Kushtetuta e përkohshme e Kosovës/Trupat Mbrojtëse të Kosovës

Neni 249

Trupat Mbrojtëse të Kosovës në paqe kryejnë shërbimet civile në raste emergjente.
Trupat Mbrojtëse të Kosovës përbëhen nga pjesëtarët aktivë dhe rezervë.


Neni 250

Përbërja kombëtare dhe etnike e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, e kuadrit të eprorëve dhe udhëheqësve, është në përputhje me strukturën kombëtare e etnike të popullsisë së Kosovës.

Neni 251

Pjesëtarët aktivë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës nuk mund të zgjedhen apo emërohen në detyra publike dhe as të marrin pjesë në aktivitetet politike.

Neni 252

Organizimi, komandimi dhe funksionimi i Trupave Mbrojtëse të Kosovës rregullohen me ligj.