Kur'ani


Faqe 19
faqe
- 20 -

Faqe 21

127. Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes luteshin): “Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!”
128. Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na e mëso manasikun (rregullat e adhurimit) dhe falna neve, vërtetë Ti je Falësi, Mëshiruesi!”
129. Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t’u lexojë atyre ajetet Tua, t’u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t’i pastroj (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S’ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.
130. E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që poshtron vetveten. Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve.
131. Kur Zoti i vet atij i tha: “Dorëzohu”! Ai tha: “Iu kam dorëzuar Zotit të gjithësisë”!
132. E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi, (u thanë) “O bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!”
133. A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: “Çka do të adhuroni pas meje”? Ata thanë: “Do të adhurojmë Zotin (Ilah ) tënd, dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Një të Vetmin Zot dhe ne, vetëm Atij i jemi dorëzuar!”
134. Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata.


Faqe 19
faqe
- 20 -

Faqe 21