Es-Habi KiramëtRedakto

Shokët e ndershëm të profetit

Myslimanët e nderuar që patën fatin të shihnin fytyrën e bekuar, të dëgjonin fjalët e ëmbëla të Pejgamberit tonë, quhen Es-habi Kiram. Më i miri dhe më i ngrituri i të gjithë njerëzve që ka ardhur e që do të vijë, pas pejgamberëve, është Ebu Bekër Siddiku radi-allahu anh (është nga shokët më të mirë të profetit tonë). Ky është kalifi i parë. Pas tij, njeriu më i ngritur është, kalifi i dytë, Umer bin Hattabi radi-allahu anh, pastaj kalifi i tretë i të dërguarit të All-llahut xheleshanuhu, burimi i imanit, intelegjencës, hazreti Uthman bin Affani radi-allahu anh, dhe pas këtij, më i afërm e më i dashur është kalifi i katërt, me epërsi të çuditshme, luani i All-llahut xheleshanuhu, Ali bin Ebi Talibi radi-allahu anh. Siç kuptohet nga hadithet, nga gratë më të ngritura të dynjasë janë: hazreti Fatimja, hazreti Hatixhja, hazreti Aishja, hazreti Merjemja, hazreti Asija. Në hadithi sherif është thënë: “Fatimja është më e ngritura nga gratë e Xhennetit, e Hasani dhe Husejni janë të rinjtë më të ngritur të Xhennetit”.

Pas këtyre, më të lartë prej Es-habi kiramëve janë Ashere-i mubeshshere. Janë dhjetë veta që janë sihariquar me Xhennet. Këta janë: hazreti Ebu Bekri, Umeru-l-Faruku, Uthman bin Affani, Ali bin Ebi Talibi, Ebu Ubejde bin Xherrah, Talha, Zubejr bin Avvam, Sâ’d bin Ebi Vakkas, Said bin Zejd, Abdurrahman bin Avf, All-llahu xheleshanuhu, qoftë i kënaqur me të gjithë këta. Pastaj janë ata që kanë marrë pjesë në luftën e Bedrit, pastaj në Uhud, dhe në Biatu-r-Ridvan.

Për ne është vaxhib që emrat e të gjithë atyre Es-habi kiramëve që i kanë flijuar pasurinë dhe jetën e vet në rrugë të Resulull-llahut, që kanë ndihmuar atij, t’i përmendim me respekt dhe dashuri. Nuk lejohet kurrë që të themi fjalë të pahijshme për ta. T’i zësh në gojë emrat e tyre pa respekt, është marrëzi dhe poshtërsi.

Ai që e don të dërguarin e All-llahut xheleshanuhu, duhet t’i dojë edhe të gjithë ashabët e tij, sepse pejgamberi në një hadith ka thënë: “Kush i do as-habët e mi, i do për shkak se më do mua. Kush nuk i do ata, nuk më do mua. Kush i ofendon ata, më ofendon mua. Dhe kush më ofendon mua, ka ofenduar All-llahun Te’álá. Kush ofendon All-llahun e Madhëruar, natyrisht se do të dënohet”. Në një hadith tjetër thotë: “All-llahu Te’álá nëse do t’i bëjë mirë një robi të ummetit tim, në zemër të tij vendos dashurinë e as-habëve të mi. Të gjithë ata i don si shpirtin”. Ditën kur Pejgamberi ynë ndërroji jetë, në qytetin e Medines kishte 33 mijë as-habë. As-habët në tërsi kanë qenë më tepër se njëqind e njëzet e katër mijë.

Prijësit, Imamët e katër medhhebeve dhe dijetarët e tjerë

Në njohuritë e I’tikadit është vetëm një rrugë e drejtë. Dhe kjo është medhhebi Ehli Sunnet uel Xhemaat. Janë katër personalitete(dijetarë) të mëdhenj, të cilët të gjithë myslimanëve që janë në rruzullin tokësor ua tregojnë rrugën e drejtë dhe që janë shkaktarë që të mësojmë rrugën e Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), pa e ndryshuar dhe pa e prishur atë. I pari prej këtyre është Imami Adham Ebu Hanife Numan bin Thabiti. Është nga alimët më të mëdhenj islamë. Është prijës i Ehli sunnetit. I dyti është Imam Malik bin Enes, i treti Imam Muhamed bin Idris Shafii, i katërti Imam Ahmed bin Hanbeli, All-llahu xheleshanuhu, mëshiroftë që të gjithë.

Ai që nuk përshtatet me njërën nga katër këta imamë, është në rrezik të madh. Domethënë ka lëshuar rrugën e drejtë. Në këtë libër kemi përfshirë çështjet lidhur me namazin sipas medhhebit Hanefi, në mbështetje të librave të dijetarëve të mëdhenj të atij medhhebi, natyrisht në një formë të thjeshtësuar.

Dy nga nxënësit e këtyre katër imanëve, si më të njohurit, janë ngritur shumë lart. Kështu në I’tikad (bindje) medhhebi u bë dy drejtimesh. Imani i përshtatshëm me Kur’an e hadith, është imani që kanë shpjeguar këta të dy. Këto dy drejtime me njohuri besimi të Ehli sunnetit që janë përhapur në rruzullin tokësor, janë: njëri i Ebu Mansur Maturidit, dhe tjetri Ebu Hasan Ali Esh’arit.

Këta dy imamë, kanë predikuar të njëjtin iman. Disa dallime që ekzistojnë në mes tyre janë në fëkh, nuk janë të rëndësishme. Në të vërtetë janë të njëjtë. Dijetarët islamë në Kur’an dhe në hadith lavdërohen. Në një ajet të Kur’anit është thënë: “A barazohen të diturit me të paditurit?”. Në një ajet tjetër thuhet: “Hej myslimanë! Për ato që nuk i dini, pyesni ata që dinë”.

Në hadithe thuhet: “All-llahu Te’álá, engjëjt dhe çdo gjallesë luten për ata që i mësojnë për të mirë myslimanët”; “Në ditën e Kiametit do të ndërmjetësojnë së pari pejgamberët, pastaj alimët, pastaj shehidët”; “O njerëz! Dijeni se dija merret, duke dëgjuar nga dijetarët”; “Mësoni, të mësuarit është ibadet. Për atë që e mëson dikë dhe për atë që mëson, ka sevape të xhihadit(luftës)”; “Të mësosh dikë, është sikur të japësh sadaka”; “Të mësosh nga dijetari është sikur të falësh tehexhxhud (namaz i natës)”; “Të mësosh ka më shumë sevap se nga të gjitha ibadetet nafile sepse ka dobi edhe për vete por edhe për ata që të mësojnë”; “Dituria është thesar. Çelësi duhet kërkuar duke mësuar”; “Mësoni dituri vet dhe mësoni dikë”; “Çdo gjë e ka burimin. Burimi i diturisë janë zemrat e dijetarëve”; “Të mësosh dikë është kefaret (shpagim) i gjynaheve”.