Libri i namazit/Kujt i thuhet Mukel-Lef (i obliguar)?

Kujt i thuhet mukel-lef(i obliguar)? redakto

Mukel-lef u thuhet burrave e grave të mençura në moshë madhore. Ata që janë mukel-lef, janë përgjegjës për zbatimin e urdhërave dhe ndalesave të All-llahut xheleshanuhu. Personat Mukel-lef në fene tonë së pari janë urdhëruar të besojnë dhe pastaj të bëjnë ibadet.Sidomos duhet të largohen nga haramet dhe mekruhet, veprimi i të cilave është ndaluar.

Mendja është një fuqi e të kuptuarit. Është krijuar për të dalluar të dobishmen nga e dëmshmja. Mendja është një mjet peshimi. Nga dy gjëra të mira, ajo e dallon atë që është më e mirë, dhe nga dy gjëra të këqija e dallon atë që është më e keqjae. I mençuri nuk është ai që vetëm e kupton të mirën e të keqen, por është edhe ai që, sapo sheh të mirën, e merr, dhe që, sapo sheh të keqen, e hedh. Mendja është si syri. Në Islam është edhe si dritë dhe po nuk pati dritë syri nuk mund të shohë.

Mosha madhore (bulug) quhet mosha e pjekurisë. Hyrja në moshën madhore e fëmijëve djem fillon sapo t’i mbushin dymbëdhjetë vjet. Ekzistojnë shenja që dëshmojnë se fëmija mashkull ka hyrë në moshën madhore e nëse këto shenja nuk shihen, në moshën pesëmbëdhjetë vjeç nga pikpamja e fesë konsiderohet si i rritur.

Hyrja e vajzave në moshën madhore(periudha pubertetit), fillon sapo të mbushin nëntë vjet. Nëse nuk shihen shenja se vajza ka arritur në moshën madhore, kur të bëhen pesëmbëdhjetë vjeç, konsiderorohet se ka hyrë në moshën madhore (në bulug).