Libri i namazit/Lutja e përtëritjes së imanit
Lutja e përtëritjes së imanit
redaktoO Zot! Jam penduar për veprimet e gabuara që kam bërë, për bindjet e shtrëmbëruara, për të pavërtetat dhe të këqijat që kam folur, që kam dëgjuar, që kam parë e që i kam punuar duke u mashtruar nga armiqtë e Islamit dhe nga ata që i bëjnë bidate (shtesa), që nga fillimi i moshës time madhore e deri sot, dhe kam vendosur që kurrë më të mos besoj dhe të mos veproj kështu gabimisht. Pejgamberi i parë është Ademi alejhisselam dhe pejgamberi i fundit është pejgamberi ynë i dashur, Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem). I besova të gjithë pejgamberëve që kanë ardhur ndërmjet(midis) këtyre dy pejgamberëve. Të gjithë janë pejgamberë të vërtetë dhe janë të drejtë dhe ato që kanë njoftuar, janë të vërteta.
Amentu bil-lah ve bimâ xhâe min indil-lah, ve âmentu bi Resuli-lah ve bimâ xhâe min Resulil-lah alâ murâdi vel jeumil âhiri ve bilkaderi hajrihi ve sherr-rrihi minall-llahi teâla vel ba'thu ba'delmevti hakkun eshedu en Lâ ilâhe il-lall-llah ve eshedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu.