Kur'ani


Faqe 14
faqe
- 15 -

Faqe 16

94. Thuaj: “Nëse bota tjetër (Xhenneti) te All-llahu është vetëm për ju, edhe për njerëzit e tjerë, nëse jeni të sinqert, kërkone vdekjen (e shkoni më shpejtë).
95. E për shkak të veprave të tyre (mëkateve), ata kurr nuk e dëshirojnë atë. All-llahu di për zullumqarët.
96. Është e sigurtë se njerëzit më lakmues për të jetuar, ti ke për të gjetur ata (jehuditë), bile edhe më lakmues se idhujtarët. Ndonjëri prej tyre dëshiron të jetojë njëmijë vjet, por edhe sikur të jetojë, ajo (jeta e gjatë) nuk do ta shpëtoj atë prej dënimit. All-llahu sheh çka veprojnë ata.
97. Thuaj: Kush është armik i Xhibrilit (është armik i All-llahut), e ai me urdhërin e All-llahut e zbriti Kur’anin në zemrën tënde, që është vërtetues i asaj që ishte më parë dhe udhërrëfyes e përgëzues për besimtarët.
98. Kush është armik i All-llahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai është mosbesimtarë), All-llahu është pa dyshim armik i mosbesimtarëve.
99. Ne të kemi shpallur ty (Muhammed) argumente të qarta dhe ato nuk i mohon askush, përveç atyre që kanë dalë respektit.
100. (nuk besojnë argumentet tona se) Saherë që ata kanë dhënë ndonjë premtim, një grup prej tyre e hodhi atë, por shumica e tyre nuk beson.
101. E kur u erdhi atyre ndonjë i dërguar prej All-llahut, vërtetues i asaj që kishin ata, një grup prej tyre të cilëve iu ishte dhënë libri, e hodhi pas shpine librin e All-llahut, kinse nuk dinin (asgjë).


Faqe 14
faqe
- 15 -

Faqe 16