Kushtetuta e përkohshme e Kosovës/Prokuroria Publike
Neni 181
- Prokuroria publike është organ i pavarur shtetëror.
- Prokuroria publike ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën.
- Prokuroria publike kryen edhe punë të tjera të caktuara me ligj.
- Prokurorët janë të organizuar dhe funksionojnë pranë sistemit gjyqësor si një organ i centralizuar.
- Prokuroria publike i ushtron funksionet e saj në bazë dhe në suaza të Kushtetutës dhe ligjit.
Neni 182
- Prokurorin publik të Kosovës dhe zëvendësit e tij i emëron Kuvendi i Kosovës me propozimin e Qeverisë së Kosovës, ndërsa prokurorët publik të tjerë me propozimin e Prokurorit Publik të Kosovës, pas konsultimit me Komisionin për Emërime të Kuvendit të Kosovës.
- Prokurori publik emërohet për tetë vjetë me të drejtë riemërimi.
Neni 183
- Funksioni i prokurorit publik është i papajtueshëm me funksionet në organet tjera shtetërore, me anëtarësinë në parti politike si dhe me funksione e veprimtari të tjera të caktuara me ligj.
Neni 184
- Prokurori publik gëzon imunitet.
- Për imunitetin e tij vendos Kuvendi.
- Formimi, organizimi, kompetencat dhe çështje të tjera lidhur me Prokurorinë ublike rregullohen me ligj.