Mes-hi mbi mesteRedakto

1. MES-HI MBI MESTE:

Meste, janë një lloj pantofla (po më të thella) prej lëkure, që nuk e lëshojnë ujin dhe të cilat e mbulojnë vendin e këmbës që është farz për ta larë; ato janë të thella deri te nyja e këmbës. Nëse mestet janë të mëdha dhe gishtat nuk shkojnë deri te cepi i mesteve, dhe nëse mes-hi has në vend bosh, nuk është i lejuar. Kur të ecësh një orë rrugë, mestet në këmbë duhet të jenë në atë mënyrë që të mos dalin nga këmba.

Lejohet që mes-h të bëhet mbi çorape të mbuluara me lëkurë mbi taban ose në pjesën e sipërme të këmbës ose vetëm në taban.

Lejohet të jepet mes-h mbi çorapet që nuk bien duke ecur shpejt.

Mestet pengojnë depërtimin e gjendjes pa abdest në këmbë. Pasi t’i lash këmbët, lejohet t’i mbathësh mestet dhe pastaj të marrësh abdest.

Mes-hi bëhet mbi meste. Mes-hi nuk bëhet nën meste, domethënë në taban-shputë.

Për të dhënë mes-h si sunnet, pesë gishtat e lagur të dorës së djathtë, i vëmë mbi mesten e djathtë dhe gishtat e dorës së majtë mbi mesten e majtë dhe nga maja e gishtave i tërheqim drejt nyjës së këmbës. Pëllëmbët e duarve nuk i prekin mestet. Është farz që mes-hi të jepet në gjerësi e gjatësi të tre gishtave.

Edhe pse lejohet që mes-hi të jepet me anën e jashtme të dorës, të jepet me pjesët e brendshme është sunnet.

Nëse ana e sipërme e mesteve laget duke ecur mbi bar të lagur ose në shi, kjo vlen në vend të mes-hit.

Kohëzgjatja e mes-hit mbi meste për vendës është njëzet e katër orë, për mysafir tri ditë e tri net, domethënë shtatëdhjet e dy orë. Kjo kohëzgjatje nuk fillon në kohën kur i vesh, por pasi t’i kesh veshur mestet, në kohën kur është prishur abdestin. Ai që është me meste, pasi të prishet abdesti, nëse merr rrugë, pa kaluar njëzet e katër orë mund t’u japë mes-h këtyre mesteve gjatë tri ditësh e tri netësh, domethënë mes-h i udhëtarit. Kur je mysafir diku por je banor i qytetit dhe kanë kaluar njëzet e katër orë, i heq mestet dhe i lanë këmbët e merr abdest.

Nuk lejohet të jepet mes-h mbi mesten e shqyer aq sa të futen tre gishta të këmbës. Nëse shqyerja është më e vogël se kjo masë, mes-hi lejohet. Nëse një meste është shqyer në disa vende të vogla, të cilat kur t’i mbledhësh bëjnë sa tre gishta, t’i japësh mes-h nuk lejohet. Nëse në një meste ka shqyerje që shihet se është sa dy gishta, dhe në tjetrën sa dy ose një gisht, këtyre mund t’u jepet mes-h. Shqyerja që nuk lejohet për mes-h, nuk është sa të shihen majat e tre gishtave, por sa të shihen tre gishtat të tërë.

2. MES-HI MBI PLAGË DHE MBI FASHO

Nëse heqja e gjërave si fasho, lidhëse, beze, fllaster, pambuk e melhem të vëna në ose mbi plagë të thatë dhe në e mbi plasaritje të lëkurës e dëmtojnë plagën, nuk duhet të hiqen ato, po duhet të jepet mes-h mbi to.

Kush nuk mund ta mbajë abdestin, merr abdest kur të dojë. Me abdestin e marrë fal sa të dojë farze dhe nafile dhe lexon Kur’an. Kur të kalojë koha e namazit, e prish abdestit. Pas fillimit të kohës së çdo namazi merr abdest të ri dhe derisa të kalojë kjo kohë, bën çdo ibadet.

Për t’u konsideruar dikush si një person që nuk mund të mbajë abdestin, duhet të vuajë vazhdimisht nga një gjë që e prish abdestin. Domethënë, person që nuk mund ta mbajë abdestin me arsye, konsiderohet ai që brenda kohës së çdo namazi merr abdest dhe që nuk mund të qëndrojë me abdest vetëm sa të mund ta falë farzin. Njeri që nuk mund ta mbajë abdestin konsiderohet njeriu arsyeja e të cilit pas faljes së çdo namazi qoftë një herë të pikojë, ajo arsye është e vazhdueshme.


[1] Fillova me emër të All-llahut i cili është i madh. Falënderimi i qoftë Zotit, i cili (na) e dha fenë Islame dhe na nderoi me iman. Falënderimi i qoftë Zotit, i cili ujin e bëri pastrues dhe Islamin e bëri dritë.
[2] O All-llah! Më jep të pij një gotë nga pusi i profetit tënd, në mënyrë që pas asaj pirjeje të mos e ndiej etjen kurrë.
[3] O Zoti im! Ma mundëso të shijoj aromën e xhennetit dhe më furnizo me begati të Xhennetit. Dhe mos më lyej me erëra të Xhehennemit.
[4] O Zoti im! Ma zbardh fyrytën me dritën tënde, ashtu siç ke zbardhur fytyrën e evliave të Tu. Dhe mos ma nxi fytyrën për shkak të gjynaheve të mia ditën kur nxihen fytyrat e armiqve të Tu.
[5] O Zoti im! Ma jep librin tim në anën time të djathtë dhe ma lehtëso marrjen në pyetje para Teje.
[6] O Zoti im! Mos ma jep librin tim nga e majta as nga e prapa. Dhe mos ma bëj të vështirë marrjen në pyetje.
[7] O Zoti im! Mos i hidh në Xhehennem trupin tim dhe flokët e mi, dhe më merr nën hije tek hija e Arshit Tënd, ditën kur nuk do të ketë hije pos hijes së Arshit Tënd.
[8] O Zoti im! Më bëj prej atyre që e dëgjojnë fjalën dhe që e mbajnë të mirën.
[9] O Zoti im! M’i siguro këmbët e mia ditën kur të shkelin mbi Sirat.
[10] O Zoti im! Ditën kur këmbët e armiqve të Tu do të rrëshqasin mbi Sirat, mos i bëj të rrëshqasin këmbët e mia.