Namazet kaza

redakto

Namazin është një ibadet që bëhet personalisht me trup dhe atë nuk mund ta falë dikush në vendin tënd. Çdokush duhet ta falë vetë. Të falurit e namazeve në kohë të vet quhet Eda. Në çfarëdo kohe tjetër që ta falësh quhet përsëritje. Për shembull, nëse ka mundësi që pa kaluar koha e namazit të falur në formën mekruh, gjithmonë të jetë vaxhib, pasi t'i kalojë koha, quhet Kaza.

Kur fal kohët ditore të namazit farzet e vitrin dhe kur këto i bën kaza, është farz të ruhet renditja. Pra kur e fal namazin, duhet pasur kujdes për rendin e tyre. Ai që nuk ka më shumë se pesë kohë për kaza, quhet njeri që e mban renditjen. Farzi i xhumasë duhet falur gjatë kohës së namazit të drekës së asaj dite. Ai që nuk mund të zgjohet për namazin e sabahut, nëse i kujtohet madje edhe duke u kënduar hytbja, menjëherë duhet ta bëjë kaza atë. Pa e falur një kohë të namazit nuk lejohet të falen pesë namazet pas tij. Në hadithi sherif është thënë: “Ai që një namaz i kalon në gjumë, ose që harron, nëse i kujtohet kjo duke e falur me xhemat namazin e mëpastajmë, le ta mbarojë namazin me imam dhe pastaj le ta bëjë kaza namazin e mëparshëm. Pas këtij le ta falë përsëri atë që ka falur me imam”.

Farzin ta bësh kaza, është farz dhe Vaxhibin ta bëshë kaza, është vaxhib. Sunnetin ta bësh kaza nuk është urdhëruar. Dijetarët e medhhebit Hanefi i njoftojnë njerëzit se: Namazet sunnete janë urdhëruar të falen vetëm në kohën e vet, nuk mbeten borxh për njerëzit. Për këtë arsye nuk është urdhëruar që pas kohës së vet të falen kaza sunnet. Sunneti i sabahut, meqë është i afërt me vaxhibin, atë ditë para drekës bëhet kaza së bashku me farzin. Sunneti i sabahut nuk bëhet kaza pas dreke, ndërsa sunnetet e tjera nuk bëhen kaza, në asnjë kohë. Nëse bëhet kaza, nuk e arrin sevapin e sunnetit. Konsiderohet si namaz nafile.

Është gjynah i madh që namazet farz t'i lësh me dije dhe pa arsye. Namazet e këtilla të pafalura në kohën e vet duhen falur kaza. Që një namaz farz dhe vaxhib, të lihet pa falur me qëllim, ka dy arsye të lejuara: Njëra është të gjendesh përballë armikut. E dyta, ai që është në rrugë (në udhëtim). Ai që nuk e ka bërë nijet të shkojë në rrugë tri ditëshe, është në rrugë dhe që ka frikë nga hajdutët, kafshët grabitqare, vërshimi i lumit, furtuna etj. Këta atëherë kur nuk mund të falin as ulur dhe duke u kthyer nga cilado anë, ose kur nuk mund të falen as mbi kafshë, me sheriat mund ta lënë për kaza . T'i lësh farzet për kaza me këto dy arsye, nuk ka gjynah siç nuk ka edhe kur të kalon për shkak të gjumit, dhe harresës. Në komentin Eshbah thuhet: "Është në rregull të falet namazi pas kohës së vet edhe kur lihet për ta shpëtuar atë që është duke u mbytur në ujë ose për ndonjë shkak të ngjashëm". Por, është farz të falet kaza menjëherë, sapo të pushojë arsyeja.

Përveç tri kohëve kur është haram të falesh, është lejuar të falesh kazanë me kusht që ta falësh në kohë të lirë. Por është gjynah t'i vonosh shumë, sepse pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem), katër kohët e namazeve që nuk ka mundur t'i falë për shkak të ashpërsisë së luftës së Hendekut, menjëherë atë ditë i ka falur sëÊbashku me xhemat me ashabët kiramë edhe pse ishin të plagosur e të lodhur. Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "T'i bashkosh dy farze, është nga gjynahet e mëdha". Domethënë, namazin të mos e falësh në kohen e vet dhe ta lësh pas kohës së vet, është gjynah i madh. Në një hadith të Pejgamberit thuhet: "Atë që një namaz e fal pasi t'i kalojë koha, All-llahu e lë tetëdhjetë hukbe në Xhehennem". Një hukbe është sa tetëdhjetë vite të Ahiretit kurse një ditë e Ahiretit është sa një mijë vite të dynjasë. Kur dënimi për një kohë të namazit të falur pas kohës së vet është kaq i madh, duhet menduar dënimi për atë që nuk e fal fare.

Profeti ynë (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "Namazi është shtyllë e besimit. Ai që fal namaz, e ka drejtuar besimin e tij". Në një hadith tjetër ka thënë:

"Ditën e Kiametit, pyetja e parë, pas imanit, do të jetë për namazin". All-llahu Te’álá do të urdhërojë: "O robi im! Nëse ia del ta japësh llogarinë e namazit, ke shpëtuar. Hesapet e tjera t'i lehtësoj". Dhe në ajetin dyzet e pesë të sures Ankebut thotë: "Namazi i falur pa të meta, e ruan njeriun nga veprimi i punëve të shëmtuara e të ndyra". Ndërsa Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë se: "Çastet kur njeriu është më së afërmi me Krijuesin e vet, është çasti kur fal namaz".

Mosfalja e cilitdo namaz në kohën e vet nga një mysliman është dyllojësh:

1 - Është mosfalje me arsye.

2 - Është braktisje nga përtacia edhe pse namazin e di për detyrë dhe i kushton rëndësi.

Ta falësh namazin farz pasi t'i kalojë koha, pra, ta lësh për kaza, pa ndonjë arsye, është haram, është gjynah i madh. Ky gjynah kur bëhet kaza namazi, nuk falet. Kur bëhet kaza, falet vetëm gjynahu i mosfaljes së namazit. Njeriu, pa i bërë kaza namazet, vetëm me teube, nuk nuk mund t’i falen. Nëse bën teube, pasi t'i bëjë kaza, shpresohet të falet. Kur bën teube, duhet t'i bëjë kaza namazet që nuk i ka falur. Derisa ka forcë për të bërë kaza, nëse nuk bën kaza, konsiderohet se ka bërë një tjetër gjynah të madh. Ky gjynah shtohet për një shkallë sa herë që t'i kaloj koha bosh aq kohë sa do t'i mjaftoj për të fal çdo namaz. Sepse, është farz që në kohë të lirë, ta bësh menjëherë namazin kaza .

SHPJEGIM: (A falet kaza në vend të sunneteve?)

Abdulkadër Gejlani në librin e tij "Futuhu-l-gajb" thotë: "Besimtarët pikësëpari duhet t'i kryejnë farzet. Pasi t'i kryejnë farzet, i kryejnë sunnetet. Pas këtyre, njeriu merret me nafilet. Të merresh me sunnete derisa ke farze borxh është jashtë llogjike". Sunnetet e atij që ka farz borxh, nuk pranohen. Aliu radi-allahu anh njofton se Resulull-llahi (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "Ai që mbi vete ka borxh farze, nëse fal nafile pa e falur kazanë, është munduar kot. Personit të tillë derisa të mos e paguajë kazanë, All-llahu nuk ia pranon namazet nafile ". Abdulhak Dehlevi, një nga dijetarët e medhhebit Hanefi, duke e komentuar këtë hadith që e shënon Abdulkadir Gejlani, thotë: "Ky lajm tregon se sunnetet dhe nafilet e atyre që kanë borxh farze nuk pranohen. E dimë se sunnetet i plotësojnë farzet. Domethënia e kësaj, derisa të kryhen farzet, nëse lihen pa u kryer, që është shkak për përsosmërinë e tyre, sunnetet bëhen shkak për t'u arritur përsosmëria e farzit të falur. Nuk hyjnë në punë sunnetet e papranuara të atij që ka borxh farze".