëret nijet për gusul.

5- Tërë trupi të lahet tri herë duke e fërkuar.

6- Pasi të lahet tërë trupi, të lahen të dy këmbët.

Rastet e hajzit dhe nifasit të grave

Ka njëmbëdhjetë lloje gusuli (pastrimesh). Pesë prej tyre janë farz; dy prej tyre janë për gratë që sapo të lirohen nga hajzi dhe nifasi, të marrin gusul (të pastrohen).

Ibni Abidini në librin me titull Menhelu-l-vâridîn thotë se është njoftuar njëzëri nga dijetarët e fikhut se për çdo mysliman, mashkull e femër, është farz të mësojë Ilmihalin. Për çdo mysliman është farz që të mësojë mbi hajzin dhe nifasin . Çdo mysliman mashkull, kur të martohet, duhet t’i dijë shpjegimet rreth hajzit dhe nifasit, dhe këto kur të martohet, duhet t’ia mësojë gruas së tij.

Hajz quhet gjaku që i shfaqet vajzës që ka shëndet të mirë nga mosha nëntëvjeçare , dhe që zgjat së paku tri ditë pa ndërprerë, pra hajz quhet menstruacioni i grave. Gjakut që ka çdo ngjyrë tjetër përveç së bardhës, dhe atij që është i paqartë, i thuhet gjak hajzi. Kur një vajze zë t’i shfaqet hajzi (menstruacioni), ajo hyn në moshën e pjekurisë , konsiderohet grua dhe obligohet me urdhëresat dhe ndalesat e fesë. Ditët nga çasti kur shihet gjaku e deri kur të ndalojë, quhen ditë të menstruacionit (pastrimi mujor). Kjo kohë zgjat së paku tri ditë, dhe më së shumti dhjetë ditë. Çdo grua duhet t’i dijë ditët e saj të pastrimit mujor dhe kohën kur i fillojnë. Vajzës që i ka mbushur nëntë vjet, nëse nuk ka nënë, njohuritë për hajzin e nifasin janë të detyruara t’ia mësojnë motrat, halla, tezja e saj.

Nifas do të thotë lehonë. Nifas quhet gjendja e gruas pas lindjes, gjaku që rrjedh pas lindjes. Ky gjak nuk rrjedh vetëm për pak kohë. Në kohën kur pushon gjaku, menjëherë duhet marrë gusul. Kohëzgjatja maksimale është dyzet ditë. Kur të mbushen dyzet ditë, edhe nëse nuk pushon gjaku, gruaja duhet të marrë gusul dhe të fillojë namazin. Gjaku që mund të rrjedhë pas dyzet ditëve, është istihaza, domethënë i arsyetuar, i lejuar, dhe është pasojë e ndonjë çrregullimi. Gratë duhet t’i dinë përmendësh ditët e nifasit (lehonisë).

Kur është me hajz me nifas, gruaja nuk mund të falë namaz dhe nuk mund të agjërojë. Nuk mund të bëjë sexhde të këndimit të Kur’anit dhe as sexhde të falënderimit të Zotit. Nuk bën ta prekë Kur’anin. Nuk bën të hyjë në xhami dhe në mesxhid. Nuk mund ta bëjë tavaf Qabenë. Kur të pastrohet, agjërimin e bën kaza (i plotëson ato ditë), kurse namazet nuk i bën kaza. Gruaja duhet ta njoftojë burrin e vet kur i ka filluar hajzi. Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem), ka thënë: “E mallkuar është gruaja e cila e fsheh nga burri i vet fillimin dhe mbarimin e hajzit”. Kur të mbarojnë hajzi dhe nisafi, është farz që gruaja të marrë gusul menjëherë të lahet.

Tejemumi

redakto

Tejemum domethënë pastrim me dhé kur nuk gjendet ujë. Nëse nuk gjendet ujë për të marrë abdest gusul, ose në situata kur edhe pse ka ujë, nuk ke mundësi ta përdorësh ujin, merr tejemum me dhétë pastër, me gëlqere dhe me ndonjë lloj dheu tje tër.

Tejemumi është një lehtësim për abdest dhe gusul (larje). Në fenë tonë edhe tejemumi me dhe është sikur pastrimi me ujë. Feja jonë shpjegon qartë se disa ndyrësi mund të pastrohen me dhé.

Situatat që e kërkojnë tejemumin, kryesisht janë këto:

1- Pamundësia e gjendjes së ujit të pastër për abdest e gusul. (Është farz të kërkosh ujë kudo në qytezë).

2- Sëmundja që pengon përdorimin e ujit, kur ka rrezik që sapo të përdoret uji, të vdesësh ose të sëmuresh nga të ftohtët.

3- Kur pranë ujit gjendet armiku ose ndonjë kafshë e rrezikshme dhe helmuese.

4- Kur je në burg e nuk ke mundësi të përdorësh ujë.

5- Kur kërcënohesh nga vdekja.

6- Kur je udhëtar dhe me vete nuk ke ujë më tepër se sa për të pirë.

7- Kur nuk ke mundësi të nxjerrësh ujë nga pusi.

Farzet e tejemumit

Farzet e tejemumit janë tri:

1- Ta bësh nijet.

2- Ta prekësh me pëllëmbë dheun e pastër dhe të terur ose ndonjë objekt prej dheu, t’i shkundësh dhe me to të fërkosh fytyrën, një herë.

3- Përsëri të prekësh dheun me pëllëmbë dhe me dorën e majtë ta fërkosh të djathtën deri mbi bërryl, e me të djathtën të fërkosh të majtën deri mbi bërryl, një herë.

Ka edhe nga ata që thonë se tejemumi ka dy farze. Farzin e dytë dhe të tretë i konsiderojnë si një farz. Të dy variantet janë të drejta.

Sunnetet e tejemumit

1- Të fillosh me Besmele.

2- Të vësh në dhé pëllëmbët e duarve.

3- Pëllëmbët t’i shkosh para e prapa mbi dhé.

4- Nëse ka dhé në pëllëmbë, t’i shkundësh derisa të mos mbetet më.

5- Kur t’i vësh duart mbi dhé, t’i hapësh gishtat.

6- Së pari të fërkosh (t’i japish mes-h) fytyrën, pastaj dorën e djathtë, pastaj dorën e majtë.

7- Ta bësh me të njëjtën shpejtësi, si kur merr abdest.

8- Të mos mbetet vend i pafërkuar (pa mes-h) në fytyrë dhe në krahë.

9- Para tejemumit, të kërkosh ujë në vendin ku ke menduar se mund të gjendet.

10- Duke i lëshuar në dhé duart, t’i peshosh sipër.

11- Duart t’i fërkosh ashtu siç është treguar lart.

12- Të fërkosh vendin në mes gishtave dhe duke e bërë këtë, ta lëvizësh unazën.

Në tejemum duhet të kihet kujdes për këto gjëra

1- Personi pa abdest, nëse merr tejemum për t’i treguar nxënësit mënyrën e marrjes së tejemumit, me atë tejemum nuk mund të falë namaz.

2- Që të mund të falësh namaz me tejemum, nuk mjafton vetëm ta bësh nijet për tejemum. Duhet bërë nijet edhe për namaz.

3- Nga një dhé mund të marrin tejemum disa persona. Sepse dheu dhe materie të ngjajshme me të, të përdorura për tejemum, nuk konsumohen. Pluhuri i rënë nga fytyra e nga dora pas tejemumit është i përdorur.

4- Nëse materia me të cilen mund të merret tejemum është e përzier me një tjetër me të cilën nuk do të mund të merret tejemum, tërësia e saj njihet sipas asaj që është më tepër se gjysma.

5- Me një tejemum lejohet të falen namaze të ndryshme.

6- Mysafiri (udhëtari) nëse ka shenja se në largësi së paku dy kilometra do të gjendet ujë, ose merr njoftimin e një myslimani të mençur, të rritur, e të drejtë, pasi të mendojë mirë, e ka farz të ecë në çdo anë dyqind metra ose të dërgoj dikë për ta kërkuar. Nëse nuk mendohet shumë, nuk është e nevojshme ta kërkojë ujin.

7- Kushdo që merr tejemum pa pyetur për ujë, dhe hyn në namaz, e pastaj informohet nga një person se aty gjendet ujë, duhet të marrë abdest dhe ta përsëritë namazin.

8- Kur ka ujë në largësi më tepër se dy kilometra, namazi mund të falet me tejemum.

9- Një njeri që harron se në plaçkat e tij ka ujë, nëse nuk është në fshat a qytet, mund të falë namaz me tejemum.

10- Një njeri që mendon se është harxhuar uji, nëse gjen ujë pas namazit, namazin që ka falur me tejemum e përsërit.

11- Mysafiri (udhëtari) e ka vaxhib të kërkojë ujë nga ata që gjenden pranë tij. Nëse nuk i japin, ai falet me tejemum.

12- Derisa në rrugë, në pus ka ujë vetëm për të pirë, mund të merret tejemum.

13- Nëse ka pak ujë, xhunupi duhet larë para gruas me hajz, para atij pa abdest dhe para të vdekurit. Pronari i ujit lahet para të tjerëve. Ujërat që kanë pronarë të veçantë, kur bashkohen, së pari lahet i vdekuri.

14- Personi që është xhunup, nëse pasi të ketë marrë tejemum, e prish abdestin, nuk bëhet xhunup. Nëse ujë ka pak, merr vetëm abdest.

15- Nëse më tepër se gjysma e sipërfaqes së trupit të atij që është xhunup, është me plagë ose e skuqur, ai merr tejemum. Nëse pjesa më e madhe e lëkurës së tij është e shëndoshë dhe nëse është e mundur të lahet pa u lagur pjesët me plagë merr gusul. Nëse nuk mund të lahet pa u lagur pjesët me plagë, ai merr tejemum.

Si merret tejemumi?

1. Së pari bëhet nijet pastrimi nga xhunupllëku ose nga gjendja pa abdest.

Për të falur namaz me tejemum, nuk mjafton të bëhet nijet vetëm për tejemum. Duhet të bëhet nijet për të marrë tejemum për diçka që është ibadet, p.sh., tejemum për namaz të xhenazes, për abdest ose për gusul.

Duke bërë nijet për tejemum, nuk ka nevojë t’i ndash abdestin dhe gusulin. Nijeti për abdest të bën të pastër edhe prej xhunupllëkut. Me tejemumin e bërë nijet për pastrim nga xhunupllëku, mund të falet namazi. Nuk ka nevojë për tejemum të dytë për namaz.

2. Dy duart, i përvesh deri mbi bërryla, me pëllëmbët e duarve prek dheun e pastër, gurë, tokë, gëlqere ose murin e suvatuar, duke i mbështetur së paku tre gishta, dhe me dy pëllëmbët e fërkon një herë fytyrën, domethënë i jep mes-h. Nëse dora nuk e prek qoftë edhe një pjesë të fytyrës, tejemumi nuk është i vlefshëm.

Për t’i dhënë mes-h mirë fytyrës, të dy duart me pëllëmbë të hapura dhe me katër gishta të ngjitur njëri me tjetrin, i vëmë te balli nga ku fillojnë të dalin flokët dhe ngadalë i zbresim drejt nofullës.

3. Dy pëllëmbët i vëmë prapë në tokë (në dhé) dhe pasi t’u biem një herë duarve, pra pasi ta shkundim dheun, së pari me katër gishtat e dorës së majtë fërkojmë anën e sipërme të dorës së djathtë drejt bërrylit dhe pastaj anën e brendshme të krahut me pëllëmbën e brendshme të majtë e fërkojmë prej bërrylit deri në pëllëmbë. Unaza duhet të hiqet.. Pastaj njësoj me dorën e djathtë fërkohet krahu i majtë. Pëllëmba duhet të prekë në dhé dhe nuk është e nevojshme të mbesë pluhur në dorë.

Tejemumi për abdest dhe gusul është i njejtë.

Gjërat që e prishin tejemumin

Sapo të pushojë situata e arsyeshme që e bën të nevojshëm tejemumin, pra kur të gjendet ujë, në situata që prishin abdestin dhe gusulin prishet edhe tejemumi.

Dobitë e abdestit, gusulit dhe tejemumit

Që të dy pastrimet me qëllim të ibadetit, sjellin shumë dobi për shëndetin e trupit tonë. Krahas dobive të shumta trupore, ka edhe shumë dobi shpirtërore. Disa nga dobitë e shumta që janë argumentuar, mund t’i rradhisim si vijon:

1- Në jetën tonë gjatë ditës, nuk mbetet vend që nuk e prek dora jonë, nuk mbetet mikrob që nuk e merr ajo. Ja, larja e duarve, e fytyrës dhe e këmbëve që bëhet duke marrë abdest, është një mbrojtje shumë e mirë për sëmundjet e lëkurës dhe infeksionet. Mikrobet, bakter et parazitore në trup hyjnë gjithnjë nëpërmjet lëkurës.

2- Me larjen e hundës e cila është kujdestare e sistemit tonë të frymëmarrjes, pengohet hyrja në trup e masës së mikrobeve dhe e pluhurit.

3- Larja e fytyrës e forcon lëkurën, të çlodh dhe lehtëson dhembjen e kokës. I vë në lëvizje damarët dhe nervat. Marrja e vazhdueshme e abdestit, sado që njerëzit plaken, ndikon në ruajtjen e fytyrës së tyre nga rrudhat.

4- Në situatat që shkaktojnë xhunupllëkun, me harxhimin e një energjie të madhe, rritet shpejtësia e rrahjes së zemrës dhe e qarkullimit të gjakut dhe frymëmarrja shpejtohet. Me angazhimin e tepërt të trupit ndihet lodhje, rraskapitje, shtangje, plogështi, kryesisht ngadalësohen mjaft aktivitetet shpirtërore. Me gusul trupi fiton gjallërinë e përparme. Një mbrojtës shumë i mirë i trupit është larja e rregullt.

5- Abdesti dhe gusuli ka ndikim pozitiv edhe në sistemin e qarkullimit të gjakut. Mënjanon ngurtësimin dhe ngushtimin e damarëve.

Pastrimi (tahareti) nga papastërtitë

Në trup, në rroba dhe në vendin ku do të falet namazi, nuk duhet të ketë ndyrësirë, papastërti e pisllëk. Pjesë përbërëse të rrobave konsiderohen edhe shamia, shalli i kokës, çallma, kapuçi dhe nallanet. Meqë edhe bezja me të cilën mbulohet trupi (atkia) dhe këndet e saj lëvizin bashkë me atë që fal namaz, ajo konsiderohet rrobë dhe nëse nuk është e pastër, namazi nuk pranohet. Kur vendi i shtrojës ku shkel dhe vë kokën është i pastër dhe të ketë ndyrësirë në një vend tjetër diku afër, namazi pranohet. Sepse shtroja nuk është e ngjitur për trupi si shall. Por, nuk lejohet namazi i atij që bart shishe të mbyllur në të cilën ka urinë, sepse shishja nuk është vendi ku është bërë urina. (Nga kjo kuptohet se kur në xhep ke shishe të mbyllur ujë kolonje, alkoli, jodi ose në kuti të mbyllur shami me gjak, beze të ndyrë, nuk lejohet të falësh namaz). Vendi ku shkelin dy këmbët dhe vendi ku bihet në sexhde, duhet të jenë të pastra. Namazi mbi najlon, xham e beze që mbulon ndyrësirën, pranohet. Nëse në sexhde fundet prekin ndyrësirë të terur, nuk prish punë.

Nëse në lëkurë, në rroba, në vendin ku falet namazi nuk ka ndyrësirë më të madhe sesa sasia e dërhemit, edhe pse namazi pranohet, nëse ka ndyrësirë sa sasia e dërhemit, është tahrimen mekruh dhe është vaxhib ta lash. Nëse është më shumë se dërhemi, është farz që ta lash. Nëse është më pak, është sunnet. Është farz të lash edhe pikën e pijeve alkolike.

Sasia e dërhemit te ndyrësirat e forta, është (mithkal)katër gramë e 60 centigramë. Për ndyrësirat rrjedhëse, është hapësira sa gjerësia e fytyrës së ujit që është në shuplakën e çelur të dorës. Ndyrësira e fortë e rrobës që është më pak se një mithkal kur përhapet më gjerë se sa e brendshmja e shuplakës, nuk e pengon namazin.

Ndyrësira është dy llojesh:

1- Ndyrësira e trashë

Ndyrësira të trasha janë të gjithë ato gjëra që kur dalin nga njeriu shkaktojnë prishjen e abdestit dhe të gusulit, sikur jashqitja, gjaku i kafshëve të ngordhura që nuk i hahet mishi, mishi i derrit, pisllëku i shpendëve dhe i kafshëve transportuese, i dhenve e i dhisë, gjaku i njeriut, vera...etj.

2- Ndyrësira të lehta: Kur një organ dhe një pjesë e rrobave ndyhet me ndyrësirë të lehtë, d.m.th., kur ndyhet deri një e katërta e kësaj pjese dhe e këtij organi, nuk e prish namazit. Urina e kafshëve me katër këmbë, të cilave u hahet mishi, dhe pisllëku i shpendëve që nuk u hahet mishi, janë ndyrësira të lehta. Pisllëku i pëllumbit, harabelit dhe shpezëve të ngjajshme, të cilave u hahet mishi, është i pastër.

Rakia e nxjerrë nga destilacioni i verës dhe alkoli janë ndyrësirë e trashë dhe është haram të pihen sikur vera. Kur fal namaz, gjaku dhe pijet alkolike duhet të lahen e të pastrohen nga rrobat dhe nga lëkura. Nëse ato gjenden në shishe e të tjera, duhen nxjerrë nga xhepi.

Papastërtitë pastrohen me çdo ujë të pastër, me ujin që është marrë abdest dhe gusul, me ujëra të rrjedhshme, si dhe me uthull. Uji i përdorur për abdest dhe gusul, quhet ujë i përdorur. Ky ujë është i pastër, por nuk është pastrues i nevojës së njerëzve. Nga ky pastrohet ndyrësira, por me të nuk merret abdest dhe as gusul.

ISTINXHA- domethënë t’i pastrosh vendet nga është kryer nevoja e vogël dhe e madhe. Istinxhaja, të pastruarit e nevojës, është sunnet. Mashkulli e femra, pasi të prishin abdestin, duke e larë anën e përparme dhe të prapme me ujë, në mënyrë që të mos lënë urinë ose pisllëk është sunnet. Por, nëse nuk mund të pastrohet me ujë pa e zbuluar vendin e turpshëm para tjetërkujt, hiqet dorë nga pastrimi me ujë, bile edhe nëse ka shumë pisllëk. Pra, nuk bën të zbulohet vendi i turpshëm. Namazin e fal ashtu. Nëse e zbulon, bëhet fasik, domethënë bëhet person që ka bërë haram. Kur gjen një vend të volitshëm e bën pastrimin me ujë dhe namazin e përsërit. Sepse, nëse zbatimi i një urdhri bëhet sebep për të bërë një haram, për të mos bërë haram, si urdhër braktiset, nuk zbatohet.

Pastrimi i nevojës me kockë, me ushqim, me pleh, me tullë, me saksi si dhe me pjesë të xhamit, me thëngjill, me pasuri të tjetërkujt dhe me gjëra të çmueshme, domethënë me gjëra të vlefshme, me para, p.sh., me mëndafsh, me gjëra të hedhura nga xhamia, me ujë zemzemi, me gjethe, me letër është tahrimen mekruh. Edhe ndaj letrës boshe duhet të kihet respekt. Pastrimi i nevojës me gazeta dhe letra, në të cilat ka shkrime që nuk i shërbejnë fesë, ku nuk ka emra të nderuar, lejohet. Mirëpo, pastrimi i nevojës nuk lejohet me kurrfarë fletësh ku ka shkrime me germa të islamit. Të kthesh organet e jashqitjes nga kibla dhe ta prishësh abdestin në këmbë apo lakuriq, pa pasur ndonjë detyrim është mekruh. Në vendin ku ka papastërti apo urinë, nuk lejohet gusuli. Por, nëse urina rrjedh e shkon dhe nuk grumbullohet, në këto vende lejohet të meret gusul. Uji i përdorur për pastrimin e papastërtive bëhet i ndotur dhe rrobat nuk duhet t’i spërkatësh. Për këtë arsye, duke bërë pastrimin e nevojës, duhet zbuluar vendi i turpshëm dhe kjo të bëhet në një vend të volitshëm. Nuk bëhet pastrimi para muslluqesh duke futur dorën me ujë në të mbathura dhe të lash vendin e urinës. Kur e prek pika e urinës, uji në grusht bëhet i papastër dhe rroba e spërkatur bëhet e ndotur. Nëse, vendet e spërkatura me këtë ujë, janë më shumë se brendia e pëllëmbës, namazi nuk pranohet.

Kur urinojnë meshkujt duhet të mos spërkaten. Pa u bindur se nuk ka mbetur pikë urine, nuk duhet marrë abdest. Abdesti prishet dhe rrobat konsiderohen të ndotura edhe në rastin kur rrejdh një pikë e vetme urine.Nëse në rroba kullon më pak se brendia e pëllëmbës, marrja e abdestit dhe namazi i falur janë mekruh. Nëse pikon shumë, namazi nuk pranohet. Ata që vuajnë nga të pikurit e organit gjenital duhet vënë pak pamuk bimësh në vrimën nga urinojnë. Urinën e rrjedhur e thith pambuku.

3. Mbulimi i auretit

(Vendet e auretit dhe mbulimet e grave)

Auret quhen vendet që është haram t’i zhveshësh para dikujt, t’ia tregosh tjetërkujt dhe t’i shikosh ato vende të tjetërkujt. Vende të turpshme (auret) - që duhen mbuluar - te mashkulli është pjesa prej kërthizës deri nën gjunjë. Gjuri është auret (vend i turpshëm). Meshkujt kur falin namaz, të mbulojnë pjesët e tjera (krahët, kokën), të veshë çorape, është sunnet. Falja e namazit me këto pjesë të zbuluara, është mekruh.

Te gratë çdo pjesë tjetër e trupit përveç pëllëmbëve të duarve dhe fytyrës, pjesa e sipërme e duarve, flokët dhe këmbët, në të katër medhhebet janë auret. Për këtë arsye gratë janë quajtur auret. T’i mbulosh këto, është farz. Nëse mbetet një e katërta e cilitdo nga organet e trupit pa u mbuluar, namazi prishet. Nëse hapet pak, nuk prishet por namazi është mekruh.

Gratë jashtë namazit, kur janë vetëm, e kanë farz ta mbulojnë pjesën ndërmjet gjunjëve dhe kërthizës, e kanë vazhib të mbulojnë barkun dhe shpinën, kurse t’i mbulojnë vendet tjera, është edukatë mirësjelljeje.

Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), thotë: “Sytë e atij që shikon gruan e huaj me lakmi, do t’i mbushen me zjarr dhe do të futen në Xhehennem. Duart që ka shtrënguar dorën me gruan e huaj, lidhen për qafe dhe do të hidhen në Xhehennem. Ata që flasin me lakmi me gruan e huaj në një vend të panevojshem, për çdo fjalë do të rrinë një mijë vjet në Xhehennem”.

Në një hadith tjetër thuhet: “Shikimi me lakmi i gruas së fqinjit dhe i grave të miqve, është dyfish më shumë gjynah sesa shikimi i grave të huaja. T’i shikosh gratë e martuara, është një mijë herë gjynah sesa të shikosh vajzat. Edhe gjynahet e zinasë janë të këtilla”.

Pastaj Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), thotë: “Mos i zbuloni vendet tuaja të turpshme. Nëse ka persona që nuk ndahen fare nga ju, turpërohuni nga ata dhe silluni me respekt ndaj tyre”.

Në një hadith thuhet: “Mbuloji vendet e tua të turpshme. Mos ia shfaq tjetërkujt përveç gruas dhe shërbëtores sate. Edhe kur je vetëm, turpërohu nga All-llahu”.

“Atë që sheh bukurinë e një vajze dhe largon menjëherë syrin nga ajo, All-llahu e nderon me sevape të një ibadeti të ri, kënaqësinë e të cilit ibadet e ndien menjëherë”.

“Zoti i mallkoftë ata që i zbulojnë vendet e tyre të turpshme dhe ata që i shikojnë vendet e turpshme të tjetërkujt”.

Domethënë bëhuni nga ata që të tjerëve u japin shembull në moral, në punë e në veshje. Ata që i përshtaten modës, ata që haramet i quajnë art i bukur dhe ata që punojnë harame, u thonë artistë, duhet të marrin mësim nga këto hadithe, duhet të frikësohen e të kthjellohen mbi to.

Edhe t’i shikojë mashkulli pjesët e turpshme të mashkullit dhe femra të femrës, është haram. Po e përsërisim ashtu sikur është haram që mashkulli t’i shikojë vendet e turpshme të femrave dhe femrat të meshkujve, po ashtu është haram që mashkulli t’i shikojë vendet e turpshme të mashkullit dhe femra të femrës. Vendet e turpshme të mashkullit për mashkullin e për femrën janë ndërmjet kërthizës e gjunjëve. Të këtilla janë edhe vendet e turpshme të femrës për femrën. Ndërsa vendet e turpshme të femrës për mashkullin e panjohur (të huaj), janë i tërë trupi, përveç duarve dhe fytyrës. Edhe sikur të shikosh pa lakmuar pjesët e turpshme të femrës së huaj (të panjohur), është e ndaluar.

I sëmuri që është i shtrirë lakuriq nën jorgan, kur e ka kokën nën jorgan dhe fal namaz me shenja, konsiderohet se është falur lakuriq. Nëse falet me kokë të nxjerrë nga jorgani, po me trupin të mbuluar me jorgan, i lejohet.

Një mashkull, femrat me të cilat e ka haram të martohet mund t’i shikojë në kokë, në fytyrë, qafë, krah, këmbët nën gjunjë, por pa i lakmuar. Ato nuk mund t’i shikojë në gjoks, në mes, mbi gjunjë e në shpinë.

Për femrën edhe fëmijët e xhaxhait, hallës, tezes dhe të dajës janë meshkuj të huaj. Edhe dhëndri e kunati janë burra të huaj. Me këta është haram që gruaja të bisedojë e të tallet e vetmuar. Edhe për meshkuj është haram të llafosin shkujdesshëm me vajzat e xhaxhait, të hallës, të tezes dhe me kunata.

Burri nuk mund të martohet kurrë me tetëmbëdhjetë femra. Me këto mund të bisedojë e të rrijë vetëm. Edhe gruaja nuk mund të martohet me tetëmbëdhjetë meshkuj. Këta tetëmbëdhjetë meshkuj e femra janë:

Të afërm nga gjaku

Meshkujt..........................................Femrat
1- Baba...........................................1- Nëna
2- Babai i babait dhe i nënës.....................2- Nëna e babait dhe e nënës.
3- biri, i biri i të birit........................3- e bija, e bija e së bijës.
4- Vëllai.........................................4- Motra
5- biri i vëllait.................................5- e bija e motrës.
6- biri i motrës..................................6- e bija e vëllait.
7- Xhaxhai dhe daja...............................7- Halla dhe tezja.
Të afërmit nga qumështi
Meshkujt...........................................Femrat
8- Babai nga qumështi.............................8- Nëna nga qumështi.
9- Baba i babës dhe i nënës nga qumështi..........9- Nëna e nënës dhe e babait nga qumështi.
10- Biri nga qumështi.............................10- Bija nga qumështi.
11- Vëllai nga qumështi...........................11- Motra nga qumështi.
12- I biri i motrës nga qumështi..................12- E bija e motrës nga qumështi.
13- I biri i vëllait nga qumështi.................13- E bija e vëllait nga qumështi.
14- Xhaxhai dhe daja nga qumështi.................14- Halla dhe tezja nga qumështi.
Të afërmit nga martesa
Meshkujt..........................................Femrat
15- Vjehrri.......................................15- Vjehrra.
16- Vëllai nga babai..............................16- Motra nga nëna.
17- Njerku........................................17- Njerka.
18- Dhëndri.......................................18- Nusja.

Meshkujt dhe femrat që dalin në rrugë me pjesët e turpshme të pambuluara dhe që shikojnë pjesët e turpshme të të tjerëve, do të digjen në zjarrin e Xhehennemit.

4. KTHIMI NGA KIBLA

Namazi duhet të falet me fytyrë në drejtim të Qabesë. Kible i thuhet drejtimit të ndërtesës së Qabesë, e cila gjendet në qytetin e Mekës. Më parë kible ka qenë Kudusi (Jerusalemi). Shtatëmbëdhjetë muaj pas hixhretit, në mes të muajit Shaban, ditën e martë është urdhërur kthyerja nga Qabeja.

Kible nuk është ndërtesa e Qabesë, por trualli i saj. Domethënë kible është hapësira aty nga toka deri në arsh. Për këtë arsye namazi falet edhe në fund të detit, në male të larta dhe në avione në atë drejtim.

Mirëpo, në rastet si:

1. Për shkak të sëmundjes;

2. Në rrezik se të vidhet pasuria;

3. Në rrezik nga kafshë grabitqare

4. Në rrezik se mund të të shohë armiku;

5. Kur zbret nga kafsha, nëse nuk mund të hipë përsëri pa ndihmë dhe nëse nuk mund të falet duke i bashkuar dy namaze (drekën me ikindinë dhe akshamin me jacinë), - namazin e falë duke u drejtuar andej kah mund të drejtohet. Në anije, në tren dhe në avion është kusht të kthehesh (në fillim të namazit) nga kiblja.

5. KOHËT E NAMAZIT

Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), thotë: “Xhebraili alejhisselam, pranë derës së Qabesë dy ditë m’u bë imam. Kur agoi, ne të dy falëm namazin e sabahut, drekën derisa po largohej dielli nga zeniti, ikindin, kur hija e çdo objekti u bë sa ai objekt; kur dielli perëndoi akshamin e jacinë e falëm natën vonë. Ditën e dytë: namazin e sabahut e falëm derisa po agonte, drekën kur hija e çdo objekti u bë dy fish nga ai objekt; ikindinë e falëm menjëherë pas kësaj akshamin në kohën kur ndërpritet agjërimi (në iftar) dhe jacinë kur u bë një e treta e natës. Pastaj tha: O Muhammed, këto janë kohët e namazeve të tua dhe të pejgamberëve të mëparshëm. Ummeti yt secilën nga të pesë kohët e namazit, le t’i falë ndërmjet këtyre dy kufijve (varianteve) që kemi falur ne”. Edhe nga ky hadith merret vesh se numri i namazeve të urdhëruara që falen për çdo ditë, është pesë.

Koha e namazit të sabahut: fillon prej agimit e vazhdon deri në lindjen e diellit.

Koha e namazit të drekës: fillon që nga koha kur zvogëlohen hijet fillojnë të zgjaten, dhe vazhdon derisa hijet të zgjaten sa vetë objekti ose dyfish; pra koha e drekës fillon kur dielli largohet nga mesi i qiellit e zgjat deri në ikindi.

Koha e namazit të ikindisë: fillon me përfundimin e kohës së drekës dhe kjo:

1. Sipas Imam Ebu Jusufit dhe Imami Muhammedit, fillon kur hija e një objekti rritet sa vetë ai objekt, dhe vazhdon derisa të zhduket dielli.

2. Sipas Imami Adham Ebu Hanifes, fillon kur hija e objektit dyfishohet dhe vazhdon derisa të zhduket dielli.

Koha e namazit të akshamit: fillon pasi të perëndojë dielli dhe vazhdon derisa të errësohet mirë, domethënë derisa me skuqjen e qiellit të mos mbetet asnjë shkëndijë e diellit.

Koha e namazit të jacisë: fillon atëherë kur kalon koha e namazit të akshamit dhe vazhdon deri para agimit. Sipas Imami Adham Ebu Hanifes, koha e jacisë fillon kur të zhduket skuqja në qiell.

Kohët kur është e ndaluar falja e namazit janë: momentet kur dielli është duke lindur ose duke perënduar, përveç ikindisë nëse është duke u falur. Në këto tri kohë nuk lejohet as namazi i xhenazes së përgatitur më herët, as sehvi sexhdeja ose sexhdeja e leximit të Kur’anit.

Dy kohë janë mekruh të falësh vetëm nafile. Pasi të falësh farzin e namazit të sabahut derisa të lind dielli, dhe pasi ta falësh farzin e namazit të ikindisë deri te farzi i akshamit.

Ezani dhe Ikameti

redakto

Ezan do të thotë të njoftosh kur arrin koha e faljeve. Për burrat për pesë kohët e namazit dhe për namazet kaza dhe në namazin e xhumasë, karshi predikusit, këndimi i ezanit është sunnet-i muekked. Ezani këndohet me zë të lartë për t’i njoftuar të tjerët për fillimin e kohës së namazit. Kur këndohet ezani, është mustehab të ngrihen duart te veshët dhe nga një gisht të vihet në vrima të veshëve. Të kënduarit e ikametit është më i vlefshëm se të kënduarit e ezanit. Ezani dhe ikameti këndohen në drejtim të kibles. Duke i kënduar këto, nuk flitet dhe nuk jepet përgjigjje për selamin e dhënë.

Në cilat raste këndohen ezani dhe ikameti

1. Në kopsht, në fushë kur falet kaza, vetëm ose me xhemat, është sunnet që ezani dhe ikameti i meshkujve të këndohen me zë të lartë. Njerëzit, xhindët, gurët që dëgjojnë ezanin, ditën e Kiametit do të jenë dëshmitarë. Ai që përgatitet për të falur disa namaze kaza, së pari këndon ezanin dhe ikametin. Duke i falur kazatë e mëparshme, të tjerave u këndon vetëm ikametin dhe nuk është e nevojshme të këndosh ezanin.

2. Ai që e fal me kohë namazin në shtëpinë e vet, vetëm ose me xhemat, nuk këndon ezanin dhe ikametin, sepse ezani dhe ikameti i kënduar në xhami, konsiderohet se është kënduar edhe në shtëpi. Por nëse ikameti këndohet është më i vlefshëm. Pasi të jetë falur namazi me xhemat në xhaminë më të afërt ose në çfardo xhamie me xhemat të njohur, ai që fal vetëm, nuk e këndon ezanin dhe ikametin. Në xhamitë që janë në rrugë, ose që nuk kanë imam dhe myezin dhe që nuk kanë xhemat të caktuar, ata që vijnë në kohë të ndryshme, por kohë të një namazi, përbëjnë xhemat të ndryshëm. Për çdo xhemat këndohet ezani dhe ikameti. Në xhami të këtillë edhe ai që falet vetëm, i këndon ezanin dhe ikametin me zë sa për t’i dëgjuar vetë.

3. Ata që janë mysafirë (udhëtarë), edhe kur falen me xhemat në mesin e vet, edhe kur falen vetëm, e këndojnë ezanin dhe ikametin. Pranë atij që falet vetë, nëse ka shokë, mund ta lësh ezanin. Ai që është në udhëtim kur falet vetëm në një shtëpi, këndon ezanin dhe ikametin. Sepse ezani e ikameti i kënduar në xhami, nuk konsiderohet për namazin e tij. Nëse disa prej atyre (udhëtarëve) e këndojnë ezanin në shtëpi, ata që falen më pastaj, nuk e këndojnë.

Këndimi i ezanit nga fëmija i mençur, nga i verbri etj., të cilët dinë, është i lejuar dhe nuk duhet të kesh kurrfarë neverie.Kurse këndimi i ezanit nga ndonjë i paditur s‘është e pëlqyer. Këndimi i ezanit dhe ikametit nga ai që është xhunup, dhe këndimi i ezanit pa abdest, si dhe këndimi i ezanit nga gruaja,mëkatari, pijaneci, fëmija jo i mençur dhe këndimi i ezanit ulur, është tahrimen mekruh. Ezanet e këtyre këndohen përsëri. Për të qenë ezani i vërtetë, myezini duhet të jetë mysliman dhe i mençur.

Arsyeja që ezani i mëkatarit nuk është i vlefshëm qëndron në faktin se fjala e tij në ibadete nuk pranohet. Me thirrjen e ezanin nga ana e tij nuk besohet se ka ardhur koha e namazit. Me ezanin dhe me shenjën që jep ai, nuk ndërpritet agjërimi (nuk hapet iftari).

Ata që e nderojnë dhe e respektojnë ezanin dhe që e këndojnë atë në harmoni me sunnetin, pa i ndryshuar tingujt, fjalët e tij, pa e prishur, ata që nuk e përqeshin dhe që dalin në minare, - do të arrijnë shkallë të lartë.

Por nëse ezani nuk këndohet në harmoni me sunnetin, për shëmbull, nëse ndryshojnë disa fjalë, nëse përkthehet dhe nëse këndohet duke u përqeshur në disa fjalë, ai që e dëgjon këtë asnjë pjesë nuk përsërit.

Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), në një hadith të tij thotë: “Kushdo që në kohën kur e dëgjon zërin e ezanit, e këndon bashkë me myezinin pa zë, atij për çdo germë i jepen njëmijë sevape dhe i falen njëmijë gjynahe”.

Ai që e dëgjon ezanin edhe nëse lexon Kur’ani Kerim, është sunnet ta shqiptojë ngadalë atë që dëgjon. Kur e dëgjon ezanin: Hajje ales-salah dhe Hajje alel felah duhet të thuash: “La havle ve la kuvvete il-la bil-lah”. Pas ezanit këndohet salavat. Pastaj këndohet duaja e ezanit.

Këndimi i ezanit

All-llahu ekber..................................................... 4 herë
Eshhedu en la ilâhe il-lall-llah.................................... 2 herë
Eshhedu enne Muhammeden Resulull-llah............................... 2 herë
Hajje ales-salah.................................................... 2 herë
Hajje alel felah.................................................... 2 herë
All-llahu ekber..................................................... 2 herë
La ilâhe il-lall-llah............................................... 1 herë

Vetëm në ezanin e sabahut pas Hajje alel felah këndohet dy herë edhe Essalatu hajrun minen-neum.

Ndërsa në ikamet pas Hajje alel felah dy herë thuhet Kad kametissalatu.

Duatë e ezanit:

Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), ka porositur: “Duke u kënduar ezani këndoni këtë dua:

“Ve enne eshhedu en lâ ilâhe il-lall-llah vahdehu la sherike lehu ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu ve radîtu bil-lahi rabben ve bil islâmi dînen ve bi Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme resûlen nebijja”.

Përsëri në një hadithi sherif thuhet: “O ummeti im. Kur të kryhet ezani, këndoni këtë dua: All-llahumme rabbe hâ dhihiddâvetit-tâmmeti ves-salâti-l-kaimeti âti Muhammedeni-l-vesîlete vel fadilete veddere-xhâterr-rrefiate veb’athhu mekamen mahmudenil-ledhi ve’adtehu inneke la tuhliful mîâd”.

Domethënia e fjalëve të ezanit

ALL-LLAHU EKBER: Zoti është i madh. Ai nuk ka nevojë për asgjë. Është i madh dhe për ibadetet e robëve të Tij nuk ka nevojë. Për ta rrënjosur mirë në mendje këtë domethënie, kjo këndohet katër herë.

ESHHEDU EN LA ILAHE IL-LALL-LLAH: Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut. Edhe dëshmoj dhe besoj se me madhështinë e Tij nuk ka nevojë për adhurimin e askujt, se përveç Tij nuk e meriton askush të adhurohet.

ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN RESULULL-LLAH: Besoj dhe dëshmoj se Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), është pejgamber i dërguar i Tij, se është njoftues i rrugës së ibadeteve që i kërkoi Ai, dhe se All-llahu i pranon vetëm ibadetet që u njohtuan nga Ai.

HAJJE ALES-SALAH; HAJJE ALEL FELAH: janë dy fjali që i thërrasin besimtërët në namaz, i cili sjell shpëtimin, lumturinë dhe kënaqësinë.

ALL-LLAHU EKBER: Ibadetin që e meriton Ai, askush nuk mund ta arrijë. Është shumë i madh dhe i vetmi të cilit duhet t’i bëhet ibadet.

LA ILAHE IL-LALL-LLAH: Vetëm All-llahu është Ai që e meriton, që është i denjë t’i përulesh në ibadet. Askush nuk ka të drejtë t’i bëjë ibadet tjetërkujt, përveç Tij.

6. NIJETI

Derisa të këndohet tekbiri fillestar, bëhet nijeti, pra, para se të hyjmë në namaz, e bëjmë nijet (vendosim) me zemër se cilin namaz duam ta falim (një nga të pesë kohët), kthehemi nga kibla dhe i drejtohemi imamit. Secili namaz ka nijetin e vet. Duke e shqiptuar nijetin, duhet të përqëndrohemi edhe me mendje dhe me respekt të plotë të hyjmë në namaz. Nijeti mund të bëhet shqip ose arabisht. Nijeti për të gjitha namazet në gjuhën arabe do të ishte kështu:

Nevejtu en usal-lije lil-lahi teala salatu-l-vakti edaen mustakbilel-kibleti - All-llahu ekber.

Nijeti i bërë pas tekbirit fillestar, nuk është i vlefshëm, dhe ai namaz nuk pranohet. Te farzet dhe vaxhibet, kur bëhet nijeti, duhet të dihet cili farz e cili vaxhib është. Nuk është e navojshme të theksohet numri i rekateve në nijet. Kur fal sunnetin, mjafton të bëhet nijet namazi me zemër. Në namazin e xhenazes bëhet nijet duke thënë: “Namazin për All-llahun, duanë për të vdekurin”.

Nuk është kusht për imamin që ta bëj nijet, t’u bëhet imam meshkujve. Imami, nëse nuk e bën nijet “Iu bëra imam këtij xhemati të gatshëm”, nuk e arrin sevapin e të falurit me xhemat. Nëse e bën nijet që t’u bëhet imam, e arrin edhe këtë sevap. Imamit i nevojitet nijeti i theksuar, se u bëhet imam edhe grave.

Pjesët përbërëse të namazit (Ruknet e namazit)

redakto

1. IFTITAHI TEKBIR - Tekbiri fillestar. Duke hyrë në namaz të shqiptohet All-llahu ekber është farz. Tjetër fjalë nuk thuhet.

2. KIAM - Ndenja në këmbë. I sëmuri që nuk mund të rrijë në këmbë, falet ulur. I sëmuri që nuk mund të rrijë ulur, shtrihet në shpinë dhe falet me lëvizje koke. Meqë fytyrën duhet ta ketë nga kiblja e nga qielli, i vihet jastëku nën kokë. I shtrëngon këmbët. Kur je me qëndrim në këmbë, këmbët mund të jenë të hapura rreth katër gishta larg njëra - tjetrës.

I sëmuri që nuk mund të rrijë në këmbë se i merren mendtë, i dhemb shumë koka, dhëmbi, syri ose diku tjetër. Atij që i kullon plaga, ka frikën e armikut, është rrezik t’i vidhet pasuria. Ai që duke ndenjur në këmbë do ta prish agjërimin ose këndimin, ose ata që do t’u zbulohej vendi i auretit, që të gjithë falen ulur. Për ruku përkulet pak, e për sexhde e vë kokën në tokë. Ai që nuk mund ta vërë kokën në tokë, për ruku përkulet pak e për sexhde përkulet më shumë. Nëse përkulja për sexhde nuk është më e madhe se përkulja për ruku, namazi nuk pranohet. Nëse në tokë vë një gur a dërrasë dhe mbi to bën sexhde, edhe pse i pranohet namazi, hyn në gjynah. Domethënë bëhet tahrimen mekruh.

3. KIRAET - Leximi i Kur’anit. Në çdo rekat të sunneteve dhe të vitrit, si dhe kur fal vetëm në dy rekatet e farzeve gjatë të ndenjurit në këmbë, është farz të lexohet Kur’an (një ajet i gjatë ose tri të shkurtra). Të lexosh sure të shkurtër, është më sevap.

Në rekatin e parë të secilit namaz lexohet: Subhaneke, Eudhubil-lahi, Bismi-lahi, Fatihaja dhe një sure (kaptinë).Në rekatin e dytë të secilit namaz lexohet: Bismil-lahi, Fatihaja dhe një sure, ose një ajet i gjatë a tri të shkurtra (më e pakta).Në rekatin e tretë dhe të katërt të namazeve farze lexohet Bismil-lahi dhe Fatihaja.Leximi i Fatihasë dhe i sures (së shkurtër) në dy rekatet e para, është vaxhib ose sunnet. Dhe të lexosh Fatihanë para sures është vaxhib. Nga kjo renditje (e vaxhibeve) e kiraetit, nëse harrohet një, duhet bërë Sehvi sexhde (sexhde përmirësuese).Gjatë ndenjes në këmbë, në Kiraet, nuk lejohet të lexohet përkthimi i Kur’anit.

Imami atë që do ta lexojë në rekatin e parë dhe të dytë, përveç në namazin e xhumasë dhe të bajrameve, është sunnet ta lexojë me gjatësi dy shkallësh (rekati i parë më i gjatë se i dyti). Kur falet vetëm, në çdo rekat mund të lexojë me të njëjtën gjatësi. Është mekruh që imami ta bëjë shprehi që në të njëjtat rekate të të njëjteve namaze, të këndojë të njëjtat ajete. Është edhe më keq sikur t’i këndojë me rend të mbrapshtë. Në rekatin e dytë të kërcesh suren që pason pas asaj që është kënduar në rekatin e parë, e të këndosh të tretën, është mekruh. Ta këndosh Kur’anin me renditjen si në Mus-haf, është vaxhib dhe kjo duhet praktikuar gjithmonë.

4. RUKU’I - Pas leximit të Kur’anit (Kiraetit), derisa jemi në këmbë, duke marr tekbir përkulemi në ruku. Në ruku meshkujt i hapin gishtat i vënë mbi gjunjë dhe shpinën e kokën i mbajnë drejt.

Në ruku më së paku tri herë thuhet: Subhane rabbijeladhim. Nëse imami pa e shqiptuar tri herë e ngre kokën me tekbir, edhe xhemati e ndjek menjëherë atë. Në ruku krahët dhe këmbët mbahen drejt. Femrat nuk i hapin gishtat. Shpinën, këmbët dhe krahët nuk i mbajnë drejt.

Duke u ngritur nga rukuja, shqiptojmë: Semiall-llahu limen hamideh. Kjo si për atë që falet vetëm, si për imamin, ta thotë është sunnet. Xhemati këtë nuk e thotë. Mandej ndalemi pak dhe, në pozitën me qëndrim drejt, themi: Rabbena leke-l-hamd. Dhe tani, duke thënë All-llahu ekber biem në sexhde. Së pari i ulim gjunjët në tokë, mandej pëllëmbët, të djathtën e pastaj të majtën, dhe në fund hundën dhe ballin.

5. SEXHDEJA - Vënia e fytyrës në tokë (dysheme). Në sexhde gishtat e duarve duhet të jenë të bashkuar me njëri tjetrin dhe drejt kibles, kurse koka ndërmjet dy duarve. Ta vësh kokën në një vend të pastër, domethënë në gur, në tokë, në dërrasë, mbi shtrojë është farz.Vendosja e hundës së bashku me ballin është vaxhib. Të vësh vetëm hundën pa ndonjë arsye nuk është e lejuar. Të vësh vetëm ballin, është mekruh.

T’i vesh në tokë të dy këmbët, ose së paku nga një gisht të të dyjave është farz. Domethënë nëse nuk vihen të dy këmbët në tokë, namazi nuk pranohet, ose është mekruh.

Në sexhde t’i mbledhësh gishtat e këmbëve e t’i kthesh nga kiblja, është sunnet.

Meshkujt krahët dhe kofshët në sexhde, i mbajnë të ndara nga barku. T’i vësh në tokë duart dhe gjunjët, është sunnet. Thembrat, në kiam (në ndenje në këmbë) t’i mbash larg njëra-tjetrës katër gishta, në ruku dhe në sexhde t’i mbash të bashkuara, është sunnet.

Është mekruh t’i tërheqëh pjesët e pantalloneve kur bie në sexhde. Gjithashtu është mekruh të hysh në namaz me pantollona të palosura lart, të përvjela. Të falësh namaz me krah e pantallona të përvjela, është mekruh. Po ashtu është mekruh të falësh namaz pa takie, ndërsa të falësh namaz me rroba të zhyera e tëÊndotura apo me rroba të punës, është mekruh.

6. KADE-I AHIRE - Ulja në mbarim të namazit. Është farz që në rekatin e fundit të rrish ulur së paku aq sa të lexosh Ettehijjatu. Duke ndenjur ulur, nuk jepet isharet me gishta të dorës. Meshkujt gishtat e këmbës së djathtë i mbledhin përbrenda drejt kibles dhe këmbën e mbajnë drejt, kurse të majtën e shtrijnë në tokë, të kthyer nga e djathta, dhe ulen mbi të. Të ulesh kështu është sunnet.

Femrat ulen duke i vënë në tokë shputat e këmbëve. Kofshët janë afër njëra-tjetrës. Këmbën e djathtë e nxjerrin jashtë nga ana e djathtë, këmba e majtë mbetet brenda me gishta të kthyer në të djathtë.

Si falet namazi

redakto

Për namazin e mashkullit që falet vetëm po sjellim një shembull Sunnetin e namazit të sabahut i cili falet kështu:

1. Së pari kthehemi nga kiblja. Këmbët i mbajmë paralelisht të ndara nga njëra-tjetra në largësi rreth katër gishta. Me gishta të mëdhenj të duarve prekim të butin e veshëve, pëllëmbët të hapura i kthejmë nga kiblja dhe me zemër e gojë shqiptojmë: “E bëra nijet (vendosa) për kënaqësi të Zotit të fal sunnetin e namazit të sabahut të sotëm, u ktheva nga kiblja dhe u ujdisa(ndjek) Kuranit” dhe e shqiptojmë tekbirin: All-llahu ekber, e pastaj i bashkojmë duart nën kërthizë duke vënë dorën e djathtë mbi të majtën.

2. Sytë i drejtojmë në vendin ku do të bëjmë sexhdenë, dhe lexojmë: a) Subhaneke, b) Eudhu Besmelen, pastaj Fatihanë, c) pas Fatihasë, pa lexuar Besmelen, lexojmë një sure (të shkurtër).

3. Pas leximit të sures, duke thënë All-llahu ekber, përkulemi në ruku. Me duar mbulojmë kapakët e gjunjëve, belin e mbajmë drejt dhe duke mos i ndarë sytë nga këmbët, themi: Subhane rabbije-l-adhîm tri herë. Mund të thuhet edhe pesë ose shtatë herë.

4. Duke thënë Semiall-llahu limen hamideh, drejtohemi dhe, kur qëndrojmë drejt, shqiptojmë: Rabbena leke-l-hamd.

5. Pa qëndruar shumë në këmbë, duke thënë All-llahu ekber biem në sexhde. Duke rënë në sexhde në tokë vëmë me radhë: a) gjurin e djathtë, pastaj gjurin e majtë, pastaj dorën e djathtë, dorën e majtë, hundën dhe ballin; b) gishtat e këmbëve mblidhen në drejtim të kibles, c) koka vihet në mes dy duarve; ç) gishtat e duarve shtrihen përpara, d) së bashku me brendinë e pëllëmbëve shtrihen përtokë; dh) duke qenë në këtë gjëndje, themi së paku tri herë: Subhane rabbije-l-a’la.

6. Duke thënë All-llahu ekber ngrihemi nga sexhdja dhe këmba e majtë shtrihet në tokë, gishtat e këmbës së djathtë mblidhen në drejtim të kibles dhe ulemi në gjunjë. Duart vihen mbi gjunjë me gishta të shtrirë.

7. Pa ndenjur ulur tepër në gjunjë, duke thënë All-llahu ekber kthehemi prapë në sexhden e dytë.

8. Përsëri, në sexhde, së paku tri herë, themi Subhane rabbije-l-a’la dhe duke shqiptuar All-llahu ekber, ngrihemi në këmbë. Duke u ngritur nga sexhdja, së pari duhet ngritur balli nga toka, pastaj hunda, e pastaj dora e majtë dhe dora e djathtë dhe në fund gjuri i majtë dhe i djathti.

9. Kur marrim pozitën në këmbë, për të filluar rekatin e dytë, pas Besmeles lexojmë Fatihanë, e pastaj një sure (të shkurtër) dhe duke shqiptuar All-llahu ekber, përkulemi në ruku.

10. Edhe rekati i dytë bëhet deri në fund në atë mënyrë siç është përshkruar rekati i parë. Vetëm që pas sexhdes së dytë, kur të themi All-llahu ekber, pa u ngritur në këmbë, ulemi në gjunjë dhe:

a) Pasi t’i lexojmë lutjet (duatë): Ettehijjatu, All-llahumme sal-li, All-llahumme barik dhe Rabbena âtîna, japim selam, së pari në anën e djathtë duke thënë Esselâmu alejkum ve rahmetull-llah, e pastaj në të majtën Esselâmu alejkum ve rahmetull-llah.

b) Pasi të japim selam, themi: All-llahumme entesselamu ve minkes selâm tebarekte jâ dhe-l-xhelâli vel ikrâm, dhe pa folur fare, ngrihemi të falim farzin e sabahut. Sepse, të flasësh ndërmjet sunnetit dhe farzit, edhe pse nuk e prish namazin, i pakëson sevapet.

Pas namazit, këndohen: tri herë Estagfirull-llah, pastaj Ajetel kursija dhe tridhjetë e tre herë Subhanall-llah, tridhjetë e tre herë Elhamdulil-lah dhe tridhjetëetre herë All-llahu ekber. Këto duhen kënduar pa zë. Të këndosh me zë është bidat(shtesë).

Më pastaj bëhet duaja. Në dua meshkujt i çojnë duart në lartësi të gjoksit. Hapen pëllëmbët. Brendia e shuplakës kthehet drejt qiellit. Sepse ashtu siç është Qabeja kible e namazit, ashtu është qielli kible e lutjes. Pas duasë, duke lexuar ajetin Subhane rabbike..., i fërkojmë duart për fytyre.

Për rekatin e dytë në sunnete dhe farzet katër rekatëshe lexohet Ettehijatu dhe çohemi në këmbë. Në rekatet e treta dhe të katërta të sunneteve, pas Fatihasë, këndohet një sure (e shkurtër). Në rekatet e treta e të katërta të farzeve këndohet vetëm Fatihaja. Edhe farzi i akshamit falet kështu. Pra, në rekatin e tretë të tij nuk këndohet sureja. Kurse në namazin e vitrit në çdo rekat, pas Fatihasë, këndohet sure shtesë. Në rekatin e fundit pas sures merret tekbir dhe duart ngrihen te veshët. Pastaj këndohen duatë e Kunutit. Edhe sunnetet e para të ikindisë dhe jacisë, që janë Gajri muekked, janë si sunnetet e tjera, veçse në ndenjen pas rekatit të dytë, pas Tehijatit, këndohen edhe Salavatet.

Namazi i gruas që falet vetëm

Për shembull, Sunneti i namazit të sabahut falet kështu:

1. Së pari mbulohet trupi prej kokës deri te këmbët. Vetëm duart dhe fytyra mbeten të pambuluara. Suret dhe duatë që do t’i këndojë në namaz, janë sikur të namazit të mashkullit që falet vetëm. Ndërsa pjesët që ndryshojnë janë këto:

a) Duart nuk i ngrenë si meshkujt te veshët; duke i çuar duart në lartësinë e supeve, gruaja e bën nijet, merr tekbir, i lidh duart mbi gjoks dhe fillon namazin.

b) Në ruku nuk qëndron plotësisht drejt.

c) Në sexhde bërrylat i shtrin në tokë.

ç) Në tehijat ulet mbi kofsha. Domethënë, këmba e djathtë dhe e majtë janë në anë të djathtë, dhe ulet mbi të majtën.

Për gratë, forma më e lehtë për t’u mbuluar mirë në namaz, është një shami e gjerë që do t’i mbulojë edhe duart edhe një fund i gjatë e i gjërë, që do t’i mbulojë edhe këmbët.

VAXHIBET E NAMAZIT

Vaxhibet e namazit janë këto:

1. Të lexohet sureja Fatiha.

2. Pas Fatihasë, të lexohet një sure dhe një apo së paku tre ajete të shkurtra.

3. Të lexohet Fatihaja para sures.

4. Suren që lexohet pas Fatihasë, ta lexojmë në rekatin e parë e të dytë të farzeve dhe në çdo rekat të sunneteve.

5. Suret të lexohen radhazi njëra pas tjetrës.

6. Fatihanë ta lexosh një herë në çdo rekat të namazeve sunnet e vaxhib.

7. Të rrish ulur (teshehud) pas rekatit të dytë të namazeve tre dhe katër rekatëshe. Qëndrimi ulur i fundit, është farz.

8. Në rekatin e dytë të rrish ulur më tepër se teshehhudi.

9. Në sexhde t’i vësh bashkarisht hundën dhe ballin në tokë.

10. Kur të ulesh në rekatin e fundit, të këndosh Ettehijatu.

11. Në namaz t’i përshtatesh pjesëve përbërëse të namazit (ruknet).

12. Në fund të namazit të thuash: Esselamu alejkum ve rahmetullah.

13. Në fund të rekatit të tretë të vitër namazit, të këndosh duanë e Kunutit.

14. Të marrësh tekbire në namazet e bajrameve.

15. Të kënduarit e imamit me zë të lartë në namazet e sabahut, xhumasë, bajramit, teravisë, vitrit dhe në dy rekatet e para të akshamit e të jacisë.

16. Të lexuarit e imamit pa zë dhe të atij që falet vetëm në farzet e drekës dhe ikindisë dhe në rekatin e tretë të akshamit në rekatin e tretë e të katërt të jacisë.

Natën e kurban bajramit nga namazi i sabahut e deri në namazin e ikindisë të ditës së katërt, pas njëzet e tri namazeve farz të këndohet tekbiri; All-llahu ekber, All-llahu ekber, la ilâhe il-lall-llah, vall-llahu ekber, All-llahu ekber ve lil-lahi-l-hamd, është vaxhib.

SEHVI SEXHDE (Sexhdeja përmirësuese e harresës): Ai që fal namaz, nëse me dije ose me harresë, lë një pjesë që është farz në namaz, e prish namazin. Nëse një vaxhib e lëshon me harresë, nuk e prish atë. Por, duhet të bëjë Sehvi sexhde (Sexhde plotësuese-përmirësuese). Nëse e lë pa falur edhe me qëllim, namazi nuk prishet. Por është i mangët. Sehvi sexhde nuk është vaxhib. Por është vaxhib të falet përsëri ai namaz. Nëse nuk e fal, është gjynahqar. Nëse e lë pa falur me qëllim një sunnet, bën gjynah. Por, namazi nuk prishet. Nëse e lë pa falur me harresë, nuk bëhet Sehvi sexhde.

Nëse ke bërë disa gabime duke lënë pa plotësuar në namaz dhe të duhen disa Sehvi sexhde, mjafton të bëhet një herë. Nëse imami gabon dhe ia tërheqin vërejtjen, kërkohet Sehvi sexhde. Nëse ai që falet mbas imamit gabon, nuk bën Sehvi sexhde vetë, pa imam.

Sehvi sexhdja bëhet pasi të kendojmë tehijjatu dhe pasi të jepet selam në një anë, pra i bëjmë dy sexhde, ulemi dhe tani këndojmë Ettehijjatu, Salavatet dhe duatë e namazi plotësohet. Sehvi sexhdja mund të bëhet edhe pasi të jepet selam në të dy anët ose pa dhënë selam fare.

Kështu për shembull: Të ngrihesh kur duhet të rrish ulur; të rrish ulur kur duhet të ngrihesh; Të lexosh pa zë kur duhet të lexohet zëshëm; Të lexosh zëshëm kur kërkohet të lexohet pa zë; Ku kërkohet dua, të lexosh nga Kur’ani; Ku këndohet nga Kur’ani, të lexosh dua; Si p.sh.,: në vend të sures Fatiha të lexosh duanë Ettehijjatu, këtu domethënë është braktisur Fatihaja; Të japësh selam pa e plotësuar namazin; Të ngrihesh në këmbë pasi të jetë plotësuar namazi; Të lexosh sure të shkurtër në rekatet e treta dhe të katërta të namazeve farz pas Fatihasë; Të mos e lexosh suren e shkurtër pas Fatihasë në dy rekatet e para;Të leshë pa kënduar tekbiret e namazit të bajramit; Të leshë pa kënduar duanë e Kunutit në namaz të Vitrit, - të gjitha këto janë raste që kërkojnë të bëhet Sehvi sexhde.

SEXHDE-I TILAVETI: Në Kur’an në katërmbëdhjetë vende ka ajete me sexhde. Ai që e lexon njërin nga këto ajete, ose edhe ai që e dëgjon, edhe nëse nuk e kupton domethënien, e ka vaxhib të bëjë një sexhde. Kjo pra quhet sexhde-i tilavet ose Sexhdja e këndimit të Kur’anit.

Për ata që e dëgjojnë zërin që oshëtinë dhe kthehet prapë nga malet, shkretëtirat dhe nga vende të tjera, nuk është vaxhib të bëjnë sexhde. Për të bërë sexhden kërkohet të jetë zë njeriu. Më parë është thënë se zëri që vjen nga radioja nuk konsiderohet zë njeriu, sepse është zë i një mjeti të pashpirt, që i përngjet zërit të hafëzit. Për këtë arsye, ai që i dëgjon ajetet me sexhde të kënduara nga radioja dhe magnetofoni nuk e ka vaxhib të bëjë Sexhde-i tilavet.

Për të bërë Sexhde-i tilavet duhet të jesh me abdest, i kthyer nga kibla, të qëndrosh në këmbë para se t’i ngresh duart te veshët dhe duke shqiptuar All-llahu ekber, të lëshohesh në sexhde. Tri herë thuhet Subhane rabbije-l-a’la. Pastaj, duke thënë All-llahu ekber ngrihesh nga sexhdja dhe Sexhde-i tilaveti kryhet. Së pari duhet bërë nijeti, se pa nijet nuk pranohet.

Kur lexohet në namaz, menjëherë bëhen ndarazi rukuja dhe një sexhde dhe ngrihemi në këmbë e vazhdojmë leximin. Pas leximit të ajetit me sexhde dhe tri ajete pas tij, nëse përkulemi në ruku dhe nëse bëhet nijeti i Sexhdei tilavetit, rukuja dhe sexhdet e namazit zënë edhe vendin e Sexhde-i tilavetit. Ai që falet me xhemat, sapo të lexojë imami ajetin me sexhde, edhe pse nuk ka dëgjuar që imami e ka lexuar bashkë me imamin bën një ruku dhe dy sexhde veçazi. Xhemati në ruku duhet ta bëjë nijet. Jashtë namazit, Sexhde-i tilaveti mund të lihet për më vonë.

SEXHDJA E FALËNDERIMIT është si Sexhde-i tileveti. Atij që i vjen një nimet - begati, dhe ai që shpëton nga një problem, është e meritueshme që për All-llahut Te’álá të bëjë një sexhde falënderimi - mirënjohjeje. Në sexhde së pari thotë: Elhamdulil-lah pastaj e lexon Subhane rabbijel a’la. Të bësh sexhde pas namazit, është mekruh.

Është thënë se ai që nuk i kushton kujdes përpikmërisë së pjesëve përbërëse të namazit (rukneve) në namaz, u bën dëm të gjitha krijesave. Sepse për shkak të gjynahut të atij personi, nuk bien shira, nuk mbijnë të mbjellat dhe bien shira pas kohe, kështu që, në vend që të sjellin dobi, bëjnë dëme.

Sunnetet e namazit

redakto

1- Në namaz t’i ngrehësh duart te veshët.

2- Të drejtosh nga kibla pëllëmbën e dorës.

3- Të lidhen duart pasi të merret tekbiri.

4- Të vësh dorën e djathtë mbi të majtën.

5- Meshkujt t’i vënë duart nën kërthizë e gratë në gjoks.

6- Të lexosh Subhaneken pas tekbirit.

7- Të lexohet Eudhubil-lahi qoftë nga imami, qoftë nga ai që falet vetëm.

8- Të lexohet Besmeleja.

9- Të thuhet tri herë Subhane rabbije-l-adhim.

10- Të thuhet tri herë Subhane rabbije-l-a’la.

11- Duke dhënë selam, të shikosh në të dy supet.

12- Imami, përveçse në namazet e xhumasë e të bajramit,ato ajet që do ti këndojë në rekatin e parë të çdo namazi, në krahasim me rekatin e dytë, të jenë më të gjatë.

13- Në ndenjen e fundit të lexosh Salavatet.

14- Të thuash Rabbena leke-l-hamd kur të ngrihesh nga rukuja.

15- Duke u ngritur nga rukuja, imami ose ai që falet vetëm, të shqiptojë Semiall-llahu limen hamideh.

16- Në sexhde, duke u mbledhur gishtat e këmbëve, majat e tyre të kthehen nga kiblja.

17- Gjunjët dhe duart duhet vënë në tokë.

18- Thembrat, gjatë qëndrimit në këmbë, të mbahen larg njëra-tjetrës rreth katër gishta, ndërsa në ruku, në qëndrim drejt kur ngrihemi nga rukuja dhe në sexhde duhet t’i mbajmë të ngjitura.

19- Pas Fatihasë të thuash “amin”, të marrish tekbir para rukusë, në ruku gishtat, duart të shtrira t’i mbash mbi kapak të gjunjëve, për sexhde të marrësh tekbir, në mes të dy sexhdeve të ulesh e duke u ulur këmbën e majtë ta shtrish në tokë dhe të djathtën ta ngulësh e të ulesh mbi të.

Në namazin e akshamit lexohen sure të shkurtra. Në namazin e sabahut, rekati i parë në krahasim me të dytin bëhet më i gjatë. Ai që i bashkohet imamit, nuk e lexon Fatihanë dhe suren, por e lexon Subhaneken, shqipton tekbiret, lexon tehijatin dhe salavatet.

Mustehabet e namazet

redakto

1. Kur fal namaz të shikosh në vendin ku bënë sexhde.

2. Kur shkon në ruku të vështrosh këmbët.

3. Në sexhde të shikosh në vendin ku do të vësh hundën.

4. Kur ulesh në tehijat të shikosh mbi gjunjë.

5. Ajetet që do të lexohen në namazet e sabahut dhe të drekës, të jenë më të gjata, në namazin e akshamit të jenë më të shkurtëra.

6. Në ruku t’i hapësh e t’i shtrish gishtat e duarve dhe t’i vësh mbi gjunjë.

7. Në ruku ta mbash drejt kokën së bashku me trupin.

8. Kur të arrish në sexhde, të vësh në tokë së pari gjurin e djathtë e pastaj të majtin.

9. Sexhdenë ta bësh ndërmjet dy duarve.

10. Në sexhde, pas hundës të vësh ballin.

11. Nëse gogësin gjatë namazit, të mbyllësh gojën me anën e sipërme të dorës.

12. Meshkujt në sexhde duhet t’i ngrenë bërrylat dhe t’i mbajnë lart. Gratë krahët i mbështesin ato në tokë.

13. Meshkujt në sexhde duart dhe krahët t'i mbajnë të ndara nga barku.

14. Në ruku dhe sexhde duhet ndenjur aq sa të mund të shqiptohet tri herë Tesbihi.

15. Të ngresh kokën nga sexhdet duke thënë All-llahu ekber.

16. Pasi ta ngresh kokën nga sexhdja, t'i ngresh duart nga toka.

17. Pasi t'i ngresh duart, t'i ngresh gjunjët.

18. Meshkujt, pasi të ngrenë kokën nga sexhdja dhe të ulen, e ngulin këmbën e djathtë dhe ulen mbi të majtën.

19. Meshkujt e ngulin këmbën e djathtë dhe majat e gishtave i kthejnë nga kiblja.

20. Në tehijat gishtat duhen vënë mbi kofsha dhe të mbahen të shtrirë nga kiblja, pa i lakuar dhe pa lëvizur asnjë.

21. Duke dhënë selam, koka të kthehet në të djathtë e të majtë.

22. Duke dhënë selam të shikohet në supe.

Mekruhet e namazit

redakto

1. Të hedhësh xhaketën mbi supe, pa e veshur, e të falesh.

2. Të ngresh pantallonat ose fundin duke rënë në sexhde.

3. Të hyshë në namaz me mëngë të përveshura të këmishës, të fustanit.

4. Të bësh lëvizje të panevojshme.

5. Të falesh me tesha të punës dhe me tesha me të cilat nuk do të mundë të dalësh para të mëdhenjve.

6. Të vësh në gojë diçka që nuk të pengon në lexim. Nëse vë në goje diçka që të pengon, e prish namazin.

7. Të falësh namaz me kokë të pambuluar.

8. Të hyshë në namaz duke u munduar në mbajtjen e nevojës së madhe e të vogël.

9. Duke qenë në namaz, tek vendi i sexhdes të fshish me dorë dheun, gurin.

10. Kur je në namaz, pra i lidhur në namaz, të kërcasësh gishtat.

11. Në namaz të vësh duart kryqas.

12. Të lëvizësh kokën dhe fytyrën anash, të shikosh me sy anash.

13. Të ulesh në bisht (si qen) në teshehudde (ndenja e parë dhe e fundit në namaz).

14. Meshkujt, t'i shtrijnë krahët në namaz.

15. Të falesh përballë shpinës së atyre që flasin me zë të lartë dhe përballë fytyrës së një njeriu.

16. T'i përgjigjesh selamit të dikujtë me dorë, me kokë.

17. Të gogësish në namaz dhe jashtë namazit.

18. Të mbulosh sytë në namaz.

19. Të qëndruarit e imamit vetëm, gjysmë metri lart nga xhemati është tenzihen mekruh.

20. Edhe të qëndruarit e imamit vetëm, më poshtë, është tenzihen mekruh.

21. Kur ka vend në safin përpara, të qëndrosh në safin prapa dhe kur nuk ka vend në saf, të qëndrosh vetëm në saf prapa.

22. Të falesh me rroba në të cila ka fotografi të qenieve të gjalla .

23. Varja e fotografisë së gjallë apo të vizatuar në mur në anën e djathtë, të majtë dhe përpara atij që falë namaz, ose e punuar në beze, në letër. Edhe fotografia e kryqit është si fotografia e gjallë.

24. Të falësh namaz përballë zjarrit me flakë.

25. Të numrosh me dorë ajetet, tespihet në namaz.

26. Të falesh i mbështjellë në një rrobë fund e krye.

27. Të falesh duke mbuluar gojën dhe hundën.

28. Të pështysh nga fyti pa detyrim.

29. Të lëvizësh dorën një - dy herë.

30. Të braktisësh një nga sunnetet e namazit.

31. Të fillosh namazin kur e ke fëmijën në prehër, pa detyrim.

32. Të falesh pranë gjërave që të preokupojnë zemrën, që të ngazëllejnë, për shembull, përballë gjërave të dekoruara, pranë muzikës, lojës dhe përballë gjellës që e dëshiron shumë.

33. Të mbështetesh në mur a në shtyllë, pa nevojë të arsyeshme, kur fal farzin.

34. Të ngresh duart te veshët duke u përkulur në ruku dhe duke ngritur nga rukuja.

35. Të plotësosh leximin kur përkulesh në ruku.

36. Të vësh kokën dhe ta ngresh para imamit në sexhde dhe ruku.

37. Të falësh namaz në vendet që mund të jenë të papastërta.

38. Të falësh namaz përballë varrit.

39. Të mos ulesh konform dispozitave të synetit në teshehudde.

40. Në rekatin e dytë të këndosh tre ajete më gjatë se në rekatin e parë

Gjërat që janë mekruh jashtë namazit

1. Të kthehesh para ose prapa kibles në nevojtore dhe në çdo vend duke e prishur abdestin dhe duke u pastruar (pas kryerjes së nevojës së madhe e të vogël).

2. Të prishesh abdest drejtuar Diellit e Hënës.

3. Është mekruh për të madhin që mban fëmijët e vegjël nga kibla për të kryer nevojën. Gjërat që janë haram për të mëdhenjtë, tua kërkojnë që t'i bëjnë të vegjlit , për shtyrësit janë haram.

4. Të shtrish njërën këmbë a të dyja drejt kiblës, me përjashtim kur detyrohesh.

5. T'i shtrish këmbët nga mus-afi ose nga librat fetarë. Nëse janë të vendosur lart, nuk është mekruh.

Gjërat që prishin namazin

redakto

1. Të kollitesh pa arsye (pa nevojë) apo të dëlirësh fytin.

2. Ai që fal namaz, kur të teshtijë tjetri të thotë Jerhamukall-llah.

3. Ai që falë vetëm namazin, nëse e ndien se imami që fal me xhemat në anën tjetër ka gabuar duke lexuar dhe nëse ia tërheq vërejtjen, e prish namazin. Nëse edhe imami lexon duke u pajtuar me vërejtjen e këtij personi, edhe namazi i imamit prishet.

4. Po qe se në namaz thotë "La ilahe il-lall-llah", dhe nëse qëllimi është përgjigje namazi prishet. Nëse është që të tregojë qëllimin, namazi nuk prishet.

5. Të zbulosh ndonjë pjesë të auretit.

6. Të qash për shkak të dhembjes ose për shkak të ndonjë problemi tjetër. (Nëse qan për shkak se përmendet Xheneti dhe Xhehnemi ose duke i menduar ato, namazi nuk prishet).

7. Të marrësh selam me gjuhë dhe me dorë.

8. Nëse në namaz bën një veprim të atillë dhe nëse ai që e sheh atë veprim mendon se nuk është duke falur, i prishet namazi.

9. Të hash e të pishë diçka në namaz.

10. Të flasësh në namaz.

11. Të përmirësosh gabimet e tjetrit pas imamit.

12. Të qeshësh në namaz.

13. Të teshtishë dhe të bësh “ah” në namaz.

Gjërat që janë mubah për të prishur çdo namaz

1. Të mbytësh gjarprin.

2. Të kapësh kafshën që ka ikur.

3. Të shpëtosh kopene e bagëtive nga ujku.

4. Të shpëtosh tenxheren që derdhet mbi zjarr.

5. Kur nuk ke frikë se të kalon koha (e namazit) dhe xhemati, të kursehesh nga një gjë që në një medhheb tjetër e prish namazin, për shembull, të pastrosh papastërtinë që është më pak se dërhemi dhe kur të kujtohet se ke prekur gruan e huaj, lejohet të prishet namazi për të marrë abdest rishtas.

6. Edhe për t'u çliruar nga mbajtja me zor e abdestit dhe e gazrave, prishet namazi.

Gjërat që janë farz për të prishur çdo namaz

1. Të shpëtosh dikë që bërtet e kërkon ndihmë, ose të shpëtosh të verbrin për të mos rënë në gropë, të shpëtosh dikë që të mos digjet, të mos mbytet në ujë apo të fikësh zjarrin.

2. Edhe pse nuk është vaxhib, është xhaiz (e lejuar) të prishësh namazin farz kur të thërret gjyshi, gjyshja, babai dhe nëna. Por nuk duhet prishur nëse nuk kanë nevojë. Ndërsa nafilet (përfshirë edhe sunnetet) prishen. Nëse këta kërkojnë ndihmë, duhen prishur edhe farzet.

Namazi me xhemat

redakto

Me dy ose me shumë veta

Namazin me xhemat mund ta falin edhe dy veta, por me kusht që njëri të bëhet imam. Për meshkujt është sunnet që farzet e pesë kohëve të namazit t'i falin me xhemat. Për namazet e xhumasë dhe të bajramit, xhemati është farz. Me hadith është njoftuar se për pesë namazet e falura me xhemat, jepen shumë më tepër sevape. Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "Namazit të falur me xhemat i jepen njëzet e shtatë fish sevape më tëpër se namazit të falur vetëm". Gjithashtu ka thënë: "Atij që merr abdest mirë dhe që shkon në njërën nga xhamitë për të falur namazin me xhemat, All-llahu Te’álá për çdo hap të hedhur ia shkruan një sevap , për çdo hap ia shlyen një gjynah nga fletorja e veprimeve të tij dhe e ngre atë një shkallë më lart në Xhennet.

Namazi i falur me xhemat siguron barazinë, vllazërinë ndërmjet myslimanëve, rrit dashurinë dhe marrdhëniet mes tyre. Xhemati mblidhen dhe bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë mësohet për ata që kanë halle e nevoja e për ata që janë të sëmurë. Xhemati është shembulli më i mirë që myslimanët janë si një zemër, një trup i vetëm.

Për të sëmurin, të paralizuarin, për atë që një këmbë e ka të prerë, për pleqtë që nuk mund të ecin dhe për të verbërit nuk është kusht të shkojnë në xhemat.

Në namazin e falur me xhemat, atij që i drejtohen prapa xhemati, i thonë imam. Për imamllëk dhe për ata që i bashkohen imamit ka kushte.

Kushtet e imamllëkut Drejtuesit të faljes me xhemat

Për t'u bërë imam, kërkohen gjashtë kushte. Namazi i falur pas imamit, për të cilin dihet se nuk plotëson një nga këto gjashtë kushte, nuk pranohet.

1. Të jetë mysliman. Ai që nuk beson se Ebu Bekër Siddiku dhe Umer ul Faruku kanë qenë kalifë; ai që nuk e beson miraxhin, azapin në varr, nuk mund të jetë imam.

2. Të jetë në moshën madhore (në moshën e pjekurisë).

3. Të jetë i ndërgjegjshëm. Pijaneci dhe i çmenduri nuk mund të bëhen imam.

4. Të jetë mashkull. Femra nuk mund t'u bëhet imam meshkujve.

5. Të dijë të këndojë drejt së paku Fatihanë dhe një ajet. Ai që nuk mëson përmendsh një ajet, po edhe nëse e mëson, ai që nuk mund ta këndojë me texhvid, por e këndon si melodi, nuk mund të bëhet imam.

6. Të jetë pa të meta. Ai që është me të meta të arsyeshme, nuk mund t'u bëhet imam i atyre që janë pa arsye.

Për imamin është kusht ta lexojë Kur'anin me texhvid. Lexim i bukur, domethënë të lexosh me texhvid. Nuk falet namazi pas atyre imamëve që nuk u kushtojnë rëndësi kushteve të namazit.

Personi më i përshtatshëm për imam, është ai që e di më së miri sunnetin dhe njohuritë fetare. Nëse në këtë aspekt (dy veta) janë të barabartë, imam bëhet ai që e këndon Kur'anin më mirë. Nëse edhe në këtë aspekt janë të njejtë, imam bëhet ai që është më i devotshëm. Nëse janë të njejtë prapë, imam zgjidhet i moshuari.

Imamllëku i robit(pengut), i nomadit, i të prishurit, i të verbrit dhe i fëmijës së zinasë, është mekruh. Imami nuk duhet ta zgjatë namazin aq sa ta bezdisë xhematin.

Femrat të falen në mes tyre me imam, është mekruh.

Imami që do të falet vetëm me një person, atë e vendos në anën e djathtë. Nëse bëhet imam i dy vetave, ata kalojnë në dy anët e tij. Nuk është e lejuar që meshkujt të falen pas femrës a fëmijës.

Pas imamit safin e krijojnë meshkujt, pastaj fëmijët dhe, pas tyre, femrat krijojnë saf në vete.

Nëse imami e ka bërë nijet që të jetë imam edhe i grave, nëse një grua rreshtohet në namaz me një mashkull në të njejtin saf, namazi i mashkullit prishet. Nëse imami nuk e ka bërë nijet që të jetë imam i kësaj gruaje, nuk i prish punë mashkullit që ka qëndruar pranë saj. Vetëm se namazi i gruas nuk është i lejuar.

Ai që falet në këmbë, lejohet t'i drejtohet imamit që falet ulur. Vendësi mund t'i bashkohet imamit që është seferi (udhëtar). Ai që fal farz, nuk mund t'i bashkohet atij që fal nafile. Ai që fal nafile mund t'i mbështetet atij që fal farz. Ai që i bashkohet imamit dhe pas faljes së namazit mëson se imami ka qenë pa abdest, e përsërit namazin.

Namazet e Regaibit, Kadrit dhe të Beratit, t'i falësh me xhemat është mekruh.

Edhe nëse do xhemati, duke falur farz në leximin e Kur'anit si dhe në teshibet të lexojë imami më shumë sesa është sunnet, është tahrimen mekruh.

Ai që nuk mund ta zërë imamin në ruku, nuk konsiderohet se e ka falur atë rekat me imam. Ai që arrin derisa imami është në ruku, e bën nijet dhe bënë tekbir në këmbë e lidhet në namaz. Menjëherë përkulet në ruku dhe i bashkohet imamit. Nëse imami ngrihet nga rukuja, para se ky të përkulet në ruku, konsiderohet se ka arritur në ruku(por vetëm nëse ai ka mundur të thotë të paktën një herë subhane rabbijel adhim).

Para imamit të përkulesh në ruku, të shkosh në sexhde dhe të ngrehesh para tij nga këto është tahrimen mekruh. Sapo të falësh namazin farz, t'i prishësh safet është mustehab.

Nëse një besimtar i fal çdo ditë pesë kohët e namazit me imam, i arrin sevapet sikur sevapet e arritura të të gjithë pejgamberëve.

Ai që braktis xhematin (pa arsye), nuk mund të ndiejë erën e Xhennetit. Ata që i largohen xhematit pa arsye, në të katër librat janë të përshkruar si të përjashtuar.

Duhen bërë përpjekjen që të pesë kohët e namazit ti falim me xhemat. Në ditën e Kiametit në peshoren e All-llahut, namazi i falur me imam peshon më shumë se çdo gjë

Detyrat për atë që falet me imam

Për atë që falet me imam, pra për atë që i drejtohet imamit, ka dhjetë kushte:

1. Duke qëndruar në namaz para se ta shqiptojë tekbirin, duhet bëjë nijet me zemër se i drejtohet imamit duke thënë: iu drejtova imamit"

2. Imami duhet ta bëjë nijet se u bëhet imam femrave. Nuk ka nevojë ta bësh nijet se u bëhesh imam meshkujve.. Por nëse e bën nijet, edhe ai i arrin sevapet e xhematit.

3. Thembra e xhematit duhet të jetë mbrapa thembrës së imamit.

4. Imami dhe xhemati duhet të falin të njëjtin namaz farz.

5. Ndërmjet imamit dhe xhematit nuk duhet të jetë safi i femrave.

6. Ndërmjet imamit dhe xhematit nuk duhet të jetë (hapësira) e një lumi aq sa në të të mos mund të kalojë barka dhe as e një rruge aq sa në të të mos mund të kalojë qerrja(sipas përshkrimeve të asaj kohe).

7. Nuk duhet të ketë mur ndërmjet pa dritare të përshtatshme, ku nuk mund të shohë imami, ose njërin nga xhemati ose të dëgjosh zërin e tij.

8. Imami në kafshë, xhemati në tokë ose e kundërta e kësaj nuk duhet të bëhet.

9. Imami dhe xhemati duhet të jenë në të njejtën anije dhe jo në dy anije që nuk janë të bashkëngjitura

10. Për të qenë të drejta namazet e xhematit që i mbështet imamit të tjetrit medhheb, ka dy shpjegime: Sipas thënies së parë: Xhemati nuk duhet të dijë se tek imami gjendet ajo gjë që sipas medhhebit të tyre e prish namazin. Sipas thënies së dytë: Edhe ata që i përkasin medhhebit tjetër mund ti bashkohen imamit që sipas medhhebit të tyre e ka namazin të drejtë. Sipas kësaj thënieje lejohet t'i mbështetesh imamit që ka dhëmbë të veshur dhe të mbushur.

Xhemati kur është një person, qëndron në anën e djathtë të imamit. Të qëndrosh në anën e majtë të imamit është mekruh. Edhe mbrapa të qëndrosh është mekruh. Nëse thembra e tij nuk del përpara thembrës së imamit, namazi është i drejtë. Nëse janë dy e më shumë persona, qëndrojnë prapa imamit.

Së bashku me imamin namazi falet siç e fal vetëm, veçse duke qenë në këmbë, në lexoftë imami me zë, ose pa zë, xhemati nuk lexon asgjë.

(Në medhhebin Shafi, bashkë me imamin edhe xhemati e lexon Fatihanë pa zë). Vetëm në rekatin e parë e lexon Subhaneken. Sapo ta mbarojë Fatihanë me zë Imami, xhemati ngadalë dhe me zë të ulët thonë: amin. Kjo nuk duhet thënë me zë të lartë. Duke u ngritur nga rukuja, kur imami thotë: Semiall-llahu limen hamideh, xhematin në vete thonë: Rabbena lekel hamd. Pastaj, duke u përkulur, duke thënë All-llahu ekber, bashkë me imamin edhe xhemati bien në sexhde. Në ruku, në sexhde dhe duke ndenjur ulur edhe xhemati këndon sikur fal vetëm.

Vitër namazi në Ramazan falet me imam. Në kohë të tjera falet vetëm.

Ata që i drejtohen imamit, janë katër llojesh. Këta janë Mudrik, Muktebi, Mesbuk dhe Lahik.

Mudrik, quhet ai që tekbirin fillestar e merr bashkë me imamin.

Muktedi, quhet ai që nuk mund ta zërë tekbirin fillestar.

Mesbuk, quhet ai që nuk mund ta zërë imamin në rekatin e parë.

Lahik, quhet ai që tekbirin e parë e ka marrë bashkë me imamin por, pastaj meqë i ndodh diçka që e prish abdestin, merr abdest dhe përsëri i bashkohet imamit. Ky person e fal namazin përsëri si përpara pa lexuar dhe duke i shqiptuar tesbihet në ruku dhe në sexhde. Ai person, nëse nuk ka folur fjalë për jetën(jashtë ciklit të namazit), është sikur të jetë pas imamit. Mirëpo, pasi të dalë nga xhamija, duhet të marrë abdest në një vend të afërt. Sepse, nëse shkon shumë larg, është thënë se i prishet edhe namazi.

Mesbuku, domethënë personi i cili nuk mundi të zërë imamin në rekatin e parë, pasi të japë selam imami në dy anët, ngrihet në këmbë dhe i plotëson rekatet që nuk ka mundur t'i zërë.

Leximet i lexon me rradhë si të falej në rekatin e parë, pastaj të dytë e të tretë. Ndërsa ndënjen ulur e bën me radhitjen rekati i katërt, i tretë dhe i dytë, domethënë e bënë sikur ka filluar prej fundit. Për shembull: Ai që arrin në rekatine fundit të jacisë, pasi të japë selam imami, ngrihet në këmbë dhe në rekatin e parë dhe të dytë lexon Fatihanë dhe suren.Në rekatin e parë ulet në ndënje e në të dytin nuk ulet.

Pesë gjërat që nuk i bën as xhemati, nëse imami nuk i bën

1. Nëse imami nuk e lexon kunutin, as xhemati nuk e lexon.

2. Nëse imami nuk i thotë tekbiret në namaz të bajramit, as xhemati nuk i thotë.

3. Nëse imami në fund të reqatit të dytë të namazit katër rekatesh nuk rri në ndenje, as xhemati nuk rri.

4. Nëse imami e lexon ajetin që kërkon sexhde e nuk bën sexhde, as xhemati nuk bën.

5. Nëse imami nuk bënë sehvi sexhde, nuk bën as xhemati.

Nëse këto katër gjëra i bën imami, xhemati nuk i bën

1. Nëse imami bën shumë sexhde, përveç dy sexhdeve, xhemati nuk i bën.

2. Nëse imami tekbirin e bajramit në një rekate thotë më tepër se tre herë, xhemati nuk e bën.

3. Nëse imami, në namaz të xhenazes, përveç katër tekbireve, merr më shumë, xhemati nuk e bën këtë.

4. Nëse imami çohet në rekatin e pestë, xhemati nuk çohet, e pret imamin, dhe japin selam bashkarisht.

Nëse këto dhjetë gjëra nuk i bën imami, xhemati i bën

1. Të ngresh duart në tekbirin fillestar.

2. Të këndosh Subhaneken.

3. Të shqiptosh tekbir duke u përkulur në ruku.

4. Të këndosh tesbihin në ruku

5. Të shqiptosh tekbir duke rënë dhe duke u çuar nga sexhdeja.

6. Të këndosh tesbihin në sexhde.

7. Të thuash Rabbena lekel hamd, nëse nuk thotë Semiall-llahu ...

8. Të këndosh tehijatin deri në fund.

9. Të japësh selam në fund të namazit.

10. Të këndosh tekbir, sapo të jepet selam pas njëzet e tri farzeve të kurban bajramit. Këtyre njëzet e tre tekbireve u thuhet tekbiri teshrik.

TEKBIRI FILLESTAR

Nëse një person merr tekbir fillestar me imam, ashtu siç shkunden gjethet nga degët në ditët e vjeshtës kur fryn erë, po ashtu shlyhen edhe gjynahet e atij personi.

Një ditë Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) kur po e falte namazin, një person nuk kishte mundur ta zinte tekbirin fillestar në namazin e sabahut sepse i kishte dhënë lirinë një robi. Pastaj erdhi dhe e pyeti Resulullah-llahun (salall-llahu alejhi ve selem): "O Resulull-llah! Unë sot nuk kam mundur të arrij në tekbirin fillestar sepse kam liruar një rob. A thua kam mundur ta arrij sevapin e tekbirit fillestar?" Resulull-llahun (salall-llahu alejhi ve selem) e pyeti Ebu Bekri Siddikun: "Ç'thua ti rreth këtij tekbiri fillestar ?". Ebu Bekri Siddiku tha "O Resulull-llah! Po t'i kisha dyzet deve me barra të ngarkuara dhe ngarkuesa në të dyzeta të ishte xhevahir, dhe po t'ua shpërndaja të gjitha fukarenjve, prapë nuk do të mundja ta arrija sevapin e tekbirit fillestar të marrë me imam".

Pastaj, kur Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem) tha: "O Umer! Ç'thua ti për këtë tekbir fillestar?, Hazreti Umeri radi-allahu anh tha: "O Resulull-llah! edhe po të jetë vazhdimisht plot hapësira në mes Mekës dhe Medinës dhe po të jenë ngarkesa e tyre xhevahir, nëse të gjitha ua shpërndaj të varfërve, përsëri nuk mund ta arrij sevapin e tekbirit fillestar të marrë me imam.

Më pastaj, Resulull-llahi (salall-llahu alejhi ve selem) kur tha: "O Uthman! Ç'thua ti për këtë tekbir fillestar?". Hazreti Uthmani radi-allahu anh tha "O Resulull-llah! Sikur të falja natën dy rekate, dhe në çdonjeri, ta bëja hatme Kur'anin fisnik, përsëri nuk mund ta arrij sevapin e tekbirit fillestar të marrë bashkarisht me imam.

Pas kësaj, kur Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) i tha hazreti Aliut: "O Ali! Ç'thua ti për tekbirin fillestar?". hazreti Aliu i tha: "O Resulall-llah, po të jetë hapësira e Mashriku Magribit përplot qafira, po të më jepte fuqi Zoti im, e të luftoja me të gjithë, prapë nuk mund të arrij sevapin e tekbirit fillestar të marrë me imam."

Pas kësaj Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) tha: "O ummeti im dhe ashabët e mi, po të jenë letër shtatë kat tokë dhe shtatë kat qiej, dhe detet të jenë ngjyrë dhe të gjithë drunjtë të jenë lapsa, dhe të gjitha melaqet të jenë shkrues dhe të shkruajnë deri në Kiamet, prapë nuk mund të shkruajnë sevapet e tekbirit fillestar të marrë me imam".

Namazi i xhumasë

redakto

All-llahut Te’álá e ka veçuar ditën e premte me madhërinë e Tij.Ai ka madhëruar myslimanët qënë kohën e drekes(të ylesë) të kësaj dite të falin namazin e xhumasë.

All-llahu Te’álá, në ajetet 9 e 10 të sures El-Xhum'a urdhëron: "O ju që besuat, kur thirret ezani për namaz ditën e xhuma, shpejtoni për të dëgjuar hytben dhe për të falur namazin e xhumasë dhe lini shitblerjen. Kjo është shumë e dobishme për ju nëse e dini. E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë për t'i kryer punët tuaja të jetës dhe kërkoni begatinë e All-llahut, por edhe ta përmendni shpesh All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim ."

Pas namazit, ai që do, shkon dhe kryen punën, ai që do rri në xhami dhe fal namaz, këndon Kur'an dhe bën dua. Kur të fillojë koha e namazit të xhumasë, shitblerja është gjynah .

Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem) në hadithe të ndryshme ka theksuar:

"Muslimani nëse merr gusul (lahet) ditën e xhuma dhe shkon në namaz të xhumasë, i falen gjunahet e një jave dhe për çdo hap i jepen sevape".

"Më e vlefshmja prej ditëve është dita e xhuma. Dita e xhuma është më e vlefshme se dita e bajramit dhe se dita e ashureve. Dita e xhuma është bajrami (festa) i besimtarëve në dynja e në ahiret."

"Nëse dikush, pa qenë i penguar, nuk i fal tri namaze të xhumasë, All-llahu Te’álá ia vulos zemrën dhe nuk bën mirësi më"

"Pas namazit të xhumasë, është një çast që lutja e besimtarit atë çast, nuk refuzohet".

"Atë që pas namazit të xhumasë e lexon shtatë herë suren Ihlas dhe Muavazetejn (Felak dhe Nass), All-llahu Te’álá e ruan një javë nga fatkeqësia, nga belaja dhe nga punët e këqija".

"Ashtu siç u është dhënë dita e shtunë jahudinjve, dita e diel të krishterëve edhe dita e xhuma u është dhënë myslimanëve. Këtë ditë, për myslimanët ka mirësi dhe bereqet".

Për ibadetet e bëra ditën e premte, u jepen më së paku dyfish sevap se për ibadetet e bëra ditëve të tjera. Edhe gjynahet e bëra ditën e premte, regjistrohen dyfish.

Ditën e premte tubohen shpirtat dhe njihen me njëri- tjetrin. Dhe është mirë të vizitohen varrezat. Këtë ditë ndërpriten ndëshkimi në varr. Sipas disa dijetarëve ndëshkimi i besimtarëve tashmë nuk fillon. Besimtarët që vdesin këtë ditë dhe në natën e saj, nuk e vuajnë dënimin e varrit. Gjithashtu ditën e premte Xhehennemi nuk është shumë i nxehtë. Ademi alejhisselam është krijuar ditën e xhuma dhe po ditën e xhuma ai është nxjerrë nga Xhenneti. Xhennetlinjtë, All-llahun Te’álá do ta shohin ditëve të xhuma.

Farzet e namazit të xhumasë

Ditën e xhuma falen gjashtëmbëdhjetë rekate. Prej këtyre dy rekate janë farz për t'u falur. Ky është farz shumë më i fuqishëm se namazi farz i drekës. Për të qenë farz namazi i xhumasë, ka dy lloje kushtesh:

1. Kushtet Eda (borxhi ose shpagimi e diçkaje që është si borxh)

2. Kushtet Vuxhub (që s'mund të braktiset, i nevojshëm).

Nëse njëri nga kushtet “eda” nuk plotësohet, namazi nuk pranohet. Edhe nëse mungojnë kushtet vuxhub pranohet.

Kushtet e quajtura eda, domethënë kushtet për të qenë i drejtë namazi i xhumasë janë shtatë:

1. Ta falësh namazin në qytet (mendohet në vendbanim më të madh, me xhami).

2. Të falim me leje të kryetarit të shtetit, valiut ose të udhëheqësit të Bashkësisë fetare. Hatibi i caktuar nga këta, mund ta lërë zëvendës tjetërkënd në vend të tij. (Në rastin tonë Bashkësia Islame, pra kryetari i saj i autorizon imamët për faljen e xhumasë).

3. Të falet në kohë të namazit të drekës.

4. Të lexohet hytbja gjatë kësaj kohe. (Alimët thonë se të lexuarit e hytbes së xhumasë është të thuash All-llahu ekber duke ndenjur në namaz).

Hytbja është fjalim instruktiv i imamit që mbahet për lavdrimet e All-llahut, falenderimin e Pejgamberit dhe si këshillim i myslimanëve nga vendi i shenjtë i quajtur minber. Hytbja duhet të dëgjohet me respekt dhe kujdes. Një pjesë e hytbes shprehet në gjuhën tonë e një pjesë në gjuhën arabe. Ta lexosh shkurt hytben, është sunnet. E ta lexosh gjatë, është mekruh.

5. Të lexohet hytbja para namazit.

6. Namazi i xhumasë të falet me xhemat.

7. Dyert e xhamisë të jenë të hapur për çdo kënd.

Kushtet e namazit të xhumasë të quajtur vuxhub janë nëntë:

1. Të banosh në atë qendër banimi. Për mysafirët nuk është farz.

2. Të jeshë i shëndoshë, për të sëmurët, për kujdestarin që nuk mund ta lërë të sëmurin dhe për pleqtë nuk është farz.

3. Të jesh i lirë(të mos jeshë rob)

4. Të jesh mashkull. Për femrat nuk është farz.

5. Të jesh i mençur dhe i moshës madhore (i pjekur).

6. Të mos jesh qorr. Për të verbrin, edhe nëse ka kush e dërgon rrugës, nuk është farz.

7. Të mund të ecësh. Edhe nëse ka mjet transporti, për të paralizuarin, për atë pa këmbë, nuk është farz.

8. Të mos jesh i burgosur dhe të mos kesh frikën e armikut, të pushtetit dhe të gabitësit.

9. Të mos ketë shi, borë, furtunë, baltë dhe të ftohtë të tepruar.

Si falet namazi i xhumasë?

Ditën e xhuma, kur thirret ezani i drekës, falen gjithsej gjashtëmbëdhjetë rekate, përfshirë edhe ato të xhumasë. Këto radhiten si vijon.

1. Së pari falen vetëm katër rekate sunnet të xhumasë. Ky sunnet falet si sunneti i parë i drekës. Për këtë nijeti bëhet kështu: "E bëra nijet, në emër të All-llahut të fal sunnetin e parë të xhumasë, u ktheva nga kiblja".

2. Pastaj, pas faljes së sunnetit, brenda në xhami këndohet ezani i dytë dhe hytbja.

3. Pasi të këndohet hytbja, këndohet ikameti dhe me xhemat falet farzi dyrekatësh i namazit të xhumasë. Për farz nijeti bëhet kështu: "E bëra nijet në emër të All-llahut, ta falin farzin e xhumasë. U ktheva nga kiblja, iu mbështeta imamit".

4. Pasi të falet farzi i namazit të xhumasë, falet sunneti i dytë i xhumasë prej katër rekatesh. Edhe ky sunnet falet sikur sunneti i parë i drekës.

5. Pas këtij, mund t'i falim katër rekatet ahiri dhuhrit (të drekës së mbramë) e cila theksohet me nijet dhe falet sikurse farzi i drekës

6. Dhe në fund dy rekate të quajtura sunnetu-l-vakti, i cili duhet theksuar me nijet dhe falet sikur sunneti i mbramë i drekës.

7. Dhe më pastaj lexohen “ajetin kursi”bëhen tespihet dhe duaja.

Sunnetet dhe të mirat e ditës së xhuma

1. Xhumanë ta presësh që nga dita e enjte.

2. Ditën e xhuma të marrësh gusul (të lahesh).

3. Të rruhesh (ai që mban mjekër, ta rregullojë) dhe t'i presh thonjtë.

4. Të shkosh herët, aq sa mundesh, për namazin e xhumasë.

5. Që të kalosh në safe të përparme, nuk duhet kaluar nëpër supe të xhematit.

6. Të mos kalosh përpara atij që fal namaz në xhami.

7. Të mos flasësh asgjë pasi të hipë predikusi në minber, madje të mos i përgjigjesh me shenja atij që flet, dhe të mos e përsëritësh ezanin.

8. Pas namazit të xhumasë t'i lexosh shtatë herë suret Fatiha, Kafirun, Ihlas, Felak dhe Nas.

9. Të rrish në xhami deri në ikindi dhe të bësh ibadet.

10. Të jesh i pranishëm në mësimet, ligjëratat e dijetarëve të Ehli sunnetit.

11. Ta kalosh ditën e xhuma gjithnjë me ibadet.

12. Të këndosh salavate ditën e xhuma.

13. Të këndosh Kur'ani Kerim. Duhet kënduar sureja Kehf.

14. Të japësh sadaka.

15. Të vizitosh nënën, babanë apo varret e tyre.

16. Të përgatisësh mjaft ushqime dhe ëmbëlsira në shtëpi.

17. Të falësh shumë namaz. Atyre të cilëve u ka mbetur namazi për kaza, duhet të falin atë namaz.

Namazet e bajramit

redakto

Dita e parë e muajit hënor(arab) Sheval është dita e parë e Fitër (ramazan) bajramit, kurse dita e dhjetë e muajit hënor Dhilhixhxhe është dita e parë e Kurban bajramit(bajrami i vogël). Këto dy ditë, është vaxhib për meshkujt që gjysmë ore pasi të lindë dielli të falin dy rekate të namazit të bajramit.

Kushtet e namazeve të bajramit janë si kushtet e namazit të xhumasë. Por këtu hytbeja është sunnet dhe lexohet pas namazit.

Në bajramin e madh(ramazanit) është mustehab që para namazit të hash ëmbëlsirë (hurmë, karamele), të marrësh gusul, të përdorësh misvakun, të veshësh rrobat më të mira, të japësh fitrin dhe rrugës të këndosh ngadalë tekbir.

Në bajramin e vogël (kurbanit)është mustehab që para namazit të mos hash gjë, pas namazit të hash së pari mish kurbani, duke shkuar në namaz të këndosh tekbir me zë e ai që është i penguar (me arsye), pa zë.

Namazet e bajramit janë dyrekatësh. Falen me xhemat dhe nuk mund të falen vetëm.

Si falet namazi i bajramit

1. Së pari bëhet nijeti: "E bëra nijet në emër të All-llahut të fal namazin e Fitër-bajramit, u ktheva nga kiblja, iu drejtova imamit" dhe marrim tekbir pas imamit. Pastaj këndohet Subhaneke.

2. Pas Subhanekes, marrim tri tekbire duke i ngritur duart te veshët. Në dy tekbiret e para duart i mbajmë të lëshuara anash e në të tretin lidhen nën kërthizë. Imami së pari lexon Fatihanë, pastaj një sure dhe bashkërisht përkulemi në ruku.

3. Në rekatin e dytë, imami së pari lexon Fatihanë dhe një sure. Pastaj duke marrë tre tekbire radhazi, duart ngrihen te veshët duke i lëshuar anash pas çdo tekbiri. Në tekbirin e katërt, pa i ngritur duart te veshët, përkulemi në ruku. Pastaj biem në sexhde dhe kryhet si farzi i xhumasë.

Tekbiri Teshrik

Nga namazi i sabahut, natën e kurban bajramit e deri në namazin e ikindisë të ditës së katërt të bajramit, për haxhinjtë e për ata që nuk kanë shkuar në haxh, për secilin mashkull e femër, në qoftë se të falet me xhemat, apo vetëm, pas namazeve farz, sa po të japë selam është vaxhib të lexojë një herë tekbirin teshrik.

Pas namazit të xhenazes nuk lexohet. Pasi të dalësh nga xhamia dhe pasi të flasësh nuk duhet të lexohet.

Nëse imami e harron tekbirin, xhemati nuk e braktis. Meshkujt mund ta këndojnë me zë të lartë. Gratë e këndojnë ngadalë.

Tekbiri teshrik është:

"ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER. LA ILAHE IL-LALL-LLAHU VALL-LLAHU EKBER. ALL-LLAHU EKBER VE LIL-LAHILHAMD".

Të kujtuarit e vdekjes

redakto

Mësimi më i mirë është ta kujtosh vdekjen shpesh. Për çdo besimtar islam, është sunnet ta kujtojë shumë vdekjen. Të kujtosh shpesh vdekjen është shkak t'iu nënshtrohesh urdhrave dhe të ruhesh nga gjynahet. Zvogëlohet guximi dhe dëshira për të bërë vepra të ndaluara. Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem) thotë:"Kujtojeni shumë vdekjen, e cila i rrënon lezetet(kënaqësitë) e u jep fund argëtimeve".

Shpresa e gjatë, është të dëshirosh të jetosh shumë. Të dëshirosh të jetosh shumë për të bërë ibadet, për t'i shërbyer fesë, nuk është shpresë e gjatë. Ata që shpresojnë gjatë, ibadetet nuk mund t'i bëjnë në kohë; e harrojnë Perëndinë. Zemrat u bëhen të ngurta dhe nuk kujtojnë vdekjen. Nuk marrin mësim nga ligjëratat dhe këshillat.

Atij që shpreson të jetojë gjatë, i shkon jeta gjithnjë duke shpresuar se do të arrijë pasuri dhe pozita në dynja. Ahiretin e harron dhe mendon vetëm për kënaqësitë e veta materjale.

Në hadithi sherif është thënë:

"Para se të vdisni, vdisni. Para se t'i nënshtroheni dhënies së llogarisë, bëni vetë llogarinë!".

"Ai që ditën e natën e kujton vdekjen, ditën e Kiametit do të jetë pranë shehidëve"

Shkaqet e shpresës së gjatë janë të jepesh pas epsheve të dynjasë, të harrosh vdekjen dhe të mashtrohesh nga shëndeti dhe rinia jote. Për të shpëtuar nga sëmundja e shpresës së jetës së gjatë, duhen evituar këto shkaqe. Duhet menduar se vdekja do të mund të vij në çdo çast. Duhen mësuar dobitë e kujtimit të vdekjes dhe dëmet e të shpresuarit të gjatë. Në hadith është thënë:

"Kujtojeni shpesh vdekjen. Të kujtuarit e saj e ruan njeriun nga gjynahet dhe bëhet shkak për ta larguar nga ato gjëra që në ahiret janë të dëmshme".

Ç'është vdekja

Vdekje nuk do të thotë të zhdukesh. Vdekja domethënë përfundim i lidhjeve që ka shpirti me trupin. Domethënë ndarja e shpirtit nga trupi. Vdekja, është kalimi i njeriut nga një gjëndje në një gjëndje tjetër. Është sikur të shpërngulesh nga një shtëpi. Hazreti Umer bin Abdulazizi ka thënë: "Ju jeni krijuar vetëm për pafundësi e për amshim. Por vetëm se shpërnguleni nga një shtëpi në një tjetër "Vdekja është nimet (dhuratë dhe mirësi) për njeriun. Për mëkatarët shkatërrim. Njeriu nuk e do vdekjen. Mirëpo, vdekja është më e mirë se intrigat e tij. Njeriu e do jetën por vdekja për të është më e mirë. Bestimtari i mirë me veprat e tij shpëton nga lodhja dhe mundimet e jetës së vdekjes. Me vdekjen e zullumqarit rehatohen engjëjt dhe njerëzit.

Ndarja e shpirtit nga trupi i besimtarit, është si lirimi i robit nga robëria. Pasi të vdesë besimtari, nuk dëshiron të vijë prapë në këtë dynja. Vetëm shehidët dëshirojnë të vijnë në këtë dynja dhe të bëhet edhe një herë shehid (dëshmor).Vdekja për çdo mysliman është dhuratë. Besimin e një njeriu e ruan vetëm varri. Ndërsa jeta në varr është sikur të gjendesh në kopshtet e Xhennetit, ose në greminat e Xhehennemit.

Vdekja është realitet (borxh)

A është e mundur të shpëtosh nga vdekja? Natyrisht që jo. Askush nuk e ka në dorë mundësinë, të jetojë as edhe një sekondë më tepër. Atij që i vjen exheli (caktimi i vdekjes nga Zoti), vdes. Ky është një çast sa t'i hapësh e t'i mbyllësh sytë. për këtë gjë në Kur'an është thënë:"Kur vjen exheli, atë nuk mund ta shtyni as para as prapa"

All-llahut Te’álá kudo që ta ketë përcaktuar vdekjen e dikujt, ai person lë pasurinë, fëmijët dhe vdes atje.

All-llahu e di se sa frymë nxjerrim e marrim në ditë. Nuk ka gjë që ai të mos e dijë. Besojmë edhe nëse jeta jonë ka kaluar me ibadet, fundi bëhet me lumturi. All-llahu Te’álá i ka urdhëruar Azrailit: "Shpirtin e miqve të mi merre me lehtësi, shpirtin e armiqëve të mi merre me vështirësi". Sa sihariq i madh është për besimtarët,kurse për ata që janë të privuar(mangut) nga imani ç'fatkeqësi e madhe është!

Namazi i xhenazes

redakto

Namazi i xhenazes është farzi kifajë, për të gjithë ato meshkujt që mësojnë se ka vdekur një besimtar, qoftë ai mashkull a femër. Namazi i xhenazes është adhurimi për All-llahun dhe lutje për personin e vdekur. Ai që nuk e konsideron të rëndësishëm, rrezikon imanin.

Kushtet e namazit të xhenazes

1. I vdekuri duhet të jetë mysliman.

2. Duhet të lahet. Atij që është varrosur pa e larë, nëse nuk është mbuluar me dhé, nxirret, lahet dhe pastaj i falet namazi.

Vendi ku gjenden xhenazeja dhe imami, duhet të jetë i pastërt.

3. Gjysma e trupit të xhenazes (gjysma e trupit) me ose pa kokë duhet të jetë para imamit.

4. Xhenazja në tokë ose afër tokës duhet të jetë e mbajtur në duar ose e vendosur në gur. Koka e xhenazës vjen në anën e djathtë të imamit, këmbët në anën e majtë. Ta vendosësh mbrapsht është gjynah.

5. Xhenazja duhet të përgatitet në prani të imamit.

6. Vendet e turpshme (auret) të xhenazes dhe të imamit duhet të jenë të mbuluara.

Farzet e namazit të xhenazes

1. Të marrësh katër herë tekbir

2. Të falesh në këmbë.

Sunnetet e namazit të xhenazes

1. Të këndosh Subhaneken.

2. Të këndosh salavat.

3. Të këndosh duatë, të cilat mund të jenë si ato që këndohen në namaz kur rrimë ulur në ndenje.

Namazi i xhenazes nuk falet brenda në xhami.

Namazi i xhenazes duhet t'i falet secilit mysliman e myslimane, të madhit dhe të voglit, përveç fëmijës që lind i vdekur. Kurse fëmijës që vdes pasi të ketë lindur i gjallë, i vihet emri, lahet, vishet me qefin dhe i falet namazi.

Në kohën kur mbartet xhenazeja, tabuti(akrivoli) mbahet në të katër anët. Çdo kush e mban nga dhjetë hapa, së pari e vë në supin e djathtë anën nga koka e xhenazes, pastaj anën e këmbëve në supin e djathtë, pastaj anën e kokës në supin e majtë, pastaj anën e këmbëve në supin e majtë. Kur të arrihet te varri, pa u lëshuar xhenazja në tokë, nuk bën të ulemi. Duke u varrosur, ata që nuk kanë punë, mund të rrinë ulur.

Si falet namazi i xhenazes

Të katër tekbiret e namazit të xhenazes janë si një rekat. Prej këtyre katër tekbireve vetëm në të parin ngrihen duart tek veshët. Në tre tekbirët e tjerë nuk ngrihen duart më.

1. Pasi të merret tekbiri i parë, lidhen duart dhe këndohet "Subhaneke" dhe para fjalëve "Ve la ilahe gajruke" shtohet fjala "Ve xhel-lethenauke". Fatihaja nuk këndohet.

2. Pas tekbirit të dytë, pa i ngritur duart te veshët, këndohen Salavatet.

3. Pas tekbirit të tretë lexohet duaja e xhenazes. (Në vend të duasë së xhenazes mund të lexohet edhe "Rabbena atina...", ose vetëm të thuash "All-llahumagfirleh" ose me nijet duaje ta lexosh Fatihanë.

4. Pas tekbirit të katërt menjëherë jepet selam në të djathtë e në të majtë.

Imami vetëm katër tekbiret dhe selamin i shqipton me zë të lartë, të tjerat i lexon në vete.

Pasi të falet namazi i xhenazes, nuk lejohet të bësh dua pranë akrivolit . Është mekruh.

Varri duhet të jetë i thellë sa gjysma e shtatit dhe ana e djathtë e kufomës në varr është e kthyer nga kibla.

Namazi i teravisë

redakto

Namazi i teravive, për meshkujt e për femra është sunnet. Falet çdo natë të muajit të Ramazanit. Falja e tij me xhemat është sunneti kifaje (sunnet i përbashkët). Falet pas sunnetit të dytë të jacisë dhe para vitrit. Mund të falet edhe pas vitrit. Për shembull, ai që ka arritur një pjesë të teravive dhe e fal vitrin me imam, rekatet e teravive që nuk i ka arritur, i fal pas vitrit.

Ai që nuk e fal namazin teravi nuk mund ta bëjë kaza. Nëse bëhet kaza, quhen nafile dhe jo teravih.

Namazi i teravisë ka njëzet rekate.

Si falen teravitë?

Vitër namazi falet vetëm në muajin e Ramazanit falet me imam. Namazi i teravive është e pëlqyer të falet duke dhënë selam pas dy rekatesh apo pas katër rekatesh.

Namazi teravisë zakonisht falet me xhemat në xhami, por edhe në vende të tjera. Mund të falet edhe vetëm në shtëpi, por nuk e ka sevapin e të falurit me xhemat dhe në xhami. Nëse falet në shtëpi me një apo me disa persona xhemat, ka njëzet e shtatë herë më shumë sevap sesa të falet vetëm. Ata që nuk e kanë falur jacinë me xhemat, teravitë nuk mund t'i falin me xhemat. Një person që nuk e ka falur jacinë me xhemat, fal më parë farzet e jacisë vetëm e më pas mund të falë teravitë me xhematin.

Mund të falet me një nijet kur i fillojmë teravitë me tekbirin e parë fillestar, por ta bësh nijet në çdo tekbir fillestar është më mirë. Nijeti bëhet kështu: "E bëra nijet në emër të All-llahut, të fal namazin e teravive, u ktheva nga kibla, iu drejtova imamit".

Namazi gjatë udhëtimit

redakto

Një person që i përket medhhebit Hanefi, nëse shkon në një vend 104 kilometra e më larg, me qëllim që të qëndrojë më pak se pesëmbëdhjetë ditë, është udhëtar(Në mes’hebet Maliki dhe Shafi është 80 km).

Seferi domethënë të jesh në rrugë, në udhëtim. Udhëtari namazet farze katër-rekatësh i fal si dyrekatëshe. Nëse i drejtohet imamit vendës, prapë i fal katër rekate. Nëse udhëtari (mysafiri) bëhet imam, në fund të rekatit të dytë jep selam. Pastaj xhemati që i është bashkuar atij, për të plotësuar namazin e tyre, i falin edhe nga dy rekate.

Ai që është në udhëtim, mbi meste mund të japë mes-h tri ditë, tri net. Ai mund ta prishë edhe agjërimin. Nëse udhëtari është rehat dhe i qetë, më mirë është të mos e prishë atë(agjërimin). Nuk e ka vaxhib të presë kurban. Po ashtu edhe namazi i xhumasë për atë që është në udhëtim, nuk është farz.

Një person që niset në rrugë në mbarim të kohës së namazit, nëse këtë namaz nuk e ka falur, i fal dy rekate. Mirëpo ai që kthehet në vendin e vet në mbarim të kohës së namazit, nëse nuk e ka falur namazin e kësaj kohe, i fal katër rekate.

Në "Ni'met-i islam" thuhet: Kur nuk ke fuqi të falesh në këmbë, në çdo kohë dhe në çdo vend namazet nafile lejohet t'i falësh ulur. Kur fal ulur, për ruku përkulesh me trup. Për sexhde e ve kokën në tokë. Por, atij që i fal nafilet ulur, kur nuk ka yzër, i jepet sevap gati sa gjysma e sevapeve të atij që falet në këmbë. Edhe sunnetet e pesë kohëve të namazit dhe namazi teravisë janë namaze nafile. Në rrugë, domethënë, jashtë fshatit, qytetit, namazet nafile lejohet të falen mbi kafshë. Nuk është e domosdoshme të kthehesh nga kibla dhe të bësh ruku e sexhde. Falesh me shenja. Pra për ruku përkulesh prapë me trup e për sexhde përkulesh më tepër se në ruku. Nëse mbi kafshë ka pak ndytësirë, nuk e pengon namazin. Personit të lodhur, duke falur nafile në tokë, i lejohet të falet i mbështetur te një njeri, apo në mur.

Duke ecur (vetë), nuk është e drejtë të falësh namaz.

Pa qenë i shtrënguar, nuk lejohet të falen mbi kafshë namazet farze dhe vaxhibe. Vetëm nëse bazohen në arsyetim mund të falen. Shtrëngimet që janë të arsyeshme:jeta e rrezikuar nga kafshët grabitqare, pasuria personale që ndodhet në rrezik, kur zbret nga kafsha të rrezikohet nga vjedhja pasuria që është në kafshë apo pranë teje, nëse në tokë ka kafshë të egra, armiq, baltë, shi të madh, nëse i ngadalësohet shërimi të sëmurit po të zbresë, duke hipur ose nëse i keqësohet sëmundja, nëse rrezikohesh të mos arrishë shokët, pas zbritjes nga kafsha nëse nuk mund të hipësh pa ndihmën e dikujt tjetër. Nëse është e mundur, e ndal kafshën në drejtim të kibles dhe falesh. Nëse nuk është e mundur, falesh në drejtim të lëvizjes. E këtillë është edhe falja në samarin (shalën, sëndukun) mbi kafshë, të quajtur mahmil. Nëse ndalet kafsha dhe nëse nën mahmil vihet një shtyllë, ai bëhet sikur shtrat, tavolinë, divan dhe mund të falesh si në tokë. Me këtë rast nevojitet të falesh i drejtuar nga kibla dhe në këmbë. Personi që mund të zbresë, farzet nuk mund t'i falë në mahmil.

Të falësh namaz në anije, siç e ka mësuar Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) Xhafer Tajarin, duke shkuar në Habeshi (Etiopi) duhet kështu: Në anijen që ecën, pa patur shtrëgim të arsyeshëm, mund të falen edhe farzi e vaxhibi. Në anije mund të falemi edhe me xhemat. Dhe në anije që ecën nuk lejohet të falim me shenja prandaj bëhen rukuja dhe sexhdja. Edhe kthimi nga kibla. Ngado të kthehet anija, vetë kthehesh nga kibla. Në anije nevojitet edhe pastrimi nga ndytësirat. Sipas Imami Adham Ebu Hanifes, në anijen që ecën, edhe farzet lejohen të falen ulur pa yzër.

Nëse tundet shumë anija e ndalur në mes të detit, është si anija që ecën. Nëse tundet pak, është sikur anija që rri në breg të detit. Në anijën që rri (e ndalur) në breg të detit farzet nuk falen ulur. Nëse është e mundur dalja në breg të detit, nuk është e drejtë të falemi as me qëndrim në këmbë. Duhet dalë në tokë dhe atje duhet falur. Nëse ka rrezik për pasurinë, jetën ose largimi anijes, lejohet falja në këmbë në anije.

Ibin Abedini thotë: "Të falësh namaz në qerre me dy rrota, e cila pa qenë e lidhur me kafshë nuk mund të qëndrojë rrafsh, edhe në vend edhe duke ecur, falja në të është sikur falja mbi kafshë. Qerrja me katër rrota, kur qëndron në vend, është sikur shtrat, tavolinë. Në qoftë se nuk lëviz, me arsyetimet e shkruara lart për kafshën, farzi mund të falet brenda, pra e ndal qerren dhe falesh drejt kibles. Nëse nuk mund të ndalesh, falesh sipas drejtimit të ecjes së qerres. "Ai që nuk mund të kthehet nga kibla gjatë lëvizjes (ecjes), duke e ndjekur medhhebin Shafi, i bashkon dy namazet. Nëse edhe për këtë nuk ka mundësi, hiqet nevoja për orientimin nga kibla. Ta falësh namazin me shenja ndenjur në karrike, në kolltuk, nuk i lejohet askujt. Falja e namazit në autobus, në avion është njëlloj si të falesh në qerre.

Farzet dhe vaxhibet në udhëtim nuk duhen falur mbi kafshë pa pasur shtërngim të madh. Duhet të ndalen mjetet dhe duhet të falemi drejt kibles dhe në këmbë. Për këtë arsyje para se të hipësh në mjet, që më parë, duhet të marrësh masat e duhura .

Udhëtari, në tren dhe në anije, në namazin farz duhet të qëndrojë drejt kibles dhe pranë vendit të sexhdesë të vërë një busull. Me të kthyer të trenit dhe anijes, ai duhet të kthehet nga kibla. Nëse gjoksi i ndahet nga kibla, i prishet namazi. Për shkak se nuk do t'u lejohen namazet farz atyre që nuk do të mund të khehen nga kibla në autobus, në tren, në det me dallgë, këta gjatë kohës që janë në rrugë, dhe ndjekin medhhabin Shafi mund t'i bashkojnë drekën me ikindinë dhe akshamin me jacinë. Domethënë, kur janë në udhëtim, këto dy namaze i falin njërin pas tjetrit. Sepse në medhhebin Shafi në udhëtim që zgjat më tepër se 80 kilometra lejohet të falen dy namazet për njëherë duke i paraqitur iqindinë në kohë të namazit të drekës dhe jacinë në kohën e akshamit, apo duke i vonuar drekën në kohë të ikindisë dhe akshamin në kohën e namazit të jacisë. Për këtë arsye, ai që i përket medhhebit Hanefi, nëse në rrugë nuk do të mund të kthehet nga kibla, pasi të marrë rrugë, në çastin që ndalet në ndonjë vend gjatë ditës, kur në kohë të drekës e fal drekën menjëherë duhet ta falë edhe iqindinë. Natën kur të ndalet përnjëherë duhet t'i falë, në kohën e jacisë, akshamin dhe pastaj jacinë, dhe duke bërë nijetin për këto katër namaze, duhet ta bëjë nijet "I fal duke e ndjekur medhhebin Shafi". Pa u nisur në rrugë ose pasi të përfundojë udhëtimi, dy kohë të namazit nuk falen përnjëherë.

Namazi gjate sëmundjes

redakto

Nëse vazhdimisht nga trupi del diçka që e prish abdestin, quhet Yzër(e metë e arsyeshme). Kur të pikuarit e urinës, derdhja e brendshme, rrjedhja e gjakut nga hunda dhe nga plaga, të lotuarit nga dhëmbja, dhe të enjturit janë të vazhdueshme brenda një namazi , si dhe femra që ka gjakderdhje, këta janë persona me yzër - me arsye. Këto rrjedhje duhen ndalur duke i zënë me ilaçe ose duke e falur namazin ulur, apo me shenja. Mashkulli që i pikon urina, e vë pak pambuk bime. Dhe kështu duke e thithur urinën që pikon pak, pengon të pikojë jashtë. Kështu nuk prishet abdesti. Për të urinuar hiqet fitili i pambuktë dhe hidhet. Nëse urina i pikon shumë, dhe depërton fitilin e pikon jashtë, atëherë edhe abdesti prishet. Gratë gjithmonë në vaginat e tyre duhet të vënë beze(Kursuf). Nëse nuk mund ta ndalin rrjedhjen në kohë të çdo namazi, marrin abdest dhe kështu e falin namazin. Ai që është me yzër, me një abdest derisa të kalojë koha e atij namazi, mund të falë farz kaza dhe nafile. Mund ta mbajë Kur'anin. Kur kalon koha e namazit, i prishet abdesti. Edhe pa kaluar koha me një shkak tjetër nga ai me të cilin është i arsyetuar prapë i prishet abdesti. Për shembull, merr abdest duke rrjedhë gjak nga njëra prej vrimave të hundës dhe pastaj nëse fillon t'i rrjedhë gjak nga vrima tjetër (e hundës), i prishet abdesti. Për të qenë person me yzër, sendi që e prish abdestin gjatë kohës së një namazi duhet të ketë rrjedhje të vazhdueshme. Kur merr abdest dhe nëse nuk rrjedh për atë kohë aq sa do të falej farzi i asaj kohe, nuk është njeri me yzër . Sipas një thënie të Malikiut, kur rrjedh (pikon) një pikë, bëhet person me yzër. Kur dikush bëhet njeri me yzër, në kohët e namazeve të mëtejshme, kur vjen një pikë një here, edhe në ato kohë vazhdon të jetë njeri me yzër. Nëse në një kohë të namazit nuk pikon fare, mbaron së qëni njeri me yzër. Ndyrësira e cila është shkaktare për yzër, kur ta ndyjë rrobën më tepër se masa e dërhemit, dhe është e mundur të pengohet ndotja e saj e mëtejshme, vendi që është ndotur duhet larë.

Kur merr gusul(kur lahet) ai që frikësohet se do të sëmuret apo do t'i keqësohet dhe do t'i zgjasë më tepër sëmundja, mund të marrë tejemum. Kjo frikë arsyetohet me përvojën personale apo me këshillimin e mjekut të drejtë e mysliman. Edhe fjala e mjekut i cili nuk përmendet për keq e për gjynahe, pranohet. Kur është ftohtë, nëse nuk gjendet vend për strehim, enë për ta nxehur ujin, nëse nuk ka banjë në qytet, mund të bëhet shkak për sëmundje. Sipas Hanefisë, me një tejemum, mund të falësh sa farze të duash. Sipas Shafisë, për çdo farz merr abdest rishtazi.

Tejemum merr edhe ai që e ka gjysmën e pjesës së trupit që duhet larë nëÊabdes me plagë. Nëse plaga është më pak se gjysma e kësaj pjese, pjesën e shëndoshë e lan dhe asaj me plagë i jep mes-h. Në gusul, meqë i tërë trupi numërohet si një pjesëÊe vetme, nëse gjysma e tërë trupit është plagë, merret tejemum. Nëse vendi me plagë është më pak se gjysma, pjesën e shëndoshë e lan dhe atëÊtë plagëve u jep mes-h. Nëse mes-hi e dëmton plagën, i jep mes-h fashos. Nëse edhe kësaj, i bën dëm, nuk i jep mes-h kokës. Personi që nuk mund të gjejë njeri për t'i dhënë abdest(ta ndihmojëÊtëÊmarrëÊabdest), merr tejemun. Ai që mban fëmijë shërbëtorë me pagë, e detyron t'i ndihmojë. Edhe burri dhe gruaja nuk janë të detyruar t'i ndihmojnë të marrë abdest njëri-tjetrit.

Ai që vë fasho (lidhëse, pamuk, gazë) në gjakun që rrjedh, në plagë, në kockën e thyer ose kur plagoset, nëse nuk është në gjendje që atë pjesë ta lajë me ujë të ftohtë apo të nxehtë, ose t'i japë mes-h, në abdest apo në gusul mbi më tepër se gjysmën e këtyre, jep mes-h një herë. Nëse ka dëm pa zgjidhë fashon, vendet e shëndosha nën të nuk lahen. Pjesëve te lëkurës së shëndoshë ndërmjet lidhëses u jepet mes-h. Kur je me abdest nuk duhet lidhur fasha. Nëse fasha ndërrohet pas mes-hit, nëse mbi të vihet një tjetër, fashës së re nuk ka nevojë t'i jepet mes-h.

I sëmuri që nuk mund të qëndrojë në këmbë apo që është i bindur se po të qëndrojë në këmbë, do t'i keqësohet sëmundja, namazin e fal ulur, dhe për ruku e përkul trupin pak. Pastaj drejtohet dhe më pastaj e bënë sexhdenë. Ulet ashtu siç e ka më të lehtë. Lejohet të ulet në gjunjë, këmbëkryq etj. Edhe frika se mund të të shohë armiku, është yzër. Edhe ai që me qëndrimin në këmbë i prishet agjërimi, abdesti, falet ulur. Ai që mund të qëndrojë në këmbë duke u mbështetur në diçka, falet mbështetur. Ai që nuk mund të qëndrojë në këmbë, kur t'i paraqitet dhembja, e vazhdon ulur.

Ai që është i lejuar nga sexhdeja në tokë, këndon në këmbë, dhe për ruku dhe sexhde jep shenja duke u ulur. Kur ulet për ruku kërruset pak, për sexhde shumë më tepër. Ai që nuk mund ta përkulë trupin, përkul vetëm kokën. Nuk duhet bërë sexhde mbi ndonjë send. Nëse bën sexhde mbi ndonjë send, edhe nëse është përkulur më tepër për sexhde se për ruku, edhe pse është i drejtë namazi, veprimi është mekruh. Derisa mund të ulet mbështetur, nuk i lejohet shenja nga pozicioni shtrirë. Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem) kishte vizituar një të sëmurë. Kur kishte vënë re se ai me dorë e ngrinte jastëkun dhe mbi të bënte sexhde, ia kishte marrë jastëkun. I sëmuri e kishte ngritur drurin dhe mbi të kishte bërë sexhde. Edhe drurin ia kishte marrë dhe e kishte urdhëruar: "Nëse ke fuqi bëj sexhde në tokë. Nëse nuk mund të përkulesh në tokë, mos ngri sende te fytyra, mos bëj sexhde mbi të. Falu duke bërë me shenja, në sexhde përkulu më shumë se në ruku" Siç njoftohet edhe në "Bahru-r-Raëk", në ajetin 191 të sures Ali Imran, kuptohet ky urdhër: "Ai që ka fuqi të mjaftueshme, namazin e fal në këmbë, i pafuqishmi falet ulur. Ai që është edhe më i pafuqishëm falet shtrirë". Kur ishte i sëmurë Imran bin Husejni, Resulull-llahi (salall-llahu alejhi ve selem) e urdhëroi : "Falu me qëndrim në këmbë! Nëse nuk ke fuqi, falu ulur! Nëse edhe për këtë nuk ke fuqi, falu i shtrirë anash ose në shpinë". Shihet pra se personi i cili nuk mund të qëndrojë në këmbë mund të falet ulur. Ai që nuk mund të rrijë ulur, falet shtrirë. Të falesh në karrige apo në kolltuqe, nuk është e lejuar. I sëmuri dhe ai që udhëton me autobus, me avion, të falet në karrige e në kolltuqe, nuk është në përputhje me Islamin. Ai që nuk mundet të falet në këmbë me xhemat, falet në shtëpi në këmbë. Po të kesh një nga këto njëzet arsye, lejohet të mos shkosh në xhemat. Këto arsye janë: Shiu i rreptë, të nxehtët dhe të ftohtët e madh dhe frika se armiku mund të të sulmojë fizikisht ty apo pasurinë tënde, frika se do të largohen shokët e do të mbetesh vetëm në rrugë, errësira e madhe e qiellit, frika e fukarasë se do të kapet nga borxhliu e do të burgoset, të jesh i verbër, të jesh i paralizuar dhe të mos mund të ecësh, të kesh një këmbë të prerë, të jesh i sëmurë, të ketë baltë aq sa të mos mund të ecësh, frika se mund të humbsësh një orë mësimi shumë të rëndësishëm e të rrallë, frika të të kalojë ai ushqim që pëlqen, të jesh gati për t'u nisur në rrugë, infermieri kur nuk mund të gjejë dikë për ta zëvendësuar, erë e fuqishme natën, i detyruar të shkosh në tualet, i sëmuri që friksohet që të mos i keqësohet e t'i shtohet(sëmundja) dhe i sëmuri që mbetet pa mbikqyrës dhe ai që nga pleqëria e madhe e ka vështirë të ecë.Të gjithë këta, janë të lejuar të mos shkojnë në namazin e xhumasë. Në xhami, të shkosh dhe të kthehesh duke ecur në këmbë, është më e vlefshme se të hipësh në ndonjë mjet. Nuk lejohet që në xhami të falesh me shenja ulur në karrike apo kolltuqe. Të bësh ibadet në një mënyrë që nuk e ka shpjeguar Islami, është bidat. Dhe në libra të fikhut shkruhet se të bësh bidat, është gjynah i madh.

I sëmuri që nuk mund të rrijë ulur, duke u shtrirë në anën e djathtë bën isharet me kokë. Ai që nuk mund të kthehet nga kibla, falet nga ajo anë që e ka më të lehtë. Duke i vënë diçka nën kokë atij që rri shtrirë në shpinë dhe fytyra i kthehet nga kibla. Për ata që nuk mund të japë shenja as me kokë, lejohet ta lënë namazin për kaza. Ai që sëmuret gjatë namazit, e vazhdon ashtu si do të mundet. I sëmuri që falet ulur në tokë, nëse bën më mirë, e vazhdon duke u falur në këmbë. I çmenduri nuk fal namaz. Nëse bën mirë pa kaluar pesë kohë namaz, pesë kohët i bën kaza. Nëse kalojnë gjashtë namaze, nuk bën kaza fare.

Është farz që namazi i pafalur, qoftë edhe me shenja, urgjentisht duhet të bëhet kaza. Nëse është në situatë të vdekjes para se të bëjë kaza, është vaxhib ta lërë testament që të jepet fidje(racion ushqimor për të varfërit) nga pasuria që ka lënë, për t'i shlyer(iskat) namazet që nuk i ka falur. Nëse nuk ka testament, është thënë se është lejuar të bëhet iskati nga pasuria e të birit , madje edhe nga pasuria e të huajit. Është mendim unanim i dijetarëve dhe ka argumente të qarta se për të bërë iskat duhet dhënë fidje për agjërimet e lëna. E për shkak se namazi është edhe më i rëndësishëm, një person i cili nuk e ka falur për një arsye ligjore, ndonëse ka dashur të bëjë kaza, dhe e ka zënë sëmundja e vdekjes, edhe për namazet që nuk ka mundur t'i bëjë kaza, për të bëhet iskat sikur është bërë për agjërimin. Ai që thotë se nuk ka iskat të namazit është injorant. Sepse i kundërvihet qëndrimit unanim të medhhebeve. Në një hadith thuhet: "Askush në vend të tjetrit nuk mund të agjërojë dhe të falë namaz. Por, për agjërimin dhe namazin e tij e ushqen fukaranë".

Namazet kaza

redakto

Namazin është një ibadet që bëhet personalisht me trup dhe atë nuk mund ta falë dikush në vendin tënd. Çdokush duhet ta falë vetë. Të falurit e namazeve në kohë të vet quhet Eda. Në çfarëdo kohe tjetër që ta falësh quhet përsëritje. Për shembull, nëse ka mundësi që pa kaluar koha e namazit të falur në formën mekruh, gjithmonë të jetë vaxhib, pasi t'i kalojë koha, quhet Kaza.

Kur fal kohët ditore të namazit farzet e vitrin dhe kur këto i bën kaza, është farz të ruhet renditja. Pra kur e fal namazin, duhet pasur kujdes për rendin e tyre. Ai që nuk ka më shumë se pesë kohë për kaza, quhet njeri që e mban renditjen. Farzi i xhumasë duhet falur gjatë kohës së namazit të drekës së asaj dite. Ai që nuk mund të zgjohet për namazin e sabahut, nëse i kujtohet madje edhe duke u kënduar hytbja, menjëherë duhet ta bëjë kaza atë. Pa e falur një kohë të namazit nuk lejohet të falen pesë namazet pas tij. Në hadithi sherif është thënë: “Ai që një namaz i kalon në gjumë, ose që harron, nëse i kujtohet kjo duke e falur me xhemat namazin e mëpastajmë, le ta mbarojë namazin me imam dhe pastaj le ta bëjë kaza namazin e mëparshëm. Pas këtij le ta falë përsëri atë që ka falur me imam”.

Farzin ta bësh kaza, është farz dhe Vaxhibin ta bëshë kaza, është vaxhib. Sunnetin ta bësh kaza nuk është urdhëruar. Dijetarët e medhhebit Hanefi i njoftojnë njerëzit se: Namazet sunnete janë urdhëruar të falen vetëm në kohën e vet, nuk mbeten borxh për njerëzit. Për këtë arsye nuk është urdhëruar që pas kohës së vet të falen kaza sunnet. Sunneti i sabahut, meqë është i afërt me vaxhibin, atë ditë para drekës bëhet kaza së bashku me farzin. Sunneti i sabahut nuk bëhet kaza pas dreke, ndërsa sunnetet e tjera nuk bëhen kaza, në asnjë kohë. Nëse bëhet kaza, nuk e arrin sevapin e sunnetit. Konsiderohet si namaz nafile.

Është gjynah i madh që namazet farz t'i lësh me dije dhe pa arsye. Namazet e këtilla të pafalura në kohën e vet duhen falur kaza. Që një namaz farz dhe vaxhib, të lihet pa falur me qëllim, ka dy arsye të lejuara: Njëra është të gjendesh përballë armikut. E dyta, ai që është në rrugë (në udhëtim). Ai që nuk e ka bërë nijet të shkojë në rrugë tri ditëshe, është në rrugë dhe që ka frikë nga hajdutët, kafshët grabitqare, vërshimi i lumit, furtuna etj. Këta atëherë kur nuk mund të falin as ulur dhe duke u kthyer nga cilado anë, ose kur nuk mund të falen as mbi kafshë, me sheriat mund ta lënë për kaza . T'i lësh farzet për kaza me këto dy arsye, nuk ka gjynah siç nuk ka edhe kur të kalon për shkak të gjumit, dhe harresës. Në komentin Eshbah thuhet: "Është në rregull të falet namazi pas kohës së vet edhe kur lihet për ta shpëtuar atë që është duke u mbytur në ujë ose për ndonjë shkak të ngjashëm". Por, është farz të falet kaza menjëherë, sapo të pushojë arsyeja.

Përveç tri kohëve kur është haram të falesh, është lejuar të falesh kazanë me kusht që ta falësh në kohë të lirë. Por është gjynah t'i vonosh shumë, sepse pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem), katër kohët e namazeve që nuk ka mundur t'i falë për shkak të ashpërsisë së luftës së Hendekut, menjëherë atë ditë i ka falur sëÊbashku me xhemat me ashabët kiramë edhe pse ishin të plagosur e të lodhur. Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "T'i bashkosh dy farze, është nga gjynahet e mëdha". Domethënë, namazin të mos e falësh në kohen e vet dhe ta lësh pas kohës së vet, është gjynah i madh. Në një hadith të Pejgamberit thuhet: "Atë që një namaz e fal pasi t'i kalojë koha, All-llahu e lë tetëdhjetë hukbe në Xhehennem". Një hukbe është sa tetëdhjetë vite të Ahiretit kurse një ditë e Ahiretit është sa një mijë vite të dynjasë. Kur dënimi për një kohë të namazit të falur pas kohës së vet është kaq i madh, duhet menduar dënimi për atë që nuk e fal fare.

Profeti ynë (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "Namazi është shtyllë e besimit. Ai që fal namaz, e ka drejtuar besimin e tij". Në një hadith tjetër ka thënë:

"Ditën e Kiametit, pyetja e parë, pas imanit, do të jetë për namazin". All-llahu Te’álá do të urdhërojë: "O robi im! Nëse ia del ta japësh llogarinë e namazit, ke shpëtuar. Hesapet e tjera t'i lehtësoj". Dhe në ajetin dyzet e pesë të sures Ankebut thotë: "Namazi i falur pa të meta, e ruan njeriun nga veprimi i punëve të shëmtuara e të ndyra". Ndërsa Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë se: "Çastet kur njeriu është më së afërmi me Krijuesin e vet, është çasti kur fal namaz".

Mosfalja e cilitdo namaz në kohën e vet nga një mysliman është dyllojësh:

1 - Është mosfalje me arsye.

2 - Është braktisje nga përtacia edhe pse namazin e di për detyrë dhe i kushton rëndësi.

Ta falësh namazin farz pasi t'i kalojë koha, pra, ta lësh për kaza, pa ndonjë arsye, është haram, është gjynah i madh. Ky gjynah kur bëhet kaza namazi, nuk falet. Kur bëhet kaza, falet vetëm gjynahu i mosfaljes së namazit. Njeriu, pa i bërë kaza namazet, vetëm me teube, nuk nuk mund t’i falen. Nëse bën teube, pasi t'i bëjë kaza, shpresohet të falet. Kur bën teube, duhet t'i bëjë kaza namazet që nuk i ka falur. Derisa ka forcë për të bërë kaza, nëse nuk bën kaza, konsiderohet se ka bërë një tjetër gjynah të madh. Ky gjynah shtohet për një shkallë sa herë që t'i kaloj koha bosh aq kohë sa do t'i mjaftoj për të fal çdo namaz. Sepse, është farz që në kohë të lirë, ta bësh menjëherë namazin kaza .

SHPJEGIM: (A falet kaza në vend të sunneteve?)

Abdulkadër Gejlani në librin e tij "Futuhu-l-gajb" thotë: "Besimtarët pikësëpari duhet t'i kryejnë farzet. Pasi t'i kryejnë farzet, i kryejnë sunnetet. Pas këtyre, njeriu merret me nafilet. Të merresh me sunnete derisa ke farze borxh është jashtë llogjike". Sunnetet e atij që ka farz borxh, nuk pranohen. Aliu radi-allahu anh njofton se Resulull-llahi (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "Ai që mbi vete ka borxh farze, nëse fal nafile pa e falur kazanë, është munduar kot. Personit të tillë derisa të mos e paguajë kazanë, All-llahu nuk ia pranon namazet nafile ". Abdulhak Dehlevi, një nga dijetarët e medhhebit Hanefi, duke e komentuar këtë hadith që e shënon Abdulkadir Gejlani, thotë: "Ky lajm tregon se sunnetet dhe nafilet e atyre që kanë borxh farze nuk pranohen. E dimë se sunnetet i plotësojnë farzet. Domethënia e kësaj, derisa të kryhen farzet, nëse lihen pa u kryer, që është shkak për përsosmërinë e tyre, sunnetet bëhen shkak për t'u arritur përsosmëria e farzit të falur. Nuk hyjnë në punë sunnetet e papranuara të atij që ka borxh farze".

Si falen namazet kaza

redakto

Për të shpëtuar nga dënimi i madh duhen falur sa më parë namazet kaza duke bërë edhe tevbe(pendesë për vonesën). Për këtë arsye, edhe sunnetet duhen falur me nijetin e kazasë. Ata që nuk falin namaz nga përtacia, ata që kanë borxh kazaje me vite, kur të fillojnë namazin, derisa të falin sunnetin, duhet të falin duke e bërë nijet ta bëjnë kaza namazin e parë që u ka mbetur atëherë pa falur. Sipas katër medhhebeve, duhen falur edhe sunnetet e tyre duke bërë nijet për të bërë kaza. Sipas medhhebit Hanefi ta lësh namazin për kaza pa arsye është më i madhi nga gjynahet e mëdha. Ky gjynah shumë i madh shtohet edhe për një shkallë, sa herë të kalojë bosh aq kohë e lirë sa do të mund të falej një namaz. Është farz që në kohë të lirë namazin ta bësh kaza menjëherë, për të shpëtuar nga ky gjynah i tmerrshëm që ka llogari të pakufizuar. Kur i fal katër rekatet e para të sunnetit të namazit të drekës, bën nijet farzin e drekës që të ka mbetur që më parë për kaza; duke i falur sunnetet e mbrame të mbetur për kaza, duke falur sunetin e ikindisë. Kur e fal sunnetin e akshamit, falet kaza duke bërë nijet farzin tre rekatësh të akshamit. Kur fal sunnetin e parë të jacisë, duhet falur kaza duke bërë nijet farzin e jacisë dhe duke falur sunnetin e mbramë të saj, duhet bërë nijet për vitrin e parë të mbetur për kaza. Kështu çdo ditë paguhet kazaja për një ditë të shkuar. Edhe në vend të namazit teravi, duhet falur kaza duke bërë nijet për kaza. Sa vjetësh kaza namaze të ketë, po aq vjet duhet vazhduar kësodore. Kur të kryhen kazatë, prapë duhen filluar për t'i falur sunnetet. Nëse ke kohë, në çdo rast veçmas duke falur kaza dhe sa më parë duhen kryer borxhet e kazasë. Gjynahu i kazave të pafalura, me kalimin e çdo dite, shtohet nga një shkallë.

Ata që nuk falin namaz

redakto

Ebu Bekër Siddiku radi-allahu anh thotë se kur vijnë pesë kohët e namazit, meleqtë thonë: "Hej njerëz faluni! Fikeni zjarrin që është përgatitur për të djegur njerëzit. Fikeni duke falur namaz". Në një hadith Muhammedi alejhisselam ka thënë: "Ajo që e dallon myslimanin nga qafiri, është namazi". Pra, besimtari fal namaz, qafiri nuk fal. Ndërsa hipokritët nganjëherë falin, nganjëherë nuk falin. Munafikët do të mundohen më shumë në Xhehennem. Një nga komentatorët më të njohur të Kur'anit, Abdullah ibni Abbasi radi-allahu anh tregon se e ka dëgjuar Muhammedin alejhisselam duke thënë: "Ata që nuk falin namaz, ditën e Kiametit do ta gjejnë të hidhëruar All-llahun e Madhëruar".

Të gjitha hadithet rreth imanit njoftojnë se: "Ai që nuk fal një namaz me qëllim në kohën e duhur dhe nuk mërzitet e shqetësohet për faktin se nuk e fali namazin, bëhet qafir". Ose kur vdes shkon pa iman. Po me ata që as nuk e mendojnë namazin, ç'bëhet? Dijetarët e Ehli sunnetit njëzëri kanë njoftuar se ibadetet nuk janë pjesë nga imani. Por, sa i përket namazit nuk kanë qenë të pajtuar njëzëri. Më të mëdhenjtë nga imamët e fikhut Imam Ahmed ibni Hanbeli, Is-hak ibni Rahevejh, Abdullah ibni Mubarek, Ibrahim Nehai, bin Utejbe, Ejub Sahtijani, Davud Tai, Ebu Bekër ibni Shejbe, Zubeir bin Hars, si edhe shumë dijetarë të mëdhenj, kanë thënë se ai që me qëllim lë një namaz, pra ai që nuk falet me dëshirë duke e ditur, kthehet në qafir. Atëhere, vëllezër besimtarë, mos lëshoni asnjë namaz dhe mos shprehni lëkundje dhe tundim rreth tij. Falni me gjithë dëshirë. Nëse All-llahu ditën e Kiametit dënon sipas kësaj që do të thonë këta dijetarë ç'do të bëjmë?

Ata që nuk i bëjnë këto pesë gjëra, privohen nga pesë të tjera. Këto janë:

1. Ai që nuk jep zeqatin e pasurisë, nuk mund t'ia shohë hajrin asaj.

2. Kurse ai që nuk e jep një të dhjetën, nuk i begatohet bereqeti.

3. Në trupin e atij që nuk jep sadaka, nuk do të ketë shëndet.

4. Ai që nuk i lutet Zotit nuk mund ta realizojë dëshirat e tij.

5. Ai që nuk do të falet kur vjen koha e namazit, në frymën e fundit nuk mund ta shqiptojë Kelime-i shahadetin.

Në një hadith të Pejgamberit është thënë:

"Kush nuk e fal namazin pa pasur ndonjë arsye, All-llahu i jep atij pesëmbëdhjetë ndëshkime. Gjashtë prej tyre në dynja, tri në kohën e vdekjes, tri në varr, tri kur të ngrihet nga varri".

Gjashtë ndëshkime që jetojnë në dynja janë:

1. Ai që nuk fal namaz gjatë jetës nuk ka bereqet.

2. Në fytyrë të tij nuk mbetet dashamirësia, bukuria që gjendet në fytyrat e atyre që i do All-llahu.

3. Asnjë bamirësi e tij nuk merr sevap.

4. Nuk i pranohen duatë.

5. Atë nuk e do askush.

6. Lutjet e mira të myslimanëve këtij nuk i sjellin dobi.

Dënimet që do t'i vuajë gjatë vdekjes:

1. Jep shpirt i keq, i shëmtuar, i poshtëruar.

2. Vdes i uritur.

3. Edhe pse pi shumë ujë, vdes me dhimbjet e etjes.

Dënimet që do t'i jetojë në varr:

1. Varri atë e shtrëngon. Eshtrat i ndrydhen me njëra- tjetrën.

2. Varri i mbushet me zjarr dhe natë e ditë e djeg atë.

3. All-llahu në varrin e tij dërgon një gjarpër të madh, që nuk u përngjet gjarpërinjëve të dynjasë. Çdo ditë, në çdo kohë të namazit, e kafshon atë. Nuk e lë rehat për asnjë çast.

Dënimet që do t'i vuajë në Kiamet:

1. Engjëjt(e dënimit) nuk i largohen atij që do të dënohet në xhehnnem.

2. Zoti e pret atë i hidhëruar.

3. Llogarinë e ka të vështirë dhe hidhet në Xhehennem.

Dobitë e atyre që falin namaz

Të shumta janë hadithet që njoftojnë për dobitë e të falurit të namazit dhe për sevapet që do t'u jepen atye që falin namaz. Në librin e Abdulhak bin Sejfuddin Dehlevi-ut "Eshiátu-l-leme at", jepen disa hadithe të cilat shpjegojnë për rëndësinë e namazit si:

1. Ebu Hureira radi-allahu anh njofton se Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "Pesë kohët e namazit dhe namazi i xhumasë janë Qefaret(kompesim) i gjynaheve të bëra deri në xhumanë e ardhshme dhe agjërimi i Ramazanit deri në Ramazanin e ardhshëm. Këto (ibadete) bëhen shkak që të ruhesh e të mos bësh gjynahe të mëdha dhe që të të falen gjynahet e vogla". I shlyhen gjynahet e vogla të bëra kohë pas kohe, përveç atyre që nuk janë hak (borxh) i ndonjë njeriu. Kur mbarojnë gjynahet e vogla duke u falur, bëhen shkak për lehtësimin e mundimeve që bëhen për shkak të gjynaheve të mëdha. Për t'u falur gjynahet e mëdha, duhet bërë edhe teube pendimi. Nëse nuk ka gjynah të madh, ka arsye që t'i ngrihet grada. Ky hadith është regjistruar te Muslimi. Për t'u falur ata që kanë të meta në pesë kohët e namazit, bëhen shkak namazet e xhumasë. E nëse edhe namazet e xhumasë i ka me të meta, falja e mëkateve vjen nga agjërimi i Ramazanit.

2. Abdullah ibni Mes'udi radi-allahu anh thotë se e kishte pyetur Resulull-llahun (salall-llahu alejhi ve selem) se cilën vepër do më shumë All-llahu. Tha: "Namazin e falur në kohën e vet". Ndërsa në disa hadithe thuhet: "Namazin e falur në kohën e vet të parë e do më së shumti". Pas tij cilin e do më shumë -,i thashë? "T'i bësh mirë nënës e babait"-,u përgjigj. Ky hadith është regjistruar në dy librat e vërtetë në të Buhariut dhe të Muslimit. Në një hadith tjetër thuhet: "Më e mira nga veprat është të ushqesh dikë". Në një tjetër është thënë "Natën, derisa çdokush është në gjumë, të falësh namaz". Në një hadith tjetër: "Vepra më e çmuar është të mos e lëndosh askënd me dorën dhe gjuhën tënde". Në një hadith është thënë: "Vepra më e çmuar është xhihadi(lufta për islam)". Ndërsa në një hadith tjetër është thënë: "Vepra më e çmuar është haxhi mebruri". Domethënë është haxhi i kryer pa bërë kurrfarë gjynahu. Ka edhe hadithe se: "Është të përmendurit e All-llahut" dhe se "Është puna e vazhdueshme dhe konstante". Pra janë dhënë përgjigje të ndryshme në përputhje me situatatën e atyre që kanë pyetur. Ose, është dhënë përgjigje, në përputhje me kohën. Për shembull: Në fillim të Islamizmit, xhihadi ishte nga veprat më të çmueshme e më të vlefshme. (Në kohën tonë më e vlefshmja e veprave, është t'u përgjigjesh me shkrim(xhihadi me penë) dhe me përhapje të botimeve jobesimtarëve dhe atyre që nuk janë në asnjë nga të katër medhhebe,me qëllim që të përhapësh I'tikadin (bindjen) e Ehli sunnetit. Edhe ata që u ndihmojnë me para, me pasuri dhe bashkëpunojnë fizikisht me xhihadin, bëhen pjesëtarë në sevape me të tjerët. Ajetet e Kur'anit, hadithet e pejgamberit e vërtetojnë se namazi është më me vlerë se zekati e sadakaja. Mirëpo, t'i japësh diçka dikujt dhe ta shpëtosh nga vdekja, është më e vlefshme se të falësh namaz.Shihet që në situata të ndryshme, brenda kushteve, vepra të tilla janë më të vlefshme).

3. Ubade bin Samit njofton se Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "Allahu i Madhëruar ka urdhëruar të falen pesë kohë namaz. Ai që merr abdest të plotë dhe këto i fal në kohën e duhur dhe nëse rukutë e tyre, përuljen i bën të plota (të sakta), All-llahu e ka dhënë fjalën se atë do ta mëshirojë. Për atë që nuk i bën këto, nuk e ka dhënë fjalë por n.q.s. All-llahu don ta falë e fal dhe n.q.s. nuk do, nuk e fal". Këtë hadith e kanë transmetuar edhe Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Nesaiu. Shihet se, u duhet kushtuar kujdes kushteve të namazit, rukusë dhe sexhdeve. All-llahu nuk zmbrapset nga fjala e Tij. Me siguri që i fal ata që falin namaz të drejtë.

4. Një nga ashabët kiramë të njohur, Burejk Eslemi, njofton se Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "Premtimi në mes jush dhe nesh është namazi. Ai që e braktis namazin, bëhet qafir". Shihet dhe është e kuptueshme se ai që fal namaz, është mysliman. Ai që nuk i kushton rëndësi namazit, ai që nuk e fal për shkak se nuk e pranon se namazi është detyrë parësore, bëhet qafir. Këtë hadith e kanë transmetuar edhe Imam Ahmedi, Tirmidhiu dhe Nesaiu e Ibni Maxhe.

5. Ebu Dherre Gifari thotë se një ditë prej ditëve në vjeshtë, kishin dalë në rrugë bashkë me Resulull-llahun (salall-llahu alejhi ve selem) Gjethet binin. Nga një dru u thyen dy degë. Gjethet e tyre menjëherë u shkundën. Dhe më tha: "O Ebu Dherre! Kur myslimani fal namaz për kënaqësi të All-llahut, i hiqen (shkunden) gjynahet ashtu siç u shkundën gjethet e këtyre degëve". Këtë hadith e ka trasmetuar Imam Ahmedi.

6. Zejd bin Halid Xhuhejn tregon se Resulullahu (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "Atij që namazin e vet e fal në kohën e duhur (Eda), ky namaz ditën e Kiametit i bëhet dritë dhe argument (dëshmi) dhe është arsye për ta shpëtuar nga Xhehennemi. Nëse nuk kujdeset për namazin nuk i bëhet dritë dhe argument dhe nuk gjen shpëtim. Do të jetë bashkë me Karunin, Faraonin, Hamanin dhe Ubej bin Halefin".

Po shihet se ai që e fal namazin në përputhje me farzet, vaxhibet, sunnetet dhe mirësjelljet e tij, ky namaz në Kiamet atë e nxjerr në dritë. Nëse nuk vazhdon kështu të falë namaz, ditën e Kiametit do të jetë bashkë me këto jobesimtarë të lartpërmendur dhe në Xhehennem do të përjetojë mundim të ashpër. Ubejn bin Halefi ka qenë nga qafirët më dinakë të Mekës. Në luftën e Uhudit Resulull-llahi (salall-llahu alejhi ve selem) me dorën e vet e ka çuar në Xhehennem atë. Këtë hadith e kanë transmetuar Imam Ahmedi dhe Darimi. Abdullah bin Shekik njëri nga tabiinët e mëdhenj thotë se "Ashabët kiramë, Zoti i mëshiroftë, kanë thënë se, nga ibadetet, vetëm me lënien e namazit do të bëhesh qafir". Këtë e ka kumtuar Tirmidhiu. Abdullah bin Shekaki, hadithet i ka transmetuar nga Umeri, nga Aliu, nga Uthmani dhe nga Aishja, Zoti i mëshiroftë. Abdullah Bin Shekik ka vdekur në vitin 180 të hixhrit.

8. Ebu Dherre radi-allahu anh thotë se shumë i dashuri Muhammedi alejhisselam ka thënë: "Edhe nëse të shkqyejnë copa-copa, edhe nëse digjesh në zjarr bile, All-llahut mos i bëj shok kurrgjë! Mos i braktis namazet farz! Ai që i braktis me qëllim namazet farz del nga besimi islamit. Mos pi verë. Pija është çelës i të gjitha të këqijave" Këtë hadith e ka transmetuar Ibni Maxhe. Shihet se, ai që nuk kujdeset për namazet farz e i braktis ato i dobësohet besimi, aq sa edhe ta humbi besimin fare. Ai që i lë nga përtacia, nuk bëhet qafir por bën gjynah të madh. Të jesh me njërën nga pesë arsyet që i ka njoftuar Islamizmi nuk është gjynah. Të gjitha pijet alkolike dhe vera ta humbin mendjen dhe ai që nuk llogjikon mund të bëjë çdo të keqe.

9. Abdullah bin Umeri tregon se Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "All-llahu Te’álá do të jetë i kënaqur me ata që namazet i falin menjëherë kur të nisë koha e tyre. Fal edhe ata që i falin në fund (dalje) të kohës së tyre.". Këtë hadith e ka transmetuar Tirmidhiu.

10. Ummi Ferve, tregon se Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "Më e vlefshmja prej veprave është namazi i falur në kohën e parë të tij". Këtë hadith e kanë transmetuar Imam Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ebu Davudi. Namazi është ibadeti më i lartësuar. Kur e fal sapo t'i vijë koha, lartësohet edhe më shumë. Hazreti Aishja thotë:"Resulull-llahun nuk e kam parë dy herë ta ketë falur namazin në mbarim të kohës së tij".

Domethënë gjatë tërë jetës së tij, një herë namazin e ka falur në mbarim të kohës së atij namazi.

11. Hazreti Aishja thotë: "Nga ibadetet nafile që e ka zbatuar më së shumti Resulull-llahu, në vazhdimësi, ishte sunneti i namazit të sabahut ". Ky lajm është shkruar edhe te Buhariu dhe te Muslimi. Shihet pra se, Aishja namazeve sunnet të falura bashkërisht me farzet e të pesë kohëve të namazit, u thotë namaz nafile.

Alimi i madh islam, mbrojtësi më i madh i Ehli Sunnetit, imam Rabbani në librin e tij Mektubat, i ka luftuar bidatet e të marrëve e të atyre pa medhheb. Në pjesën e parë në letrën e tij të njëzet e nëntë thotë:

Punët me të cilat do të jetë i kënaqur All-llahu janë farzet dhe nafilet. Pranë farzeve, nafilet nuk kanë vlerë fare. Të falësh një farz në kohën e duhur, është më i vlefshëm se të bësh një mijë vjet ibadet nafile pa ndërprerë. Çdo lloj nafileje në krahasim me namazin, zekatin, agjërimin, dhikrin janë të këtilla. Madje edhe duke bërë një farz, të bësh një nga sunnetet e mirësjelljet e këtij, është shumë më me vlerë se të bësh nafile tjetër. Umeru-l-Faruki radi-allahu anh, një ditë kur kishte falur namazin e sabahut, kishte pyetur për ç'arsye një nga besimtarët nuk e shihte në mesin e xhematit. I kishin thënë se ai çdo natë bënte ibadet nafile dhe se ndoshta ka fjetur dhe nuk ka mundur të vijë në xhemat. Umeri u është përgjigjur: "Edhe po të kishte fjetur tërë natën(të mos bënte ibadet), e ta kishte falur namazin e sabahut me xhemat, do të kishte qenë shumë më mirë". Shihet se duke bërë një farz, të bësh një nga mirësjelljet (vetitë e mira) dhe të ruhesh nga një mekruh, është shumë më me vlerë se të bësh dhikër. Po këto nëse bëhen parelelisht me kryerjen e atyre mirësjelljeve dhe me ruajtjen nga mekruhet, natyrisht se janë edhe më të vlefshme. Por, kur bëhet pa to, nuk ka kurrfarë dobie. Për këtë arsye, të japësh një lek zekat, është shumë më mirë se të japësh një mijë lek sadaka nafile. Duke e dhënë atë lek të vetëm të bësh edhe një të mirë tjetër, për shembull t'ia japësh akrabasë së afërm, është shumë më mirë se ajo sadaka nafile. (Libri Mektubat është persisht. Hazreti Imam Rabbani ka vdekur në qytetin Serhend të Indisë, në vitin 1034 (1624).

Hakikati i namazit

redakto

Plotësimi me përkushtrim i të gjitha kërkesave të faljes

Dijetari Abdullah Dehlevi radi-allahu anh në librin e tij "Mekatib-i sherife" thotë:

Na është kumtuar nga Pejgamberi që kur të falësh namazin me xhemat dhe ta falësh atë me bindje, të bësh Kavme(qëndrimi në këmbë) pas rukusë dhe ndërmjet dy sexhdeve të bësh ndenje. Ka dijetarë që në një mendje se Kavme dhe ndenja ndërmjet dy sexhdeve, janë farz. Dijetari i njohur i medhhebit Hanefi, Kadihani, njofton se këto dy veprime janë vaxhib dhe se, kur harrohet njëri nga këto dy veprime, është vaxhib të bëhet Sehvi sexhde dhe ai që nuk i kryen me qëllim e fal përsëri namazin. Edhe ato që janë sunnet-i muekked, kanë thënë se janë afër vaxhibit. Ta konsiderosh të parëndësishëm sunnetin e ta braktisësh duke mos i dhënë rëndësi, është kufër. Në kiamin, rukunë, kavmen, në sexhdet e namazit dhe në kohën kur rrihet ulur, arrihen situata e cilësi të veçanta. Të gjitha ibadetet janë tubuar në namaz. Në namaz janë përfshirë leximi i Kur'anit, shqiptimi i tesbive, të thuash Subhanall-llah, t'i këndosh salavat Pejgamberit, të kërkosh të të falen gjynahet (istigfar) dhe t'i lutesh Atij duke kërkuar që vetëm All-llahu të t'i plotësojë ato që të nevojiten. Drunjtë, barërat rrinë drejt sikur të qëndrojnë në namaz. Kafshët janë si në pozitë të rukusë dhe gjërat jo të gjalla janë shtrirë në tokë, sikur rrihet ulur (në Ka'de) në namaz. Ai që fal namaz, i bën ibadetet e të gjitha këtyre. Falja e namazit është bërë farz natën e Miraxhit. Një mysliman që fal namaz duke menduar t'i përshtatet Pejgamberit të dashur të All-llahut, që është nderuar atë natë me realizimin e miraxhit, ngrihet po në ato pozita që i është afruar All-llahut Pejgamberi i bekuar. Ata që falin namaz me mirësjellje dhe kënaqësi ndaj All-llahut dhe Pejgamberit të Tij, e kuptojnë se janë ngritur në këto shkallë. All-llahu Te’álá dhe Pejgamberi i Tij, duke e mëshiruar këtë ummet, me mirëbërjen e tyre të madhe, e kanë obliguar me faljen e namazit. Për këtë arsye, e madhërojmë dhe falenderojmë Zotin(xheleshanuhu). Kënaqësia dhe rehatia që arrihen në namaz janë gjëra mahnitëse. Profesor Mazhar Xhoni Xhanan thotë: (Edhe pse nuk është e mundur ta shohësh All-llahun, kur fal namaz, arrihet një situatë sikur e sheh atë). Shumë dijetarë të mëdhenj kanë njoftuar njërëzit se kjo gjëndje arrihet. Në fillim të Islamit namazi është falur drejt Jurizalemit. Në kohën kur u urdhërua të braktiset falja drejt Bejtu-l-Mukadesit dhe të kthehemi nga kibla e Ibrahimit alejhisselam, u hidhëruan jahudinjt e Medinës. Dhe thanë: (Ç'do të bëhet me namazet që i keni falur drejt Bejtu-l-Mukadesit ?). Në ajetin 143 të sures Bekare, si përgjegje për këtë, është thënë: "All-llahu nuk ua humb besimin tuaj". Është njoftuar se namazet nuk do të mbeten pa kompensim. Namazi është njoftuar edhe në fjalinë e besimit. Nga kjo merret vesh se, të mos e falësh namazin në përputhje me sunnetin, humbet imani. Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë:Drita dhe shija e syrit tim është në namaz".Ky hadith domethënë:(All-llahu është i pranishëm në namaz dhe vështron. Kështu syri im qetësohet). Në një hadith tjetër është thënë: "O Bilal! Më rahato mua!", pra, (O Bilal! Më qetëso (më kënaq) duke e kënduar ezanin dhe duke e lexuar ikametin e namazit. Ai që kërkon rahati në diçka tjetër dhe jo në namaz, nuk është i pranuar. Ai që e lë namazin, punët tjera fetare i lë edhe më shumë).

Epërsitë në namaz

redakto

Imam Rabbani(Zoti e mëshiroftë) në librin e tij "Mektubat", në vëllimin e parë, në letrën 261 thotë:

Kështu, duhet ditur gjithsesi se namazi është kushti i dytë nga pesë kushtet e Islamit. Të gjitha ibadetet janë përmbledhur në të. Edhe pse është e pesta pjesë e Islamit, është shumë i rëndësishëm për myslimanin. Është nga punët e para që njeriun e bëjnë të arrijë kënaqësinë e All-llahut. Është thënë "Namazi është miraxhi i besimtarëve" pasi e kishte bërë miraxhin Pejgamberi. Dhe në një hadith ka thënë:"Është namazi ai që mundëson njeriun të jetë më afër All-llahut". Në këtë jetë nuk është e mundur ta shohësh All-llahun. Dynjaja nuk është e përshtatshme për këtë. Namazi është shërues i shpirtrave të trazuara. Namazi është qetësues i të sëmurëve. Ushqimi i shpirtit, shërimi i zemrës është namazi. Këtë e tregon hadithi që urdhëron për këndimin e ezanit "O Bilal! Më rahato mua!" dhe hadithi "Namazi është gëzim i zemrës sime, bebëza e syrit tim", aludon këtë dëshirë. Kënaqësitë, ekstazat, njohuritë, dituritë, shkathtësitë, pozitat, dritat, ngjyrat në zemër dhe përfundimet e rregullat e çfarëdo që të arrihet jashtë namazit nga dukuria e atributeve, nga shfaqjet fatkeqësisë e kuptueshme e të pakuptueshme dhe nga hakikati (realiteti) i namazit nëse nuk mund të kuptohet asgjë, këto arritje të gjitha janë mundim i kotë dhe asgjë tjetër veç imagjinatës dhe iluzionit. Një njeri i përsosur që ka kuptuar hakikatin (mbrendësinë, realitetin) e namazit, sapo qëndron në namaz, pothuaj se del nga kjo botë dhe hyn në jetën e Ahiretit ku dhe arrin shijimin e disa gjëra që janë të veçanta të Ahiretin. Kur nuk përzihen aty reflektimi dhe vizioni, merr hisën(pjesën) dhe kënaqësinë më së miri. Sepse të gjithë përsosmërinë e jetës dhe begatinë e arrijmë nga të pamët, fizionomia dhe posedimi. Në dynja, që të mund të marrësh nga burimorja nevoitet miraxh. Ky miraxh i besimtarit është namazi. Ky favor, është krijuar posaçërisht vetëm për muslimanët, që e arrijnë në sajë të nënshtrimit dhe përsosjes së dashurisë ndaj pejgamberit. Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem) për këto, natën e miraxhit doli nga dynjaja për të parë Ahiretin. Hyri në Xhennet dhe u nderua me nimetin e lumturisë së fitimit të Xhennetit. O Zot! Na ndero edhe ne, me të mirat që i kanë hije madhështisë së tij, pejgamberit tonë. Edhe të lutemi të na japësh mirësinë e punë të mira si të të gjithë pejgamberëve, të cilët e kanë treguar rrugën që ke pëlqyer ti O Zot, dhe që i kanë ftuar njerëzit të të njohin Ty dhe të arrijnë kënaqësinë Tënde.

Shumica e atyre që ishin në rrugë të tesavufit (misticizmit) për shkak se vetes nuk i kanë treguar hakikatin e namazit dhe përsosmëritë e posaçme për të, ilaçin e halleve të veta e kanë kërkuar në vende të tjera. Për t'i arritur qëllimet e tyre janë dhënë pas gjërave të tjera. Madje, disa prej tyre, me qëllim, namazin e kanë menduar jashtë kësaj rruge. Agjërimin e kanë njohur mbi namazin. Edhe një shumicë e atyre që nuk kanë mundur ta kuptojnë hakikatin e namazit, qetësinë e vuajtjeve të tyre dhe kënaqësinë shpirtërore të tyre e kanë kërkuar në figura dhe në melodi, domethënë, në muzikë, kalimin në ekstazë, në humbjen e ndjenjave. Qëllimin dhe ngushëllimi që duan e kanë menduar prapa perdes së muzikës. Për këtë arsye janë dhënë pas vallëzimit. Vallë a e kanë dëgjuar hadithin se "All-llahu nuk e ka krijuar efektin e shërimit në haram"? Natyrisht një notues i pa shkathët që është duke u fundosur, kapet për një fije bari. Dashuria për diçka, të dashuruarin e shurdhon, e qërron. Po të kishin shijuar diçka nga përsosmëritë e namazit, ata nuk do të shpresonin mbështetje tek muzika,figurat etj.., dhe as që do t'u binte ndër mend të kalonin në ekstazë.

Vëllezër! Aq sa të jetë largësia ndërmjet namazit dhe muzikës, po aq janë larg njëra - tjetrës përsosmëritë e arritura nga namazi dhe mundimet e përfituara nga muzika. I mençuri kupton shumë nga këto shenja të bollshme.

Të ndiesh kënaqësi nga ibadetet dhe të të mos vijë rëndë kryerja e tyre, është nga dhuntitë më të mëdha të All-llahut. Veçanërisht, ta ndiesh shijen e namazit, e sidomos të namazeve farz, është kënaqësi e madhe. E në fund të jetës vetëm kënaqësia (shija) e tyre ndihet. Namazet nafile mbeten pa kënaqësi dhe dihet se t'i falësh farzet ka fitim të madh.

(Namazet nafile, domethënë namazet e tjera veç namazeve farze dhe vaxhib. Sunnetet e pesë kohëve të namazit dhe namazet e tjera që nuk janë vaxhib, të gjitha janë nafile. Të gjithë sunnetet që janë e që nuk janë Muekked, janë nafile).

Nuk duhet harruar se shkalla, grada e namazit në këtë botë, është si lartësia e të pamit të All-llahut në botën tjetër (në Ahiret). Koha kur njeriu në këtë botë është më afër Zotit, është koha kur fal namaz. Dhe koha kur në Ahiret është më afër Zotit, është pamja, pra koha kur ai sheh All-llahun. Të gjitha ibadetet e kësaj bote janë që të sjellin njeriun në situatë që të mund të falë namaz. Qëllimi i vërtetë është të falësh namaz. Arritja e lumturisë së amshueshme (të përjetshme) dhe e nimeteve të pafund, bëhet vetëm me falje të namazit.

Namazi është më i çmuar se të gjitha ibadetet dhe agjërimi. Ka namaz, që zemrat e thyera i mbush me kënaqësi. Ka namaz që i shlyen gjynahet. Ka namaz që e ruan njeriun prej të këqijave. Në hadith është thënë: "Namazi është gëzim i zemrës sime, dhe burim i kënaqësisë". Namazi shpirtrave trazuara u jep shije. Namazi është ushqim i shpirtit. Namazi është shërim i shpirtit.

Fshehtësia e namazit

redakto

Imam Rabbani në vëllimin e parë të librit të tij "Mektubat", në letrën e tij të treqind e shtatë, thotë:

Pasi ta falënderojmë All-llahun Te’álá dhe pasi t'i këndojmë salavate Pejgamberit (salall-llahu alejhi ve selem), të lutemi për të arritur lumturinë e përjetshme. All-llahu në shumë ajete të Kur'anit njofton se besimtarët që bëjnë vepra të mira, do të hyjnë në Xhennet. Cilat janë këto vepra të mira, të gjitha punët e mira apo vetëm disa prej tyre? Nëse janë të gjitha gjërat e mira, këto nuk mund t'i bëjë askush. Nëse janë disa, atëherë cilat vepra të mira kërkohen? Më në fund All-llahu duke pasur mirësinë, ka njoftuar që shtylla e veprave të mira janë pesë pjesët përbërëse të Islamit. Kush i punon këto pesë themele të Islamit me njëmendësi dhe me devotshmëri, pa i lënë gjë mangut, do të shpëtojë nga Xhehennemi. Sepse këto, në të vërtetë janë punë të mira dhe njeriun e ruajnë nga gjynahet dhe nga punët e këqija. Pikërisht kështu në Kur'an, në ajetin 45 të sures Ankebut urdhërohet: "Namazi i falur pa të meta, vërtet të largon nga punët e këqija e të shëmtuara". Nëse një njeri ka fatin që t'i realizojë të pesta kushtet e Islamit, do të thotë se ka falënderuar për të mirat e dhuruara nga All-llahu. Sepse All-llahu në ajetin 146 të sures Nisa pohon kështu: "Po besuat dhe falënderuat, nuk ndëshkoj". Prandaj, duhet punuar me gjithë zemër që të realizohen pesë kushtet e Islamit.

Më i rëndësishmi nga këto pesë kushte është namazi, i cili është shtyllë e besimit. Duhen bërë përpjekje që namazi të falet pa përjashtuar asnjë rregull të tij. Nëse namazi është falur i saktë, është vënë themeli kryesor dhe më i madh i Islamit, është siguruar litari i shëndoshë që të shpëton nga Xhehennemi. Zoti na e mundësoftë të gjithë neve të falim namaz të drejtë.

Kur qëndrojmë në namaz, themi All-llahu ekber, që do të thotë se All-llahu Te’álá nuk ka nevojë për ibadet e asnjë krijese, nuk ka nevojë për asgjë dhe se namazet e njerëzve nuk do të jenë të dobishme për Atë. Meqë edhe në tesbihet në ruku është kjo domethënie, pas rukusë nuk është urdhëruar tekbiri. Mirëpo, pas tesbiheve të sexhdeve është urdhëruar. Sepse, meqë në sexhde është përulja më e madhe dhe meqë është maksimumi i përuljes dhe nënshtrimit, kur e bën këtë, mendohet se përnjëmend ke bërë ibadet të plotë. Për t'u mbrojtur nga ky mendim duke rënë dhe duke u ngritur nga sexhdeja, sikurse është sunnet të shqiptohet tekbiri, në tesbihet e sexhdesë është urdhëruar të thuash (a'la). Për shkak se namazi është miraxh i besimtarit është urdhëruar që në fund të namazit të lexohet Ettehijjatu, me leximin e të cilët u nderua Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem) natën e miraxhit. Atëherë, ai që fal namaz, namazin duhet t'ia bëjë miraxh vetes. Kulmi i afrimit tek All-llahu duhet kërkuar në namaz.

Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "Koha kur njeriu është më afër Krijuesit të tij, është koha kur fal namaz". Njeriu që fal namaz, e sheh se është duke biseduar me Zotin. Duke iu lutur Atij dhe Madhështisë së Tij dhe se përveç Tij nuk ka asgjë. Për këtë arsye, për shkak se në namaz do të arrihet frika, droja, për të gjetur ngushëllim dhe qetësim, është urdhëruar që në fund të namazit të jepet selam dy herë.

H. Muhamed (salall-llahu alejhi ve selem) në një hadith urdhëron: "Pas namazit farz, të bëhen 33 tesbihe, 33 tahmid, 33 tekbire dhe një tehlil". Arsyeja e kësaj: me Tesbihe mbulohen fajet (kusuret) në namaz. Njoftohet se nuk është bërë ibadeti i saktë, që meriton të bëhet. Me Tahmid i bëhet shukër-falenderim, për këtë dhuratë të madhe që njeriu është nderuar me falje të namazit duke ditur se edhe kjo arrihet me ndihmën e Tij. Dhe duke bërë Tekbir, deklarohet se veç Tij askush nuk është i denjë për ibadet.

Të falësh namazin në përputhje me rregullat dhe kushtet e tija, dhe kështu t'i mbulosh kusuret (fajet) e bëra dhe ta falenderosh Atë që të ka mundësuar faljen e namazit dhe se në ibadet nuk ka askush tjetër të denjë, duke e kumtuar me zemër të pastër dhe të sinqertë me Kelime-i tevhid, ky namaz mund të pranohet. Personi i tillë, bëhet nga falësit e namazit dhe nga të shpëtuarit. O Zot! na bëj prej atyre robëve të tu të lumtur, që falin namaz e shpëtojnë. Amin!

Lutja pas namazit

redakto

El hamdulil-lahi Rabbil âlemin. Essalâtu vesselâmu alâ resûlinâ Muhamedin ve Alihî exhmeîn. O Zot! Pranoje namazin që fala! Ma lehtëso vdekjen time. Mundësoma që në frymën e fundit të shqiptoj Kelime-i teuhidin. Fali dhe mëshiroji të vdekurit e mi. All-llahummagfir verham ve ente hajru-r-râhimîn. Teveffenî muslimen ve ehliknî bissâlihîn. All-llahummagfir-lî ve li validejje ve li ustadhije ve lilmu'minî ve-l-mu'minât jevme jekûmu-l-hisâb. O Zot! Më ruaj mua nga sherri i shejtanit dhe nga sherri i dushmanit(armikut të fesë) Shtëpisë sonë jepi të mira, dhe furnizim prej hallalli e të hajrit! Muslimanët nderoji me shpëtim! All-llahumme inneke afuvvun kerîmun tuhibbu-l-afve fa'fu annî. O Zot! Të sëmurëve tanë jepu shërim, e atyre nga ne që janë me halle, zgjidhi ato! All-llahumme innî es'elukessihhate vel-âfijete ve-l-emanete ve husne-l-hulki verridâe bilkaderi bi rahmetike ja errhamerr-rrâhimin. O Zot! babait tim, nënës sime dhe fëmijëve të mi, farefisit e miqve të mi dhe të gjithë vëllezërve të mi të fesë jepu jetë të hajrit e edukatë të mirë, mendje të shëndoshë e shëndet, drejtoji në rrugë të drejtë e të pagabuar! Amin! Velhamdulil-lahi rabbi-l-âlemin. All-llahumme sal-li ala... All-llahumme bârik ala... All-llahumme Rabbenâ âtina... Velhamdulil-lâhi Rabbi-l-âlemîn. Estagfirull-llah, estagfirull-llah, estagfirull-llah, estagfirull-llahe-l-âdhîm elkerîmel-ledhî lâ ilâhe il-la huve-l-hajje ul kajjûme ve etûbu ilejh.

SHPJEGIM: Kushtet për të qenë lutja e pranuar:

1. Të jesh mysliman.

2. Të jesh në I'tikadin e Ehli sunnetit. Për këtë arsye duhet përqafuar njëri nga katër medhhebet.

3. T'i kryesh farzet. Namazet e mbetura kaza të falen sa më parë duke bërë kaza netëve apo në vend të sunnetëve.

Namazet sunnet dhe nafile dhe lutjet e atij që i kanë mbetur për farz nuk pranohen si namaze kaza. Domethënë, edhe nëse është i vërtetë nuk i jepet sevap. Shejtani për t'i mashtruar myslimanët, farzet i paraqet të parëndësishme dhe i tërheq myslimanët që t'i kryejnë sunnetet dhe nafilet. Namazi duhet falur kur i fillon koha dhe duke e ditur se i ka ardhur koha.

4. Duhet të largohesh nga ndalesat, punët e këqija. Lutja e atij që ha nga hallalli është e pranuar.

Në një hadith të Pejgamberit tonë thuhet: "Për të qenë lutja e pranuar, nevojiten dy gjëra: E para, lutja duhet bërë me ihlas(sinqeritet). E dyta,të ngrënët e të pirët duhet të jenë prej hallallit. Në dhomën e besimtarit, nëse ka një fije prej haramit, lutja e bërë në këtë dhomë, nuk pranohet fare". Ihlas, domethënë, të mos mendosh asgjë përveç All-llahut dhe kur kërkon diçka, të kërkosh vetëm nga All-llahu. Për këtë arsye duhet besuar dhe i duhet nënshtruar sheriatit ashtu siç na kanë mësuar dijetarët e Ehli sunnetit, sidomos të mos kesh hak (borxh) të një robi-njeriu tjetër dhe t'i falësh pesë kohët e namaz

Lutja e përtëritjes së imanit

redakto

O Zot! Jam penduar për veprimet e gabuara që kam bërë, për bindjet e shtrëmbëruara, për të pavërtetat dhe të këqijat që kam folur, që kam dëgjuar, që kam parë e që i kam punuar duke u mashtruar nga armiqtë e Islamit dhe nga ata që i bëjnë bidate (shtesa), që nga fillimi i moshës time madhore e deri sot, dhe kam vendosur që kurrë më të mos besoj dhe të mos veproj kështu gabimisht. Pejgamberi i parë është Ademi alejhisselam dhe pejgamberi i fundit është pejgamberi ynë i dashur, Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem). I besova të gjithë pejgamberëve që kanë ardhur ndërmjet(midis) këtyre dy pejgamberëve. Të gjithë janë pejgamberë të vërtetë dhe janë të drejtë dhe ato që kanë njoftuar, janë të vërteta.

Amentu bil-lah ve bimâ xhâe min indil-lah, ve âmentu bi Resuli-lah ve bimâ xhâe min Resulil-lah alâ murâdi vel jeumil âhiri ve bilkaderi hajrihi ve sherr-rrihi minall-llahi teâla vel ba'thu ba'delmevti hakkun eshedu en Lâ ilâhe il-lall-llah ve eshedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu.

Namazi dhe shëndeti

redakto

Namazi është urdhër i All-llahut për çdo musliman e muslimane. Në urdhrat e Zotit ka shumë urti e ka shumë dobi. Padyshim se edhe në ndalesat e Tij ka shumë dëme. Një pjesë e këtyre dobive dhe dëmeve sot janë vërtetuar nga specialistët.Islami i ka kushtuar një rëndësi të posaçme ruajtjes së shëndetit të njeriut ,një gjë të tillë që nuk ia ka kushtuar asnjë fe. Feja jonë, namazin që është prej ibadeteve më të lartësuara, na ka obliguar ta falim deri në fund të jetës sonë. Ai që fal namaz, natyrisht i arrin ato dobi që siguron namazi për shëndetin. Disa nga dobitë shëndetësore janë:

1. Lëvizjet (veprimet) që bëhen në namaz, nga që janë të ngadalshme, nuk e lodhin zemrën dhe për shkak se zhvillohen në kohë të ndryshme të ditës, ndihmojnë vazhdimisht për të ruajtur gjallërim vitual te njeriu.

2. Në trurin e atij që e vë kokën tetëdhjetë herë në tokë gjatë ditës në mënyrë ritmike, shkon më tepër gjak. Për këtë arsye qelizat e trurit ushqehen mirë. Tek ata që falin namaz, shumë pak njerëz shihen me memorje dhe personalitete të prishura. Këta njerëz, që falin namaz, kalojnë një jetë më të mirë shëndetësore.

3. Për shkak se ulen dhe ngrihen në mënyrë të drejtë, sytë e atyre që falin namaz posedojnë qarkullim më të fuqishëm të gjakut. Tek ata nuk rritet tensioni në sy dhe sigurohet këmbim i vazhdueshëm i lëngut nga këndi i syrit. prandaj edhe syri është i mbrojtur nga sëmundja e kolorit.

4. Lëvizjet izometrike në namaz, ndihmojnë përzierjen e mirë të ushqimeve në stomak, tajitjen e lehtë të vrerit dhe për këtë arsye mosgrumbullimin e vrerit në qese.Këto lëvizje poashtu kanë rol të madh edhe në lirimin nga kapsi. Lëvizjet i tundin mirë kanalet e veshkave e të urinës, gjë që mundëson të pengohet formimi i gurit në veshkë dhe ndihmohet edhe zbrazja me lehtësi e fëshikzës së urinës.

5. Lëvizjet ritmike në pesë kohët e namazit që falen, duke i vënë në lëvizje muskujt dhe nyjat që në jetën e përditshme nuk vihen në lëvizje, evitojnë sëmundjet si artezorën e nyjave dhe shtangimin e muskujve.

6. Për shëndetin e trupit duhet me siguri pastërtia. Abdesti dhe gusli janë edhe pastrim trupor, edhe pastrim shpirtëror. Dhe ja, pikërisht i këtillë është pastrimi i namazit. Sepse pa qenë edhe pastrimi trupor edhe pastrim shpirtëror nuk ka namaz. Abdesti dhe gusli e sigurojnë pastrimin trupor. Ai që e kryen detyrën e vet të ibadetit, bëhet i pastruar edhe shpirtërisht.

7. Në mjeksinë preventive kanë shumë të rëndësi lëvizjet trupore të bëra në kohë të caktuara. Kohët e namazit janë kohë të përshtatshme për freskimin e qarkullimit të gjakut dhe për gjallërimin e frymëmarjes.

8. Namazi është element i rëndësishëm që rregullon gjumin.

Për t'i arritur këto dobi të namazit, bashkë me faljen në kohën e duhur, duhet t'i kushtohet rëndësi higjenës, të mos hash shumë dhe ushqimet që hahen të jenë të pastra e hallall.

Iskati i namazit

redakto

Iskati dhe devri për të vdekurin

Në librat “Nuru-l-izah”, “Tahvati”, “Halebi” dhe në “Durrrrul-l-muhtâr” shkruan se në fund të kazasë së namazeve, dhe në librat “Multeka”, “Durr-rru-l-munteha”, “Vikaje” e në “Durer” shkruan se në fund të agjërimit duhet bërë iskat dhe devër për të vdekurin që ka lënë testament. Për shëmbull, Tahtavi thotë: “Ka nass (shpjegim i prerë, i mbështetur në ajete të Kur’anit) për të bërë iskat për agjërimet e paagjëruara me dhënjen e fidjes. Meqenëse namazi është më i rëndësishëm se agjërimi;për namazet që personi,edhe pse ka dashur, nuk ka mundur ti bëjë kaza,për një arsye të pranuar nga ligjet e sheriatit ,si psh.e ka kapur sëmundja e vdekjes,mendimi unanim i dijetarëve është që të bëhet istkati për namazet e lëna. Ai që thotë se nuk ka iskat të namazit, është injorant. Sepse i kundërvihet mendimit të përbashkët të medhhebeve. Në hadithi sherif është urdhëruar: “Një person nuk mund të agjërojë dhe të falë namaz në vend të personit tjetër. Por për agjërimin dhe namazin e tij ushqen - e ngop fukaranë”. Dëgjojmë të ketë disa persona të cilët nuk i kuptojnë epërsitë e dijetarëve të Ehli-sunnetit dhe që mendojnë se edhe imamët e medhhebeve tona flasin ëndërr si ata;këta pretendojnë gjëra si:Në Islamizëm iskat dhe devër nuk ka. Iskati i përngjet shlyerjes së mëkateve të të krishterëve”. Me fjalë të këtilla, ata vënë veten në një situatë të palakmueshme. Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem), ka thënë: “Umeti im, nuk bashkohet me devijim - shmangie”. Natyrisht, ky hadith tregon se janë të vërteta gjërat që kanë kumtuar muxhtehidët me mendim unanim. Ai që nuk i beson këtyre, nuk i ka besuar këtij hadithi. Ibni Abidini, duke e shpjeguar vitër-namazin thotë: “Ai që nuk i beson ato që janë të domosdoshme në fe, domethënë edhe shpalljes së njohurive me ixhma të injorantëve, bëhet qafir”. Ixhma, domethënë mendim unanim i dijetarëve. Si mund të krahasohet iskati me shlyerjen e mëkateve? Priftërinjët, duke thënë se mëkatet shlyhen (nxirren),i shfrytëzojnë njerëzit duke u marrë vlera monetare apo sende të ndryshme me vlerë. Mirëpo, në islam, hoxhallarët nuk mund të bëjnë iskat. Iskatin mund ta bëjë vetëm i autorizuari (veli) i të vdekurit dhe paratë u jepen fukarenjve e jo hoxhallarëve.

Sot gati në çdo vend, punët e iskatit dhe të devrit nuk kryhen sipas proçedurës që porosit Islami. Ata që thonë se në islamizëm nuk ka iskat, në vend që të flasin kështu, më mirë do të ishte të thonin se iskati dhe devri që bëhen sot, nuk është në përputhje me Islamin. Edhe ne do t’i përkrahnim ata. Në këtë mënyrë do ta shpëtonin veten nga rënia në një gabim të palakmueshëm, dhe do t’i bënin shërbim Islamit. Se si mund të kryhet istikati dhe devri sipas fesë sonë do të shpjegohet më poshtë. Ibni Abidini në fund të namazeve kaza thotë që:

Ai njeri që me ndonjë yzër (arsye) i ka lënë namazet që i kanë mbetur për kaza, nëse nuk i ka falur ato edhe atëherë kur ka qenë në gjendje t’i falë me mimikë, është vaxhib të lërë testament që, kur të vdesë, kefareti (shpagimi) i tyre të bëhet me iskat. Nëse nuk ka patur fuqi për t’i bërë kaza, nuk është e nevojshme të lërë testament. Edhe i sëmuri dhe udhëtari që në ramazan nuk agjëron, nëse vdes pa gjetur kohë për t’i bërë kaza, nuk ka nevojë të lërë testament (për shpagimin e tyre). All-llahu Te’álá, arsyet e këtyre i pranon. Iskati i kefareteve të të sëmurit, pas vdekjes bëhet nga i autorizuari i tij. Para se të vdesë, nuk bëhet. Nuk lejohet që njeriu i gjallë të bëjë iskat për vetveten. Në “Xhilau-l-kulub” thuhet se: “Ai që ka hak (borxh) të All-llahut është vaxhib që testamentin ta thotë në prani të dy dëshmitarëve, ose atë që ka shkruar, t’ua lexojë atyre. Është mustehab që edhe ai që nuk ka hak (borxh), të lërë testament”.

I autorizuari i të vdekurit që ka lënë testament për iskat kefareti, domethënë që e ka lënë me testament vendet për të shpenzuar trashëgimin, ose ai që është trashëgimtar, për çdo namaz dhe për vitër-namazin e për agjërimin njëditor që është dashur të bëjë kaza, nga një e treta e trashëgimit, jep fidje në sasi të një fitri, domethënë, gjysmë sa’-ji (pesëqind e njëzet dërhemë, ose njëmijë e shtatëqind e pesëdhjetë gramë grurë për fukarenjtë (ose ua jep përfaqsuesve të fukarenjëve).

Nëse nuk ka lënë testament për iskat kefareti, sipas Hanefiut, i autorizuari nuk ka nevojë të bëjë Shlyerje iskati. Sipas medhhebit Shafi, edhe pse nuk ka lënë testament, i autorizuari duhet të bëjë iskat. Edhe sipas medhhebit Hanefi, borxhin ndaj njeriut, edhe pse nuk ka testament, i autorizuari duhet të paguajë nga pasuria që ka lënë i vdekuri. Madje, ata që kanë për të marrë, sapo të zotërojnë trashëgimin, mund ta marrin pa gjyq. Nëse e ka lënë testament që me pasuri të paguhen fidjet e agjërimeve që kanë mbetur për kaza, është vaxhib për të realizuar këtë. Sepse Islami e urdhëron këtë. Nëse nuk ka lënë testament, të japësh fidjen e namazit nuk është vaxhib, është xhaiz (e lejuar). Në këto dy të fundit, nëse nuk pranohen, në mos asgjë tjetër, bile sevape të sadakasë arrihen, ato ndihmojnë për pastrimin e gjynaheve të tij. Kështu ka thënë imami Muhammedi. Në “Mexhmau-l-enhur” thuhet: “Personi që i është nënshtruar epshit të vet dhe shejtanit e nuk i ka falur namazet, dhe që nga fundi i jetës është penduar për këtë (dhe ka filluar të falet e të bëjë kaza), edhe pse është thënë se nuk lejohet të lërë testament që të bëhet iskati për namazet që nuk ka mundur t’i bëjë kaza, në Mustasfa shkruhet se një gjë e tillë është e lejuar”.

Në “Xhilau-l-kalûb” thuhet: “Borxhet ndaj njeriut, borxhet që duan paguar, amaneti, grabitja, vjedhja, padrejtësia në shitblerje janë borxhe trupore, dhe sharja, tallja, përgojimi, shpifja e të ngjajshme janë borxhe shpirtërore”.

Nëse mjafton për të bërë iskat një e treta e pasurisë së të vdekurit që ka lënë testament, i autorizuari këtë pasuri duhet që ta japë fidje. Nëse nuk mjafton, në Fethu-l-kadir shkruan se lejohet që trashëgimtari të falë më tepër se një të tretën e mallit. Nëse lë testament për të kryer haxhin që është farz, si këto, nëse trashëgimtari ose dikush tjetër i japin dhuratë paratë për haxh, kjo nuk lejohet. Pa e lënë testament para se të vdesë, nëse trashëgimtari i tij me para të veta jep iskat dhe nëse shkon në haxh, borxhi i të vdekurit konsiderohet i paguar. Edhe pse ka të atillë që thonë se këto nuk lejohen me para të tjetërkujt, përveç të trashëgimtarit, autorët e librave, “Durru-l-muhtar”, “Merakl-felâh” dhe “Xhilau-l-kulub”, kanë thënë që lejohet.

Iskati në vend të grurit mund të jepet duke u llogaritur në miell ose në një sa’-ji hurma e rrush. (Sepse, meqë janë më të vlefshme se gruri, këto për fukaranë janë më të çmueshme). Në vend të të gjitha këtyre mund të jepen flori e argjent, që janë të çmueshëm. (Në para prej letre iskati nuk bëhet). Nuk është e nevojshme të japësh fidje për sexhde-i tilavet.

Si bëhet iskati dhe devri?

Paraja e fidjes, nëse e kalon një të tretën e trashëgimisë, pa lejuar trashëgimtarët, i autorizuari nuk mund të shpenzojë më shumë se një të tretën. Në librin Kinje, thuhet se, nëse i vdekuri që le testament të jepet një e treta e pasurisë së tij për namazet e tërë jetës së tij,por ka edhe borxh, edhe pse ai që ka për të marrë jep leje që të kryhet testamenti, nuk është e lejuar që të zbatohet testamenti. Sepse, Islami urdhëron që së pari të paguhet borxhi. Me gjithë pëlqimin e atij që ka për të marrë, pagimi i borxhit nuk mund të lihet për më vonë.

Në qoftë se nuk dihet sa vjeç ka qënë personi që ka lënë testamentin që të bëhet istikati për të gjitha namazet, kur një e treta e pasurisë së lënë nuk arrin për istikatin e namazeve, ky testament është xhaiz(i pranuar). Nëse një e treta e trashëgimisë mjafton dhe tepron për iskat, ky testament nuk është xhaiz, është batëll (bosh, i prishur). Sepse, kur një e treta e pasurisë nuk arrinë për iskat, për shkak se është i njohur (i qartë) numri i namazeve që do të bëhen iskat me një të tretën e pasurisë, testamenti i tij për këto namaze është i vërtetë (i drejtë). Testamenti që është për namazet që mbeten mbas, është vetëm fjalë, domethënë, fjalë boshe. Kur një e treta është shumë, për shkak se nuk është e qartë mosha e tij, e për këtë arsye edhe numri i namazeve nuk duhet, testamenti bëhet batëll (i prishur, i zhvlerësuar).

Nëse i vdekuri që lë testament për iskat të namazit, nuk ka pasuri fare, ose nëse një e treta nuk mjafton për testamentin, ose kur nuk ka lënë fare testament, i autorizuari, po qe se do të bëjë iskat me pasurinë e vet, bën Devër. Por, i autorizuari nuk është i detyruar të bëjë devër. I autorizuari, për të bërë devër, për iskat njëmujor apo për një vit, merr hua flori që i nevojitet, byzylyk, unazë, ose argjent, apo vlerë në para. Në rast se i vdekuri është mashkull, llogaritet nga mosha dymbëdhjetëvjeçare, po të jetë femër, nga mosha nëntëvjeçare i llogaritet sa vjet ka borxh. Për gjashtë namaze të një dite duhet të jepen dhjetë kilogramë grurë, për një vit diellor treqindmijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë kilogramë.Për iskatin njëvjetësh të namazit duhen pesëdhjetë e pesë ose për rezervë gjashtëdhjetë florinj. I autorizuari i të vdekurit, nëse merr hua pesë florinj duhet t’i gjejë për shëmbull katër fukarenj që nuk janë të dhënë pas dynjasë, por që e njohin dhe e duan fenë e tyre. (Këta duhet të jenë fukarenjë deri në atë masë, saqë të mund të marrin sadaka, domethënë që nuk do t’u takojë të japin vitra. Nëse nuk janë fukarenj, iskati nuk pranohet). I autorizuari i të vdekurit, domethënë i atij që e ka lënë testament, ose një nga trashëgimtarët, po ai që e ka përfaqësuar njërin prej tyre, kur thotë: (Këta pesë florinj t’i dhashë ty për iskat namazi të të ndjerit zotëri, si kundërvlerë- zëvendësim), pesë florinjtë ia jep fukarasë së parë duke e bërë nijet për sadaka. Pastaj, fukaraja duke thënë: i mora, i pranova. T’i dhurojë këto, këto ia dhuron trashëgimtarit ose përfaqësuesit të trashëgimtarit dhe trashëgimtari i pranon. Pastaj përsëri ia jep këtij apo fukarasë së dytë dhe si dhuratë i pranon mbrapa nga ai. Kështu, duke ia dhënë katër herë të njëjtit fukara ose katër fukarave nga një herë dhe duke i marrë, bëhet një devër. Në një devër, bëhet iskati kefaret i namazit njëzet florinjsh. Nëse i vdekuri është mashkull gjashtëdhjetë vjeç, për namaz dyzet e tetë vjetësh duhen dhënë 48x60=2880 florinjë. Dhe për këtë arsye, 2880 : 20=144 herë bën devër. Nëse janë dhjetë florinj, bën 72 devre; nëse florinj janë 20, bën 36 devre. Nëse numri i fukarenjve është dhjetë edhe numri i florinjve dhjetë, për iskatin e namazit dyzet e tetë vjetësh, bën njëzet e nëntë devre. Sepse kjo është kështu:

Vitet që nuk ka falur namaz x numri i florinjve për një vit = numri i fukarasë x numri i floririt që bën devër x numri I devrit. Në shembullin tonë përafërsisht del kështu: 48 x 60 = 4 x 5 x 144 = 4 x 10 x 72 = 4 x 20 x 36 = 10 x 10 x 29.

Shihet se për ta gjetur numrin e devrit në iskat të namazit shumëzohet viti i borxhit të namazit të të vdekurit me numrin e floririt njëvjetësh. Gjithashtu, me numrin e florinjve që bëhen devër, shumëzohet edhe numri i fukarenjve. Shuma e parë pjesëtohet me shumën e dytë. Pjesa e dalë është numri i devrit. Vlerat në para të letrës, të grurit dhe të floririt për çdo vit përafërsisht ndryshojnë në të njëjtën masë. Domethënë vlera e floririt dhe e grurit gjithmonë bashkërisht pakësohet ose shtohet. Nga ky aspekt, edhe numri i floririt për një vit, domethënë edhe gjashtëdhjetë florinj që i patëm lart, gati-gati janë të njejtë. Për këtë arsye, në llogarinë e iskatit, në çdo kohë, si rezervë pranohet se:

Iskati i namazit për një vit është pesë florinj.

Iskati i agjërimit të ramazanit për një vit është një flori.

Sasia e floririt që do të bëhet devër dhe numri i devrit nxirren prej këtu.

Pasi të kryhet iskati i namazit, për iskatin e agjërimeve që nuk janë agjëruar e që duhen bërë kaza, pesë florinj katër fukarenjve, tri herë u bëhen devër. Sepse, iskati i agjërimit për një vit, domethënë, për tridhjetë ditë, bën pesëdhjetë e dy kilogramë e gjysmë grurë, ose 5,25 gramë flori, domethënë, 0,73 lira floriri. Shihet se te Hanefiu një flori e bën iskat shlyerjen e agjërimit për një vit dhe për dyzet e tetë vjet duhen dhënë dyzet e tetë florinj. Kur e bën një devër për katër fukarenj me pesë florinj, domethënë se janë dhënë njëzet florinj. Pasi të bëhet iskati i agjërimeve që duhen bërë kaza, bëhet devër për zekat, pastaj për kurban.

Për Shpagimin e një betimi duhen ushqyer dhjetë fukarenj dhe për Shpagimin të një dite agjërimi që duhet bërë Shpagimin, e cila është një ditë e prishur pa arsye (pa yzër), një ditë duhen ushqyer gjashtëdhjetë fukarenj dhe një fukaraje në një ditë nuk i jepet më tepër se gjysmë sa’je grurë. Domethënë Shpagimin për disa betime, në një ditë dhjetë fukarenjve nuk u jepet. Prandaj, për Shpagimin e betimit dhe të agjërimit, në një ditë nuk bëhet një devër. Nëse ka testament betimi, për një betim në një ditë çdonjërit nga fukarenjtë i jepen nga dy kilogramë grurë ose miell, ose në këtë vlerë çfarëdo malli flori apo argjend. Këto një fukaraje bën t’ia japësh edhe përnjëherë për dhjetë ditë. Ose një fukaraje i jep para të letrës dhe duhet t’i thuash: “Ty të autorizojë, me këto para çdo ditë, dy herë, në mëngjes e në mbrëmje, dhjetë ditë ke për t’u ushqyer!” Po të ndodhë që me këto para dhjetë ditë nuk i përdor për ushqim, por i shpenzon për kafe e gazeta, nuk lejohet. Më së mirë është të bësh pazarllëk me një gjellëbërës, t’ia japësh gjellëbërësit paratë për dhjetë ditë dhe fukaraja çdo ditë në mëngjes e në mbrëmje, dy herë, pra dhjetë ditë, të ushqehet tek ky gjellëbërës. Agjërimit të prishur, pasi të jetë bërë nijet, për shpagimin të një dite, gjashtëdhjetë fukarenjve duhet t’u jepet nga një gjysmë sá grurë një ditë ose një fukareje gjashtëdhjetë ditë, ose në këtë vlerë të japësh tjetër mall, ose çdo ditë duhet ta ngopësh dy herë.

Iskati i zekatit që nuk është lënë testament, nuk ka nevojë të bëhet. Është dhënë fetva (shpjegim) se për iskat të zekatit, trashëgimtari mund të bëjë devër vetë.

Kur bën devër, i autorizuari, sa herë që ua jep florinjtë fukaranjve duhet ta bëjë nijet për iskat namazi ose agjërimi. Edhe fukaraja kur e kthen prapë, duhet të thotë se po e jap dhuratë dhe i autorizuari duhet të thotë i pranova. Nëse i autorizuari nuk është në gjendje të bëjë devër, autorizon dikë për t’i bërë iskatet e të vdekurit. Iskatet, devrin e bën një i autorizuar.

Në librin “Vasijjetname” të Imam Birgevit dhe në komentimin që bën Kadizade Ahmed Efendi thuhet se është kusht që fukarenjtë-të cilëve u jepet, të mos posedojnë mall aq sa të arrijnë nisabin (sasi malli që të detyron të japësh zekat). Nëse fukaraja është nga të afërmit e të vdekurit, kjo lejohet. Kur ia jep fukarasë duhet të thuhet: Ta dhashë këtë ty për iskat të kaq namazeve. Dhe fukarai duhet të thotë: I pranova, dhe sapo t’i marrë florinjtë duhet ta dijë se janë të tijët. Nëse nuk di, së pari duhet ta mësosh. Edhe ky fukara, pranon që me dëshirë të vet t’ia japë fukarasë tjetër duke thënë: “Për iskat të kaq namazeve, si kundërvlerë ta dhashë ty këtë”. Edhe ai fukaraja i merr me dorë dhe duhet të thotë: I pranova. Nëse e merr si amanet, si dhuratë, devri nuk pranohet. Dhe ky fukara i dytë, pasi të thotë: I morra, i pranova, ia jep fukarasë së tretë duke thënë: “Në këtë mënyrë ty t’i dhashë”. Kështu duhen bërë devër borxhet e namazit, agjërimit, zekatit, kurbanit, sadakai - fitrit dhe borxhet ndaj njeriut. Në borxh ndaj njeriut hynë edhe shitblerja jo e drejtë. Nuk lejohet të bëhet devër për shlyerjen e betimit dhe të agjërimit.

Më pastaj, fukaraja tek i cili do të mbesin florinjt, me kënaqësi dhe me dëshirë duhet të pranojë dhe t’ia dhurojë ata të autorizuarit.

I autorizuari i merr dhe i thotë: I pranova. Nëse ai nuk i dhuron, është malli i tij, dhe nuk i merret me zor. I autorizuari këtyre fukarenjve u jep një sasi floriri, ose para letre, ose nga gjësendet e të vdekurit, dhe sevapin e kësaj sadakaje ia dhuron shpirtit të të vdekurit. Fukaraja që ka borxh dhe fëmija pa hyrë në moshë madhore, nuk duhet të marrin pjesë në kryerjen e devrit. Sepse me florinjët që i bien në dorë është farz të paguajë borxhin e vet. Pa e kryer këtë farz, nuk lejohet që florinjtë t’ia jap fukarasë që e ka pranë për shpagim të të vdekurit. Sado që devri pranohet, vetë nuk fiton fare sevape, madje hyn në gjynah.

I vdekuri që nuk ka mall (pasuri), nëse lë testament që t’i bëhet devër, i autorizuari nuk e ka detyrim (vaxhib) të bëjë devër. Është vaxhib që të lërë testament, kur i tërë malli nuk e arrin një të tretën e trashigimisë për bërjen e istikatit të të vdekurit. Kështu, pa pasur nevoj për devër, bëhet iskati. Edhe pse një e treta e arrin iskatin, nëse e lë testament që një pjesë e mallit nga një e treta të bëhet devër, hyn në gjynah. Ibin Abidin në vëllimin e pestë, në faqen 273 thotë “Ai që i ka fëmijët të vegjël ose është i varfër, i sëmurë që ka fëmijë të rritur, por nevojtar është trashëgimi, është më mirë që mallin t’ua lërë fëmijëve të tij të mirë e të mos lërë testament për bamirësi që janë nafile”. Edhe Bezzazije, duke shpjeguar dhuratën thotë: “Malli duhet harxhuar për hajrat - bamirësi dhe të mos i lihet trashëgim fëmijës së keq-të pavyeshëm. Sepse t’ia lësh do të thotë që t’i ndihmosh gjynahun. Edhe fëmijës së keq - të pa dobishëm, nuk duhet t’i jepen para më tepër se për të jetuar.

Ku ka shumë borxhe, namaz, agjërim, zekat, kurban dhe betim dhe për këto të lihet testament që nga një e treta e mallit një pjesë e paktë të bëhet devër dhe me pjesën e mbetur të këndohet Kur’an, hatme-i tehlil dhe mevlud nuk është xhaiz (nuk lejohet). Ai që jep dhe ai që merr para për ti kënduar këto, hynë në gjynah. Të japish dhe të marrish para për t’i mësuar (dikujt) Kur’anin Kerimin lejohet. Për të kënduar nuk lejohet.

Namazet, agjërimet që i ka borxh i vdekuri, nuk lejohet t’ia bëjë kaza ndonjë nga trashigimtarët ose ndonjë tjetër. Por, të falësh nafile namaz, të agjërosh nafile dhe sevapet e këtyre t’ia dhurosh shpirtit të vdekurit, kjo lejohet dhe është mirë.

Të bësh kaza haxhin e të vdekurit që e ka borxh e që për këtë ka lënë testament lejohet. Domethënë kjo të vdekurin e liron nga borxhi. Sepse haxhi është ibadet që bëhet edhe me trup edhe me pasuri. Haxhi nafile në vend të tjetërkujtë bëhet gjithmonë. Ndërsa, haxhi farz, bëhet nga ana e të autorizuarit vetëm në vend të atij që nuk do të mund të shkoj në haxh deri në vdekje.

Në “Mexhmau-l-enhur” dhe në “Durr-rru-l-munteka” thuhet: ”Iskati i të vdekurit duhet bërë para varrimit”. Në veprën “Kuhistani” shkruhet se lejohet edhe pas varrimit.

Nga istikati i namazit, agjërimit, zekatit, kurbanit për të vdekurin, një fukaraje mund t’i jepet më tepër se nisabi. Madje, të gjithë florinjtë mund t’i jepen një fukaraje.

Nuk lejohet të jepet fidja e namazeve që nuk i ka falur i sëmuri për vdekje. Lejohet të jepet fidja e atij që nuk ka mundur të agjërojë, për shkak se ka qenë i sëmurë aq shumë, saqë të mos mund të agjërojë. I sëmuri duhet t’i falë namazet edhe duke bërë shenja me kokë. I sëmuri që me shenja (me mimikë) të këtillë nuk mund të falë namaze më tepër se një ditë, namazet që nuk ka mundur t’i kryejë, i falen. Nëse bëhet mirë,shërohet, nuk ka nevojë t’i bëjë kaza këto. Ndërsa agjërimet që nuk ka mundur t’i kryejë, sapo të shërohet, duhet t’i kryejë. Në qoftë se vdes pa u përmirësuar këto agjërime i falen.

Tridhjetë Ee tri dhe pesëdhjetë e katër farzet

redakto

Kur njeriu kalon periudhën e fëmijërisë dhe arrin moshën madhore,ka detyrë të parë të dëshmojë me gojë dhe me zemër Kelime-i teuhidin:"La ilahe il-lall-llah Muhammeden resulull-llah,"Nga ky moment atij i falen të gjitha mëkatet e më parshme.

Po kështu edhe një mohues i cili pranon Islamin duhet të thotë Kelime-i tevhidin dhe që nga ai çast ai është bërë musliman. Edhe ata si çdo mysliman duhet të thonë: besova gjashtë kushtet e imanit, domethënë, të mësosh përmendsh Amentubil-lahin, dhe kuptimin e tij dhe t'i besojnë, të thonë i besova rregullat e Islamit, të gjitha urdhëresat dhe ndalesat që i ka kumtuar Muhamedi (salall-llahu alejhi ve selem) se janë dhënë nga All-llahu Te’álá.

Dhe më vonë, sapo të gjejë mundësinë, është e domosdoshme t'i mësojë të gjitha punët që janë farz, pra që janë urdhëruar dhe ato që janë haram, pra ato që janë ndaluar.

Nëse e mohon se është farz, t'i mësojë këto dhe nëse e mohon domosdoshmërinë e kryerjes së farzeve edhe të largimit nga haramet, i shkon imani. Edhe në qoftë njërën nga këto që ka mësuar nuk e pëlqen, nuk e pranon, bëhet Murted (i dalur nga feja).

Murtedi, me të thënë Lâ ilahe il-lall-llah dhe me kryerjen e disa urdhrave të Islamit, për shembull, me faljen e namazit, me agjërim, me shkuarjen në haxh, me bërjen e të mirave dhe hajrateve nuk bëhet mysliman. Nga këto vepra të mira të tij në Ahiret nuk ka kurrfarë dobie . Duhet të pendohet nga ajo gjë që nuk e ka besuar, që e ka mohuar.

Dijetarët islamë, nga farzet që çdo mysliman duhet të mësojë, t'i besojë, t'i pasojë e t'u nënshtrohet, kanë zgjedhur tridhjetë e tri edhe krahas tyre, pesëdhjetë e katër:

Tridhjetë e tri farzet

redakto

Kushtet e imanit: gjashtë (6)

Kushtet e Islamit: pesë (5)

Farzet e namazit: Dymbëdhjetë (12)

Farzet e abdestit: Katër (4)

Farzet e gusullit: Tri (3)

Farzet e tejemunit: tri (3)

Kushtet e imanit-besimit (6)

1. Të besosh ekzistencën dhe njësinë e All-llahut.

2. Të besosh engjëjt.

3. Të besosh librat që i ka zbritur Zoti.

4. Të besosh pejgamberët e Zotit.

5. Të besosh ditën e Ahiretit.

6. Të besosh kaderin, se e mira dhe e keqja janë nga Zoti.

Kushtet e Islamit (5)

7. Të shqiptosh Kelime-i shahadetin.

8. Të falësh namazin, pesë herë në ditë.

9. Të japësh zekatin e pasurisë.

10. Të agjërosh muajin e Ramazanit.

11. Të shkosh në haxh, brenda mundësive një herë në jetë.

Farzet e namazit (12)

a) Farzet e jashtme (para namazit) janë gjashtë. Këto quhen kushte.

12. Të jenë të pastër trupi , petku dhe vendi ku do të falesh.

13. Të marrësh abdest ose të lahesh, kur nuk i bën dot këto,lypset të marrësh tejemum.

14. Të vishesh(mbulohesh) sipas rregullave islame.

15. Të kthehesh nga kibla.

16. Ta falësh namazin në kohën e duhur.

17. Ta bësh nijet (të vendosësh) për t'u falur.

b) Farzet e brendshme janë gjashtë. Këto quhen rukne.

18. Tekbiri fillestar - iftitah tekbiri.

19. Qëndrimi në këmbë - kiam.

20. Leximi i Kur'anit - kiraet.

21. Përkulja e trupit - ruku.

22. Vënia e fytyrës në tokë - sexhde.

23. Qëndrimi ulur në mbarim të namazit - kade-i ahire.

Farzet e abdestit (4)

24. Të lash fytyrën.

25. Të lash duart e krahët deri mbi bërryl.

26. T'i japësh mes-h kokës (me pëllëmbën të lagur).

27. T'ë lash këmbët deri përmbi nyje.

Frazet e guslit (3)

28. Të shpërlash gojën dhe fytin me ujë (gargara).

29. Të shpërlash hundën me ujë (istinshak).

30. Të lash tërë trupin.

Farzet e tejemumit (3)

31. Të bëhet nijet për tejemum.

32. Ta prekësh dheun me pëllëmbë dhe t'i fërkosh për fytyrë.

33. Përsëri ta prekësh dheun me pëllëmbë dhe t'i fërkosh duart deri mbi bërryl.

Pesëdhjetë e katër farzet

redakto

1. Të besosh se All-llahu është një.

2. Të hash dhe të pish hallall.

3. Të marrësh abdest.

4. Të falësh pesë kohët e namazit.

5. Të marrësh gusul pas xhunubit.

6. Të besosh se rrësku është i siguruar nga All-llahu.

7. Të veshësh rroba të pastra, hallall.

8. T'i lësh çdo gjë në dorë All-llahut dhe të pajtohesh me kaderin.

9. Të jesh modest, i thjeshtë e pa pretendime.

10. Të falënderosh All-llahun si përgjigjje për të mirat që të ka dhënë.

11. Të pajtohesh me kazanë.

12. T'u bësh sabër(durim) belave.

13. Të bësh teube për gjynahet.

14. Të bësh ibadet për kënaqësi të Zotit.

15. Ta dish për armik shejtanin

16. T'u bindesh dispozitave të Kur'anit.

17. Ta dish hak (borxh) vdekjen.

18. Të bëhesh mik i miqve të All-llahut dhe armiqve të tij t’i bëhesh armik.

19. T'u bësh mirë nënës e babait.

20. T'ë urdhërosh gjërat e pranuara (e njohura) dhe t'i ndalosh gjërat e papranuara.

21. Të vizitosh farefisin.

22. Të mos tradhëtosh të besuarën (amanetin).

23. Gjithmonë të frikësohesh nga All-llahu dhe të mos zemërohesh e të prishësh(shkatërrosh).

24. T'i bindesh All-llahut dhe Pejgamberit të Tij.

25. T'u shmangesh gjynaheve dhe të preokupohesh me ibadete.

26. T'u bindesh prijësve myslimanë.

27. Nga jeta përvoja të nxjerrësh mësim.

28. Të mendosh ekzistimin e All-llahut.

29. Ta ruash gjuhën nga fjalët e këqija dhe të prostitucionit.

30. Ta mbash zemrën të pastër.

31. Të mos e përqeshësh askënd.

32. Të mos shikosh haramin.

33. Të jesh fjalëdrejtë në çdo situatë.

34. T'i ruash veshët nga të dëgjuarit haram.

35. Të nxësh dijen(mësosh dituritë).

36. T'i përdorësh drejt mjetet matëse.

37. Të mos jesh i sigurt për dënimet e All-llahut e ta keshë frikë gjithmonë.

38. T'u ndihmosh myslimanëve të varfër dhe t'u japësh zekatin.

39. Të mos e humbësh shpresën nga rahmeti i All-llahut.

40. Të mos i bindesh epshit për gjërat që janë haram.

41. Të ushqesh të uriturin në emër të All-llahut.

42. Të punosh për të fituar sasinë e mjaftushme të rrëskut.

43. Të japësh zekatin e mallit, të japësh të dhjetën e bereqetit.

44. Të mos i afrohesh gruas me menstruacion dhe lehonë.

45. Ta pastrosh zemrën nga gjynahet.

46. Të ruhesh nga mendjemadhësia dhe egoizmi.

47. Të përkujdesesh për pasurinë e jetimit që nuk është në moshë madhore.

48. Të mos qëndrosh afër djemve të rinj të prishur.

49. T'i falësh në kohë të duhur pesë kohët e namazit e të mos i lësh për kaza.

50. Të mos hash mallin e askujt me dhunë.

51. Të mos afrohesh për t'i bërë shirk (shok) All-llahut.

52. T'i shmangesh prostitucionit.

53. Të mos pish verë dhe pije alkolike.

54. Të mos betohesh për gënjeshtra.

Tema (Çështja) e kufrit

redakto

Më e keqja e të këqijave është të mos e besosh All-llahun Te’álá, të jesh ateist. Të mos e besosh gjënë që duhet besuar , është kufër. Të mos i besosh Muhammedit alejhisselam është kufër. T'i besosh me zemër të gjitha gjërat që Muhammedi alejhisselam i sjell nga All-llahu Te’álá dhe t'i pohosh e t'i shqiptosh, me gjuhë, quhet IMAN. Në çastin kur je i penguar dhe i detyruar(nën presjon), të mos i shqiptosh ato, të falet. Për të arritur imanin, duhet të ruhesh nga gjërat që Islami i ka quajtur shenja të kufrit. Të mos nënçmosh asnjë nga dispozitat, nga urdhëresat dhe ndalesat e Islamit. Të tallesh me Kur'anin famëlartë, me engjëjt ose me ndonjë nga pejgamberët, është nga shenjat e kufrit. Pasi ta dëgjosh të mos besosh, të mos e pohosh fjalët e tij, domethënë ta mohosh atë. Edhe të dyshosh është mohim.

Kufri është tre llojesh: i injorancës, i inatit dhe dispozitiv.

1. Kufri i atyre që janë jobesimtarë për shkak se nuk kanë dëgjuar, quhet Kufri i injorancës (mosdijes). Edhe injoranca është dyllojëshe. E para është e thjeshtë. Njeriu e di se është injorant. Te këta nuk është I'tikadi i gabuar. Janë si kafshë. Sepse ajo që e dallon njeriun nga kafsha, është dituria dhe inteligjenca. Këto janë edhe më të ulëta se te kafsha. Lloji i dytë i injorancës është injoranca e përzier. Është I'tikadi i gabuar, i marrë. Të këtilla janë I'tikadet e shtatëdhjetë e dy grupeve të myslimanëve dhe të filozofëve dijetarëtëtyre. Kjo injorancë është edhe më e keqe nga e para. Është një sëmundje së cilës nuk i dihet ilaçi.

2. Kufri i inatit. Të jesh qafir me dije dhe për inat. Ky kufër arrihet për shkak të mendjemadhësisë, nga frika të turpërohesh dhe nga lakmia për të arritur ndonjë pozitë. I tillë ka qenë kufri i Faraonit dhe i bashkëmendimtarëve të tij, i mbretit të Bizantit, Herakliut.

3. Kufri dispozitiv. Ai që flet fjalë që Islami i ka cilësuar si shenja të pabesimit (kufrit) dhe që bën punë të tilla, edhe nëse thotë se beson, është qafir. Ta përfillësh atë gjë që Islami ka urdhëruar ta përbuzësh dhe të përbuzësh atë që ka urdhëruar ta përfillësh, është kufër.

- Të thuash se All-llahu na shikon ne nga Arshi apo nga qielli, është kufër.

- Të thuash se ashtu sikur më ke torturuar ti mua, edhe All-llahu të torturon ty, është kufër.

- Të thuash, filan myslimani në sytë e mi është si jahudi, është kufër.

- Të thuash për fjalën rrenë se All-llahu e di se është e drejtë, është kufër.

- Të flasësh fjalë nënçmuse për melaiqet, është kufër.

- Të flasësh fjalë nënçmuese për Kur'anin famëlartë, madje qoftë dhe për një shkronjë të tij e të mos i besosh një shkronje të tij, është kufër.

- Të lexosh Kur'anin duke e shoqëruar me ndonjë vegël muzikore, është kufër.

- Të mos i besosh Tevratit dhe Inxhilit burimor (të vërtetë), t'i përbuzësh këto, është kufër. (Tani nuk ka Tevrat dhe Inxhil burimor - të vërtetë).

- Të flasish fjalë përbuzëse për Pejgamberin, është kufër.

- Të mos i besosh njërit nga njëzet e pesë pejgamberët, emrat e të cilëve janë përmendur në Kur'an, është kufër.

- Të thuash për dikë që bën mirë shumë, se është më i mirë se Pejgamberi, është kufër.

- Të thuash se pejgamberët kanë qenë të mjerë, është kufër. Sepse varfëria e tyre ka qenë me dëshirën e tyre.

- Edhe ai që i beson atij që thotë se është pejgamber, është qafir.

- Të tallesh me gjërat që do të ndodhin në Ahiret, është kufër.

- Të mos i besosh ndëshkimet (duke thënë se nuk i kap mendja, shkenca), që bëhen në varr e në Kiamet, është kufër.

- Të mos e besosh të pamët e All-llahut në Xhennet, të thuash unë nuk e dua Xhennetin, e dua All-llahun, është kufër.

- Të thuash se njohuritë shkencore janë më të dobishme se njohuritë fetare, të thuash, pra, fjalë, që janë shenja të mosbesimit në Islam, është kufër.

- Të thuash, se është njësoj si fale si s'fale namaz është kufër.

- Të thuash nuk jap zeqat, është kufër.

- Të thuash të kishte qenë hallall interesi (kamata), është kufër.

- Të thuash të kishte qenë hallall tortura, është kufër.

- T'i japësh fukarasë nga malli që është haram dhe të presësh sevap, si dhe fukaraja që e di se paratë që i ka dhënë tjetri, janë haram të lutet për të mirë për atë që i ka dhënë, është kufër.

- Të thuash që kiasi (gjykimi, dispozita) i Imami Adham Ebu Hanife nuk është i drejtë, është kufër.

- Të mos pëlqesh një nga sunnetet e njohura, është kufër.

- Kur ta dëgjosh hadithin: "Hapësira në mes varrit tim dhe minberit tim është një kopsht nga kopshtet e Xhennetit" Të thuash për këtë hapësirë se unë nuk shoh tjetë gjë përveç minberit, hasrës dhe varrit, është kufër.

- Të mos i besosh njohuritë islame dhe t'i nënçmosh ato dhe dijetarët fetarë, është kufër.

- Ai që dëshiron të bëhet qafir, në çastin që vendos për këtë, bëhet jobesimtar.

- Ai që dëshiron që tjetërkush të bëhet qafir, për shkak se e ka pëlqyer kufrin, nëse do bëhet qafir.

- Duke ditur se shkakton kufrin dhe ai që me dëshirë i flet fjalët e kufrit, bëhet qafir. Nëse i flet nga mosdija, sipas shumicës së dijetarëve, prapë bëhet qafir.

- Të bësh një punë për të cilën e di se është shkaktare e kufrit, është kufër

- Ta lidhësh shokën e priftërinjve në bel dhe të veshësh diçka që është e veçantë për kufër, bëhesh qafir. Edhe nëse tregtari e shfrytëzon sheshin e luftës - armikut, është kufër. Po ashtu t'i përdorësh këto për humor, për t'i shtyrë të tjerët të qeshen, pra për shaka, bëhen shaka për kufër.

- Në ditët e festave të qafirëve, t'i përdorësh edhe ti sikur ata gjërat që janë të veçanta për atë ditë, t'ia japësh dhuratë këto qafirit, është kufër.

- Duhet të frikësohesh nga elementet e kufrit në fjalët që fliten për të treguar sa i mençur, i dijshëm, letrar, apo për t'i mahnitun, për t'i bërë të tjerët të qeshin, për t'i gëzuar apo për t'u tallur me ata që i kanë pranë. Të këtilla janë edhe fjalët e hidhërimit, zemërimit dhe lakmisë.

- Ai që bën gibet (përgojim), nëse thotë se unë nuk kam bërë gibet, po e kam thënë gjënë që e ka ai, të flasësh kështu, është kufër.

- Vajza që është kurorëzuar që e mitur, kur të bëhet e vetëdijshme dhe e moshës madhore, nëse nuk e di imanin dhe islamin, e kur pyetet nuk mund ta shpjegojë, konsiderohet e lëshuar nga burri i saj e vetë bëhet murtede. Kështu është edhe për mashkullin.(Për një musliman nuk lejohet të martohet me një që nuk e njef fenë e tij)

- Ai që atij që ka vrarë ose ka urdhëruar të vritet (pa faj) një besimtar, Ai që i thotë se ka bërë mirë, bëhet qafir.

- Për atë që nuk është vaxhib mbytja, të thuash se duhet vrarë, është kufër.

- Tiranit që e ka rrahur ose e ka vrarë dikë pa faj, t'i thuash se ka bërë mirë, e kishte merituar këtë, është kufër.

- T'i thuash në mënyrë të rrejshme All-llahut: Ty të dua më shumë se fëmijën tim All-llahu e di, është kufër.

- Të mos falësh namaz, të mos agjërosh, të mos japësh zekat dhe të mos e besosh se janë detyra, t'i nënçmosh, është kufër.

- Të humbësh shpresën nga mëshira e Zotit, është kufër.

- Paraja, malli që për vete nuk është haram dhe që për shkak të një arsyeje që rezulton më pas bëhet haram, quhet Haram li gajrihi. I këtillë është malli i vjedhur dhe që ka ardhur nëpërmjet rrugëve të ndaluara (haram). Këtyre t'u thuash hallall, është kufër. Coftina(ngordhësira), derri, vera e gjërat të përngjashme me këto që për individët janë haram, quhen Haram li ajnihi. Këtyre t'u thuash hallall, është kufër.

- T'u thuash hallall të gjitha gjynaheve që dihet qartë se janë haram, gjithashtu është kufër.

- Të mos i përfillësh gjërat që Islami u ka kushtuar rëndësi, si: ezani, xhamia, librat e fikhut, është kufër.

- Të falësh namaz edhe pse e di se je pa abdest, është kufër.

- Të falësh namaz në anën tjetër e jo në drejtim të kibles, me qëllim, është kufër.

- Të thuash qafir një myslimani, për ta përbuzur nuk është kufër.Të thuash me dëshirë atë bëhesh qafir, është kufër.

- Të punosh gjynahe pa i përfillur që janë gjynahe, është kufër.

- Të mos i besosh asaj që duhet t'i bëhet ibadet, asaj që duhet të të largoj nga gjynahi, është kufër.

- T'i pëlqesh ritualet fetare të qafirëve, edhe pse nuk je i detyruar të veshësh uniformën e priftërinjve dhe t'i përdorësh shenjat e kufrit dhe t'i adhurosh ato, është kufër.

- Për diçka që është haram në çdo fe, si, rrena, interesi, pederizmi, prostitucioni të thuash të kishin qenë hallall e të thuash se do t'i bëja edhe unë është kufër.

- Të thuash u kam besuar pejgamberëve, ama nuk e di nëse është pejgamber Ademi alejhisselam, është kufër.

- Ai që nuk e njef dhe nuk e beson se Muhammedi është pejgamberi i fundit, është qafir.

- Nëse dikush thotë se në qoftë se, ato që kanë thënë pejgamberët janë të vërteta, ne shpëtuam, bëhet qafir. (Nëse këtë fjalë e ka thënë në atë mënyrë që të shprehë dyshim).

- Nëse dikujt i thonë eja fal namaz, dhe ai, nëse thotë nuk fal, bëhet qafir. Ama, nëse thotë nuk fal me fjalën tënde, dëshirën tënde, por fal me urdhrin e All-llahut, nuk bëhet tillë.

- Nëse dikujt i thonë, shkurtoje mjekrën për një masë, ose shkurtoje më shumë se ajo masë, preji thonjtë , sepse është sunneti i Resulull-llahut (salall-llahu alejhi ve selem), dhe ai thotë nuk e shkurtoj, nuk i pres bëhet qafir. Edhe me sunnetet tjera është kështu. Të thuash se me fjalën tënde nuk pranoj por, për shkak se është sunnet i Resulull-llahut e bëjë këtë, nuk është kufër. Nëse bëhet me qëllim mohimi, është kufër.

- Nëse dikush vishet fund e krye me mëndafsh dhe dikush tjetër e përgëzon (e uron) për këtë veshje, kërcënohet nga kufri(për meshkujt).

- Nëse dikush punon një mekruh, si p. sh. t'i shtrijë këmbët drejt kibles dhe të shtrihet, ose të pështyejë drejt kibles, ose të urinoj drejt kibles, nëse atij personi i thonë: këto që bën janë mekruh, mos i bëj, dhe ai thotë, ku të mbeten me kaq gjynahet tona, kërcënohet nga kufri. Domethënë, për shkak se mekruhun e ka konsideruar diçka të parëndësishme.

- Nëse shërbëtori i dikujt hyn brenda dhe i jep selam zotëris së tij, dhe nëse dikush që gjendet pranë zotëris së tij i thotë, hesht, nuk bënë t'i japësh selam zotërisë tënde, ai person që i thotë kështu bëhet qafir. Por nëse ka për qëllim t'i mësoj mirësjelljen, dhe nëse thotë që selami duhet dhënë nga zemra, nuk është kufër.

- Të thuash imani rritet, pakësohet, është kufër. Por nëse kjo bëhet me respekt të sinqertë, të plotë, nuk është.

- Të thuash se kibla është dysh, njëra është Qabeja, njëra Kudusi. Të thuash që tani është në dy vende është kufër. Por, nëse thua se Bejti Mukaddes-i ka qenë kible, pastaj kible është bërë Qabeja, nuk është kufër.

- Nëse një person urren pa nevojë një dijetar islam, ai person kërcënohet nga kufëri.

- Nëse një person duke ngrënë ushqim thotë se të mos flasësh është nga adetet e mira të Mexhusive (adhuruesve të zjarrit), ose nëse thotë se të mos flesh me gruan kur i ka menstruacionet dhe kur është lehonë, është nga gjërat e mira të mexhusinjve, kanë thënë bëhet qafir.

- Nëse një personi i thuhet a je besimtar ti?, dhe ai nëse thotë Inshall-llah, dhe nuk e ndërron fjalën, është kufër.

- Nëse një person, atij që i ka vdekur djali, i thotë, All-llahut i është nevojitur djali yt, kanë thënë, bëhet qafir.

- Nëse një grua lidhë një pe-fije të zezë në bel, dhe asaj i thonë, çka është kjo, e ajo thotë se, është zunnar (shokë e zezë e priftërinjve që e lidhin në bel), bëhet qafire.

- Nëse një person, kur ha ushqim haram, thotë Bismil-lah, bëhet qafir. Kështu është edhe për haramet si coftina, vera. Kështu nuk është me ato që nuk janë vetë haram, por që për të tjerët janë haram ligajrihi. Kur e han mallin e vjedhur, të shqiptosh besmelen nuk është qafir. Vetë malli nuk është haram, të vidhet është haram.

- Të kënaqesh me kufrin e një personi, është kufër. Nëse një personi i thua All-llahu ta marrtë shpirtin me kufër, dijetarët nuk janë marrë vesh në se bëhesh qafir apo jo. Miratimi i kufrit është kufër. Por, nëse miratimi bëhet për shkak të tiranisë dhe dënimit të ashpër dhe të pandërprerë, nuk është kufër.

- Nëse një person thotë se filani veprën nuk e ka bëre, e në të vërtetë e di se ai e ka bërë, bëhet qafir, ngaqë All-llahu e di. Domethënë bën shpifje injorante ndaj Zotit.

- Nëse një person e kurorëzon gruan pa dëshmitarë, dhe ai e gruaja thonë se dëshmitarët tanë janë All-llahu Te’álá dhe Pejgamberi, të dytë bëhen qafirë. Sepse Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem) derisa ka qenë gjallë, nuk i dinte të fshehtat .Tani ai është në ahiret dhe nuk mund të dijë për jetën këtu(të bëhet dëshmitar). Të thuash e dinte të panjohurën, është kufër. (Të panjohurën e di vetëm All-llahu).

- Nëse dikush thotë se i di të vjedhurat dhe të fshehtat, edhe ai që thotë edhe ai që beson bëhen qafirë. Nëse thotë se mua më informojnë xhindët, prapë bëhet qafir. Të fshehtën nuk e dinë as pejgamberët as xhindët. (Të panjohurën e di vetëm All-llahu).

- Kanë thënë se nëse një person dëshiron të betohet në Zotin, dhe tjetri i thotë se nuk e do betimin e tij në Zotin, por e do betimin e tij të nderit, të sinqeritetit, bëhet qafir.

- Nëse dikush një personi që nuk e do i thotë, se fizionomia jote më duket si marrësi i shpirtit, kanë thënë bëhet qafir. Sepse engjëlli për marrjen e shpirtrave (Azraili alejhisselam) është nga engjëjt e mëdhej dhe nuk mund të krahasohet me qënjet njerëzore.

- Nëse dikush thotë se mosfalja e namazit është punë e këndshme, bëhet qafir. Nëse dikush i thotë një tjetrit eja fal namaz, e ai i thotë se i vjen punë e rëndë të fal namaz, kanë thënë se bëhet qafir.

- Nëse dikush thotë, All-llahu në qiell është dëshmitari im, bëhet qafir, Sepse i cakton vend All-llahut. All-llahu nuk ka vend të caktuar, ai është gjithkund.

- Ai që thotë i All-llahut baba-at, është qafir.

- Rrësku është nga All-llahu. Por nëse thotë se edhe nga robi kërkon lëvizje - veprim, kjo është shirk. Sepse edhe veprimi i robit është nga All-llahu.

- Nëse thotë se është më mirë të jesh qafir se të tradhtosh, bëhet qafir.

- Nëse thotë, ç'punë kam në tubimet shkencore, ose kush është në gjendje të punojë atë që thonë dijetarët, ose nëse fetvanë e hedh poshtë dhe thotë ç'dobi ka fjala e njerëzve të fesë, bëhet qafir.

- Nëse një person flet kufër, dhe tjetri qesh, edhe ai që qesh bëhet qafir. Nëse detyrohet të qeshë nuk bëhet i tillë.

- Nëse thotë Islamin nuk e njoh ose nuk e dua, bëhet qafir.

- Nëse një person bën gjynah të vogël, e një tjetër i thotë, pendohu, dhe ai, nëse thotë ç'kam bërë që të pendohem, bëhet qafir.

- Ai që sulmon librat e tefsirit dhe të fikhut, ai që nuk i pëlqen këto, ai që i përbuz, bëhet qafir.

- Nëse dikë e pyesin nga cila gjeneratë je, nga cili popull je, cili është imami i medhhebit tënd në I'tikad, cili është imami i medhhebit tëndë në veprim, nëse nuk i di, bëhet qafir.

- Ai që haramit të prerë i thotë hallall, është qafir (Është rrezik t'i thuhet duhanit është haram).

- Të dëshirosh të bëhet hallall një gjë që në të gjitha fetë është haram, dhe që i kundërvihet idesë për t'u bërë hallall, bëhesh qafir. Si, janë: kurvëria, pederizmi, të hash pasi ta mbushësh barkun, të marrësh - japësh kamatë. Dëshira që vera të jetë hallall nuk është kufër. Sepse nuk është haram në çdo fe.

- Ta përdorësh Kur'anin famëlartë në bisedë dhe tallje është kufër.

- Pra, të tallesh me Kur'anin, është kufër. E kështu është edhe të lexosh Kur'an gjatë muzikës, këngës, argëtimit, vallëzimit.

- Nëse dikush thotë se je lakuriquar krejtësisht si ajo mështjerra e Xhebrailit, është shkatërrim, tragjedi, është tallje me melaiqet.

- Nëse dikush betimin në Zotin e lidh me fjalët për kokë të birit, tim, kërcënohet të ketë bërë kufër.

- Kur'anin, mevludin ose ilahitë t'i këndosh me instrumente muzike, ose duke ekzekutuar në instrument muzikorë, është kufër.

- Kur'anin, mevludin, ilahitë dhe salavatet t'i këndosh me respekt në tubimet e të pafeve është haram.T'i lexosh për argëtim, për të bërë aheng, qejf, është kufër.

- Të mos e dëgjosh, e të mos i kushtosh rëndësi ezanit Muhamedi, të kënduar si sunnet, menjëherë bëhet kufër.

- Ai që Kur'anin fisnik e shpjegon sipas vetes së tij, bëhet qafir.

- Ai që nuk u beson si duhet njohurive të imanit, që janë shpjeguar qartë në Kur'ani Kerim dhe në hadithe, dhe që janë kumtuar njëzëri nga imamët muxhtehidë e që janë përhapur ndër myslimanë, është qafir. Ky lloj kufri quhet Ilhad (largim nga besimi i vërtetë) dhe ata që besojnë kështu, quhen Mulhid (i pabesim).

- Ai që e pëlqen kufrin e tjetërkujt, bëhet qafir.

- Kasetat dhe pllakëzat e inçizuara me Kur'an, janë të çmueshme e të respektueshme si Mus-hafi. Dhe këto të mos i çmosh është kufër

- T'u besosh atyre që thonë dhe që bëjnë fallxhinjtë dhe ata që shikojnë në yje, përgjigjet e tyre, edhe të dalin nganjëherë të drejta, t'i besosh tjetërkujt pos All-llahut i cili di gjithçka dhe që gjithçka që din do ta bëjë, është kufër. (Nuk është kështu t'u besosh njohurive shkencore).

- Ta braktisësh sunnetet duke mos u kushtuar rëndësi, duke i nënçmuar, është kufër.

- Ta lidhësh shokën e priftërinjve dhe të adhurosh putet, kryqin dhe statujat e fotografitë e tyre, të nënçmosh një nga librat që shpjegojnë sheriatin, ta përqeshësh, të tallesh me ndonjë nga dijetarët islamë, të flasësh fjalë që shkaktojnë kufër dhe nëse një gjë që është urdhëruar ta nderojmë, e nënçmojmë dhe një gjë që është urdhëruar ta përbuzim, e nderojmë është kufër.

- Ai që thotë dhe beson se një magjistar a fallxhor e bënë gjithsesi atë që do me magji, apo se magjia padyshim ka ndikim, bëhet qafir.

- Me një mall që dihet qartë se është haram të ndërtosh xhami, të japësh sadaka dhe të bësh tjetër punë të dobishme dhe për këto të presësh sevap, është kufër.

- Nëse dikush jep sadaka nga malli që është haram i argumentuar dhe shpreson të fitojë sevap, fukaraja që e merr edhe pse e di se është haram, nëse atij që ia jep i thotë Zoti qoftë i kënaqur me ty, nëse edhe dhënësi ose edhe dikush tjetër thotë amin, të gjithë bëhen qafirë.

- Të bësh qejf, të argëtohesh duke dëgjuar Kur'an me radio dhe altoparlant, në kafene, në vende të argëtimit, në tubimet ku bëhen gjynahe, është kufër.

- Ti thuash krijues, tjetërkujt, pos All-llahut, për çfarëdo qëllimi qoftë, është kufër.

- Të falësh namaz kur e di se je pa abdest dhe të mos pëlqesh një punë që është sunnet, është kufër.

- Të thuash lejohen kurvëri, pederizmi, është kufër.

- Të mos i kushtosh rëndësi haramit të shpjeguar me ixhma dhe me nass ( me ajet e hadith), është kufër.

- Të ngulësh këmbë, të vazhdosh të bësh gjynahe të mëdha, e shpie veten në kufër. Të mos i kushtosh rëndësi namazit, është kufër.

- Të thuash se në hilafetin e Ebu Bekrit dhe të Umer el Farukut nuk ka pasur drejtësi, është kufër.

- Meqense është farz ta varrosësh të vdekurin në dhé, atyre që nuk i kushtojnë rëndësi këtij farzi e ikin nga ky farz dhe thonë se të vdekurit t'i varrosësh është prapambetje, tash kur kanë përparuar dija dhe shkenca, dhe atyre që thonë se të vdekurit është më mirë t'i djegësh si Buda, brahmanët, qafirët(ateistët) komunistë, u shkon imani, bëhen murted.

- T'i mohosh me gjuhë e me zemër evliatë e Zotit, është kufër.

- T'u shprehësh armiqësi evliave dhe dijetarëve, është kufër.

- Të thuash se evliatë posedojnë atribute ismete-pagabueshme, është kufër. (Nga njerëzit, të pagabushëm janë vetëm pejgamberët).

- Ta lexosh Kur'anin në mënyrë që nuk e ka lexuar asnjëri nga dijetarët fetarë, qoftë edhe nëse nuk prishen kuptimi dhe fjalët, është kufër.

- Të përdorësh një gjë që është e veçantë për ibadetet e priftërinjve, është kufër.

- Ai që nuk e fal namazin me qëllim, ai që nuk mendon ta bëjë kaza, ai që nuk friksohet se për këtë do të ndëshkohet, edhe në medhhebin hanefi, është qafir.

- Ibadetet e qafirëve t'i bësh si ibadet, p.sh. të ekzekutosh muzikë me vegla muzikore në xhami, siç ekzekutohet në kishë dhe pa qenë i shtërnguar i detyruar, t'i përdorësh gjërat që sheriati i ka konsideruar shenja të qafirllëkut, janë kufër.

- Ai që i shan ashabët kiramë, quhet mulhid. Mulhid, është të qënit qafir.

- Të besosh se te pronari i fotografisë, te kryqi, ose te çfarëdo gjëje tjetër si ylli, dielli, lopa ka atribute Zoti, p.sh. të thuash që bën çkado, atë që do e krijon, të sëmurin e shëron. T'i madhërosh këto gjëra, është kufër.

- Duhet ditur se Isai alejhisselam do të zbresë nga qielli. Ai që nuk i beson kësaj, është qafir.

- T'i thuash qafir atij që i është premtuar Xhenneti me Kur'an dhe me hadith, është kufër.

- Ajetet që nuk kanë lidhje me shkencën, që janë jashtë praktikës shkencore, të përpiqesh t'i përshtatësh me dituritë shkencore, të ndërrosh tefsirin e mirë Selefi, është gabim i madh. Ata që bëjnë tefsir dhe përkthim të këtillë, bëhen qafirë.

- Për gruan myslimane është gjynah e haram të dalë në rrugë me kokë, me krahë dhe me këmbë të pambuluara, e t'ua tregojë meshkujve. Nëse nuk u kushton rëndësi këtyre gjërave, nëse nuk kujdeset për ato, i shkon imani, bëhet qafire.

- Edhe haramet dhe farzet që i ka kumtuar Pejgamberi ynë, janë të rëndësishme, sikur haramet e farzet që janë shpjeguar qartë me Kur'an. Prandaj ai që nuk u beson edhe këtyre, pra që nuk i pranon, del nga feja, bëhet qafir.

- Ai që nuk i beson ekzistencën e engjëjve dhe të xhindëve është qafir.

- Nëse duke bërë magji shqipton fjalë dhe bën diçka shkaktojnë kufër, bëhet kufër.

- Ai që i thotë myslimanit o qafir (ose që i thotë myslimanit mason-hebre) dhe nëse e beson atë si qafir, vetë bëhet qafir.

- Ai që i kryen ibadetet dhe gjithnjë është me drojë të mos i prishet imani dhe vazhdimisht mendon se ka shumë gjynahe dhe druan që ibadetet nuk e shpëtojnë, kuptohet se e ka të fortë imanin. Ai që dyshon në atë se a do ta vazhdojë imanin, bëhet qafir.

Kur myslimani, mashkull a femër, një punë apo një fjalë që nga dijetarët është shpjeguar njëzëri se do të jetë shkaktare e kufrit, e bën apo e thotë me dije apo ta flasë seriozisht a për shaka (pa qenë i detyruar), vetëm për t'i bërë të qeshin të tjerët, edhe nëse nuk e mendon kuptimin e saj, e humb imanin. Bëhet Murted. Ky quhet Kufër i inatit. Sevapet e mëparshme të atij që bëhet murted dhe të kufrit inator zhduken. Nëse bën tevbe, nuk kthehen prapë. Nëse është i pasur, duhet të shkojë përsëri në haxh. Namazet, agjërimet, zeqatet që i ka bërë duke qenë murted, nuk i bën kaza. I bën kaza ato që nuk i ka punuar para daljes nga Islami. Për të bërë tevbe, nuk mjafton vetëm shqiptimi i Kelime-i Shahadetit. Duhet bërë tevbe edhe nga ajo gjë që është shkaktare e kufrit. (Në cilën derë të ketë dalë nga Islamizmi, nëpër atë derë duhet të hyjë). Nëse nuk e di që do të jenë shkaktare të kufrit edhe nëse i flet e vepron, nuk është e shpjeguar njëzëri, ka dyshim nëse do ta humbë imanin do t'i prishet kurora me gruan. Si për rezervë, është mirë të bëjë ripërtrirje të imanit dhe të niqahut. Të flasësh pa dije është Kufri xhehli – kufër injorance. Padituria nuk është arsyetim, është gjyhah i madh. Sepse, gjërat që i duhet t'i dijë çdo mysliman, është farz t'i mësojë. Atij që e flet gabimisht fjalën që shkakton kufër, apo duke u mashtruar ose me një kuptim tjetër, nuk i prishen imani as kurora. Vetëmse është mirë të bëjë teube, të kërkojë t'i falet, pra të bëjë përtërirje të imanit.

Ashtu siç bëhet mysliman një qafir me shqiptimin e një Kelime-i shehadeti, po ashtu edhe një besimtar, me një fjalë të folur mund të bëhet qafir.

- Çdo mysliman duke bërë tevbe duhet të bëjë përtërirjen e imanit dhe të niqahut, duke e kënduar këtë dua të imanit në mëngjes e në mbrëmje:


"ALL-LLAHUMME INNI EUDHU BIKE MIN EN USHRIKE BIKE SHEJ'EN VE ENE A'LEMU ESTAGFIRUKE LI MA LA A'LEMU INNEKE ENTE AL-LAMUL GUJUB".

"ALL-LLAHUMME INNI URIDU EN UXHEDDIDEL IMANE VENNIKAHE TEXHDIDEN BI KAULI LA ILAHE IL-LALL-LLAH MUHAMEDUN RESULULL - LLAH"

Që ta kemi gjithnjë imanin dhe që të mos na humbasë

redakto

1. Duhet besuar e fshehta (gajbi).

2. Duhet besuar se të panjohurën do ta dijë vetëm All-llahu.

3. Harami duhet ditur haram dhe si i tillë duhet besuar.

4. Hallalli duhet ditur hallall dhe si i tillë duhet besuar.

5. Nuk duhet të jesh i sigurt nga ndëshkimi i All-llahut, veçse gjithmonë duhet të frikësohesh.

6. Nuk duhet humbur shpresa tek All-llahu.

Duhet mohuar gjërat që do të të bëjë murted dhe duhet të bëjë teube. Murtedi, që vdes pa bërë teube, do të ndëshkohet përjetësisht në zjarr të Xhehennemit. Për këtë arsye duhet të friksohemi shumë nga kufri. Duhet folur pak. Në hadith është thënë: "Gjithnjë flisni mirë, dobishëm. Ose heshtni!". Duhet të jesh serioz e jo shakaxhi. Nuk duhen bërë gjërat që nuk janë të përshtatshme për mendje, që nuk janë njerëzore. Për ta ruajtur veten nga kufri, duhet ti lutemi shumë All-llahu.

Gjërat që shkaktojnë humbjen e imanit

redakto

1. Të jesh nga ata që bëjnë bidate (risi,shtesa), domethënë të jesh me I'tikad (bindje) të prishur. (Ai që sadopak largohet nga I'tikadi që kanë njoftuar dijetarët e Ehli sunnetit bëhet i prishur ose qafir).

2. Imani i dobët (i dyshimtë)

3. Të vazhdosh të bësh gjynahe të mëdha.

4. Të ndërpresh falënderimin ndaj nimeteve(mirësive) të islamit.

5. Të mos frikësohesh se mund të shkosh në Ahiret pa iman.

6. Të torturosh dikë pa faj.

7. Të mos e dëgjosh ezanin muhamedi të kënduar si sunnet.

8. Të kundërshtosh nënën e babanë.

9. Të betohesh shumë, qoftë edhe me të drejtë.

10. T'i braktisësh t'adili erkanet (rregullat dhe rëndësinë) e namazit.

11. Ta mendosh dhe ta mësosh namazin si të parëndësishëm dhe të mos interesohesh t'u mësosh fëmijëve, t'i pengosh ata që falin namaz.

12. Të pish pije alkolike.

13. Të torturosh besimtarët.

14. Të shtiresh si njohës i njohurive fetare.

15. Ta harrosh gjynahun tënd, ta nënçmosh.

16. Të jesh mendjemadh, domethënë, ta pëlqesh veten.

17. Të thuash se kam dije dhe vepra shumë.

18. Hipokrizia, dyftyrësia.

19. Të xhelozosh (zilia).

20. Të thuash për diçka është i mirë, pa e provuar.

21. Të ngulësh këmbë në rrenë.

22. Të ikësh nga dijetarët.

23. Të zgjatësh mustaqet më shumë sesa është e lejuar me sunnet.

24. Meshkujt të veshin mëndafsh.

25. Të insistosh në gibet (përgojim).

26. Ta torturosh fqinjin tënd, qoftë edhe qafir.

27. Të hidhërohesh, të nervozohesh shumë për punë të dynjasë.

28. Të marrësh e të japësh kamatë.

29. Të bësh magji.

30. Të mos e duash atë që e do All-llahu; t'i duash ata që duan ta prishin Islamin. (HUBBI FIL-LAH, BUGDI FIL-LAH) Dashuria për Zotin, urrejtja për Zotin - është kusht i besimit. (Të duash dhe të urresh për hir té Zatit)

31. Të mbash mëri më tepër se tri ditë me vëllanë besimtar.

32. Të vazhdosh kurvërinë.

33. Të mos pendohesh pasi je gjetur në pederizëm.

34. Të mos e këndosh ezanin në përputhje me sunnetin dhe në kohët që i kanë shpjeguar librat e fikhut, si dhe kur e dëgjon ezanin e kënduar në përputhje me sunnetin, të mos e dëgjosh me respekt.

35. Të mos e ndalosh me fjalë të ëmbla, edhe pse ke fuqi, kur e sheh dikë që punon haram.

36. Të pajtohesh me daljen në rrugë: me kokë, me krahë, e me këmbë të pambuluara, të lyera e të parfumosura, të gruas sate, të vajzës e të grave të tjera që ke të drejtë t'i këshillosh.

Gjynahet e mëdha

redakto

Gjynahet e mëdha janë shumë. Shtatëdhjet e dy gjynahet e mëdha janë këto:

1. Të vrasësh njeriun pa arsye (pa faj).

2. Të bësh zina (kurvëri).

3. Të bësh pederizëm.

4. Të pish verë dhe çfarëdo pije alkolike. (Të pish birrë është haram)

5. Të vjedhësh.

6. Të përdorësh materie narkotike për qejf.

7. Ta marrësh mallin e tjetërkujt me dhunë. Domethënë, të rrëmbesh, të grabitësh.

8. Të dëshmosh gënjeshtra.

9. Të hash para myslimanëve, pa yzër, muajin e Ramazanit.

10. Të marrësh e të japësh kamatë.

11. Të betohesh shumë.

12. T'i kundërvihesh nënës e babait, t'i kundërshtosh ata.

13. Të braktisësh vizitat tek farefisi e të afërmit.

14. Të braktisësh luftën gjatë betejës e të kalosh tek armiku(të dezertosh).

15. Ta hash pa të drejtë mallin e jetimit.

16. Të mos e përdorësh drejt peshoren.

17. Ta falësh namazin para ose pas kohës.

18. Të thyesh zemrën e vëllait tënd besimtar. (Është gjynah i madh si të rrënosh Qabën. Veç kufrit, nuk ka gjynah të madh që e ofendon All-llahun më shumë , se thyerja e zemrës).

19. Të thuash fjalën që nuk e ka thënë Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem)dhe t'ia hedhësh atij.

20. Të marrësh ryshfet(korruptohesh).

21. Të ikësh nga shehadeti(dëshmia) që është borxh.

22. Të mos japësh zeqatin dhe një të dhjetën e mallit.

23. Të mos ndalosh atë që bën mëkate, mekruhe, kur ke fuqi e mundësi që ta ndalosh.

24. Ta djegësh kafshën gjallë në zjarr.

25. Të harrosh leximin e Kur'anin pasi ta kesh mësuar.

26. Ta humbësh shpresën nga mëshira e All-llahut.

27. T'i tradhëtosh njerëzit, qofshin myslimanë, qofshin qafirë.

28. Të hash mishin e derrit.

29. Të mos e duash dhe ta urresh cilindo nga ashabët e Resulull-llahut.

30. Të vazhdosh të hash pasi ta ngopësh barkun.

31. Gratë të ikin nga shtrati i burrit të vet.

32. Gratë të shkojnë në vizitë pa lejen e burrit të vet.

33. T'i thuash kurvë një gruaje të ndershme.

34. Të bartësh fjalët në mes myslimanëve.

35. T'ia tregosh vendet e turpshme tjetërkujt. Edhe t'i shikosh vendet e turpshme të tjetërkujt.

36. Të hash mishin e kafshës së ngordhur dhe t'ia japësh tjetrit për ta ngrënë.

37. Të tradhëtosh atë që të është besuar.

38. Të përgojosh myslimanin.

39. Të jeshë xheloz(të dyshosh në dashurinë dhe respektin e dikujt).

40. T'i bësh shirk (t'i bësh shok) All-llahut.

41. Të gënjesh.

42. Ta shohësh veten më të ngritur se të tjerët, me mendjemadhësi dhe egoizëm.

43. Të jesh shumë dorështërnguar e koprrac.

44. Të grabitësh mall nga i sëmuri për vdekje.

45. Të bësh shaka me njerëz, me qëllim që ti fyesh e ti nënçmosh.

46. Të mos frikësohesh nga dënimi i Zotit.

47. Të mos e besosh për haram, atë që është haram.

48. Të mos e besosh për hallall, atë që është hallall.

49. T'i besosh fallit të fallxhinjve, të besosh se tregojnë të panjohurën.

50. Të largohesh nga feja jote, të bëhesh tradhëtar.

51. T'i shikosh me ëndje vajzat, gratë që s'i ke të lejuara.

52. Gratë të veshin rroba të meshkujve.

53. Meshkujt të veshin rroba të grave.

54. Të punosh gjynahe në haremi sherif, Qabe.

55. Të këndosh ezan e të falësh namaz pa ardhur koha.

56. T'i kundërshtosh e t'u kundërvihesh njerëzve të pushtetit, dhe ligjeve që nuk cënojnë të drejtat dhe liritë e muslimanit.

57. Vendet e ndaluara (trupore) të gruas sate, t'i krahasosh me vendet e ndaluara të nënës.

58. Të shash nënën e gruas sate.

59. Të marësh në nishan njëri-tjetrin.

60. Të hash e të pish atë që e ka lënë qeni.

61. Mirësinë që i ke bërë (dikujt) t'ia përmendësh vazhdimisht.

62. Të veshësh mëndafsh (për mashkullin).

63. Të insistosh në injorancë. (Të mos e mësosh i'tikadin e Ehli sunnetit, farzet, haramet e tij dhe çdo dituri që nevojitet).

64. Të betohesh duke përmendur diçka tjetër nga emrat që ka kumtuar All-llahu dhe Islami.

65. T'i shmangesh diturisë.

66. Të mos kuptosh se injoranca është shkatërrim.

67. Të insistosh që të bësh vazhdimsht gjynahe të vogla.

68. Të qeshësh me të madhe pa qenë i detyruar.

69. Të shëtisësh i papastër (xhunup), aq sa të të kalojë një kohë namazi.

70. T'i afrohesh gruas kur është me menstruacion dhe lehonë.

71. Të bësh muzikë të këndosh këng të pamoralshme.

72. Të bësh vetëvrasje.

Ashtu siç është haram të dalin rrugëve gratë, vajzat me kokë, flokë, supe, e këmbë të pambuluara, po ashtu është e ndaluar të dalin me rroba të holla të tejdukshme), të lyera e të parfumosura me erëra të këndshme për të tërhequr vëmendjen.

Të shikosh me ëndje rrobat e brendshme të gruas së huaj është haram. Të vizatosh ose të bësh fotografi që janë nxitëse lakmimi harami, është e ndaluar.

Të shpenzosh më tepër ujë sesa nevojitet në abdest e në gusul, është shpenzim i panevojshëm dhe është haram.

Dhjetë gjëra në frymëmarrjen e fundit bëhen shkaktare të shkosh pa iman

redakto

1. Të mos i mësosh urdhëresat dhe ndalesat e All-llahut.

2. Të mos e rregullosh imanin tënd sipas I'tikadit të Ehli sunnetit.

3. Të jepesh pas mallit, gradës, famës në dynja.

4. T'i bësh zullum, torturë dhe stërmundim vetes, njerëzve të tjerë, kafshëve.

5. Të mos falenderosh All-llahun dhe ata që bëhen shkaktarë të të vijnë të mirat.

6. Të mos frikësohesh të jesh pa iman.

7. Të mos falësh pesë kohët e namazit në kohën e duhur.

8. Të marrësh e të japësh kamatën (me faide).

9. T'i nënçmosh myslimanët që janë të lidhur në fenë e tyre. T'u thuash këtyre gjëra të prapambetura.

10. Të flasësh, të shkruash dhe të bësh fjalë, shkrime e vizatime për prostitucionin.

Për të qenë në i'tikadin e ehli sunnetit u duhet kushtuar kujdes këtyre çështjeve

redakto

1. Zoti i ka cilësitë e Tij.

2. Imani nuk shtohet dhe nuk pakësohet.

3. Me veprimin e gjynahut të madh, imani nuk humbet.

4. Të besuarit mbi të panjohurën është bazë.

5. Në çështjen e imanit nuk bëhet krahasim.

6. All-llahu Te’álá në Xhennet do të shihet.

7. Tevekkuli (mbështetja te Zoti) është kusht i imanit.

8. Veprat (ibadetet) nuk janë pjesë nga imani.

9. T'i besosh kaderit (paracaktimit të Zotit) është kusht i imanit.

10. T'i përshtatesh një medhhebi në të vepruar është kusht.

11. T'i duash e të respektosh të gjitha gratë e Pejgamberit tonë, Ehli bejtin dhe ashabi kiramët.

12. Epërsitë e katër kalifëve, janë sipas rradhës së hilafetit të tyre.

13. Lejohet që sevapet e ibadeteve nafile, si namaz, agjërim, sadaka t'ia dedikosh dikujt tjetër.

14. Miraxhi është bërë me shpirt dhe me trup.

15. Kerameti (çudia-mrekullia) i evliasë është i vërtetë - reale.

16. Shefaati (ndërmjetësimi) është hak (i vërtetë).

17. Mes-hi mbi meste lejohet.

18. Ka marrje në pyetje në varr.

19. Dënimi në varr do të jetë shpirtëror dhe trupor.

20. Edhe njerëzit, edhe punët e tyre i krijon All-llahu. Te njeriu ka vullnet-dëshirë të pjesëshme.

21. Rrësku është edhe nga hallalli, edhe nga harami.

22. Për hatër të evliave bëhet lutjepërto.

Veset e Këqija

redakto

1. Kufri.

2. Injoranca.

3. Frika të turpërohesh. (Të mos marrësh nëpër gojë njerëzit, të mos i ngatërrosh, të mos i hidhërosh, të mos e pranosh hakun e tyre).

4. Të krenohesh. (Të pëlqesh veten e të kesh dëshirë të krenohesh).

5. I’tikadi i përtëritur. (Imani i prishur).

6. Nënshtrimi i epshit. (T’i nënshtrohesh dëshirave, shijeve, lakmive të epshit).

7. Iman me imitim. (T’i imitosh personat që nuk i njeh).

8. Dyfytyrësia(hipokrezi). (Demonstrim, t’i arrish dëshirat e kësaj bote duke u shtirur sikur bën vepra të Ahiretit).

9. Pangopshmëria-lakmia e tepërt. (Lezetet e dynjasë t’i kërkosh në rrugë të haramit).

10. Dëshira e pashuar - lakmia. (Të dëshirosh - të lakmosh të jetosh shumë për të shijuar kënaqësitë materiale të kësaj bote).

11. Mendjemadhësia. (Ta shohësh veten mbi të tjerët).

12. Modestia (nënçmimi i vetvetes).

13. Vetëkënaqësia. (T’i pëlqesh të mirat, ibadetet që ke bërë).

14. Zilia - xhelozia. (Të kesh zili, të mos përballosh, të dëshirosh t’i humbë nimeti atij. Ebu Lejthi Semerkandi thotë: Duaja e tre personave nuk pranohet: e atij që ha haram, e atij që bën gibet, e atij që ka zili).

15. Të nënçmosh tjetërkënd.

16. T’i gëzohesh dëmit, belasë që godet tjetërkënd.

17. Përçarja. (Të prishësh shoqërinë, të përçahesh, të rrish hidhërueshëm).

18. Frika. (Të frikësohesh. Të të mungojë guximi).

19. Hidhërimi. (Hidhërimi përtej mase).

20. Tradhtia. (Të mos e mbash fjalën, premtimin).

21. Të mos e mbash premtimin. (Të mos e mbash fjalën e dhënë. Në hadith thuhet: Shenjat e hipokrizisë janë tri: të gënjesh, të mos e realizosh premtimin, të tradhtosh të besuarën-emanetin).

22. Mendimi i keq. (Të mendosh keq është haram. Të mendosh se nuk do të falen gjynahet, është mendim i keq ndaj All-llahut. T’i mendosh besimtarët keqbërës, veprues të haramit, është mendim i keq).

23. Të jepesh pas pasurisë.

24. Shtyerja (Vonesa). Kryerjen e punës së mirë ta shtysh për më vonë. Në hadith thuhet: “Dijeni vlerën e pesë gjërave, para se të vijnë pesë gjëra të tjera: Vlerën e jetës para se të vdesësh, vlerën e shëndetit para se të sëmuresh, vlerën e fitimit të Ahiretit në dynja, vlerën e rinisë para se të plakesh, vlerën e pasurisë para se të varfërohesh”.

25. T’i duash të këqijtë. (Të këqinj janë ata që bëjnë zullum, që bëjnë vepra haram).

26. T’u shprehësh armiqësi dijetarëve. Tallja me dijen dhe me dijetarët islamë është kufër.

27. Intriga. (T’u shkaktosh njerëzve bela, shqetësim, brengosje. Në hadith thuhet: “Intriga është në gjumë. Ai që e zgjon, qoftë mallkuar”.)

28. Lajkatimi. (Kur ke fuqi, të mos e pengosh atë që bën haram dhe të japësh fenë për dynjanë është lajkatim, vardisje pas tij).

29. Inati dhe kokëfortësia - këmbëngulja. (Kur dëgjon të drejtën, të vërtetën dhe të mos e pranosh).

30. Të mos mendosh. (Të mos i mendosh gjynahet).

31. Të mallkosh myslimanin.

32. T’i vësh emër të keq e të shëmtuar myslimanit

33. Të refuzosh ndjesën.

34. Të shpjegosh - të komentosh gabim Kur’anin.

35. Të insistosh të punuarit e haramit.

36. Të përgojosh.

37. Të mos pendohesh.

38. Lakmia për pasuri dhe pozitë.

Duhet t’u shmangemi vetive të këqija, duhet të përpiqemi të jemi me veti të mira. Në hadith është urdhëruar që: “Një njeri me veti të mirë që bën pak ibadet, në kiamet arrin shkallë të larta”.

“Më i lehti nga ibadetet dhe shumë i dobishëme është të flasësh pak dhe të kesh veti - shprehi të mirë”.

Domethënia E Duave të Namazit

redakto

SUBHANEKE

“I Famshëm je vetëm Ti, O All-llahu im! dhe lavdia të qoftë Ty. I lartë është emri Yt dhe Madhëria jote është shumë e madhe. Nuk ka Zot tjetër përveç Teje”.

ETTEHIJJATU Nderimet tona All-llahut. Atij i përkasin të falurat tona dhe të gjitha veprat e mira. Të përshëndesim Ty, o Pejgamber i All-llahut dhe bekimi e mëshira e All-llahut qofshin mbi Ty. Paçim shpëtim ne dhe të gjithë robët e mirë të All-llahut.

Deklaroj e dëshmoj se vetëm All-llahu është Zot dhe deklaroj që Muhammedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Zotit

SALAVATET

O Zot, shfaqi mëshirën Tënde Muhammedit dhe familjes së Muhammedit, sikur ia shfaqe Ibrahimit dhe familjes së Ibrahimit. Vërtet, Ti je i lavdishëm dhe i famshëm.

Zot, shpërndaja bekimin tënd Muhammedit dhe familjes së Muhammedit, sikur ua shpërndave bekimin Ibrahimit dhe familjes së Ibrahimit. Vërtet, Ti je i lavdishëm dhe i famshëm.

DOMETHËNIA E DUAVE

O Zoti ynë, na jep mirësi në këtë jetë, dhe mirësi në botën tjetër (në Ahiret), dhe na ruaj nga dënimet e Xhehennemit.

O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe gjithë besimtarët në atë ditë kur të fillojnë llogaritë”.

DUAJA TË KUNUTIT

O Zot, prej Teje kërkojmë ndihmë, prej Teje kërkojmë falje dhe prej Teje kërkojmë udhëzime. Ne Ty të drejtohemi me pendime, në Ty shpresojmë dhe Ty të jemi mirënjohës për çdo të mirë. Ty të falënderojmë dhe s’i shlyejmë mirësitë e Tua. E refuzojmë dhe shmangemi nga ai që gabon ndaj Teje.

O Zot, vetëm Ty të adhurojmë, për hir Tënd falemi dhe përulemi në tokë(sexhde), vetëm nga Ti anojmë dhe përpiqemi duke shpresuar në mëshirën Tënde. Dënimi Yt, vërtetë, do t’i arrijë mosbesimtarët.

Shpjegime Të Disa Termave Islame

redakto

Ahiret: bota tjetër, jeta pas vdekjes.

Ajet: fjali a togfjalësha të Kur’anit, verset i Kur’anit.

As-habe: Shok i Muhammedit alejhisselam.

Auret: organet e trupit të njeriut që duhen mbuluar, si pjesë të turpshme. Pjesët e trupit që nuk duhet të shihen.

Dert: brengë, hall, problem.

Dua: çdo lutje që i drejtohet All-llahut.

Dynja: bota e sotme, jeta në këtë botë.

Dhikr: të përmendurit e emrit të All-llahut ose ndonjë shprehje tjetër devotshmërie me të cilën lartësohet Zoti.

Eda: falja e namazit në kohën e duhur.

Ehli Bejt: farefisi i afërm i Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem)

Es-habi kiram: Myslimanët e nderuar që e kanë parë fytyrën e bekuar dhe dëgjuan fjalët e ëmbla të Pejgamberit Muhammed (salall-llahu alejhi ve selem).

Fasik: njeri i prishur, që bën e vepron punë të palejuara.

Fetva: përgjigje dhe vendime juridike islame të mbështetura në Kur’an dhe hadith, që i jep personi i autorizuar.

Fikh: shkencat juridike islame.

Gjynah: mëkat, faj, gabim, keq.

Hadith: gjithçka që Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), ka thënë, ka porositur, ka punuar dhe ka pëlqyer (kur diçka kanë punuar të tjerët).

Hakikat: njëmendësi, e vërtetë, realitet.

Hajr: punë, veprim i mirë, mirësi, dobi.

Hak: i vërtetë, (i) drejtë, detyrim, borxh.

Hytbe: fjalim, këshillë, ligjëratë islame, që e mban imami në namazin e xhumasë dhe në namazin e bajrameve duke folur nga minberi.

Ibadet: lutje, përkushtim, nënshtrim dëshirës së All-llahut. Çdo vepër islame që kryhet në emër të All-llahut është ibadet. Pra, ibadet është sendërtimi i urdhëresave dhe ndalesave të All-llahut.

Imam: përdoret me dy kuptime: 1. Personi që udhëheq faljen e namazit me xhemat; 2. Titull nderi për dijetarët islamë, sidomos për themeluesit e shkollave burimore juridike islame, p.sh., Imam Ebu Hanife, Imam Shafiu, Imam Maliku, Imam Hambeliu etj.

Iman: besimi në All-llahun xheleshanuhu.

Kaza: plotësim (kryerje) i të gjitha detyrimeve islame (farzeve) pas kohës së caktuar, kur nuk janë kryer në kohën e tyre.

Keramet: shfaqja e gjërave të jashtëzakonshme nga njerëzit e zgjedhur (evliatë) e All-llahut(mrekulli të evlijave)

Kible: të kthyerit e myslimanit nga Qabeja (në Mekë) me rastin e faljes së namazit. Të kthyerit nga kibla bëhet edhe me rastin e therjes së kurbanit, por edhe të tjera. Edhe të vdekurit, kur të varroset, i kthehet e djathta nga kibla. Kibla tek ne është në drejtim jug-lindje.

Kijam: qëndrimi në këmbë gjatë faljes së çdo rekati të namazit, ku duhen kënduar pjesë nga Kur’ani.

Kiamet: Dita e shkatërrimit të kësaj bote-fundi i kësaj bote.

Kiraet: leximi dhe këndimi i Kur’anit në namaz e në raste të tjera.

Kusur: faj, e metë.

Medhheb: shkollë juridike a apologjike islame, drejtim.

Mes-h: përshkimi (fshirja) e kokës me dorë të lagur me rastin e marrjes abdest.

Mufessir: dijetarë që merret me komentimin e Kur’anit.

Munafik: dyfytyrësh, hipokrit, që haptas thotë diçka, kurse fshehurazi punon të kundërtën; që shfaqet sikur është besimtar, e në të vërtetë nuk është besimtar,por ngatërrestar. Munafikët janë kategoria më e urrejtur tek All-llahu.

Murted: ai që e lë fenë islame, pasi e ka pranuar atë; tradhtar.

Mushrik: që beson në shumë zota, që i bën shok All-llahut.

Nafile: namaz jo i detyrueshëm; që falet vullnetarisht (edhe për këtë namaz vlejnë të njëjtat rregulla si për namazin e detyrueshëm).

Namaz: është detyrë për çdo mysliman. Brenda 24 orëve falen pesë namaze. Namazi përbëhet prej dy e më shumë rekatesh. Fjala namaz, ka burimin persian, dhe është sinonim i fjalës arabe salat.

Nijet: të vendosësh (për të falur namaz, por edhe për punë të tjera).

Nimet: dhunti, begati (e caktuar nga All-llahu)mirësi. Pejgamber: lajmëtar i fesë; ai që kumton Shpalljen e All-llahut xheleshanuhu. Fjalë me burim persian. I përgjigjet fjalës arabe nebij dhe resul.

Qabe: quhet edhe Bejtull-llah. Tempulli i shenjtë i myslimanëve nga i cili drejtohen myslimanët gjatë faljes së namazit.

Qafir: pabesimtar, ai që largohet nga feja islame.

Qefaret: kompensim, formë shpagimi për ndonjë gabim, mëkat.

Kufër: mosbesim, largim nga feja islame.

Rekat: pjesë përbërëse e namazit. Përbëhet prej qëndrimit në këmbë (kiam), rukusë dhe sexhdes.

Resulull-llah: I dërguari i All-llahut xheleshanuhu (H.Muhammed alejhisselam)

Ruku: pjesë përbërëse e rekatit që bëhet duke përkulur pjesën e sipërme të trupit në formë horizontale (koka të jetë në një nivel me shpinën), ndërsa duart vendosen mbi gjunjë.

Sadaka: çdo lloj pasurie që u jepet vullnetarisht të varfërve ose dikujt tjetër, lëmoshë.

Sadakatul-fitër: sadakë specifike, që jepet në Ramazan.

Saf: rend i xhematit kur falen pas imamit.

Salavat: lutje (dua) e posaçme në gjuhën arabe, me të cilën personi i lutet All-llahut xheleshanuhu, për Muhammedin (salall-llahu alejhi ve selem).

Selam: përshëndetje islame, shpëtim, paqe.

Sexhde: pjesë përbërëse e rekatit. Kryhet pas rukusë në atë mënyrë që falësi lëshohet në tokë me ballë, me hundë, me duar dhe me gjunjë. Namazi nuk është i vlefshëm pa bërë sexhden.

Sehvi sexhde: sexhde korrigjuese (përmirësuese). Kjo sexhde bëhet nëse është bërë ndonjë gabim (lëshim) jo i rëndë gjatë namazit.

Sunnet: traditë, zakon. Në terminologjinë islame është puna, veprimi i Muhammedit alejhisselam, ose pëlqimi i tij.

Sure: kaptinë e Kur’anit.

Shehid: luftëtar që vritet për liri të fesë e të atdheut; i mbyturi pa faj.

Sheriat: ligji, norma ligjore islame e bazuar në Kur’an dhe në hadith.

Sherr: dëm, keq, keqbërje.

Tabiin: gjenerata që ka arritur të mbajë mend e të shoqërohet me shokët e Muhammedit alejhisselam.

Taharet: pastrimi i organit pas kryerjes së nevojës së madhe e të vogël.

Tahmid: të shprehurit e sintagmës “el-hamdulil-lah” - “Falënderimi i qoftë All-llahut”.

Takva: i devotshëm, që i frikësohet All-llahut xheleshanuhu. Takva quhet personi që i kryen të gjitha detyrimet fetare-islame.

Tavaf: sjellja rreth Qabesë (gjatë kohës së haxhit) sipas rregullave islame.

Tekbir: të shprehurit e sintagmës “All-llahu ekber” - All-llahu është më i madhi.

Teshehhud: qëndrimi (ndenjja) në gjunjë (ulur) në fund të dy rekateve të namazit dhe leximi i tekstit të caktuar në gjuhën arabe “Et-tehijjatu...”.

Tefsir: shkenca që merret me komentimin e Kur’anit.

Teube: të penduarit, pendimi për veprat e gabuara të bëra dhe për moskryerjen e detyrimeve të tjera islame.

Ummet: anëtarët e bashkësisë islame, myslimanët.

Yzër: e metë trupore, pengesë, për shkak të së cilës personi ka arsye që të mos kryejë një detyrim islam, ose ka lehtësime për mënyrën e kryerjes së tij.

Xhemat: grup njerëzish që falen pas imamit.

Xhenaze: i vdekur, namaz me lutje për të vdekurin, që kryhet zakonisht para varrimit.

Xhihad: luftë, përpjekje në rrugë të Zotit.

Xhunup: gjendja pas marrëdhënieve seksuale, pas ejakulimit ose pas polucionit (ejakulim në ëndërr), derisa të pastrohet sipas normave të caktuara islame (shih gusull); i papastër. Sipas normave islame larja pas kësaj gjendjeje është e detyrueshme (farz).

Zekat: detyrim islam, që jepet për pasurinë e cila ka arritur shkallën e caktuar (nisabin). Zekati është një nga pesë shtyllat e Islamit.