Libri i namazit/Ata që nuk falin namaz
Ata që nuk falin namaz
redaktoEbu Bekër Siddiku radi-allahu anh thotë se kur vijnë pesë kohët e namazit, meleqtë thonë: "Hej njerëz faluni! Fikeni zjarrin që është përgatitur për të djegur njerëzit. Fikeni duke falur namaz". Në një hadith Muhammedi alejhisselam ka thënë: "Ajo që e dallon myslimanin nga qafiri, është namazi". Pra, besimtari fal namaz, qafiri nuk fal. Ndërsa hipokritët nganjëherë falin, nganjëherë nuk falin. Munafikët do të mundohen më shumë në Xhehennem. Një nga komentatorët më të njohur të Kur'anit, Abdullah ibni Abbasi radi-allahu anh tregon se e ka dëgjuar Muhammedin alejhisselam duke thënë: "Ata që nuk falin namaz, ditën e Kiametit do ta gjejnë të hidhëruar All-llahun e Madhëruar".
Të gjitha hadithet rreth imanit njoftojnë se: "Ai që nuk fal një namaz me qëllim në kohën e duhur dhe nuk mërzitet e shqetësohet për faktin se nuk e fali namazin, bëhet qafir". Ose kur vdes shkon pa iman. Po me ata që as nuk e mendojnë namazin, ç'bëhet? Dijetarët e Ehli sunnetit njëzëri kanë njoftuar se ibadetet nuk janë pjesë nga imani. Por, sa i përket namazit nuk kanë qenë të pajtuar njëzëri. Më të mëdhenjtë nga imamët e fikhut Imam Ahmed ibni Hanbeli, Is-hak ibni Rahevejh, Abdullah ibni Mubarek, Ibrahim Nehai, bin Utejbe, Ejub Sahtijani, Davud Tai, Ebu Bekër ibni Shejbe, Zubeir bin Hars, si edhe shumë dijetarë të mëdhenj, kanë thënë se ai që me qëllim lë një namaz, pra ai që nuk falet me dëshirë duke e ditur, kthehet në qafir. Atëhere, vëllezër besimtarë, mos lëshoni asnjë namaz dhe mos shprehni lëkundje dhe tundim rreth tij. Falni me gjithë dëshirë. Nëse All-llahu ditën e Kiametit dënon sipas kësaj që do të thonë këta dijetarë ç'do të bëjmë?
Ata që nuk i bëjnë këto pesë gjëra, privohen nga pesë të tjera. Këto janë:
1. Ai që nuk jep zeqatin e pasurisë, nuk mund t'ia shohë hajrin asaj.
2. Kurse ai që nuk e jep një të dhjetën, nuk i begatohet bereqeti.
3. Në trupin e atij që nuk jep sadaka, nuk do të ketë shëndet.
4. Ai që nuk i lutet Zotit nuk mund ta realizojë dëshirat e tij.
5. Ai që nuk do të falet kur vjen koha e namazit, në frymën e fundit nuk mund ta shqiptojë Kelime-i shahadetin.
Në një hadith të Pejgamberit është thënë:
"Kush nuk e fal namazin pa pasur ndonjë arsye, All-llahu i jep atij pesëmbëdhjetë ndëshkime. Gjashtë prej tyre në dynja, tri në kohën e vdekjes, tri në varr, tri kur të ngrihet nga varri".
Gjashtë ndëshkime që jetojnë në dynja janë:
1. Ai që nuk fal namaz gjatë jetës nuk ka bereqet.
2. Në fytyrë të tij nuk mbetet dashamirësia, bukuria që gjendet në fytyrat e atyre që i do All-llahu.
3. Asnjë bamirësi e tij nuk merr sevap.
4. Nuk i pranohen duatë.
5. Atë nuk e do askush.
6. Lutjet e mira të myslimanëve këtij nuk i sjellin dobi.
Dënimet që do t'i vuajë gjatë vdekjes:
1. Jep shpirt i keq, i shëmtuar, i poshtëruar.
2. Vdes i uritur.
3. Edhe pse pi shumë ujë, vdes me dhimbjet e etjes.
Dënimet që do t'i jetojë në varr:
1. Varri atë e shtrëngon. Eshtrat i ndrydhen me njëra- tjetrën.
2. Varri i mbushet me zjarr dhe natë e ditë e djeg atë.
3. All-llahu në varrin e tij dërgon një gjarpër të madh, që nuk u përngjet gjarpërinjëve të dynjasë. Çdo ditë, në çdo kohë të namazit, e kafshon atë. Nuk e lë rehat për asnjë çast.
Dënimet që do t'i vuajë në Kiamet:
1. Engjëjt(e dënimit) nuk i largohen atij që do të dënohet në xhehnnem.
2. Zoti e pret atë i hidhëruar.
3. Llogarinë e ka të vështirë dhe hidhet në Xhehennem.
Dobitë e atyre që falin namaz
Të shumta janë hadithet që njoftojnë për dobitë e të falurit të namazit dhe për sevapet që do t'u jepen atye që falin namaz. Në librin e Abdulhak bin Sejfuddin Dehlevi-ut "Eshiátu-l-leme at", jepen disa hadithe të cilat shpjegojnë për rëndësinë e namazit si:
1. Ebu Hureira radi-allahu anh njofton se Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "Pesë kohët e namazit dhe namazi i xhumasë janë Qefaret(kompesim) i gjynaheve të bëra deri në xhumanë e ardhshme dhe agjërimi i Ramazanit deri në Ramazanin e ardhshëm. Këto (ibadete) bëhen shkak që të ruhesh e të mos bësh gjynahe të mëdha dhe që të të falen gjynahet e vogla". I shlyhen gjynahet e vogla të bëra kohë pas kohe, përveç atyre që nuk janë hak (borxh) i ndonjë njeriu. Kur mbarojnë gjynahet e vogla duke u falur, bëhen shkak për lehtësimin e mundimeve që bëhen për shkak të gjynaheve të mëdha. Për t'u falur gjynahet e mëdha, duhet bërë edhe teube pendimi. Nëse nuk ka gjynah të madh, ka arsye që t'i ngrihet grada. Ky hadith është regjistruar te Muslimi. Për t'u falur ata që kanë të meta në pesë kohët e namazit, bëhen shkak namazet e xhumasë. E nëse edhe namazet e xhumasë i ka me të meta, falja e mëkateve vjen nga agjërimi i Ramazanit.
2. Abdullah ibni Mes'udi radi-allahu anh thotë se e kishte pyetur Resulull-llahun (salall-llahu alejhi ve selem) se cilën vepër do më shumë All-llahu. Tha: "Namazin e falur në kohën e vet". Ndërsa në disa hadithe thuhet: "Namazin e falur në kohën e vet të parë e do më së shumti". Pas tij cilin e do më shumë -,i thashë? "T'i bësh mirë nënës e babait"-,u përgjigj. Ky hadith është regjistruar në dy librat e vërtetë në të Buhariut dhe të Muslimit. Në një hadith tjetër thuhet: "Më e mira nga veprat është të ushqesh dikë". Në një tjetër është thënë "Natën, derisa çdokush është në gjumë, të falësh namaz". Në një hadith tjetër: "Vepra më e çmuar është të mos e lëndosh askënd me dorën dhe gjuhën tënde". Në një hadith është thënë: "Vepra më e çmuar është xhihadi(lufta për islam)". Ndërsa në një hadith tjetër është thënë: "Vepra më e çmuar është haxhi mebruri". Domethënë është haxhi i kryer pa bërë kurrfarë gjynahu. Ka edhe hadithe se: "Është të përmendurit e All-llahut" dhe se "Është puna e vazhdueshme dhe konstante". Pra janë dhënë përgjigje të ndryshme në përputhje me situatatën e atyre që kanë pyetur. Ose, është dhënë përgjigje, në përputhje me kohën. Për shembull: Në fillim të Islamizmit, xhihadi ishte nga veprat më të çmueshme e më të vlefshme. (Në kohën tonë më e vlefshmja e veprave, është t'u përgjigjesh me shkrim(xhihadi me penë) dhe me përhapje të botimeve jobesimtarëve dhe atyre që nuk janë në asnjë nga të katër medhhebe,me qëllim që të përhapësh I'tikadin (bindjen) e Ehli sunnetit. Edhe ata që u ndihmojnë me para, me pasuri dhe bashkëpunojnë fizikisht me xhihadin, bëhen pjesëtarë në sevape me të tjerët. Ajetet e Kur'anit, hadithet e pejgamberit e vërtetojnë se namazi është më me vlerë se zekati e sadakaja. Mirëpo, t'i japësh diçka dikujt dhe ta shpëtosh nga vdekja, është më e vlefshme se të falësh namaz.Shihet që në situata të ndryshme, brenda kushteve, vepra të tilla janë më të vlefshme).
3. Ubade bin Samit njofton se Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "Allahu i Madhëruar ka urdhëruar të falen pesë kohë namaz. Ai që merr abdest të plotë dhe këto i fal në kohën e duhur dhe nëse rukutë e tyre, përuljen i bën të plota (të sakta), All-llahu e ka dhënë fjalën se atë do ta mëshirojë. Për atë që nuk i bën këto, nuk e ka dhënë fjalë por n.q.s. All-llahu don ta falë e fal dhe n.q.s. nuk do, nuk e fal". Këtë hadith e kanë transmetuar edhe Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Nesaiu. Shihet se, u duhet kushtuar kujdes kushteve të namazit, rukusë dhe sexhdeve. All-llahu nuk zmbrapset nga fjala e Tij. Me siguri që i fal ata që falin namaz të drejtë.
4. Një nga ashabët kiramë të njohur, Burejk Eslemi, njofton se Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "Premtimi në mes jush dhe nesh është namazi. Ai që e braktis namazin, bëhet qafir". Shihet dhe është e kuptueshme se ai që fal namaz, është mysliman. Ai që nuk i kushton rëndësi namazit, ai që nuk e fal për shkak se nuk e pranon se namazi është detyrë parësore, bëhet qafir. Këtë hadith e kanë transmetuar edhe Imam Ahmedi, Tirmidhiu dhe Nesaiu e Ibni Maxhe.
5. Ebu Dherre Gifari thotë se një ditë prej ditëve në vjeshtë, kishin dalë në rrugë bashkë me Resulull-llahun (salall-llahu alejhi ve selem) Gjethet binin. Nga një dru u thyen dy degë. Gjethet e tyre menjëherë u shkundën. Dhe më tha: "O Ebu Dherre! Kur myslimani fal namaz për kënaqësi të All-llahut, i hiqen (shkunden) gjynahet ashtu siç u shkundën gjethet e këtyre degëve". Këtë hadith e ka trasmetuar Imam Ahmedi.
6. Zejd bin Halid Xhuhejn tregon se Resulullahu (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "Atij që namazin e vet e fal në kohën e duhur (Eda), ky namaz ditën e Kiametit i bëhet dritë dhe argument (dëshmi) dhe është arsye për ta shpëtuar nga Xhehennemi. Nëse nuk kujdeset për namazin nuk i bëhet dritë dhe argument dhe nuk gjen shpëtim. Do të jetë bashkë me Karunin, Faraonin, Hamanin dhe Ubej bin Halefin".
Po shihet se ai që e fal namazin në përputhje me farzet, vaxhibet, sunnetet dhe mirësjelljet e tij, ky namaz në Kiamet atë e nxjerr në dritë. Nëse nuk vazhdon kështu të falë namaz, ditën e Kiametit do të jetë bashkë me këto jobesimtarë të lartpërmendur dhe në Xhehennem do të përjetojë mundim të ashpër. Ubejn bin Halefi ka qenë nga qafirët më dinakë të Mekës. Në luftën e Uhudit Resulull-llahi (salall-llahu alejhi ve selem) me dorën e vet e ka çuar në Xhehennem atë. Këtë hadith e kanë transmetuar Imam Ahmedi dhe Darimi. Abdullah bin Shekik njëri nga tabiinët e mëdhenj thotë se "Ashabët kiramë, Zoti i mëshiroftë, kanë thënë se, nga ibadetet, vetëm me lënien e namazit do të bëhesh qafir". Këtë e ka kumtuar Tirmidhiu. Abdullah bin Shekaki, hadithet i ka transmetuar nga Umeri, nga Aliu, nga Uthmani dhe nga Aishja, Zoti i mëshiroftë. Abdullah Bin Shekik ka vdekur në vitin 180 të hixhrit.
8. Ebu Dherre radi-allahu anh thotë se shumë i dashuri Muhammedi alejhisselam ka thënë: "Edhe nëse të shkqyejnë copa-copa, edhe nëse digjesh në zjarr bile, All-llahut mos i bëj shok kurrgjë! Mos i braktis namazet farz! Ai që i braktis me qëllim namazet farz del nga besimi islamit. Mos pi verë. Pija është çelës i të gjitha të këqijave" Këtë hadith e ka transmetuar Ibni Maxhe. Shihet se, ai që nuk kujdeset për namazet farz e i braktis ato i dobësohet besimi, aq sa edhe ta humbi besimin fare. Ai që i lë nga përtacia, nuk bëhet qafir por bën gjynah të madh. Të jesh me njërën nga pesë arsyet që i ka njoftuar Islamizmi nuk është gjynah. Të gjitha pijet alkolike dhe vera ta humbin mendjen dhe ai që nuk llogjikon mund të bëjë çdo të keqe.
9. Abdullah bin Umeri tregon se Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "All-llahu Te’álá do të jetë i kënaqur me ata që namazet i falin menjëherë kur të nisë koha e tyre. Fal edhe ata që i falin në fund (dalje) të kohës së tyre.". Këtë hadith e ka transmetuar Tirmidhiu.
10. Ummi Ferve, tregon se Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "Më e vlefshmja prej veprave është namazi i falur në kohën e parë të tij". Këtë hadith e kanë transmetuar Imam Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ebu Davudi. Namazi është ibadeti më i lartësuar. Kur e fal sapo t'i vijë koha, lartësohet edhe më shumë. Hazreti Aishja thotë:"Resulull-llahun nuk e kam parë dy herë ta ketë falur namazin në mbarim të kohës së tij".
Domethënë gjatë tërë jetës së tij, një herë namazin e ka falur në mbarim të kohës së atij namazi.
11. Hazreti Aishja thotë: "Nga ibadetet nafile që e ka zbatuar më së shumti Resulull-llahu, në vazhdimësi, ishte sunneti i namazit të sabahut ". Ky lajm është shkruar edhe te Buhariu dhe te Muslimi. Shihet pra se, Aishja namazeve sunnet të falura bashkërisht me farzet e të pesë kohëve të namazit, u thotë namaz nafile.
Alimi i madh islam, mbrojtësi më i madh i Ehli Sunnetit, imam Rabbani në librin e tij Mektubat, i ka luftuar bidatet e të marrëve e të atyre pa medhheb. Në pjesën e parë në letrën e tij të njëzet e nëntë thotë:
Punët me të cilat do të jetë i kënaqur All-llahu janë farzet dhe nafilet. Pranë farzeve, nafilet nuk kanë vlerë fare. Të falësh një farz në kohën e duhur, është më i vlefshëm se të bësh një mijë vjet ibadet nafile pa ndërprerë. Çdo lloj nafileje në krahasim me namazin, zekatin, agjërimin, dhikrin janë të këtilla. Madje edhe duke bërë një farz, të bësh një nga sunnetet e mirësjelljet e këtij, është shumë më me vlerë se të bësh nafile tjetër. Umeru-l-Faruki radi-allahu anh, një ditë kur kishte falur namazin e sabahut, kishte pyetur për ç'arsye një nga besimtarët nuk e shihte në mesin e xhematit. I kishin thënë se ai çdo natë bënte ibadet nafile dhe se ndoshta ka fjetur dhe nuk ka mundur të vijë në xhemat. Umeri u është përgjigjur: "Edhe po të kishte fjetur tërë natën(të mos bënte ibadet), e ta kishte falur namazin e sabahut me xhemat, do të kishte qenë shumë më mirë". Shihet se duke bërë një farz, të bësh një nga mirësjelljet (vetitë e mira) dhe të ruhesh nga një mekruh, është shumë më me vlerë se të bësh dhikër. Po këto nëse bëhen parelelisht me kryerjen e atyre mirësjelljeve dhe me ruajtjen nga mekruhet, natyrisht se janë edhe më të vlefshme. Por, kur bëhet pa to, nuk ka kurrfarë dobie. Për këtë arsye, të japësh një leke zekat, është shumë më mirë se të japësh një mijë leke sadaka nafile. Duke e dhënë atë lek të vetëm të bësh edhe një të mirë tjetër, për shembull t'ia japësh akrabasë së afërm, është shumë më mirë se ajo sadaka nafile.