Kushtetuta e përkohshme e Kosovës/Dispozitat kalimtare dhe të fundit
Neni 264
- Për zbatimin e kësaj Kushtetute dhe sigurimin e kalimit në aplikimin e saj do të nxirret Ligji Kushtetues i veçantë.
- Ligjin Kushtetues për zbatimin e Kushtetutës e miraton Kuvendi i Kosovës me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve.
- Ligji Kushtetues për zbatimin e Kushtetutës së Kosovës shpallet dhe hyn në fuqi njëkohësisht me Kushtetutën e Kosovës.
Neni 265
- Kjo Kushtetutë hyn në fuqi ditën e shpalljes.