Kushkuj/4
< Kushkuj
( 1740 - 24 janar 1822 )
- Faik Konica [2]
- Ali Pasha, i pamësuar, pa shokë, i rrethuar me armiq, arriti, vetëm me forcën e vullnetit të tij në nji shkallë pothua mbretërore. Njerëz, si lord Bajroni, si admirali Nelson, si mbreti Gustav-Adolfi i Suedisë, e kishin për nder të piqeshin me të. Shqiptarët u ngjallnë, u bashkuan, u ndjenë një komb nën sundim të tij. E, duke bërë këtë bashkim s´pushoi asnjë dtë të reshtojë një ushtri shqiptare me këshilla të ca zyrtarëve frënq që kishte. Shihet sheshit se mendimi i tij qe çlirimi i Shqipërisë. "Eshtë punë që s´mohohet dot, - thot Aravantinoi. - një armik i shqiptarësisë - se Ali pasha e kish vënë që me kohë në mend të bërët e një mbretërie shqiptare. Provat e kësaj së thëne gjenden me qindra në jetën e Ali pashës; e merrni vesh se ngushtësia e vendit nuk na premton të zgjatemi. Mjafton të përkthejmë një copë nga kujtimet e princit të Metternih-ut, Kancelarit të atëhershë të Perandorisë Austriake.
- "... Ali pasha më dërgoimë 3 mars 1822 .. - thotë princi i Metternih-ut"... - një njeri të ebsës me një letër të cilën, duke më lavduar shumë më lutej t´i dërgo një këshilltar për të bërë një konstitucion (a Kanun themeltar të Shtetit) për Shqipërinë. Njeriu që më dërgoi ish një tregtar shqiptar fare i pamësuar etj.
- Është turp, në një kohë ku kombi shqiptar zuri të pendohet për audhësitë e shkuara, në një kohë kur armiqtë na bërtasin përdit në faqe të Evropës se kurrë nuk jemi përpjekurpër lirimin tonë, është turp them të ndodhen njerëz të lindur shqiptarë që përpiqen të pakësojnë fytyrat që i dhanë shkëlqim Shqipërisë, në vend që të përpiqen të rrëfejnë se fajet e atyre fytrave ishin fajet e asaj kohe, po vlera ish vlera e tyre. Është vërtet se, kur mendohemi se çfarë shqiptarë janë ata që duan të mbulojnë me këlbaza emrin e luanit që i vuri sëpatën Turqërisë, shpejt ngushllohemi...
- 1902
- ↑ Ali Pashë Janina NË ENCIKLOPEDI
- ↑ Faik Konica NË ENCIKLOPEDI; Copë e nxjerrur nga : Faik Konica Vepra 1, N.B."RILINDJA" f.223-224
< 3 |
faqe - 4 - |
5 > |