Libri i namazit/Bindja (I'tikadi) i ehli sunnetit

Bindja (I'tikadi) i Ehli SunnetitRedakto

Kushti i parë për të qenë mysliman është imani(besimi), kurse imani i drejtë është lidhur me besimin në përputhje me i’tikadin(bindjen) e Ehli sunnetit. Detyra e parë e mashkullit dhe e femrës, të mençur të moshës madhore, është të nxënë njohuritë e imanit të shkruara në librat e dijetarëve të Ehli sunnetit dhe të besojnë në përputhje me këto dije. Shpëtimi nga dënimi në Xhehennem në Kiamet është i lidhur me besimin e atyre gjërave që na kanë mësuar ata. Ata që do të shpëtojnë nga Xhehennemi, janë vetëm ata që shkojnë rrugës së atyre. Besimtarëve që shkojnë rrugës së atyre, u thuhet sunni ose Ehli sunnet.

Në një hadith të pejgamberit është thënë: “Ummeti im do të ndahet në shtatëdhjet e tri grupe. Prej këtyre vetëm një grup do të shpëtojë nga zjarri i Xhehennemit, ndërsa të tjerët do të shkatërrohen e do të hyjnë në Xhehennem”. Secili nga këto 73 grupe pohon se i është përshtatur Islamit dhe thotë se është grupi që do të shpëtojë nga zjarri i Xhehennemit. Në ajetin 54 të sures Mu’minun dhe në ajetin e 32-të të sures Er-Rum shprehimisht është thënë: “Çdo grup duke menduar se është në rrugë të drejtë gëzohet”. Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem), e shpjegon kështu: “Ata që janë në këtë grup, janë ata që gjenden në rrugën time dhe të ashabëve të mi”. Ai që nuk do(qoftë vetëm një nga as-habi kiramët), është ndarë nga Ehli sunneti. Ai që nuk është në I’tikadin(bindjen) e Ehli sunnetit, është mëkatar dhe ngatërrestar.

Karakteristikat e besimtarit:

All-llahu është i kënaqur me myslimanët që besojnë në përputhje me i’tikadin e Ehli sunnetit. Dijetarët e Ehli sunnetit këto kushte i shpjegojnë si në vijim:

1. T’u besosh gjashtë kushteve të imanit domethënë, të besosh ekzistencën e All-llahut Te’álá dhe Një-sinë e Tij, se nuk ka shok dhe të ngjashëm, të besosh engjëjt e Tij, librat e Tij, pejgamberët e Tij, jetën e Ahiretit dhe të besosh se hajri (e mira) e sherri (e keqja), janë krijuar nga All-llahu (këto janë kumtuar te Amentu bil-lahi).

2. Të besosh se Kur’ani Kerim është libri i fundit i All-llahut Te’álá dhe është Fjala e Tij.

3. Besimtari nuk duhet të dyshojë fare në imanin e tij.

4. Të duhen shumë, të nderohen e të respektohen të gjithë as-habi kiramët, të cilët i besuan Pejgamberit tonë dhe patën nderin ta shihnin atë për së gjalli. Nuk duhet folur keq për asnjë nga katër kalifët (pasardhësit) dhe për farefisin, Ehli bejtin.

5.Ibadetet nuk duhen trajtuar si pjesë nga imani. Besimtarët që i besojnë urdhrat dhe ndalesat e All-llahut Te’álá, por që nuk i zbatojnë nga përtacia, nuk duhen trajtuar si jobesimtarë. Vetëm ato që nënçmojnë haramet dhe që i konsiderojnë pa vend e pa vlerë dhe që tallen me Islamin, u del imani.

6. Ata që thonë se janë Ehli kible, kur thonë se i kemi besuar All-llahut Te’álá dhe pejgamberit të Tij Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), por që janë me bindje të gabuar, nuk duhen cilësuar si qafira, për ta nuk duhet thënë se janë njerëz pa iman apo me besim të prishur.

7. Namazi mund të falet prapa çdo imami, për të cilin nuk di kush nëse ka bërë gjynah(prapa atij që njerëzit e njohin për të pastër). Ky gjykim përfshin dhe ato të cilët falin namazet e xhumasë dhe të bajramit(myftijtë etj.).

8. Myslimanët nuk duhet të ngrihen kundër administratorëve, udhëheqësve që i kanë në krye. Të ngrihesh domethënë të rebelohesh, të krijohen ngatërresa dhe t'u hapet rrugë tragjedive të ndryshme. Duhet lutur që ata të bëjnë punë të mira dhe me fjalë të ëmbla duhet t’i këshillojmë që të heqin dorë nga të vepruarit e gjynahut.

9. Si për meshkujt dhe për femrat, lejohet mes-hi mbi meste.

10. Duhet besuar se Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem), në Miraxhin e tij ka qenë edhe me shpirt edhe me trup. Ata që thonë se Miraxhi është një ngjarje që ka ndodhur në gjumë, janë të ndarë nga Ehli sunneti.

Në Xhennet besimtarët kanë për ta parë All-llahun Te’álá. Në ditën e Kiametit pejgamberët dhe njerëzit e mirë do të ndërmjetësojnë dhe po ashtu ekziston marrja në pyetje në varr. Azapi(dënimi) në varr do të jetë shpirtëror dhe trupor(fizik). Kerameti(mrekullitë) i evliasë(njerëz që kanë gradë të lartë) është i vërtetë. Kerameti bëhet në situatat e jashtëzakonshme shfaqen tek robët e dashur të All-llahut(xheleshanuhu), dhe me të cilat janë nderuar e janë pajisur nga All-llahu Te’álá me gjëra të jashtëzakonshme, domethënë jashtë ligjeve të fizikës, kimisë, biologjisë dhe janë aq shumë dhe aq të besueshme, saqë nuk mund të mohohen dot. Shpirtrat në varr dëgjojnë ç'bëjnë dhe ç'flasin njerëzit e gjallë. Leximin e Kur’anit, dhënien e sadakasë, madje edhe shpërblimet e të gjitha ibadeteve tona nëse ua dërgojmë shpirtrave të të vdekurve, atyre do t’u sjellin dobi dhe mundimet e tyre mund të lehtësohen ose të anullohen. T’u besosh të gjitha këtyre është nga shenjat se ke bindjen e Ehli sunnetit.