Kushtetuta e përkohshme e Kosovës/Gjendja e luftës
Neni 253
- Gjendje lufte konsiderohet rreziku i drejtpërdrejtë i sulmit mbi Kosovën, nëse është sulmuar Kosova apo nëse i është shpallur lufta.
- Gjendjen e luftës e shpall Kuvendi me 3/5 e votave të të gjithë deputetëve, sipas propozimit të Kryetarit të Kosovës, të Qeverisë së Kosovës apo të më së paku 30 deputetëve.
- Në qoftë se Kuvendi nuk mund të mblidhet, vendimin për gjendje lufte e nxjerr Kryetari i Kosovës dhe këtë vendim ia prezenton Kuvendit që ta verifikojë, kur për këtë të krijohen kushtet që ai të mblidhet.