Mustehabet e namazet

redakto

1. Kur fal namaz të shikosh në vendin ku bënë sexhde.

2. Kur shkon në ruku të vështrosh këmbët.

3. Në sexhde të shikosh në vendin ku do të vësh hundën.

4. Kur ulesh në tehijat të shikosh mbi gjunjë.

5. Ajetet që do të lexohen në namazet e sabahut dhe të drekës, të jenë më të gjata, në namazin e akshamit të jenë më të shkurtëra.

6. Në ruku t’i hapësh e t’i shtrish gishtat e duarve dhe t’i vësh mbi gjunjë.

7. Në ruku ta mbash drejt kokën së bashku me trupin.

8. Kur të arrish në sexhde, të vësh në tokë së pari gjurin e djathtë e pastaj të majtin.

9. Sexhdenë ta bësh ndërmjet dy duarve.

10. Në sexhde, pas hundës të vësh ballin.

11. Nëse gogësin gjatë namazit, të mbyllësh gojën me anën e sipërme të dorës.

12. Meshkujt në sexhde duhet t’i ngrenë bërrylat dhe t’i mbajnë lart. Gratë krahët i mbështesin ato në tokë.

13. Meshkujt në sexhde duart dhe krahët t'i mbajnë të ndara nga barku.

14. Në ruku dhe sexhde duhet ndenjur aq sa të mund të shqiptohet tri herë Tesbihi.

15. Të ngresh kokën nga sexhdet duke thënë All-llahu ekber.

16. Pasi ta ngresh kokën nga sexhdja, t'i ngresh duart nga toka.

17. Pasi t'i ngresh duart, t'i ngresh gjunjët.

18. Meshkujt, pasi të ngrenë kokën nga sexhdja dhe të ulen, e ngulin këmbën e djathtë dhe ulen mbi të majtën.

19. Meshkujt e ngulin këmbën e djathtë dhe majat e gishtave i kthejnë nga kiblja.

20. Në tehijat gishtat duhen vënë mbi kofsha dhe të mbahen të shtrirë nga kiblja, pa i lakuar dhe pa lëvizur asnjë.

21. Duke dhënë selam, koka të kthehet në të djathtë e të majtë.

22. Duke dhënë selam të shikohet në supe.