Libri i namazit/Domethënia e duave të namazit

Domethënia E Duave të Namazit redakto

SUBHANEKE

“I Famshëm je vetëm Ti, O All-llahu im! dhe lavdia të qoftë Ty. I lartë është emri Yt dhe Madhëria jote është shumë e madhe. Nuk ka Zot tjetër përveç Teje”.

ETTEHIJJATU Nderimet tona All-llahut. Atij i përkasin të falurat tona dhe të gjitha veprat e mira. Të përshëndesim Ty, o Pejgamber i All-llahut dhe bekimi e mëshira e All-llahut qofshin mbi Ty. Paçim shpëtim ne dhe të gjithë robët e mirë të All-llahut.

Deklaroj e dëshmoj se vetëm All-llahu është Zot dhe deklaroj që Muhammedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Zotit

SALAVATET

O Zot, shfaqi mëshirën Tënde Muhammedit dhe familjes së Muhammedit, sikur ia shfaqe Ibrahimit dhe familjes së Ibrahimit. Vërtet, Ti je i lavdishëm dhe i famshëm.

Zot, shpërndaja bekimin tënd Muhammedit dhe familjes së Muhammedit, sikur ua shpërndave bekimin Ibrahimit dhe familjes së Ibrahimit. Vërtet, Ti je i lavdishëm dhe i famshëm.

DOMETHËNIA E DUAVE

O Zoti ynë, na jep mirësi në këtë jetë, dhe mirësi në botën tjetër (në Ahiret), dhe na ruaj nga dënimet e Xhehennemit.

O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe gjithë besimtarët në atë ditë kur të fillojnë llogaritë”.

DUAJA TË KUNUTIT

O Zot, prej Teje kërkojmë ndihmë, prej Teje kërkojmë falje dhe prej Teje kërkojmë udhëzime. Ne Ty të drejtohemi me pendime, në Ty shpresojmë dhe Ty të jemi mirënjohës për çdo të mirë. Ty të falënderojmë dhe s’i shlyejmë mirësitë e Tua. E refuzojmë dhe shmangemi nga ai që gabon ndaj Teje.

O Zot, vetëm Ty të adhurojmë, për hir Tënd falemi dhe përulemi në tokë(sexhde), vetëm nga Ti anojmë dhe përpiqemi duke shpresuar në mëshirën Tënde. Dënimi Yt, vërtetë, do t’i arrijë mosbesimtarët.