Libri i namazit/Pjesët përbërëse të namazit (ruknet e namazit)
Pjesët përbërëse të namazit (Ruknet e namazit)
redakto1. IFTITAHI TEKBIR - Tekbiri fillestar. Duke hyrë në namaz të shqiptohet All-llahu ekber është farz. Tjetër fjalë nuk thuhet.
2. KIAM - Ndenja në këmbë. I sëmuri që nuk mund të rrijë në këmbë, falet ulur. I sëmuri që nuk mund të rrijë ulur, shtrihet në shpinë dhe falet me lëvizje koke. Meqë fytyrën duhet ta ketë nga kiblja e nga qielli, i vihet jastëku nën kokë. I shtrëngon këmbët. Kur je me qëndrim në këmbë, këmbët mund të jenë të hapura rreth katër gishta larg njëra - tjetrës.
I sëmuri që nuk mund të rrijë në këmbë se i merren mendtë, i dhemb shumë koka, dhëmbi, syri ose diku tjetër. Atij që i kullon plaga, ka frikën e armikut, është rrezik t’i vidhet pasuria. Ai që duke ndenjur në këmbë do ta prish agjërimin ose këndimin, ose ata që do t’u zbulohej vendi i auretit, që të gjithë falen ulur. Për ruku përkulet pak, e për sexhde e vë kokën në tokë. Ai që nuk mund ta vërë kokën në tokë, për ruku përkulet pak e për sexhde përkulet më shumë. Nëse përkulja për sexhde nuk është më e madhe se përkulja për ruku, namazi nuk pranohet. Nëse në tokë vë një gur a dërrasë dhe mbi to bën sexhde, edhe pse i pranohet namazi, hyn në gjynah. Domethënë bëhet tahrimen mekruh.
3. KIRAET - Leximi i Kur’anit. Në çdo rekat të sunneteve dhe të vitrit, si dhe kur fal vetëm në dy rekatet e farzeve gjatë të ndenjurit në këmbë, është farz të lexohet Kur’an (një ajet i gjatë ose tri të shkurtra). Të lexosh sure të shkurtër, është më sevap.
Në rekatin e parë të secilit namaz lexohet: Subhaneke, Eudhubil-lahi, Bismi-lahi, Fatihaja dhe një sure (kaptinë).Në rekatin e dytë të secilit namaz lexohet: Bismil-lahi, Fatihaja dhe një sure, ose një ajet i gjatë a tri të shkurtra (më e pakta).Në rekatin e tretë dhe të katërt të namazeve farze lexohet Bismil-lahi dhe Fatihaja.Leximi i Fatihasë dhe i sures (së shkurtër) në dy rekatet e para, është vaxhib ose sunnet. Dhe të lexosh Fatihanë para sures është vaxhib. Nga kjo renditje (e vaxhibeve) e kiraetit, nëse harrohet një, duhet bërë Sehvi sexhde (sexhde përmirësuese).Gjatë ndenjes në këmbë, në Kiraet, nuk lejohet të lexohet përkthimi i Kur’anit.
Imami atë që do ta lexojë në rekatin e parë dhe të dytë, përveç në namazin e xhumasë dhe të bajrameve, është sunnet ta lexojë me gjatësi dy shkallësh (rekati i parë më i gjatë se i dyti). Kur falet vetëm, në çdo rekat mund të lexojë me të njëjtën gjatësi. Është mekruh që imami ta bëjë shprehi që në të njëjtat rekate të të njëjteve namaze, të këndojë të njëjtat ajete. Është edhe më keq sikur t’i këndojë me rend të mbrapshtë. Në rekatin e dytë të kërcesh suren që pason pas asaj që është kënduar në rekatin e parë, e të këndosh të tretën, është mekruh. Ta këndosh Kur’anin me renditjen si në Mus-haf, është vaxhib dhe kjo duhet praktikuar gjithmonë.
4. RUKU’I - Pas leximit të Kur’anit (Kiraetit), derisa jemi në këmbë, duke marr tekbir përkulemi në ruku. Në ruku meshkujt i hapin gishtat i vënë mbi gjunjë dhe shpinën e kokën i mbajnë drejt.
Në ruku më së paku tri herë thuhet: Subhane rabbijeladhim. Nëse imami pa e shqiptuar tri herë e ngre kokën me tekbir, edhe xhemati e ndjek menjëherë atë. Në ruku krahët dhe këmbët mbahen drejt. Femrat nuk i hapin gishtat. Shpinën, këmbët dhe krahët nuk i mbajnë drejt.
Duke u ngritur nga rukuja, shqiptojmë: Semiall-llahu limen hamideh. Kjo si për atë që falet vetëm, si për imamin, ta thotë është sunnet. Xhemati këtë nuk e thotë. Mandej ndalemi pak dhe, në pozitën me qëndrim drejt, themi: Rabbena leke-l-hamd. Dhe tani, duke thënë All-llahu ekber biem në sexhde. Së pari i ulim gjunjët në tokë, mandej pëllëmbët, të djathtën e pastaj të majtën, dhe në fund hundën dhe ballin.
5. SEXHDEJA - Vënia e fytyrës në tokë (dysheme). Në sexhde gishtat e duarve duhet të jenë të bashkuar me njëri tjetrin dhe drejt kibles, kurse koka ndërmjet dy duarve. Ta vësh kokën në një vend të pastër, domethënë në gur, në tokë, në dërrasë, mbi shtrojë është farz.Vendosja e hundës së bashku me ballin është vaxhib. Të vësh vetëm hundën pa ndonjë arsye nuk është e lejuar. Të vësh vetëm ballin, është mekruh.
T’i vesh në tokë të dy këmbët, ose së paku nga një gisht të të dyjave është farz. Domethënë nëse nuk vihen të dy këmbët në tokë, namazi nuk pranohet, ose është mekruh.
Në sexhde t’i mbledhësh gishtat e këmbëve e t’i kthesh nga kiblja, është sunnet.
Meshkujt krahët dhe kofshët në sexhde, i mbajnë të ndara nga barku. T’i vësh në tokë duart dhe gjunjët, është sunnet. Thembrat, në kiam (në ndenje në këmbë) t’i mbash larg njëra-tjetrës katër gishta, në ruku dhe në sexhde t’i mbash të bashkuara, është sunnet.
Është mekruh t’i tërheqëh pjesët e pantalloneve kur bie në sexhde. Gjithashtu është mekruh të hysh në namaz me pantollona të palosura lart, të përvjela. Të falësh namaz me krah e pantallona të përvjela, është mekruh. Po ashtu është mekruh të falësh namaz pa takie, ndërsa të falësh namaz me rroba të zhyera e të ndotura apo me rroba të punës, është mekruh.
6. KADE-I AHIRE - Ulja në mbarim të namazit. Është farz që në rekatin e fundit të rrish ulur së paku aq sa të lexosh Ettehijjatu. Duke ndenjur ulur, nuk jepet isharet me gishta të dorës. Meshkujt gishtat e këmbës së djathtë i mbledhin përbrenda drejt kibles dhe këmbën e mbajnë drejt, kurse të majtën e shtrijnë në tokë, të kthyer nga e djathta, dhe ulen mbi të. Të ulesh kështu është sunnet.
Femrat ulen duke i vënë në tokë shputat e këmbëve. Kofshët janë afër njëra-tjetrës. Këmbën e djathtë e nxjerrin jashtë nga ana e djathtë, këmba e majtë mbetet brenda me gishta të kthyer në të djathtë.