Letër e hapur eurodeputetes zonjës Doris Pak me kompani/9
< 8 |
faqe - 9 - |
10 > |
. . Qeveria mbështet paditë penale të familjarëve të të pagjeturve Kosovë ---------------------------------------------------------------------- . . Qeveria është e interesuar që çështja e personave të pagjetur të zgjidhet sa më parë, ndërsa përkrah të gjitha iniciativat individuale apo grupet e qytetarëve në ngritjen e padive penale për të pagjeturit. Kështu u bë e ditur pas takimit të sotëm të kryeministrit Bajram Kosumi, me përfaqësuesit e Grupit Qeveritar për Personat e Pagjetur. . Zëdhënësi i Qeverisë Daut Dauti tha se në takim është biseduar rreth ndihmës që qeveria duhet të japë për këtë grup dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë rreth dialogut me Beogradin për çështjen e të pagjeturve. Ai tha se qeveria do të japë ndihmë në ato fusha ku ka mundësi, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet sa më herët. “Ne do të jemi syçelë në të gjitha fushat që varen nga ne. Mirëpo në anën tjetër ajo që duhet të përmendet është aspekti i ngritjes së padive penale nga qytetarët tanë nga grupet nga individët, segment i cili ka munguar. Mirëpo qeveria është e gatshme dhe shpreh përkrahje ndaj të gjitha këtyre iniciativave”, tha zëdhënësi Dauti. Kryetari i Grupit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Ragip Zekolli tha se kryeministri Kosumi, është njoftuar me rrjedhën e deritanishme të grupit punues për dialog me palën serbe. Ai theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante në Kosovë. “Jemi të interesuar që gjithsesi të kemi raporte zyrtare me të gjitha institucionet relevante, por mbështetja e qeverisë do të thotë ne të bëjmë shumë më shumë në këtë drejtim dhe më datën 9 qershor të dalim me rezultate konkrete dhe inkurajuese”, tha Zekolli. Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për personat e pagjetur do të vazhdojë në Prishtinë me 9 qershor. Zekolli tha se Grupi Qeveritar për Personat e Pagjetur insiston që lista me personat e pagjetur që është prezantuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar të jetë unike. ”Një listë unike dhe të vetme për të gjithë të zhdukurit nga Kosova e dëshiron edhe vet Qeveria e Kosovës” tha zëdhënësi Dauti. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, mbi 3000 persona janë konsideruar të zhdukur. Janë afro 1.200 trupa të pajetë të zhvarrosur nga mjekë ligjorë të UNMIK-ut dhe Serbisë, nga pesë varreza masive në Serbi në gjashtë vitet e fundit, prej të cilëve vetëm 359 kufoma u janë kthyer familjeve kosovare. Prej numrit të përgjithshëm të kufomave të zhvarrosura, mbi 900 janë identifikuar, por ende mbeten në Serbi. . .
< 8 |
faqe - 9 - |
10 > |