Kushtetuta e përkohshme e Kosovës/Kontrolli i Lartë
Neni 234
- Kontrolli i Lartë i Kosovës është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar. Ai u nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.
- Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Kosovës e zgjedh dhe e shkarkon Kuvendi i Kosovës me propozim të Kryetarit të Kosovës për katër vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.
Neni 235
- Kontrolli i Lartë i Kosovës:
- - kontrollon veprimtarinë ekonomike të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridik shtetërorë;
- - kontrollon përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit të Kosovës, të komunave dhe të qytetit të Prishtinës;
- - kontrollon veprimtarinë ekonomike të personave juridikë, në të cilat Kosova ka më shumë se gjysmën e pjesëve ose të aksioneve, ose kur huat, kreditë dhe detyrimet e tyre garantohen nga organet shtetërore të Kosovës.
Neni 236
- Kontrolli i Lartë i Kosovës i paraqet Kuvendit:
- - raportin për zbatimin e buxhetit të Kosovës;
- - mendimin për raportin e Qeverisë për shpenzimet e vitit të kaluar financiar para se të miratohet nga Kuvendi;
- - raportin vjetor të veprimtarisë së tij.