ParathënieRedakto

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

PARATHËNIE

Lavdi i qoftë All-llahu Te’álá. Salavatet dhe selami qofshin për Muhammedin (salall-llahu alejhi ve selem), që All-llahu e ka zgjedhur dhe që është më i dashuri i robëve të Tij. Lutjet qofshin për çdonjërin nga Elhi bejti i pejgamberit, për Es-habi Kiramin e drejtë “ridvanull-llahi teala alejhim exhmein”.

Që të arrish në dynja lumturinë, duhet të jesh mysliman. Dhe të jesh mysliman nuk ka nevojë për kurrfarë formaliteti, si p.sh., të shkosh tek imami a myftiu për konfirmim. Së pari duhet besuar me zemër dhe pastaj duhen mësuar dhe duhen zbatuar urdhrat dhe ndalesat e Islamit.

Për të besuar duhet shqiptuar Kelime-i shahadeti(fjala e dëshmisë)dhe duhet ditur domethënia e tij. Dhe të besosh sipas kësaj fjale,duhet ti besosh ashtu siç e shpjegojnë dijetarët e Ehli sunnetit në librat që ata kanë shkruar. Besimtarët që u mbështeten librave të vërtetë fetarë që kanë shkruar dijetarët e Ehli sunnetit ,do t’u jepen sevape (shpërblime) të shumta. Çdonjërit nga alimët (dijetarët) e katër medhhebeve u thuhet alim-i Ehli sunnet. Kushtet e imanit (besimit) janë shpjeguar gjerësisht në librin Besimi dhe Islami. J'ua rekomandojmë ta lexoni këtë libër.

Pas besimit, urdhri më i rëndësishëm është namazi. Falja e pesë kohëve të namazit është Farzi ajn (detyrim i domosdoshëm) për çdo mysliman. Të mos i falësh ato është gjynah (mëkat) i madh. Për ta falur namazin drejt dhe saktë, së pari duhet të merren njohuri për namazin. E shohim të dobishme që në këtë libër, njohuritë e namazit të kumtuara në fenë tonë,t’i shpjegojmë shkurt dhe me hollësi. Këto njohuri të namazit i kemi përgatitur në mbështetje të librave të shumë dijetarëve islam, dhe çdo mysliman duhet t’i mësojë dhe t’ua mësojë edhe fëmijëve të tij.

Që të falet drejt namazi, duhet të mësohen përmendsh suret(kaptinat e Kuranit) dhe duatë(lutjet) që do të këndohen në namaz. Nëse nuk është e mundur të mësojë më tepër, duatë dhe suret që janë të mjaftueshme sa për të falur namaz, duhet t’i mësojë secili nga ndonjë hoxhë ose shok që di t’i lexojë këto mirë e që i shqipton saktë.

Për ta lexuar drejt Kur’anin, duhen ndjekur kurse të Kur’anit. Duhet ta mësojmë patjetër leximin e drejtë të Kur’anit dhe atë duhet t’ia mësojmë edhe fëmijëve.

Shkrimi i Kur’anit me shkronja të alfabetit latin nuk është i saktë. Për këtë arsye duhet lexuar origjinalin në arabisht. Leximi i tij është shumë i lehtë. Pejgamberi ynë në një hadith sherif ka thënë: “Ato që fëmijëve të tyre ua mësojnë Kur’anin, ose që ia dërgojnë hoxhës për të mësuar Kur’anin, për çdo germë të mësuar të Kur’anit, u jepet dhjetëfishi i sevapeve që fitohet për një vizitë në Qaben e madhërueshme. Dhe Ditën e gjykimit në kokë u vihet kurora mbretërore. Të gjithë njerëzit i shohin dhe i lakmojnë”.

All-llahu Te'álá të gjithë ne na bëftë nga ata rob të Tij, të cilët pasi të kenë besuar, do të mësojnë dhe do ta falin drejt namazin dhe do të bëjnë punë të hajrit. Amin!

Hasan Yavash

       Miladi                        Hixhri shemsi                Hixhri kameri
        2000                                 1378                              1421