Libri i namazit/Epërsitë në namaz

Epërsitë në namazRedakto

Imam Rabbani(Zoti e mëshiroftë) në librin e tij "Mektubat", në vëllimin e parë, në letrën 261 thotë:

Kështu, duhet ditur gjithsesi se namazi është kushti i dytë nga pesë kushtet e Islamit. Të gjitha ibadetet janë përmbledhur në të. Edhe pse është e pesta pjesë e Islamit, është shumë i rëndësishëm për myslimanin. Është nga punët e para që njeriun e bëjnë të arrijë kënaqësinë e All-llahut. Është thënë "Namazi është miraxhi i besimtarëve" pasi e kishte bërë miraxhin Pejgamberi. Dhe në një hadith ka thënë:"Është namazi ai që mundëson njeriun të jetë më afër All-llahut". Në këtë jetë nuk është e mundur ta shohësh All-llahun. Dynjaja nuk është e përshtatshme për këtë. Namazi është shërues i shpirtrave të trazuara. Namazi është qetësues i të sëmurëve. Ushqimi i shpirtit, shërimi i zemrës është namazi. Këtë e tregon hadithi që urdhëron për këndimin e ezanit "O Bilal! Më rahato mua!" dhe hadithi "Namazi është gëzim i zemrës sime, bebëza e syrit tim", aludon këtë dëshirë. Kënaqësitë, ekstazat, njohuritë, dituritë, shkathtësitë, pozitat, dritat, ngjyrat në zemër dhe përfundimet e rregullat e çfarëdo që të arrihet jashtë namazit nga dukuria e atributeve, nga shfaqjet fatkeqësisë e kuptueshme e të pakuptueshme dhe nga hakikati (realiteti) i namazit nëse nuk mund të kuptohet asgjë, këto arritje të gjitha janë mundim i kotë dhe asgjë tjetër veç imagjinatës dhe iluzionit. Një njeri i përsosur që ka kuptuar hakikatin (mbrendësinë, realitetin) e namazit, sapo qëndron në namaz, pothuaj se del nga kjo botë dhe hyn në jetën e Ahiretit ku dhe arrin shijimin e disa gjëra që janë të veçanta të Ahiretin. Kur nuk përzihen aty reflektimi dhe vizioni, merr hisën(pjesën) dhe kënaqësinë më së miri. Sepse të gjithë përsosmërinë e jetës dhe begatinë e arrijmë nga të pamët, fizionomia dhe posedimi. Në dynja, që të mund të marrësh nga burimorja nevoitet miraxh. Ky miraxh i besimtarit është namazi. Ky favor, është krijuar posaçërisht vetëm për muslimanët, që e arrijnë në sajë të nënshtrimit dhe përsosjes së dashurisë ndaj pejgamberit. Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem) për këto, natën e miraxhit doli nga dynjaja për të parë Ahiretin. Hyri në Xhennet dhe u nderua me nimetin e lumturisë së fitimit të Xhennetit. O Zot! Na ndero edhe ne, me të mirat që i kanë hije madhështisë së tij, pejgamberit tonë. Edhe të lutemi të na japësh mirësinë e punë të mira si të të gjithë pejgamberëve, të cilët e kanë treguar rrugën që ke pëlqyer ti O Zot, dhe që i kanë ftuar njerëzit të të njohin Ty dhe të arrijnë kënaqësinë Tënde.

Shumica e atyre që ishin në rrugë të tesavufit (misticizmit) për shkak se vetes nuk i kanë treguar hakikatin e namazit dhe përsosmëritë e posaçme për të, ilaçin e halleve të veta e kanë kërkuar në vende të tjera. Për t'i arritur qëllimet e tyre janë dhënë pas gjërave të tjera. Madje, disa prej tyre, me qëllim, namazin e kanë menduar jashtë kësaj rruge. Agjërimin e kanë njohur mbi namazin. Edhe një shumicë e atyre që nuk kanë mundur ta kuptojnë hakikatin e namazit, qetësinë e vuajtjeve të tyre dhe kënaqësinë shpirtërore të tyre e kanë kërkuar në figura dhe në melodi, domethënë, në muzikë, kalimin në ekstazë, në humbjen e ndjenjave. Qëllimin dhe ngushëllimi që duan e kanë menduar prapa perdes së muzikës. Për këtë arsye janë dhënë pas vallëzimit. Vallë a e kanë dëgjuar hadithin se "All-llahu nuk e ka krijuar efektin e shërimit në haram"? Natyrisht një notues i pa shkathët që është duke u fundosur, kapet për një fije bari. Dashuria për diçka, të dashuruarin e shurdhon, e qërron. Po të kishin shijuar diçka nga përsosmëritë e namazit, ata nuk do të shpresonin mbështetje tek muzika,figurat etj.., dhe as që do t'u binte ndër mend të kalonin në ekstazë.

Vëllezër! Aq sa të jetë largësia ndërmjet namazit dhe muzikës, po aq janë larg njëra - tjetrës përsosmëritë e arritura nga namazi dhe mundimet e përfituara nga muzika. I mençuri kupton shumë nga këto shenja të bollshme.

Të ndiesh kënaqësi nga ibadetet dhe të të mos vijë rëndë kryerja e tyre, është nga dhuntitë më të mëdha të All-llahut. Veçanërisht, ta ndiesh shijen e namazit, e sidomos të namazeve farz, është kënaqësi e madhe. E në fund të jetës vetëm kënaqësia (shija) e tyre ndihet. Namazet nafile mbeten pa kënaqësi dhe dihet se t'i falësh farzet ka fitim të madh.

(Namazet nafile, domethënë namazet e tjera veç namazeve farze dhe vaxhib. Sunnetet e pesë kohëve të namazit dhe namazet e tjera që nuk janë vaxhib, të gjitha janë nafile. Të gjithë sunnetet që janë e që nuk janë Muekked, janë nafile).

Nuk duhet harruar se shkalla, grada e namazit në këtë botë, është si lartësia e të pamit të All-llahut në botën tjetër (në Ahiret). Koha kur njeriu në këtë botë është më afër Zotit, është koha kur fal namaz. Dhe koha kur në Ahiret është më afër Zotit, është pamja, pra koha kur ai sheh All-llahun. Të gjitha ibadetet e kësaj bote janë që të sjellin njeriun në situatë që të mund të falë namaz. Qëllimi i vërtetë është të falësh namaz. Arritja e lumturisë së amshueshme (të përjetshme) dhe e nimeteve të pafund, bëhet vetëm me falje të namazit.

Namazi është më i çmuar se të gjitha ibadetet dhe agjërimi. Ka namaz, që zemrat e thyera i mbush me kënaqësi. Ka namaz që i shlyen gjynahet. Ka namaz që e ruan njeriun prej të këqijave. Në hadith është thënë: "Namazi është gëzim i zemrës sime, dhe burim i kënaqësisë". Namazi shpirtrave trazuara u jep shije. Namazi është ushqim i shpirtit. Namazi është shërim i shpirtit.