Libri i namazit/Namazi është urdhër i madh

Namazi është urdhër i madh

redakto

Që nga Ademi alejhisselam, në çdo fe ka patur një kohë adhurimi(lutjeje). Myslimani është urdhëruar të falet, të falë namaz. Të falësh namaz, nuk është kusht i imanit(i besimit), mirëpo të besosh se namazi është farz, është kusht i tij.

Namazi është shtyllë e fesë. Ai që e fal rregullisht, drejt dhe saktë namazin e tij, domethënë e ndërton besimin e vet, ngre në këmbë godinën e tij të Islamit. Ai që nuk e fal namazin, e rrënon besimin dhe Islamin e vet. Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem) ka urdhëruar: “Koka e fesë sonë është namazi”. Ashtu siç nuk mund të jetë njeriu pa kokë, po ashtu nuk mund të jetë edhe feja pa namaz.

Namazi në fenë islame është urdhëresa që është bërë farz e para pas imanit. All-llahu Te’álá robëve të Tij ua ka bërë farz namazin vetëm për t’i bërë adhurim Atij. Në Kur’an në mbi njëqind ajete urdhërohet “Falni namaz!” Në hadithi sherif thuhet: “All-llahu te’álá, e ka bërë farz të falen pesë kohë namaz çdo ditë. All-llahu Te’álá ka premtuar se do ta vendosë në Xhennet atë që çdo ditë i fal pesë kohë namaz duke iu nënshtruar kushteve të tij dhe duke e çmuar çdo ditë e më shumë”.

Namazi është më i çmuari nga të gjitha ibadetet (adhurimet) që janë urdhëruar të kryhen në fenë tonë. Në një hadith thuhet: “Kush nuk fal namaz nuk ka përqafim të Islamit”. Më tutje, në një hadithi sherif thuhet: “Dallimi që veçon besimtarin dhe pabesimtarin, është namazi”. Besimtari fal namaz, jobesimtari nuk fal. Ndërsa munafikët (hipokritët) nganjëherë falen, nganjëherë nuk falen. Munafikët do të ndëshkohen rëndë në Xhehennem. I dërguari i Zotit (salall-llahu alejhi ve selem)., ka thënë: “Ata që nuk falin namaz, ditën e Kiametit do ta gjejnë Zotin e Madhëruar të hidhëruar”.

Të falurit e namazit duke e menduar madhështinë e All-llahu Te’álá, është të kuptuarit e vegjëlisë sate përballë Tij. Ai që e kupton këtë, gjithnjë bën mirë, nuk bën keq asnjë herë. Zemra e atij që bën nijet(vendos) të jetë në prani të Zotit pesë herë në ditë mbushet me sinqeritet dhe çdo veprim që urdhërohet të bëhet në namaz, i siguron dobi zemrës dhe trupit.

Falja e namazit në xhami me xhemat i lidh zemrat e myslimanëve me njëri-tjetrin; siguron dashurinë në mes të tyre; ata e kuptojnë më mirë që janë vëllezër të fesë. Të mëdhenjtë i mëshirojnë të vegjlit. Edhe të vegjlit i respektojnë të mëdhenjtë. Të pasurit u ndihmojnë të varfërve dhe të fuqishmit të dobëtve. Të shëndoshët i vizitojnë në shtëpitë e tyre të sëmurët. Duke u mbështetur në hadithin e Pejgamberit (salall-llahu alejhi ve selem).: “Vrapuesit në ndihmë të vëllait nga feja, i ndihmon All-llahu te’ala”.

Namazi i pengon njerëzit për tek e ndaluara, të këqijat e të urryerat. Namazi është qefaret (shpagim) për mëkatit. Në një hadith sherif është thënë: “Pesë kohët e namazit janë si lumi që rrjedh para derës së ndonjërit nga ju. Nëse dikush hyn dhe lahet pesë herë në ditë në atë lum nuk i mbetet kurrfarë papastërtie. Po kështu u falen gjynahet e vogla atyre që falen pesë herë në ditë”.

Namazi pas besimit në All-llahun xheleshanuhu dhe në të dërguarin e Tij, është një adhurim i ngritur mbi të gjitha punët dhe ibadetet. Për këtë arsye, duhet të falen dhe të kryen me kujdes namazet-farze, vaxhibe, sunnetet, mustehabet. Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem)., në një hadith të tij ka theksuar: “O ummeti dhe as-habët e mi! Namazi që kryhet me kujdes e saktësi, është mbi të gjitha puna që All-llahu Te’álá e ka pëlqyer dhe është sunnet(vepër) i pejgamberëve. Është ajo që duan melaiqet. Është vendi dhe drita e shkathtësisë dhe fuqia e trupit. Është ajka e furnizimeve. Është shkak i pranimit të duasë dhe ndërmjetësim i engjëllit të vdekjes. Është dritë në varr dhe përgjigjje Munkerit dhe Nekirit(engjëjt e varrit). Është hije në ditën e Kiametit dhe mbrojtës ndaj zjarrit të Xhehenemit. Është tejkalues nëpër urën e Siratit si rrufe. Është çelës i Xhennetit dhe kurorë e kokës në Xhennet. All-llahu(xheleshanuhu) nuk u ka dhënë besimtarëve gjë më të rëndësishme se namazi. Po të kishte një ibadet më të rëndësishëm se namazi, pikësëpari besimtarëve do t’ua jepte atë. Sepse engjëjt vazhdimisht ndodhen, disa në kiam, disa në ruku, disa në sexhde dhe disa në teshehhud. Të gjitha këto përmblidhen në një rekat namaz dhe u ka dhënë dhuratë besimtarëve. Sepse namazi është koka e imanit, shtylla e fesë, fjala e Islamit dhe miraxhi i besimtarëve. Është dritë e qiellit dhe shpëtues nga dënimi i Xhehennemit”.

Një ditë hazreti Aliu radi-allahu anh, i kishte kaluar namazi i ikindisë. Nga mërzia qe lëshuar vrap tatëpjetë kodrës. Duke zbritur, qante e bërtiste. Kur e mori lajmin për këtë gjendje të tij, Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem), së bashku me të gjithë as-habet erdhi tek Aliu radi-allahu anh dhe pasi e pa gjendjen e tij, filloi të qante edhe ai. Bëri dua dhe dielli përsëri u ngrit lart. I dërguari i All-llahut Te’álá, Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), tha: “O Ali! Çoje kokën, dielli ende shihet”. Aliu radi-allahu anh, u gëzua shumë dhe e fali namazin.

Hazreti Ebu Bekër es-Sidikun radi-allahu anh, një natë, pasi kishte bërë shumë ibadet, nga mbarimi i natës e kishte kapur gjumi dhe i kishte kaluar vitër-namazi. Në namazin e sabahut, duke e ndjekur Pejgamberin (salall-llahu alejhi ve selem), sapo arriti te dera e mesxhidit ia qau hallin: "O i dërguari i All-llahut Te’álá më ndihmo, më ka kaluar vitër-namazi", i tha e iu lut duke qarë. Edhe i dërguari i All-llahut Te’álá filloi të qante. Për këtë erdhi Xhebraili alejhisselam, dhe tha: “O Resulull-llah! I thuaj Siddikut se All-llahu Te’álá e ka falur atë”.

Një nga evliatë e mëdhenj, Bajazit Bistamiun, një natë e kishte kapur gjumi dhe nuk kishte mundur të zgjohej për namazin e sabahut. Aq shumë qau e vajtoi për këtë saqë dëgjoi një zë t’i thoshte: “Ej Bajazit! Të kam falur këtë kusur tëndin. Me bereqetin e kësaj të qare tënde, ty të kam dhënë sevape të shtatëdhjetë mijë namazeve". Pas disa muajsh prapë e kishte kapur gjumi. Erdhi shejtani dhe duke e prekur këmbën e tij të bekuar, e zgjoi e i tha: "Ngrihu gati të kaloi namazi". Hazreti Bajazit Bistamiu iu përgjigj: “O i mallkuar, si arrin ti të bësh kësoj punësh? Ti do që çdokush ta humbë namazin e t’i kalojë koha, përse më zgjon mua?" Shejtani i tha: “Atë ditë që e humbe namazin e sabahut, duke qarë pate fituar sevape të shtatëdhjetë mijë namazeve. Sot, duke e mbajtur këtë parasysh, të zgjova që të fitosh sevapin e një kohe të namazit. Që të mos shpërblehesh më me sevape të shtatëdhjetë mijë namazeve!"

Evliai i madh, Xhunejdi Bagdadi, ka thënë: “Një orë e kësaj jete është më e mirë se një mijë vjet të Kiametit. Sepse në këtë orë mund të bëhet një punë e mirë, e pranuar, dhe në ato një mijë vjet nuk mund të bëhet asgjë”. Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem), ka thënë: “Ai që lë pa falur një namaz, madje madje edhe nëse e bashkon me namazin tjetër do të digjet tetëdhjetë vjet në Xhehennem”.

Prandaj, o vllezër besimtarë! Mos e kaloni kohën kot e me gjëra më të padobishme. Kuptojeni rëndësinë e kohës. Shpenzojeni kohën për gjëra më të mira. Pejgamberi ynë i dashur ka thënë: “Fatkeqësia më e madhe është të kalosh kohën me gjëra të padobishme”. Fali namazet në kohë të duhur, që të mos pendohesh ditën e Kiametit dhe të arrish sevape të mëdha! Në një hadith sherif është thënë: “Kur një namaz nuk e fal në kohë të duhur, po e lë për kaza, në varrin e atij që vdes, para se ta bëjë Eda, hapen shtatëdhjetë dritare nga Xhehennemi(ku depërton flaka) dhe kështu ndëshkohet deri në Kiamet(ringjallje)”. Kush nuk e fal qoftë edhe një kohë namaz në kohë të duhur dhe nuk shqetësohet për këtë humbje, kur vdes mund të iki pa iman. Po ata që as që e kujtojnë namazin dhe as që e njohin për detyrim atë, ç'do të bëhet? Të gjithë dijetarët e të katër medhhebeve kanë shpjeguar njëzëri se ata që nuk i kushtojnë rëndësi namazit e që nuk e njohin atë për detyrim, do të jenë jobesimtarë. Për ata që namazin nuk e falin me qëllim dhe që nuk mendojnë ta bëjnë kaza dhe as që frikësohen, për këtë do të ndëshkohen dhe do të jenë qafira, - shkruan edhe Abdulgani Nablusi në librin e tij “Hadikatunnedije”.