Libri i namazit/Ezani dhe ikameti
Ezani dhe Ikameti
redaktoEzan do të thotë të njoftosh kur arrin koha e faljeve. Për burrat për pesë kohët e namazit dhe për namazet kaza dhe në namazin e xhumasë, karshi predikusit, këndimi i ezanit është sunnet-i muekked. Ezani këndohet me zë të lartë për t’i njoftuar të tjerët për fillimin e kohës së namazit. Kur këndohet ezani, është mustehab të ngrihen duart te veshët dhe nga një gisht të vihet në vrima të veshëve. Të kënduarit e ikametit është më i vlefshëm se të kënduarit e ezanit. Ezani dhe ikameti këndohen në drejtim të kibles. Duke i kënduar këto, nuk flitet dhe nuk jepet përgjigjje për selamin e dhënë.
Në cilat raste këndohen ezani dhe ikameti
1. Në kopsht, në fushë kur falet kaza, vetëm ose me xhemat, është sunnet që ezani dhe ikameti i meshkujve të këndohen me zë të lartë. Njerëzit, xhindët, gurët që dëgjojnë ezanin, ditën e Kiametit do të jenë dëshmitarë. Ai që përgatitet për të falur disa namaze kaza, së pari këndon ezanin dhe ikametin. Duke i falur kazatë e mëparshme, të tjerave u këndon vetëm ikametin dhe nuk është e nevojshme të këndosh ezanin.
2. Ai që e fal me kohë namazin në shtëpinë e vet, vetëm ose me xhemat, nuk këndon ezanin dhe ikametin, sepse ezani dhe ikameti i kënduar në xhami, konsiderohet se është kënduar edhe në shtëpi. Por nëse ikameti këndohet është më i vlefshëm. Pasi të jetë falur namazi me xhemat në xhaminë më të afërt ose në çfardo xhamie me xhemat të njohur, ai që fal vetëm, nuk e këndon ezanin dhe ikametin. Në xhamitë që janë në rrugë, ose që nuk kanë imam dhe myezin dhe që nuk kanë xhemat të caktuar, ata që vijnë në kohë të ndryshme, por kohë të një namazi, përbëjnë xhemat të ndryshëm. Për çdo xhemat këndohet ezani dhe ikameti. Në xhami të këtillë edhe ai që falet vetëm, i këndon ezanin dhe ikametin me zë sa për t’i dëgjuar vetë.
3. Ata që janë mysafirë (udhëtarë), edhe kur falen me xhemat në mesin e vet, edhe kur falen vetëm, e këndojnë ezanin dhe ikametin. Pranë atij që falet vetë, nëse ka shokë, mund ta lësh ezanin. Ai që është në udhëtim kur falet vetëm në një shtëpi, këndon ezanin dhe ikametin. Sepse ezani e ikameti i kënduar në xhami, nuk konsiderohet për namazin e tij. Nëse disa prej atyre (udhëtarëve) e këndojnë ezanin në shtëpi, ata që falen më pastaj, nuk e këndojnë.
Këndimi i ezanit nga fëmija i mençur, nga i verbri etj., të cilët dinë, është i lejuar dhe nuk duhet të kesh kurrfarë neverie.Kurse këndimi i ezanit nga ndonjë i paditur s‘është e pëlqyer. Këndimi i ezanit dhe ikametit nga ai që është xhunup, dhe këndimi i ezanit pa abdest, si dhe këndimi i ezanit nga gruaja,mëkatari, pijaneci, fëmija jo i mençur dhe këndimi i ezanit ulur, është tahrimen mekruh. Ezanet e këtyre këndohen përsëri. Për të qenë ezani i vërtetë, myezini duhet të jetë mysliman dhe i mençur.
Arsyeja që ezani i mëkatarit nuk është i vlefshëm qëndron në faktin se fjala e tij në ibadete nuk pranohet. Me thirrjen e ezanin nga ana e tij nuk besohet se ka ardhur koha e namazit. Me ezanin dhe me shenjën që jep ai, nuk ndërpritet agjërimi (nuk hapet iftari).
Ata që e nderojnë dhe e respektojnë ezanin dhe që e këndojnë atë në harmoni me sunnetin, pa i ndryshuar tingujt, fjalët e tij, pa e prishur, ata që nuk e përqeshin dhe që dalin në minare, - do të arrijnë shkallë të lartë.
Por nëse ezani nuk këndohet në harmoni me sunnetin, për shëmbull, nëse ndryshojnë disa fjalë, nëse përkthehet dhe nëse këndohet duke u përqeshur në disa fjalë, ai që e dëgjon këtë asnjë pjesë nuk përsërit.
Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), në një hadith të tij thotë: “Kushdo që në kohën kur e dëgjon zërin e ezanit, e këndon bashkë me myezinin pa zë, atij për çdo germë i jepen njëmijë sevape dhe i falen njëmijë gjynahe”.
Ai që e dëgjon ezanin edhe nëse lexon Kur’ani Kerim, është sunnet ta shqiptojë ngadalë atë që dëgjon. Kur e dëgjon ezanin: Hajje ales-salah dhe Hajje alel felah duhet të thuash: “La havle ve la kuvvete il-la bil-lah”. Pas ezanit këndohet salavat. Pastaj këndohet duaja e ezanit.
Këndimi i ezanit
All-llahu ekber..................................................... 4 herë Eshhedu en la ilâhe il-lall-llah.................................... 2 herë Eshhedu enne Muhammeden Resulull-llah............................... 2 herë Hajje ales-salah.................................................... 2 herë Hajje alel felah.................................................... 2 herë All-llahu ekber..................................................... 2 herë La ilâhe il-lall-llah............................................... 1 herë
Vetëm në ezanin e sabahut pas Hajje alel felah këndohet dy herë edhe Essalatu hajrun minen-neum.
Ndërsa në ikamet pas Hajje alel felah dy herë thuhet Kad kametissalatu.
Duatë e ezanit:
Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), ka porositur: “Duke u kënduar ezani këndoni këtë dua:
“Ve enne eshhedu en lâ ilâhe il-lall-llah vahdehu la sherike lehu ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu ve radîtu bil-lahi rabben ve bil islâmi dînen ve bi Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme resûlen nebijja”.
Përsëri në një hadithi sherif thuhet: “O ummeti im. Kur të kryhet ezani, këndoni këtë dua: All-llahumme rabbe hâ dhihiddâvetit-tâmmeti ves-salâti-l-kaimeti âti Muhammedeni-l-vesîlete vel fadilete veddere-xhâterr-rrefiate veb’athhu mekamen mahmudenil-ledhi ve’adtehu inneke la tuhliful mîâd”.
Domethënia e fjalëve të ezanit
ALL-LLAHU EKBER: Zoti është i madh. Ai nuk ka nevojë për asgjë. Është i madh dhe për ibadetet e robëve të Tij nuk ka nevojë. Për ta rrënjosur mirë në mendje këtë domethënie, kjo këndohet katër herë.
ESHHEDU EN LA ILAHE IL-LALL-LLAH: Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut. Edhe dëshmoj dhe besoj se me madhështinë e Tij nuk ka nevojë për adhurimin e askujt, se përveç Tij nuk e meriton askush të adhurohet.
ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN RESULULL-LLAH: Besoj dhe dëshmoj se Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), është pejgamber i dërguar i Tij, se është njoftues i rrugës së ibadeteve që i kërkoi Ai, dhe se All-llahu i pranon vetëm ibadetet që u njohtuan nga Ai.
HAJJE ALES-SALAH; HAJJE ALEL FELAH: janë dy fjali që i thërrasin besimtërët në namaz, i cili sjell shpëtimin, lumturinë dhe kënaqësinë.
ALL-LLAHU EKBER: Ibadetin që e meriton Ai, askush nuk mund ta arrijë. Është shumë i madh dhe i vetmi të cilit duhet t’i bëhet ibadet.
LA ILAHE IL-LALL-LLAH: Vetëm All-llahu është Ai që e meriton, që është i denjë t’i përulesh në ibadet. Askush nuk ka të drejtë t’i bëjë ibadet tjetërkujt, përveç Tij.
6. NIJETI
Derisa të këndohet tekbiri fillestar, bëhet nijeti, pra, para se të hyjmë në namaz, e bëjmë nijet (vendosim) me zemër se cilin namaz duam ta falim (një nga të pesë kohët), kthehemi nga kibla dhe i drejtohemi imamit. Secili namaz ka nijetin e vet. Duke e shqiptuar nijetin, duhet të përqëndrohemi edhe me mendje dhe me respekt të plotë të hyjmë në namaz. Nijeti mund të bëhet shqip ose arabisht. Nijeti për të gjitha namazet në gjuhën arabe do të ishte kështu:
Nevejtu en usal-lije lil-lahi teala salatu-l-vakti edaen mustakbilel-kibleti - All-llahu ekber.
Nijeti i bërë pas tekbirit fillestar, nuk është i vlefshëm, dhe ai namaz nuk pranohet. Te farzet dhe vaxhibet, kur bëhet nijeti, duhet të dihet cili farz e cili vaxhib është. Nuk është e navojshme të theksohet numri i rekateve në nijet. Kur fal sunnetin, mjafton të bëhet nijet namazi me zemër. Në namazin e xhenazes bëhet nijet duke thënë: “Namazin për All-llahun, duanë për të vdekurin”.
Nuk është kusht për imamin që ta bëj nijet, t’u bëhet imam meshkujve. Imami, nëse nuk e bën nijet “Iu bëra imam këtij xhemati të gatshëm”, nuk e arrin sevapin e të falurit me xhemat. Nëse e bën nijet që t’u bëhet imam, e arrin edhe këtë sevap. Imamit i nevojitet nijeti i theksuar, se u bëhet imam edhe grave.