Kur'ani


Faqe 18
faqe
- 19 -

Faqe 20

120. As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri që të pasosh fenë e tyre. Thuaju: “Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasiqë të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të ndihmojë e as të mbrojë nga All-llahu.
121. Atyre, të cilëve u dhamë librin dhe të cilët e lexojnë drejtë ashtu si është, ata e besojnë atë (Kur’anin). E ata që e mohojnë atë, të tillët janë ata që dështuan (në dynja e në ahiret).
122. O bijtë e israilit, kujtoni të mirat e Mia që ua dhurova, që ju dallova mbi njerëzit tjerë (të asaj kohe).
123. Dhe ruajuni një ditë kur askush nuk do të mund ta ndihmojë tjetrin për asnjë send, nuk pranohet prej askujt kompensim, nuk do t’i bëjë dobi askujt ndonjë ndërmjetësim dhe as që do të ndihmohen (mëkatarët).
124. Përkujto (O i dërguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa obligime, e ai i përmbushi ato, e Ai tha: “Unë po të bëj ty prijës (imam) të njerëzimit!” Ai tha: “(bën o Zot) Edhe nga pasardhësit e mi!” (Zoti) Tha: “Mirësinë Time nuk mund ta gëzojnë mizorët!”
125. Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthim dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë) Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranonie për vendfalje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrone shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.
126. Dhe kur Ibrahimi tha: “Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoj me lloje të frutave!” Ai (All-llahu) tha: “(e furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do t’ia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një kohë të shkurtër, e pastaj do ta shtyej në dënimin e zjarrit, e sa përundim i shëmtuar është ai.


Faqe 18
faqe
- 19 -

Faqe 20