Kushtetuta e përkohshme e Kosovës/Komisioni qendror i zgjedhjeve
Neni 222
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i përhershëm i cili përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me referendumet dhe shpall rezultatet e tyre.
Neni 223
- Komisioni përbëhet nga nëntë anëtarë, të cilët zgjidhen për mandat gjashtëvjeçar.
- Katër anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, dy emërohen nga Kryetari i Kosovës dhe tre nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
- Nga radha e anëtarëve të vet Komisioni zgjedh kryetarin me mandat njëvjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.
- Së paku një nga anëtarët e Komisionit duhet të jetë nga radha e pjesëtarëve të pakicave kombëtare e grupeve etnike.
Neni 224
- Anëtarësia në Komision është e papajtueshme me çdo veprimtari tjetër shtetërore dhe politike.
- Anëtari i Komisionit gëzon imunitetin e anëtarit të Gjykatës Supreme.
Neni 225
- Në punën e Komisionit, pa të drejtë vote, marrin pjesë edhe përfaqësuesit e subjekteve elektorale.
- Komisioni ka buxhetin.
Neni 226
- Mënyra e organizimit dhe punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rregullohen me ligj dhe me rregulloren e brendshme të punës.