Kushtetuta e përkohshme e Kosovës/Harmonizimi i dispozitave të UNMIK-ut me Kushtetutën e Përkohshme të Kosovës
Neni 15
- Kuvendi i Kosovës do të nxjerrë deri më ___________ :
- 1. Ligjin mbi zgjedhjen dhe revokimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe të kuvendeve komunale dhe të Qytetit të Prishtinës;
- 2. Ligjin mbi Qeverinë e Kosovës;
- 3. Ligjin mbi organet e administratës së Kosovës;
- 4. Ligjin mbi gjykatat;
- 5. Ligjin mbi prokuroritë publike;
- 6. Ligjin mbi Ombudspersonin e Kosovës;
- 7. Ligjin mbi procedurën para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës;
- 8. Ligjin mbi Bankën Qendrore të Kosovës;
- dhe ligjet e tjera relevante.
Neni 16
- Ditën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji mbeten pa fuqi këto akte të UNMIK-ut:
- 1. Rregullorja mbi Kompetencat e Administratës së Përkohshme në Kosovë (UNMIK/REG/1999/1);
- 2. Rregullorja mbi Ligjin në Fuqi në Kosovë (UNMIK/REG/1999/24);
- 3. Rregullorja mbi Amendamentin e UNMIK-ut Nr. 1999/1 për Admninistratën e Opërkohshme në Kosovë (UNMIK/REG/1999/25);
- 4. Rregullorja mbi Strukturën e Përbashkët të Përkohshme Administrative të Kosovës (UNMIK/REG/2000/1);
Neni 17
- Deri më ___________ duhet të harmonizohen me Kushtetutën e Përkohshme të Kosovës të gjitha Rregulloret e tjera të UNMIK-ut.
Neni 18
- Ky Ligj hyn në fuqi njëkohësisht me shpalljen (nxjerrjen) e Kushtetutës së Përkohshme të Kosovës nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.