Namazi me xhematRedakto

Me dy ose me shumë veta

Namazin me xhemat mund ta falin edhe dy veta, por me kusht që njëri të bëhet imam. Për meshkujt është sunnet që farzet e pesë kohëve të namazit t'i falin me xhemat. Për namazet e xhumasë dhe të bajramit, xhemati është farz. Me hadith është njoftuar se për pesë namazet e falura me xhemat, jepen shumë më tepër sevape. Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "Namazit të falur me xhemat i jepen njëzet e shtatë fish sevape më tëpër se namazit të falur vetëm". Gjithashtu ka thënë: "Atij që merr abdest mirë dhe që shkon në njërën nga xhamitë për të falur namazin me xhemat, All-llahu Te’álá për çdo hap të hedhur ia shkruan një sevap , për çdo hap ia shlyen një gjynah nga fletorja e veprimeve të tij dhe e ngre atë një shkallë më lart në Xhennet.

Namazi i falur me xhemat siguron barazinë, vllazërinë ndërmjet myslimanëve, rrit dashurinë dhe marrdhëniet mes tyre. Xhemati mblidhen dhe bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë mësohet për ata që kanë halle e nevoja e për ata që janë të sëmurë. Xhemati është shembulli më i mirë që myslimanët janë si një zemër, një trup i vetëm.

Për të sëmurin, të paralizuarin, për atë që një këmbë e ka të prerë, për pleqtë që nuk mund të ecin dhe për të verbërit nuk është kusht të shkojnë në xhemat.

Në namazin e falur me xhemat, atij që i drejtohen prapa xhemati, i thonë imam. Për imamllëk dhe për ata që i bashkohen imamit ka kushte.

Kushtet e imamllëkut Drejtuesit të faljes me xhemat

Për t'u bërë imam, kërkohen gjashtë kushte. Namazi i falur pas imamit, për të cilin dihet se nuk plotëson një nga këto gjashtë kushte, nuk pranohet.

1. Të jetë mysliman. Ai që nuk beson se Ebu Bekër Siddiku dhe Umer ul Faruku kanë qenë kalifë; ai që nuk e beson miraxhin, azapin në varr, nuk mund të jetë imam.

2. Të jetë në moshën madhore (në moshën e pjekurisë).

3. Të jetë i ndërgjegjshëm. Pijaneci dhe i çmenduri nuk mund të bëhen imam.

4. Të jetë mashkull. Femra nuk mund t'u bëhet imam meshkujve.

5. Të dijë të këndojë drejt së paku Fatihanë dhe një ajet. Ai që nuk mëson përmendsh një ajet, po edhe nëse e mëson, ai që nuk mund ta këndojë me texhvid, por e këndon si melodi, nuk mund të bëhet imam.

6. Të jetë pa të meta. Ai që është me të meta të arsyeshme, nuk mund t'u bëhet imam i atyre që janë pa arsye.

Për imamin është kusht ta lexojë Kur'anin me texhvid. Lexim i bukur, domethënë të lexosh me texhvid. Nuk falet namazi pas atyre imamëve që nuk u kushtojnë rëndësi kushteve të namazit.

Personi më i përshtatshëm për imam, është ai që e di më së miri sunnetin dhe njohuritë fetare. Nëse në këtë aspekt (dy veta) janë të barabartë, imam bëhet ai që e këndon Kur'anin më mirë. Nëse edhe në këtë aspekt janë të njejtë, imam bëhet ai që është më i devotshëm. Nëse janë të njejtë prapë, imam zgjidhet i moshuari.

Imamllëku i robit(pengut), i nomadit, i të prishurit, i të verbrit dhe i fëmijës së zinasë, është mekruh. Imami nuk duhet ta zgjatë namazin aq sa ta bezdisë xhematin.

Femrat të falen në mes tyre me imam, është mekruh.

Imami që do të falet vetëm me një person, atë e vendos në anën e djathtë. Nëse bëhet imam i dy vetave, ata kalojnë në dy anët e tij. Nuk është e lejuar që meshkujt të falen pas femrës a fëmijës.

Pas imamit safin e krijojnë meshkujt, pastaj fëmijët dhe, pas tyre, femrat krijojnë saf në vete.

Nëse imami e ka bërë nijet që të jetë imam edhe i grave, nëse një grua rreshtohet në namaz me një mashkull në të njejtin saf, namazi i mashkullit prishet. Nëse imami nuk e ka bërë nijet që të jetë imam i kësaj gruaje, nuk i prish punë mashkullit që ka qëndruar pranë saj. Vetëm se namazi i gruas nuk është i lejuar.

Ai që falet në këmbë, lejohet t'i drejtohet imamit që falet ulur. Vendësi mund t'i bashkohet imamit që është seferi (udhëtar). Ai që fal farz, nuk mund t'i bashkohet atij që fal nafile. Ai që fal nafile mund t'i mbështetet atij që fal farz. Ai që i bashkohet imamit dhe pas faljes së namazit mëson se imami ka qenë pa abdest, e përsërit namazin.

Namazet e Regaibit, Kadrit dhe të Beratit, t'i falësh me xhemat është mekruh.

Edhe nëse do xhemati, duke falur farz në leximin e Kur'anit si dhe në teshibet të lexojë imami më shumë sesa është sunnet, është tahrimen mekruh.

Ai që nuk mund ta zërë imamin në ruku, nuk konsiderohet se e ka falur atë rekat me imam. Ai që arrin derisa imami është në ruku, e bën nijet dhe bënë tekbir në këmbë e lidhet në namaz. Menjëherë përkulet në ruku dhe i bashkohet imamit. Nëse imami ngrihet nga rukuja, para se ky të përkulet në ruku, konsiderohet se ka arritur në ruku(por vetëm nëse ai ka mundur të thotë të paktën një herë subhane rabbijel adhim).

Para imamit të përkulesh në ruku, të shkosh në sexhde dhe të ngrehesh para tij nga këto është tahrimen mekruh. Sapo të falësh namazin farz, t'i prishësh safet është mustehab.

Nëse një besimtar i fal çdo ditë pesë kohët e namazit me imam, i arrin sevapet sikur sevapet e arritura të të gjithë pejgamberëve.

Ai që braktis xhematin (pa arsye), nuk mund të ndiejë erën e Xhennetit. Ata që i largohen xhematit pa arsye, në të katër librat janë të përshkruar si të përjashtuar.

Duhen bërë përpjekjen që të pesë kohët e namazit ti falim me xhemat. Në ditën e Kiametit në peshoren e All-llahut, namazi i falur me imam peshon më shumë se çdo gjë

Detyrat për atë që falet me imam

Për atë që falet me imam, pra për atë që i drejtohet imamit, ka dhjetë kushte:

1. Duke qëndruar në namaz para se ta shqiptojë tekbirin, duhet bëjë nijet me zemër se i drejtohet imamit duke thënë: iu drejtova imamit"

2. Imami duhet ta bëjë nijet se u bëhet imam femrave. Nuk ka nevojë ta bësh nijet se u bëhesh imam meshkujve.. Por nëse e bën nijet, edhe ai i arrin sevapet e xhematit.

3. Thembra e xhematit duhet të jetë mbrapa thembrës së imamit.

4. Imami dhe xhemati duhet të falin të njëjtin namaz farz.

5. Ndërmjet imamit dhe xhematit nuk duhet të jetë safi i femrave.

6. Ndërmjet imamit dhe xhematit nuk duhet të jetë (hapësira) e një lumi aq sa në të të mos mund të kalojë barka dhe as e një rruge aq sa në të të mos mund të kalojë qerrja(sipas përshkrimeve të asaj kohe).

7. Nuk duhet të ketë mur ndërmjet pa dritare të përshtatshme, ku nuk mund të shohë imami, ose njërin nga xhemati ose të dëgjosh zërin e tij.

8. Imami në kafshë, xhemati në tokë ose e kundërta e kësaj nuk duhet të bëhet.

9. Imami dhe xhemati duhet të jenë në të njejtën anije dhe jo në dy anije që nuk janë të bashkëngjitura

10. Për të qenë të drejta namazet e xhematit që i mbështet imamit të tjetrit medhheb, ka dy shpjegime: Sipas thënies së parë: Xhemati nuk duhet të dijë se tek imami gjendet ajo gjë që sipas medhhebit të tyre e prish namazin. Sipas thënies së dytë: Edhe ata që i përkasin medhhebit tjetër mund ti bashkohen imamit që sipas medhhebit të tyre e ka namazin të drejtë. Sipas kësaj thënieje lejohet t'i mbështetesh imamit që ka dhëmbë të veshur dhe të mbushur.

Xhemati kur është një person, qëndron në anën e djathtë të imamit. Të qëndrosh në anën e majtë të imamit është mekruh. Edhe mbrapa të qëndrosh është mekruh. Nëse thembra e tij nuk del përpara thembrës së imamit, namazi është i drejtë. Nëse janë dy e më shumë persona, qëndrojnë prapa imamit.

Së bashku me imamin namazi falet siç e fal vetëm, veçse duke qenë në këmbë, në lexoftë imami me zë, ose pa zë, xhemati nuk lexon asgjë.

(Në medhhebin Shafi, bashkë me imamin edhe xhemati e lexon Fatihanë pa zë). Vetëm në rekatin e parë e lexon Subhaneken. Sapo ta mbarojë Fatihanë me zë Imami, xhemati ngadalë dhe me zë të ulët thonë: Amin. Kjo duhet thënë me zë të lartë. Duke u ngritur nga rukuja, kur imami thotë: Semiall-llahu limen hamideh, xhematin në vete thonë: Rabbena lekel hamd. Pastaj, duke u përkulur, duke thënë All-llahu ekber, bashkë me imamin edhe xhemati bien në sexhde. Në ruku, në sexhde dhe duke ndenjur ulur edhe xhemati këndon sikur fal vetëm.

Vitër namazi në Ramazan falet me imam. Në kohë të tjera falet vetëm.

Ata që i drejtohen imamit, janë katër llojesh. Këta janë Mudrik, Muktebi, Mesbuk dhe Lahik.

Mudrik, quhet ai që tekbirin fillestar e merr bashkë me imamin.

Muktedi, quhet ai që nuk mund ta zërë tekbirin fillestar.

Mesbuk, quhet ai që nuk mund ta zërë imamin në rekatin e parë.

Lahik, quhet ai që tekbirin e parë e ka marrë bashkë me imamin por, pastaj meqë i ndodh diçka që e prish abdestin, merr abdest dhe përsëri i bashkohet imamit. Ky person e fal namazin përsëri si përpara pa lexuar dhe duke i shqiptuar tesbihet në ruku dhe në sexhde. Ai person, nëse nuk ka folur fjalë për jetën(jashtë ciklit të namazit), është sikur të jetë pas imamit. Mirëpo, pasi të dalë nga xhamija, duhet të marrë abdest në një vend të afërt. Sepse, nëse shkon shumë larg, është thënë se i prishet edhe namazi.

Mesbuku, domethënë personi i cili nuk mundi të zërë imamin në rekatin e parë, pasi të japë selam imami në dy anët, ngrihet në këmbë dhe i plotëson rekatet që nuk ka mundur t'i zërë.

Leximet i lexon me rradhë si të falej në rekatin e parë, pastaj të dytë e të tretë. Ndërsa ndënjen ulur e bën me radhitjen rekati i katërt, i tretë dhe i dytë, domethënë e bënë sikur ka filluar prej fundit. Për shembull: Ai që arrin në rekatine fundit të jacisë, pasi të japë selam imami, ngrihet në këmbë dhe në rekatin e parë dhe të dytë lexon Fatihanë dhe suren.Në rekatin e parë ulet në ndënje e në të dytin nuk ulet.

Pesë gjërat që nuk i bën as xhemati, nëse imami nuk i bën

1. Nëse imami nuk e lexon kunutin, as xhemati nuk e lexon.

2. Nëse imami nuk i thotë tekbiret në namaz të bajramit, as xhemati nuk i thotë.

3. Nëse imami në fund të reqatit të dytë të namazit katër rekatesh nuk rri në ndenje, as xhemati nuk rri.

4. Nëse imami e lexon ajetin që kërkon sexhde e nuk bën sexhde, as xhemati nuk bën.

5. Nëse imami nuk bënë sehvi sexhde, nuk bën as xhemati.

Nëse këto katër gjëra i bën imami, xhemati nuk i bën

1. Nëse imami bën shumë sexhde, përveç dy sexhdeve, xhemati nuk i bën.

2. Nëse imami tekbirin e bajramit në një rekate thotë më tepër se tre herë, xhemati nuk e bën.

3. Nëse imami, në namaz të xhenazes, përveç katër tekbireve, merr më shumë, xhemati nuk e bën këtë.

4. Nëse imami çohet në rekatin e pestë, xhemati nuk çohet, e pret imamin, dhe japin selam bashkarisht.

Nëse këto dhjetë gjëra nuk i bën imami, xhemati i bën

1. Të ngresh duart në tekbirin fillestar.

2. Të këndosh Subhaneken.

3. Të shqiptosh tekbir duke u përkulur në ruku.

4. Të këndosh tesbihin në ruku

5. Të shqiptosh tekbir duke rënë dhe duke u çuar nga sexhdeja.

6. Të këndosh tesbihin në sexhde.

7. Të thuash Rabbena lekel hamd, nëse nuk thotë Semiall-llahu ...

8. Të këndosh tehijatin deri në fund.

9. Të japësh selam në fund të namazit.

10. Të këndosh tekbir, sapo të jepet selam pas njëzet e tri farzeve të kurban bajramit. Këtyre njëzet e tre tekbireve u thuhet tekbiri teshrik.

TEKBIRI FILLESTAR

Nëse një person merr tekbir fillestar me imam, ashtu siç shkunden gjethet nga degët në ditët e vjeshtës kur fryn erë, po ashtu shlyhen edhe gjynahet e atij personi.

Një ditë Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) kur po e falte namazin, një person nuk kishte mundur ta zinte tekbirin fillestar në namazin e sabahut sepse i kishte dhënë lirinë një robi. Pastaj erdhi dhe e pyeti Resulullah-llahun (salall-llahu alejhi ve selem): "O Resulull-llah! Unë sot nuk kam mundur të arrij në tekbirin fillestar sepse kam liruar një rob. A thua kam mundur ta arrij sevapin e tekbirit fillestar?" Resulull-llahun (salall-llahu alejhi ve selem) e pyeti Ebu Bekri Siddikun: "Ç'thua ti rreth këtij tekbiri fillestar ?". Ebu Bekri Siddiku tha "O Resulull-llah! Po t'i kisha dyzet deve me barra të ngarkuara dhe ngarkuesa në të dyzeta të ishte xhevahir, dhe po t'ua shpërndaja të gjitha fukarenjve, prapë nuk do të mundja ta arrija sevapin e tekbirit fillestar të marrë me imam".

Pastaj, kur Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem) tha: "O Umer! Ç'thua ti për këtë tekbir fillestar?, Hazreti Umeri radi-allahu anh tha: "O Resulull-llah! edhe po të jetë vazhdimisht plot hapësira në mes Mekës dhe Medinës dhe po të jenë ngarkesa e tyre xhevahir, nëse të gjitha ua shpërndaj të varfërve, përsëri nuk mund ta arrij sevapin e tekbirit fillestar të marrë me imam.

Më pastaj, Resulull-llahi (salall-llahu alejhi ve selem) kur tha: "O Uthman! Ç'thua ti për këtë tekbir fillestar?". Hazreti Uthmani radi-allahu anh tha "O Resulull-llah! Sikur të falja natën dy rekate, dhe në çdonjeri, ta bëja hatme Kur'anin fisnik, përsëri nuk mund ta arrij sevapin e tekbirit fillestar të marrë bashkarisht me imam.

Pas kësaj, kur Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) i tha hazreti Aliut: "O Ali! Ç'thua ti për tekbirin fillestar?". hazreti Aliu i tha: "O Resulall-llah, po të jetë hapësira e Mashriku Magribit përplot qafira, po të më jepte fuqi Zoti im, e të luftoja me të gjithë, prapë nuk mund të arrij sevapin e tekbirit fillestar të marrë me imam."

Pas kësaj Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) tha: "O ummeti im dhe ashabët e mi, po të jenë letër shtatë kat tokë dhe shtatë kat qiej, dhe detet të jenë ngjyrë dhe të gjithë drunjtë të jenë lapsa, dhe të gjitha melaqet të jenë shkrues dhe të shkruajnë deri në Kiamet, prapë nuk mund të shkruajnë sevapet e tekbirit fillestar të marrë me imam".