Libri i namazit/Llojet e namazeve
Llojet e namazeve
redaktoNamazet që urdhërohen myslimanët, të falin ndahen në tre lloje: farz, vaxhib dhe nafile.
1. Namazet farz janë: Pesë kohët ditore, namazi i Xhumasë dhe namazi i xhenazes (namazi i xhenazes është farzi kifaje).
2. Namazet vaxhib janë: Vitër-namazi, namazi i bajrameve, dhe namazet nafile që kanë mbetur përgjysmë. Po ashtu është vaxhib të falet vitër namazi i mbetur kaza.
3. Namazet nafile janë: Sunnetet e pesë kohëve të namazit, namazi i teraviheve dhe namazet e falura me nijet për të fituar sevape, si: tehexhxhud namazi (namazi i falur natën), tehijetul -mesxhid (dy rekat namaz që falen sapo të hysh në ndonjë xhami-pa u ulur), namazet duha (namazi pas lindjes së diellit),namazi evvabin (namazi nafile që falet pas akshamit), istihare namazi (dëshira për t’u bërë një punë e dobishme),namazet tesbih ,namazet e shiut dhe të eklipsit etj. Domethënë këto nuk janë urdhëruar që të falen. Një personi që nuk ka borxh nga namazet farz e vaxhib, i jepen sevape edhe për namazet nafile.